{"id":73592,"date":"2026-02-28T16:36:57","date_gmt":"2026-02-28T16:36:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/28\/problemet-ligjore-shqiperia-po-humbet-investitoret-ne-garen-me-rajonin-intervista\/"},"modified":"2026-02-28T16:36:57","modified_gmt":"2026-02-28T16:36:57","slug":"problemet-ligjore-shqiperia-po-humbet-investitoret-ne-garen-me-rajonin-intervista","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/28\/problemet-ligjore-shqiperia-po-humbet-investitoret-ne-garen-me-rajonin-intervista\/","title":{"rendered":"Problemet ligjore, Shqip\u00ebria po humbet investitor\u00ebt n\u00eb gar\u00ebn me rajonin (Intervista)"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm po humbet investime t\u00eb reja q\u00eb po zgjedhin vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit me legjislacion m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, por rrezikon edhe t\u00eb frenoj\u00eb zgjerimin e investitor\u00ebve ekzistues. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i mesazhit q\u00eb p\u00ebrcjell Balazs Revesz, Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Investitor\u00ebve t\u00eb Huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn <a href=\"https:\/\/monitor.al\/paparashikueshmeria-ligjore-shqiperia-po-humbet-investitoret-ne-garen-me-rajonin-2\/\">Monitor<\/a> t\u00eb botuar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Deklaratat e tij sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ilustruar nj\u00eb moment kur debati mbi sigurin\u00eb juridike dhe parashikueshm\u00ebrin\u00eb fiskale \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb konkret n\u00eb terren, si\u00e7 po tregon edhe situata e tensionuar n\u00eb projektin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, ku nd\u00ebrhyrjet gjyq\u00ebsore p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb ndikuara kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje mbi stabilitetin e klim\u00ebs s\u00eb investimeve n\u00eb projekte strategjike.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb projekt me pesh\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebrfshihet n\u00eb tensione t\u00eb zgjatura administrative dhe gjyq\u00ebsore, sinjali q\u00eb d\u00ebrgohet jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb mjedisi ku raporti mes kapitalit, ligjit dhe zbatimit t\u00eb tij mbetet i paq\u00ebndruesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, rasti i Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs sh\u00ebrben si ilustrim praktik i asaj q\u00eb FIAA e cil\u00ebson \u201crrezik rregullator\u201d.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet e ngritura nga FIAA p\u00ebr munges\u00ebn e parashikueshm\u00ebris\u00eb dhe ndryshimet e shpeshta t\u00eb \u201crregullave t\u00eb loj\u00ebs\u201d dhe p\u00ebr \u201cdrejt\u00ebsin\u00eb e vonuar\u201d shkon paralel me klim\u00ebn e pasiguris\u00eb q\u00eb raste t\u00eb tilla projektojn\u00eb te investitor\u00ebt vendas dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>\u201cNga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i investitorit, \u201cdrejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar\u201d. Sfida m\u00eb e madhe p\u00ebr ne sot mbetet grumbullimi i madh i dosjeve dhe zgjatja e proceseve gjyq\u00ebsore p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve, ve\u00e7an\u00ebrisht ato n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit q\u00eb bizneset i hasin m\u00eb shpesh. P\u00ebr nj\u00eb biznes, t\u00eb pres\u00ebsh disa vite p\u00ebr nj\u00eb vendim gjykate do t\u00eb thot\u00eb kapital i ngrir\u00eb, pasiguri operacionale dhe n\u00eb disa raste, rrezikim i ekzistenc\u00ebs s\u00eb investimit\u201d shprehet Balazs Revesz.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vijim, intervista e plot\u00eb me Kryetarin e FIAA-s p\u00ebr <a href=\"https:\/\/monitor.al\/paparashikueshmeria-ligjore-shqiperia-po-humbet-investitoret-ne-garen-me-rajonin-2\/\">Monitor<\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb qeveria nga \u201cWhite Book\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>Libri i Bardh\u00eb 2025\u20132029 duhet t\u00eb shihet nga qeveria si nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr partneritet strategjik dhe jo si nj\u00eb list\u00eb k\u00ebrkesash. Mesazhi kryesor \u00ebsht\u00eb ai i partneritetit dhe parashikueshm\u00ebris\u00eb, duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes bashk\u00ebpunues p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrafruar klim\u00ebn e biznesit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me standardet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr parashikueshm\u00ebrin\u00eb, i referohemi asaj t\u00eb arritur p\u00ebrmes konsultimit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb mekanizmi