{"id":73741,"date":"2026-03-01T12:29:42","date_gmt":"2026-03-01T12:29:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/01\/rruget-nuk-ndertohen-me-gure-lumi\/"},"modified":"2026-03-01T12:29:42","modified_gmt":"2026-03-01T12:29:42","slug":"rruget-nuk-ndertohen-me-gure-lumi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/01\/rruget-nuk-ndertohen-me-gure-lumi\/","title":{"rendered":"Rrug\u00ebt nuk nd\u00ebrtohen me gur\u00eb lumi"},"content":{"rendered":"<p><span>Nga Gjergj Erebara\/ <\/span><span>Pothuajse nj\u00ebzet e dy shekuj m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb romak me prejardhje plebeje dha nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb i dha fam\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa kishte ai vet\u00eb, gj\u00ebs\u00eb q\u00eb ai b\u00ebri. Dihen shum\u00eb pak gj\u00ebra mbi Gaj Egnatin, njeriun, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb ishte guvernator i provinc\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, por dihet ku e ku m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn Egnatia q\u00eb ai urdh\u00ebroi t\u00eb nd\u00ebrtohej. Rruga q\u00eb niste n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb Apolloni t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe zgjatej deri n\u00eb Bizant, kishte p\u00ebr synim t\u00eb krijonte nj\u00eb lidhje t\u00eb shkurt\u00ebr dhe m\u00eb pak t\u00eb rrezikshme se sa lidhja detare mes Rom\u00ebs dhe provinc\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb sapopushtuar, Maqedonis\u00eb. Si t\u00eb gjitha rrug\u00ebt romake, Egnatia u nd\u00ebrtua me shtresa guri t\u00eb thyer t\u00eb vendosur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb rrug\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen edhe n\u00eb koh\u00ebn moderne.<\/span><\/p>\n<p><span>Rruga Egnatia pa ngjarje shum\u00eb madhore n\u00eb historin\u00eb e vet, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin intensiv t\u00eb saj nga ushtrit\u00eb nd\u00ebrluftuese gjat\u00eb Luft\u00ebs Civile Romake mes Pompeit dhe Cezarit, p\u00ebrdorimin nga Apostulli Pal n\u00eb udh\u00ebtimin e tij drejt Rom\u00ebs apo p\u00ebrdorimin nga ushtria osmane gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb pushtuar Kruj\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb koh\u00ebt m\u00eb moderne, rruga e sotme drejt Kor\u00e7\u00ebs u nd\u00ebrtua gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Italis\u00eb Fashiste dhe ishte pjes\u00eb e nj\u00eb plani m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rrjeti rrugor n\u00eb form\u00eb unaze p\u00ebrreth Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb plot\u00ebsuar me lidhje diagonale. Pjesa jugore e rrethit u realizua gjat\u00eb pushtimit fashist p\u00ebr arsyen se Musolini kishte n\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrdorte k\u00ebto rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar Greqin\u00eb, si\u00e7 edhe e sulmoi.<\/span><\/p>\n<p><span>Rruga e Italis\u00eb Fashiste sh\u00ebrbeu deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 pa u ndryshuar. N\u00eb vitin 1996, nj\u00eb num\u00ebr urash u nd\u00ebrtuan p\u00ebr t\u00eb shkurtuar disa segmente n\u00eb t\u00eb cilat, rruga e vjet\u00ebr ndiqte shpatet e luginave t\u00eb p\u00ebrrenjve deri n\u00eb pik\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. N\u00eb vitet 2000, fondet e donator\u00ebve, n\u00eb form\u00eb parash dhurat\u00eb dhe kredi, ndihmuan Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjet, nd\u00ebrtime rrug\u00ebsh. Segmentet rrugore nga Rrogozhina p\u00ebr n\u00eb Elbasan, Librazhd, Quk\u00ebs e Qaf\u00eb-Than\u00eb u nd\u00ebrtuan nga kompani t\u00eb ndryshme. Gjurm\u00ebt e punimeve t\u00eb tyre mund t\u00eb dallohen edhe sot n\u00eb form\u00ebn e guroreve t\u00eb braktisura nga ku u