{"id":73752,"date":"2026-03-01T13:48:41","date_gmt":"2026-03-01T13:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/01\/e-frikshme-kur-sali-berisha-koncepton-edhe-vrasjen-per-te-rimarre-pushtetin\/"},"modified":"2026-03-01T13:48:41","modified_gmt":"2026-03-01T13:48:41","slug":"e-frikshme-kur-sali-berisha-koncepton-edhe-vrasjen-per-te-rimarre-pushtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/01\/e-frikshme-kur-sali-berisha-koncepton-edhe-vrasjen-per-te-rimarre-pushtetin\/","title":{"rendered":"E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb pushtetin"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Carlo Bollino\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Pasi kishte urdh\u00ebruar q\u00eb n\u00eb dy protesta radhazi t\u00eb hidheshin bomba molotov kund\u00ebr policis\u00eb s\u00eb vendosur n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kryeministris\u00eb dhe Parlamentit, dje Sali Berisha urdh\u00ebroi t\u00eb goditej ish-vila e Enver Hoxh\u00ebs, sot e shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb rezidenc\u00eb p\u00ebr artist\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. N\u00eb momentin e sulmit, brenda rezidenc\u00ebs ndodheshin 10 artist\u00eb dhe tre shqiptar\u00eb pjes\u00eb e stafit, t\u00eb cil\u00ebt mbet\u00ebn t\u00eb pad\u00ebmtuar vet\u00ebm p\u00ebr fat. Bombat molotov u hodh\u00ebn kund\u00ebr xhamave, ballkonit dhe der\u00ebs s\u00eb hyrjes dhe kishin qart\u00ebsisht p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i vinin flak\u00ebn godin\u00ebs. Disa prej bombave nuk shp\u00ebrthyen, dhe kjo b\u00ebri q\u00eb zjarri t\u00eb mos merrte p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe q\u00eb flak\u00ebt t\u00eb mos p\u00ebrhapeshin. Jeta e atyre tremb\u00ebdhjet\u00eb personave, pa asnj\u00eb lidhje me protest\u00ebn, u vu n\u00eb rrezik t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Kur gazetar\u00ebt i k\u00ebrkuan shpjegime Gazmend Bardhit, ai u p\u00ebrpoq t\u2019u shmangej p\u00ebrgjegj\u00ebsive duke th\u00ebn\u00eb se nuk ishte drejtori i struktur\u00ebs dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ishte i detyruar t\u00eb dinte n\u00ebse brenda kishte njer\u00ebz. Por p\u00ebrgjigjen m\u00eb befasuese e dha Sali Berisha: \u00abPo \u00e7far\u00eb b\u00ebnin ata t\u00eb huaj aty brenda? Nj\u00eb agjent i infiltruar nga Ilir Proda na tha se aty brenda flinte Edi Rama, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e sulmuam\u00bb.<\/p>\n<p>Tani, p\u00ebrtej p\u00ebr\u00e7mimit racist q\u00eb Sali Berisha shfaq gjithmon\u00eb e m\u00eb shpesh ndaj t\u00eb huajve q\u00eb zgjedhin t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kjo mbrojtje zbulon nj\u00eb aspekt trondit\u00ebs t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb tij politike: T\u00eb hedh\u00ebsh bomba zjarrv\u00ebn\u00ebse kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs (ashtu si edhe kund\u00ebr agjent\u00ebve t\u00eb policis\u00eb), p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr partin\u00eb e tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i ligjsh\u00ebm. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me pranimin publik se vrasja e kund\u00ebrshtarit politik, p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i pranuesh\u00ebm kur sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb ruajtur apo p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij Sali Berisha e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb k\u00ebt\u00eb parim, por ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rastet e rralla kur ai e pranon si pjes\u00eb t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb tij. Kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e frikshme. N\u00eb vitet e para t\u00eb demokracis\u00eb, forcat okulte t\u00eb Berish\u00ebs, t\u00eb drejtuara nga Bashkim Gazidede, jan\u00eb dyshuar disa her\u00eb p\u00ebr vrasje dhe zhdukje. N\u00eb vitin 1997 Berisha autorizoi p\u00ebrdorimin e ushtris\u00eb dhe t\u00eb bandave t\u00eb armatosura kund\u00ebr civil\u00ebve t\u00eb ngritur n\u00eb revolt\u00eb p\u00ebr skandalin e firmave piramidale mashtruese t\u00eb autorizuara prej tij. Ishte fillimi i nj\u00eb lufte civile q\u00eb shkaktoi mbi 2500 t\u00eb vdekur. N\u00eb vitin 1998 ai tentoi grusht shteti duke organizuar nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs vendosi madje dy tanke n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. Pati