t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb administrative, qart\u00ebsin\u00eb e ligjit dhe p\u00ebrafrimin me Planin e Rritjes s\u00eb BE-s\u00eb, duke pasur parasysh se 98% e investitor\u00ebve t\u00eb huaj jan\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr p\u00ebrfitimet e integrimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Mesazhi kryesor \u00ebsht\u00eb se transparenca dhe stabiliteti jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja dhe cil\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>\u201cWhite Book\u201d i referohet nj\u00eb r\u00ebnieje t\u00eb perceptimit t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb biznesit nga Sondazhi m\u00eb i fundit n\u00eb 45 pik\u00eb nga 49 nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb po zbehin besimin e investitor\u00ebve sot dhe pritshm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr n\u00eb vijim?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Anket\u00ebs s\u00eb Mjedisit t\u00eb Biznesit t\u00eb FIAA 2025, perceptimi i klim\u00ebs s\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb 45 nga 100 pik\u00eb, nga 49 pik\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Faktor\u00ebt e hasur m\u00eb shpesh n\u00eb anket\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dob\u00ebsojn\u00eb besimin e investitor\u00ebve, p\u00ebrfshijn\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb makroekonomike, rritjen e korrupsionit, mungesat e tregut t\u00eb pun\u00ebs, paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb legjislative dhe paqart\u00ebsit\u00eb administrative.<\/p>\n\n<p><strong>Konsultimet me bizneset kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah se ndryshimet e shpeshta n\u00eb legjislacionin fiskal jan\u00eb nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore. A \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh niveli i taksave apo mungesa e parashikueshm\u00ebris\u00eb? Dhe a po humb Shqip\u00ebria investime p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij rreziku rregullator?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn ton\u00eb dhe n\u00eb bisedat e vazhdueshme me an\u00ebtar\u00ebt e FIAA-s, rezulton se mungesa e parashikueshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe sesa vet\u00eb niveli i taksave.<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht paparashikueshm\u00ebria e ndryshimeve dhe mungesa e koh\u00ebs s\u00eb mjaftueshme dhe e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt konsultimi publik me bizneset dhe ekspert\u00ebt, p\u00ebrpara d\u00ebrgimit t\u00eb projektligjeve n\u00eb parlament apo miratimit t\u00eb akteve n\u00ebnligjore.<\/p>\n<p>Ky kuad\u00ebr dinamik rregullator i pranish\u00ebm nuk ofron parashikueshm\u00ebri t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt i nd\u00ebrtojn\u00eb buxhetet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme edhe mbi baz\u00ebn e ndryshimeve ligjore t\u00eb parashikuara.<\/p>\n<p>Gjithashtu nuk lejon q\u00eb investitor\u00ebt e huaj t\u00eb prekur nga ndryshimet ligjore t\u00eb d\u00ebgjohen dhe t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebrpara miratimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kur rregullat e loj\u00ebs ndryshojn\u00eb shpesh dhe pa konsultim paraprak dhe t\u00eb duhur, kjo krijon kosto t\u00eb larta administrative dhe pasiguri n\u00eb llogaritjen e kthimit t\u00eb investimit. P\u00ebr nj\u00eb investitor, stabiliteti fiskal vlen m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb norm\u00eb tatimore e ul\u00ebt, por e pasigurt.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket humbjes s\u00eb investimeve, duhet t\u00eb jemi realist\u00eb se rreziku rregullator \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taks\u00eb e padukshme. Shqip\u00ebria, jo vet\u00ebm po humbet investimet e mundshme q\u00eb zgjedhin vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit me legjislacion m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, por rrezikon edhe munges\u00ebn e zgjerimit nga investitor\u00ebt ekzistues.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Libri i Bardh\u00eb 2025-2029 nxit fuqimisht krijimin e nj\u00eb kalendari t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm fiskal dhe nj\u00eb dialogu institucional ku z\u00ebri i biznesit t\u00eb d\u00ebgjohet p\u00ebrpara hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve dhe jo pasi ato t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fakt i kryer.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt q\u00eb sillet n\u00eb v\u00ebmendje \u00ebsht\u00eb vonesa n\u00eb rimbursimin e TVSH-s\u00eb. A e shihni k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb problem teknik administrativ apo si nj\u00eb rrezik sistematik p\u00ebr investimet kapitale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektor\u00ebt eksportues?