mor\u00ebn gur\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Rreth k\u00ebsaj kohe, nj\u00eb kompani q\u00eb po nd\u00ebrtonte segmentin Rrogozhin\u00eb \u2013 Elbasan, pati ngasjen t\u00eb p\u00ebrdorte gur\u00ebt e Lumit Shkumbin p\u00ebr t\u00eb kursyer parat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Arsyeja se pse rrug\u00ebt dhe nd\u00ebrtesat e tjera romake prej guri kan\u00eb mbijetuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb duket se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me njohjen e ligjeve t\u00eb fizik\u00ebs nga ana e nd\u00ebrtuesve. Guri mund t\u00eb thyhet, por ai nuk mund t\u00eb ngjeshet. Volumi i tij \u00ebsht\u00eb konstant.<\/span><\/p>\n<p><span>Ja nj\u00eb ligj\u00ebsi tjet\u00ebr: Forca e f\u00ebrkimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Drejtor\u00ebt e rrug\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tranzicionit kan\u00eb qen\u00eb historikisht t\u00eb em\u00ebruar politik\u00eb, shpesh pa lidhje me zanatin e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve, por nga vitet 2000, zakonisht z\u00ebvend\u00ebsdrejtor\u00ebt mbaheshin zanat\u00e7inj t\u00eb fush\u00ebs. Dhe nj\u00ebri prej k\u00ebtyre zanat\u00e7injve i shpjegoi autorit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi k\u00ebt\u00eb ligjin e dyt\u00eb\u00a0 t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve: \u201cGur\u00ebt e lumit, jan\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebt dhe jan\u00eb t\u00eb l\u00ebmuar. Koeficienti i tyre i f\u00ebrkimit \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Me pak fjal\u00eb, n\u00ebse nd\u00ebrton shtratin e rrug\u00ebs me gur\u00eb lumi, pesha e vet\u00eb rrug\u00ebs si dhe pesha e makinave q\u00eb kalojn\u00eb sip\u00ebr saj, do t\u00eb shtyj\u00eb gur\u00ebt jasht\u00eb shtratit, duke d\u00ebmtuar rrug\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse, si n\u00eb koh\u00ebn e Egnatit, ashtu edhe n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, gur\u00ebt e malit, t\u00eb thyera me makineri t\u00eb posa\u00e7me, (ose me krah\u00eb skllev\u00ebrish n\u00eb rastin e Rom\u00ebs s\u00eb Lasht\u00eb), kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar rrug\u00eb jet\u00ebgjata.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs me gur\u00eb lumi ka arsye ekonomike. Gur\u00ebt e lumit nxirren m\u00eb leht\u00eb, me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Dhe n\u00eb rastin e rrug\u00ebs q\u00eb po nd\u00ebrtohet p\u00ebrgjat\u00eb Lumit Shkumbin, l\u00ebnda e par\u00eb gjendet pak metra larg shtratit t\u00eb rrug\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjithsesi, k\u00ebrkesa e kompanis\u00eb s\u00eb segmentit Rrogozhin\u00eb \u2013 Elbasan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur gur\u00ebt e lumit u refuzua. Kompania braktisi punimet. Nj\u00eb tenderi i ri dhe nj\u00eb kompani e re e z\u00ebvend\u00ebsoi dhe p\u00ebrfundoi punimet. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00eb viteve q\u00eb pasuan, p\u00ebr nga cil\u00ebsia e punimeve, nuk duket se ka pse t\u00eb ankohesh. P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb rruga \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb prej vitesh shum\u00eb e mbingarkuar me trafik, ajo duket se ka mbajtur mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Cil\u00ebsia e rrug\u00ebs gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb arsyeja e vetme se pse rrug\u00ebt nuk nd\u00ebrtohen me gur\u00eb lumi. Lumenjt\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb krijojn\u00eb tok\u00ebn e buk\u00ebs. Prurjet e lumenjve Drin e Mat kan\u00eb krijuar fush\u00ebn e Lezh\u00ebs dhe fush\u00ebn e N\u00ebnshkodr\u00ebs. Prurjet e lumenjve Vlos\u00eb e Seman kan\u00eb krijuar Myzeqen\u00eb. Prurjet e Lumit Shkumbin kan\u00eb krijuar tok\u00ebn pjellore n\u00eb Kavaj\u00eb e Divjak\u00eb. Heqja e inerteve nga lumi e rrit forc\u00ebn g\u00ebrryese t\u00eb ujit dhe shkakton erozion. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb situat\u00eb e panjohur dhe fakti q\u00eb po detyrohemi ta p\u00ebrs\u00ebrisim at\u00eb q\u00eb bot\u00ebrisht dihet, duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb me shenj\u00eb nga situata anormale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi.<\/span><\/p>\n<p><span>****<\/span><\/p>\n<p><span>Ngjarja q\u00eb duhet mbajtur sh\u00ebnim nga dita e djeshme, 24 shkurt, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shtyp t\u00eb kat\u00ebr apo pes\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb shtetit, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb, me nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb n\u00eb thelb do t\u00eb thot\u00eb: Qeveria nuk ka faj!<\/span><\/p>\n<p><span>Konferenca p\u00ebr shtyp, e cila \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt e pad\u00ebgjuar p\u00ebr zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb tre mandateve e \u00e7erek t\u00eb Edi Ram\u00ebs si kryeminist\u00ebr, u mbajt p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb krijuar nga shembja e nj\u00eb ure t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1996. Lidhja me Maqedonin\u00eb dhe Kor\u00e7\u00ebn \u00ebsht\u00eb praktikisht e mbyllur p\u00ebr momentin. Dy rrug\u00eb alternative, m\u00eb t\u00eb gjata e m\u00eb t\u00eb ngadalta ekzistojn\u00eb, por q\u00eb t\u00eb dyja nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kamion\u00eb dhe mund t\u00eb bllokohen nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb duket me sy t\u00eb lir\u00eb n\u00eb vendngjarje \u00ebsht\u00eb q\u00eb, segmente t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb re jan\u00eb nd\u00ebrtuar me gur\u00eb lumi. Ajo dallohet si n\u00eb shpatet e segmenteve t\u00eb asfaltuara ashtu edhe n\u00eb segmentet e pap\u00ebrfunduara.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe ajo q\u00eb u m\u00ebsua s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb se kompanis\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e t\u00eb ashtuquajturit Korridori Tet\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb autorizim nga qeveria p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar gur\u00ebt e lumit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar rrug\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lumit Shkumbin, ekskavator\u00ebt, edhe m\u00eb 24 shkurt, nuk rreshtnin s\u00eb g\u00ebrmuari dhe s\u00eb krijuari pirgje me gur\u00eb lumi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur n\u00eb rrug\u00ebn e re, me s\u00eb paku kat\u00ebr nyje selektimi t\u00eb v\u00ebrejtura me sy t\u00eb lir\u00eb. Dhe fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb dy dekada m\u00eb par\u00eb nj\u00eb vendim qeverie ndaloi, dhe m\u00eb duhet ta theksoj, ndaloi, dh\u00ebnien e licencave p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e lumenjve p\u00ebr materiale inerte.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb konferenc\u00ebn e tyre t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb paprecedent p\u00ebr shtyp, drejtori i rrug\u00ebve, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Sh\u00ebrbimit Gjeologjik Shqiptar, e madje edhe drejtori i Hekurudh\u00ebs, ishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje: ura u shemb p\u00ebr shkak \u201ct\u00eb shiut\u201d. Komente t\u00eb tilla natyrisht q\u00eb duhet t\u00eb merren si\u00e7 jan\u00eb. Mundet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e sakt\u00eb, megjith\u00ebse faktor\u00ebt e tjer\u00eb duksh\u00ebm sugjerojn\u00eb ndryshe, q\u00eb ura u shemb p\u00ebr shkak t\u00eb shiut, i cili vendosi t\u00eb