t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vdekur. Dhe m\u00eb pas, nj\u00eb seri e pafund protestash t\u00eb dhunshme deri n\u00eb masakr\u00ebn e 21 janarit 2011, kur ai p\u00ebrdori forc\u00ebn vras\u00ebse jo m\u00eb p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb pushtetin, por p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb. Edhe at\u00ebher\u00eb Sali Berisha pranoi se, po ta kishte pasur n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr Edi Ram\u00ebn, nuk do t\u00eb kishte hezituar ta godiste \u00abme nj\u00eb plumb n\u00eb ball\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, asnj\u00eb organ i drejt\u00ebsis\u00eb nuk u ka dh\u00ebn\u00eb pesh\u00ebn e duhur k\u00ebtyre deklaratave, t\u00eb cilat Sali Berish\u00ebs i jan\u00eb toleruar sikur t\u00eb ishin vet\u00ebm retorik\u00eb e pad\u00ebmshme. Por nga retorika vras\u00ebse, Sali Berisha ka treguar se \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb praktik\u00eb, dhe sulmi me bomba molotov i kryer mbr\u00ebm\u00eb kund\u00ebr rezidenc\u00ebs s\u00eb mbushur me artist\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i fundit n\u00eb nj\u00eb serie tragjike episodesh. Fakti q\u00eb dje nuk pati t\u00eb vdekur \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rezultat i rast\u00ebsis\u00eb dhe i fatit, dhe jo i vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes s\u00eb treguar nga banda e armatosur e Berish\u00ebs. \u00abMenduam se brenda ishte Edi Rama\u00bb, tha ai p\u00ebr t\u2019u justifikuar. Sikur hedhja e bombave zjarrv\u00ebn\u00ebse kund\u00ebr kryeministrit t\u00eb ishte nj\u00eb akt politik i pafajsh\u00ebm dhe jo nj\u00eb plan vrasjeje fatmir\u00ebsisht i d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Duke ndjekur nj\u00eb instinkt arkaik, Sali Berisha i shnd\u00ebrron kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb n\u00eb armiq, i depersonalizon dhe, pasi i ka kthyer nga subjekte n\u00eb objekte, mendon se mund t\u2019i eliminoj\u00eb pa qen\u00eb ky nj\u00eb krim. \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti mekaniz\u00ebm primitiv i shpifjes q\u00eb ai e p\u00ebrdor si gur, duke injoruar se viktimat e g\u00ebnjeshtrave t\u00eb tij jan\u00eb njer\u00ebz me familje, f\u00ebmij\u00eb, miq, koleg\u00eb dhe q\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, g\u00ebzojn\u00eb, si \u00e7do person, parimin kushtetues t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb. Vler\u00eb q\u00eb Sali Berisha e injoron kur shpif, ashtu si\u00e7 injoron t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs kur ia lejon vetes ta k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit tashm\u00eb e kan\u00eb kuptuar shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk u besojn\u00eb m\u00eb g\u00ebnjeshtrave t\u00eb tij dhe as atyre t\u00eb shqiptuara nga nj\u00eb pjes\u00eb e partis\u00eb s\u00eb tij; nuk e ndjekin n\u00eb ekspeditat e tij vras\u00ebse q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i maskoj\u00eb si \u00abprotesta popullore paq\u00ebsore\u00bb. Dhe kur shkohet p\u00ebr t\u00eb votuar, nuk e votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb kur do ta kuptoj\u00eb edhe drejt\u00ebsia, e cila e l\u00eb t\u00eb veproj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb dit\u00ebn kur do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb t\u00eb vdekur; por at\u00eb dit\u00eb asnj\u00eb gjyqtar dhe asnj\u00eb prokuror, duke filluar nga \u201carbitrat e pagabuesh\u00ebm\u201d t\u00eb SPAK-ut, nuk do t\u00eb mund t\u00eb thon\u00eb se nuk e dinin. <em><strong>(Shqiptarja.com)<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino\/ Pasi kishte urdh\u00ebruar q\u00eb n\u00eb dy protesta radhazi t\u00eb hidheshin bomba molotov kund\u00ebr policis\u00eb s\u00eb vendosur n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kryeministris\u00eb dhe Parlamentit, dje Sali Berisha urdh\u00ebroi t\u00eb goditej ish-vila e Enver Hoxh\u00ebs, sot e shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb rezidenc\u00eb p\u00ebr artist\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. N\u00eb momentin e sulmit, brenda rezidenc\u00ebs ndodheshin 10 artist\u00eb dhe tre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73752","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73752"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73752\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}