<\/strong><\/p>\n<p>Rimbursimi i TVSH-s\u00eb nuk duhet par\u00eb thjesht si nj\u00eb proces administrativ, por si nj\u00eb shtyll\u00eb besimi reciprok mes shtetit dhe biznesit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne njohim hapat pozitiv\u00eb q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebrmes procesit t\u00eb fiskalizimit dhe automatizimit, vonesat q\u00eb hasen ende mbeten nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz.<\/p>\n<p>N\u00eb Librin e Bardh\u00eb, ne e trajtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb jo thjesht si nj\u00eb problem teknik, por si nj\u00eb penges\u00eb sistematike ndaj investimeve. Nj\u00eb sistem efikas i rimbursimit t\u00eb TVSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr likuiditetin e kompanive, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kostot globale t\u00eb kapitalit jan\u00eb rritur, si dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar parashikueshm\u00ebrin\u00eb financiare pasi kompanit\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb siguri mbi fluksin e paras\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Viti 2026 sh\u00ebnon 10 vjet nga miratimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe investitor\u00ebt e vler\u00ebsojn\u00eb gjyq\u00ebsorin me kujdes. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e FIAA-s, si ka qen\u00eb ecuria dhe ndikimi i saj dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet m\u00eb tej n\u00eb funksion t\u00eb rritjes s\u00eb besimit dhe siguris\u00eb s\u00eb investitor\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb konstatuar rezultate t\u00eb prekshme t\u00eb Reform\u00ebs. Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, FIAA mbetet mb\u00ebshtet\u00ebse e k\u00ebtij procesi, duke e konsideruar at\u00eb si parakushtin kryesor p\u00ebr nj\u00eb ekonomi tregu t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsojm\u00eb faktin q\u00eb institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb funksionale dhe po japin sinjale t\u00eb qarta p\u00ebr rritjen e integritetit n\u00eb sistem. Megjithat\u00eb, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i investitorit, \u201cdrejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar\u201d.<\/p>\n<p>Sfida m\u00eb e madhe p\u00ebr ne sot mbetet grumbullimi i madh i dosjeve dhe zgjatja e proceseve gjyq\u00ebsore p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve, ve\u00e7an\u00ebrisht ato n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit q\u00eb bizneset i hasin m\u00eb shpesh. P\u00ebr nj\u00eb biznes, t\u00eb pres\u00ebsh disa vite p\u00ebr nj\u00eb vendim gjykate do t\u00eb thot\u00eb kapital i ngrir\u00eb, pasiguri operacionale dhe n\u00eb disa raste, rrezikim i ekzistenc\u00ebs s\u00eb investimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Librin e Bardh\u00eb 2025-2029, theksojm\u00eb se p\u00ebr t\u00eb rritur besimin e investitor\u00ebve, reforma duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e saj t\u00eb efikasitetit operacional.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin specializimin e gjyqtar\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtje komplekse tregtare dhe financiare, p\u00ebr t\u00eb garantuar vendime cil\u00ebsore dhe t\u00eb parashikueshme, duke p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht digjitalizimin n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb rritur transparenc\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar procedurat, si dhe forcimin e mekanizmave alternative t\u00eb zgjidhjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve, si arbitrazhi dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimi, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar barr\u00ebn e gjykatave.<\/p>\n<p>Besimi i investitor\u00ebve nuk nd\u00ebrtohet vet\u00ebm mbi ekzistenc\u00ebn e ligjeve t\u00eb mira, por mbi garancin\u00eb se n\u00eb rast konflikti, ata do t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb pavarur dhe profesional. Ky mbetet testi i v\u00ebrtet\u00eb i suksesit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>Informaliteti dhe konkurrenca e pandershme mbeten gjithashtu nj\u00eb pik\u00eb p\u00ebr diskutim dhe kjo n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur qeveria do t\u00eb zbatoj\u00eb edhe paqen fiskale. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tuaj, si ndikon kjo qasje n\u00eb mjedisin e t\u00eb b\u00ebrit biznes? A po nd\u00ebshkohen realisht aktor\u00ebt informal\u00eb, apo po penalizohen m\u00eb shum\u00eb bizneset e rregullta? Si duhet riformatuar politika e kontrollit?