{"id":73579,"date":"2026-02-28T15:48:13","date_gmt":"2026-02-28T15:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/28\/shembja-e-aksit-librazhd-prrenjas-kreu-i-arrsh-te-henen-do-te-percaktojme-afatet-e-punes-per-rrugen-alternative-verdho-do-nxjerrim-mesime-nga-kjo-situate\/"},"modified":"2026-02-28T15:48:13","modified_gmt":"2026-02-28T15:48:13","slug":"shembja-e-aksit-librazhd-prrenjas-kreu-i-arrsh-te-henen-do-te-percaktojme-afatet-e-punes-per-rrugen-alternative-verdho-do-nxjerrim-mesime-nga-kjo-situate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/28\/shembja-e-aksit-librazhd-prrenjas-kreu-i-arrsh-te-henen-do-te-percaktojme-afatet-e-punes-per-rrugen-alternative-verdho-do-nxjerrim-mesime-nga-kjo-situate\/","title":{"rendered":"Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: T\u00eb h\u00ebn\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb afatet e pun\u00ebs p\u00ebr rrug\u00ebn alternative! Verdho: Do nxjerrim m\u00ebsime nga kjo situat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka inspektuar dit\u00ebn e sotme punimet q\u00eb po kryhen pas shembjes s\u00eb aksit Librazhd-Prrenjas.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Kozeli \u00ebsht\u00eb shprehur se institucioni q\u00eb ai drejton t\u00eb h\u00ebn\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar afatet e pun\u00ebs, p\u00ebrsa i takon rrug\u00ebs alternative q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb krah t\u00eb hekurudh\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Po ashtu Kozeli tha Korridori VIII nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe do t\u00eb vijoj\u00eb nd\u00ebrtimi i tij po aty, edhe pas situat\u00ebs s\u00eb krijuar me rrug\u00ebn Librazhd-Prrenjas.<\/p>\n<p>Kozeli shtoi se pasi t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb gjitha punimet n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, do t\u00eb zhvillohet nj\u00eb mbledhje e disa drejtuesve institucionesh, por edhe ekspert\u00ebsh t\u00eb fush\u00ebs, q\u00eb sipas tij, t\u00eb nxirren m\u00ebsiet e duhura nga kjo situat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPunimet po ecin mjaft mir\u00eb. Po punohet me orere t\u00eb pand\u00ebrprera 24 or\u00eb. Ka nj\u00eb mobilizim total n\u00eb mjete. Ndodh vazhdimisht evadimi, largimi i masave nga trupi rr\u00ebshqit\u00ebs, kjo p\u00ebr ta \u00e7uar skarpatin drejt nj\u00eb ekuilibri natyral t\u00eb saj. Por nd\u00ebrkoh\u00eb paralelisht edhe p\u00ebr t\u2019i hapur vend shpimeve t\u00eb sondave. Sh\u00ebrbimi gjeologjik ka p\u00ebrcaktuar 4 spote n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme. Nj\u00eb sapo p\u00ebrfundoi pak m\u00eb par\u00eb, e dyta do t\u00eb zhvillohet sot. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb eskavatori po hap vendin p\u00ebr shpimin e saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy t\u00eb tjerat do t\u00eb b\u00ebhen dit\u00ebn e nes\u00ebrme. Ka p\u00ebrfunduar mbrojtja lumore, pra devijimi i trupit lumor q\u00eb t\u00eb mos godas\u00eb pjes\u00ebn e skarpat\u00ebs n\u00eb hekurudh\u00ebn shqiptare. Ka nj\u00eb mobilizim total edhe nga ana e kontraktor\u00ebve, autoritetit, edhe e Hekurudh\u00ebs Shqiptare, sh\u00ebrbimit Gjeologjik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pak m\u00eb par\u00eb ishin edhe dy pjes\u00ebtar t\u00eb universitetit Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Institutit t\u00eb Inxhinieris\u00eb, sepse ne po k\u00ebshillohemi vazhdimisht me ta. Projektuesi ishte n\u00eb terren bashk\u00eb me ne, me t\u00eb cilin u k\u00ebshilluam lidhur me propozimet q\u00eb ai ka sjell\u00eb. Sepse dit\u00ebn e djeshme solli 3 propozimet. Ne u mblodh\u00ebm sot n\u00eb m\u00ebngjes para se t\u00eb niseshim p\u00ebr inspektim. Besoj se dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb jemi n\u00eb gjendje, sepse duhet ta vler\u00ebsojm\u00eb, ai ka sjell\u00eb propozimet e tij lidhur me trajektoren, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne duhet t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb nga ana jon\u00eb volumet e pun\u00ebs. Sepse k\u00ebto jan\u00eb edhe ato q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe afatet. Ne si autoritet besojm\u00eb se t\u00eb h\u00ebn\u00ebn jetmi n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar afatet e pun\u00ebs, p\u00ebrsa i takon rrug\u00ebs alternative n\u00eb trupin lumor, n\u00eb krah t\u00eb hekurudh\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Punimet e Korridorit VIII gjurma nuk ndryshon. Absolutisht \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb jemi k\u00ebtu, Korridori VIII nuk ndryshon. Kur t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb gjitha punimet k\u00ebtu, do jet\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb mbledhje p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsimet nga kjo. Ne do t\u00eb mblidhemi me t\u00eb gjitha aktor\u00ebt apo institucionet q\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb konsultim gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe\u201d, tha mes t\u00eb tjerash Kozeli.<\/p>\n<p>Edhe kreu i Hekurudh\u00ebs Shqiptare, Ergys Verdho, ka deklaruar se nga situata e krijuar n\u00eb aksin Librazhd-Prrenjas, do t\u00eb nxirren m\u00ebsimet e nevojshme.<\/p>\n<p>Sipas Verdhos, aksi i hekurudh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjti, me disa p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb nevojshme. Ai tha gjithashtu se do t\u00eb prishen t\u00eb gjitha veprat e prishura, duke i z\u00ebvend\u00ebsuar ato me t\u00eb reja, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Korridorit VIII.<\/p>\n<p>\u201cAksi i hekurudh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjti, me p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb rrezeve q\u00eb konsulenti ka shprehur. Dhe n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb veprat jan\u00eb t\u00eb prishura, ose do vendosim vepra t\u00eb reja, ne do i prishim ato ekzistuese p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb Korridor VIII q\u00eb \u00ebsht\u00eb komplet i ri. Si\u00e7 e kam shprehur edhe m\u00eb her\u00ebt, t\u00eb gjitha veprat e artit do revizionohen, tunelet do t\u00eb zgjerohen p\u00ebr shkak se Korridori VIII do jet\u00eb i elektrifikuar. P\u00ebrsa i p\u00ebrket rr\u00ebshqitjes n\u00eb Dragostunj\u00eb ky vend do t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb ne do t\u00eb na m\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha skarpatat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, duke par\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e gjeologjive t\u00eb shtuara dhe kjo na ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen gjith\u00eb projektet e ardhshme\u201d, tha mes t\u00eb tjerash Verdho.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka inspektuar dit\u00ebn e sotme punimet q\u00eb po kryhen pas shembjes s\u00eb aksit Librazhd-Prrenjas. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Kozeli \u00ebsht\u00eb shprehur se institucioni q\u00eb ai drejton t\u00eb h\u00ebn\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar afatet e pun\u00ebs, p\u00ebrsa i takon rrug\u00ebs alternative q\u00eb do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73579","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73579"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73579\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}