bjer\u00eb m\u00eb me furi se sa t\u00eb tridhjet\u00eb vitet e fundit q\u00eb ura ka ekzistuar. Por ajo q\u00eb nuk mund t\u00eb merret si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb injorimi flagrant i shkeljes s\u00eb ligjit p\u00ebrmes shfryt\u00ebzimit t\u00eb Lumit Shkumbin p\u00ebr inerte. Dhe ajo q\u00eb nuk ka shi q\u00eb t\u00eb mund ta justifikoj\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i duksh\u00ebm i rrug\u00ebs s\u00eb re n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme me gur\u00eb lumi. Nj\u00eb krim mjedisor ky por edhe nj\u00eb krim ekonomik. Nj\u00eb rrug\u00eb e till\u00eb ka shum\u00eb gjasa q\u00eb do t\u2019i shtohet list\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb rrug\u00ebve q\u00eb vazhdimisht p\u00ebsojn\u00eb zhytje, vazhdimisht k\u00ebrkojn\u00eb mir\u00ebmbajtje, vazhdimisht harxhojn\u00eb nervat dhe parat\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Qeveria e Edi Ram\u00ebs njihet p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e materialeve propagandistike t\u00eb gatshme dhe jo p\u00ebr konferenca p\u00ebr shtyp. Emrat e drejtor\u00ebve zakonisht dalin n\u00eb media kur arrestohen apo kur akuzohen p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit elektoral. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, konferenc\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb dat\u00ebs 24 shkurt duhet ta mbajm\u00eb sh\u00ebnim si dit\u00ebn kur Edi Ram\u00ebn e zuri sikleti aq shum\u00eb sa nxorri drejtor\u00ebt n\u00eb konferenc\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Rruga drejt Kor\u00e7\u00ebs vijon t\u00eb jet\u00eb e bllokuar. P\u00ebr momentin, nj\u00eb alternativ\u00eb ekziston p\u00ebr shofer\u00ebt m\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm. Alternativa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb nj\u00ebkalim\u00ebshe fshati q\u00eb nis pak para vendit t\u00eb shembjes, ngjitet p\u00ebr n\u00eb fshatin Spathar\u00eb, vijon e paasfaltuar p\u00ebr n\u00eb fshatin Dardh\u00eb dhe del pak para kthes\u00ebs s\u00eb Hotolishtit. Banor\u00ebt e fshatit Rahje Spathar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb rruge t\u00eb paasfaltuar, kan\u00eb vendosur disa tabela t\u00eb improvizuara p\u00ebr t\u00eb informuar udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos vijojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit dhe t\u00eb ngecin, por t\u00eb marrin kthes\u00ebn. Pak m\u00eb tutje, pran\u00eb fshatit \u00c7erkezi, nj\u00eb segment i rrug\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb Egnatia i b\u00ebn karshill\u00ebk drejtor\u00ebve q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp duke i shpjeguar heshturazi ligjet e fizik\u00ebs por edhe ligjet e shtetit dhe ato t\u00eb logjik\u00ebs q\u00eb thon\u00eb se gur\u00ebt e lumit nuk duhet t\u00eb g\u00ebrryen. \/Reporter.al<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/01\/rruget-nuk-ndertohen-me-gure-lumi\/\">Rrug\u00ebt nuk nd\u00ebrtohen me gur\u00eb lumi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjergj Erebara\/ Pothuajse nj\u00ebzet e dy shekuj m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb romak me prejardhje plebeje dha nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb i dha fam\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa kishte ai vet\u00eb, gj\u00ebs\u00eb q\u00eb ai b\u00ebri. Dihen shum\u00eb pak gj\u00ebra mbi Gaj Egnatin, njeriun, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb ishte guvernator i provinc\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, por dihet ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73741","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73741"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73741\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}