<\/strong><\/p>\n<p>Informaliteti mbetet nj\u00eb nga sfidat m\u00eb kritike p\u00ebr mjedisin e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas FIAA, bizneset e rregullta sot ndiejn\u00eb nj\u00eb barr\u00eb joproporcionale. Nd\u00ebrsa aktor\u00ebt informal\u00eb shpesh veprojn\u00eb \u201cn\u00ebn radar\u201d, bizneset transparente u n\u00ebnshtrohen kontrolleve t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb detajuara.<\/p>\n<p>Kjo krijon ndjesin\u00eb se administrata tatimore po fokusohet se ku \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur t\u00eb ardhurat, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zgjeroj\u00eb baz\u00ebn e tatimpaguesve duke ndjekur ata q\u00eb fshihen nga sistemi.<\/p>\n<p>Pa nj\u00eb luft\u00eb reale kund\u00ebr konkurrenc\u00ebs s\u00eb pandershme, investitor\u00ebt serioz\u00eb do ta ken\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb investimet kapitale n\u00eb nj\u00eb treg ku \u00e7mimi i nj\u00eb produkti ose sh\u00ebrbimi nuk p\u00ebrcaktohet nga efikasiteti, por nga shmangia e taksave.<\/p>\n<p><strong>Si ndikojn\u00eb n\u00eb qasjen e investitor\u00ebve aktual\u00eb dhe atyre potencial\u00eb problemet me fuqin\u00eb pun\u00ebtore?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sfidat m\u00eb urgjente q\u00eb kemi trajtuar n\u00eb Librin e Bardh\u00eb 2025\u20132029, pasi kapitali njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb motori i \u00e7do investimi.<\/p>\n<p>Sot, pyetja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb investitor i mundsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201csa \u00ebsht\u00eb taksa?\u201d, por \u201ca ka mjaft njer\u00ebz t\u00eb kualifikuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn?\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr investitor\u00ebt aktual\u00eb, kjo situat\u00eb po rrit kostot operative. Ata po p\u00ebrballen me nj\u00eb \u201cluft\u00eb p\u00ebr talentin\u201d, ku qarkullimi i lart\u00eb i stafit dhe rritja e pagave shpesh t\u00eb pashoq\u00ebruara nga p\u00ebrfitimet e produktivitetit ushtrojn\u00eb presion mbi q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e biznesit.<\/p>\n<p>P\u00ebr investitor\u00ebt e mundsh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektor\u00ebt e teknologjis\u00eb, prodhimit dhe sh\u00ebrbimeve me vler\u00eb t\u00eb shtuar, mungesa e nj\u00eb \u201cpool\u201d t\u00eb mjaftuesh\u00ebm punonj\u00ebsish mund t\u00eb jet\u00eb arsyeja kryesore p\u00ebr t\u00eb mos zgjedhur Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Librin e Bardh\u00eb, ne propozojm\u00eb nj\u00eb qasje me tre drejtime: edukimi dhe rikualifikimi, leht\u00ebsimi i procedurave p\u00ebr pun\u00ebsimin e t\u00eb huajve dhe stimujt p\u00ebr inovacion. Mesazhi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: pa nj\u00eb strategji komb\u00ebtare agresive p\u00ebr talentin dhe pun\u00ebn, ne rrezikojm\u00eb t\u00eb humbasim avantazhin ton\u00eb konkurrues si \u201cdestinacion investimi\u201d.<\/p>\n<p><strong>Integrimi n\u00eb BE pritet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpos p\u00ebrfitimeve edhe sfida. Cila reform\u00eb e lidhur me BE-n\u00eb do t\u00eb kishte efektin m\u00eb t\u00eb madh ekonomik, jo politik, n\u00ebse zbatohet si\u00e7 duhet dhe q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbente klim\u00ebs s\u00eb investimeve?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb ve\u00e7onim nj\u00eb reform\u00eb me ndikimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ekonomik, ajo \u00ebsht\u00eb padyshim p\u00ebrafrimi i legjislacionit dhe standardeve me tregun e vet\u00ebm europian, shoq\u00ebruar me forcimin e shtetit ligjor n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ekonomike.<\/p>\n<p>Ndryshe nga reformat politike, zbatimi i standardeve t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb ekonomi ka efektin e nj\u00eb \u201cpasaporte universale\u201d p\u00ebr bizneset n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb Librin e Bardh\u00eb, ne e shohim integrimin n\u00eb BE jo si nj\u00eb destinacion, por si nj\u00eb instrument modernizimi. Reforma q\u00eb do t\u00eb na sh\u00ebrbente m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e shnd\u00ebrron administrat\u00ebn ton\u00eb publike nga nj\u00eb \u201ckontrolluese\u201d n\u00eb nj\u00eb \u201cleht\u00ebsuese\u201d t\u00eb standardeve europiane.<\/p>\n<p>Kur rregullat n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato n\u00eb Vjen\u00eb apo Rom\u00eb, rreziku i perceptuar i investimeve ulet dhe kapitali i huaj vjen natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Si ndikon n\u00eb qasjen e investitor\u00ebve performanca e administrat\u00ebs dhe aspektet e tjera ekonomike t\u00eb lidhura me infrastruktur\u00ebn, logjistik\u00ebn, energjin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb investitor, efikasiteti i administrimit dhe cil\u00ebsia e infrastruktur\u00ebs nuk jan\u00eb thjesht komoditete, por faktor\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb koston e produktit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00ebse infrastruktura apo administrata nuk funksionon me ritmin e tregut, investitori humbet avantazhin konkurrues. Sipas FIAA-s, ka shtylla q\u00eb diktojn\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar apo p\u00ebr t\u2019u zgjeruar n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilat jan\u00eb ato ku administrata shihet si partnere dhe jo si penges\u00eb.<\/p>\n<p>Investitor\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb progresin me digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve (e-Albania), por sfida mbetet \u201cburokracia njer\u00ebzore\u201d. Ne k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb me mentalitet sh\u00ebrbimi, ku respektohen afatet dhe ku interpretimi i ligjit \u00ebsht\u00eb uniform.<\/p>\n<p><strong>\u00c7do vones\u00eb n\u00eb leje apo licenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto oportune q\u00eb dekurajon kapitalin e ri.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Librin e Bardh\u00eb theksojm\u00eb se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ndaloj\u00eb s\u00eb identifikuari veten si nj\u00eb vend me \u201cpun\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d dhe t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb konkurroj\u00eb si nj\u00eb vend me \u201clogjistik\u00eb efikase dhe energji t\u00eb gjelb\u00ebr\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb transformimi q\u00eb presin investitor\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mesazhi keni p\u00ebr investitor\u00ebt q\u00eb sot e shohin Shqip\u00ebrin\u00eb me interes, por edhe me rezerva? Cilat jan\u00eb fushat m\u00eb me interes q\u00eb mund t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitet n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Mesazhi im p\u00ebr investitor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e v\u00ebzhgimit \u00ebsht\u00eb ky: Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u201ctreg periferik\u201d, por nj\u00eb ekonomi n\u00eb prag t\u00eb integrimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb familjen europiane.<\/p>\n<p>Rezervat jan\u00eb t\u00eb kuptueshme n\u00eb \u00e7do treg n\u00eb zhvillim, por historia e suksesit t\u00eb shum\u00eb kompanive an\u00ebtare t\u00eb FIAA-s tregon se me partnerin e duhur dhe nj\u00eb vizion afatgjat\u00eb, sfidat administrative jan\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcyeshme.<\/p>\n<p>Ne nxisim investitor\u00ebt q\u00eb t\u2019i shohin reformat aktuale jo si pengesa, por si \u201csfida\u201d t\u00eb nj\u00eb sistemi q\u00eb po pastrohet dhe b\u00ebhet m\u00eb transparent. Libri i Bardh\u00eb 2025\u20132029 \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht garancia jon\u00eb q\u00eb z\u00ebri i investitor\u00ebve \u00ebsht\u00eb i strukturuar dhe po d\u00ebgjohet n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta vendimmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket fushave me interes strategjik, ne shohim nj\u00eb potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fusha t\u00eb tilla si Energjia e Rinovueshme, Teknologjia dhe Sh\u00ebrbimet Digjitale (TIK), Turizmi i Q\u00ebndruesh\u00ebm dhe Agrobiznesi, Logjistika dhe Transporti.<\/p>\n<p>Ftesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb: Ejani dhe b\u00ebhuni pjes\u00eb e transformimit. Shqip\u00ebria e vitit 2030 po nd\u00ebrtohet sot dhe ata q\u00eb investojn\u00eb tani do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfituesit kryesor\u00eb t\u00eb konvergjenc\u00ebs me tregun europian.<\/p>\n<p>Intervistoi: <strong>Nertila Maho<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/28\/problemet-ligjore-shqiperia-po-humbet-investitoret-ne-garen-me-rajonin-intervista\/\">Problemet ligjore, Shqip\u00ebria po humbet investitor\u00ebt n\u00eb gar\u00ebn me rajonin (Intervista)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm po humbet investime t\u00eb reja q\u00eb po zgjedhin vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit me legjislacion m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, por rrezikon edhe t\u00eb frenoj\u00eb zgjerimin e investitor\u00ebve ekzistues. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i mesazhit q\u00eb p\u00ebrcjell Balazs Revesz, Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Investitor\u00ebve t\u00eb Huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn Monitor t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":73593,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73592","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73592"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73592\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73593"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}