{"id":73520,"date":"2026-02-28T11:48:18","date_gmt":"2026-02-28T11:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/28\/legjendat-flasin-dikur-pjese-e-kombetares-ne-euro-2016-andi-lila-beson-te-kualifikimi-i-kuqezinjve-ne-boterorin-2026\/"},"modified":"2026-02-28T11:48:18","modified_gmt":"2026-02-28T11:48:18","slug":"legjendat-flasin-dikur-pjese-e-kombetares-ne-euro-2016-andi-lila-beson-te-kualifikimi-i-kuqezinjve-ne-boterorin-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/28\/legjendat-flasin-dikur-pjese-e-kombetares-ne-euro-2016-andi-lila-beson-te-kualifikimi-i-kuqezinjve-ne-boterorin-2026\/","title":{"rendered":"\u201cLegjendat flasin\u201d Dikur pjes\u00eb e Komb\u00ebtares n\u00eb Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve n\u00eb Bot\u00ebrorin 2026 \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Nj\u00eb rrug\u00ebtim i nisur q\u00eb 15 vje\u00e7, duke kaluar nga \u00e7do grupmosh\u00eb te Komb\u00ebtarja e madhe. \u00cbndrra t\u00eb realizuara, shum\u00eb pun\u00eb, sinonim i asaj q\u00eb p\u00ebrfqason Andi Lila. Ish-futbollisti i Komb\u00ebtares ka rr\u00ebfyer me emocione historin\u00eb e tij n\u00eb \u201cLegjendat flasin\u201d.<\/p>\n<p>Memorien e ka t\u00eb mir\u00eb, mban mend \u00e7do episod, batuta, tregon p\u00ebrjetime dhe flet p\u00ebr Komb\u00ebtaren aktuale, ku nuk e shikon nj\u00eb lojtar q\u00eb t\u2019i ngjaje, por sigurisht vler\u00ebson cil\u00ebsin\u00eb, organizimin dhe uron shum\u00eb q\u00eb ky brez t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebnd\u00ebrr, at\u00eb t\u00eb kualifikimit n\u00eb nj\u00eb Bot\u00ebror. N\u00eb fund edhe nj\u00eb mesazh.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Andi, si nisi pasioni p\u00ebr futbollin dhe si e kujton dit\u00ebn kur u b\u00ebre pjes\u00eb e skuadr\u00ebs s\u00eb Bes\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Futbollin e nisa n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are n\u00eb Kavaj\u00eb. M\u00eb kujtohet momenti i par\u00eb kur profesori i fiskultur\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Fisnik Kosova, m\u00eb pa n\u00eb nj\u00eb ndeshje me klasat dhe tha: \u201cDuhet t\u00eb vish n\u00eb st\u00ebrvitje dhe t\u00eb zhvillohesh si futbollist\u201d. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb fillova dhe n\u00eb vitin 2001, kur isha vet\u00ebm 15 vje\u00e7, m\u00eb grumbulloi ekipi i par\u00eb i Bes\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs dhe nga ai moment nisa nj\u00eb karrier\u00eb si profesionist.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si e p\u00ebrjetuat kalimin nga Besa fillimisht n\u00eb Greqi tek ekipi i Iraklis e m\u00eb pas n\u00eb klube si PAS Janina, Tirana dhe Parma?<\/strong><\/p>\n<p>Kalova nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kampionatit me Bes\u00ebn e Kavaj\u00ebs, isha 18 vje\u00e7 dhe kapiteni i skuadr\u00ebs, m\u00eb i riu n\u00eb Superlig\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Pata nj\u00eb d\u00ebmtim te gishti i k\u00ebmb\u00ebs dhe p\u00ebr dy muaj nuk u aktivizova, mora kile dhe trajneri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk m\u00eb aktivizonte. Doja t\u00eb largohesha nga skuadra, por presidenti nuk m\u00eb dha largimin. M\u00eb pas rrodh\u00ebn ngjarjet dhe erdhi merkatoja e janarit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb skuadra e Iraklisit shprehu interes p\u00ebr mua, duke par\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are luaja edhe me ekipin Shpresa, U-21 t\u00eb Komb\u00ebtares. M\u00eb kishin par\u00eb n\u00eb nj\u00eb ndeshje kund\u00ebr Greqis\u00eb me Shpresat dhe aty firmosa nj\u00eb kontrat\u00eb profesioniste jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishte nj\u00eb fat i madh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb asaj skuadre i nevojitej nj\u00eb lojtar me parametrat e mia.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Nd\u00ebr eksperiencat m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta kur ke luajtur me k\u00ebto ekipe, cil\u00ebn do t\u00eb ve\u00e7oje? Di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbresa n\u00eb karrier\u00ebn me klubet?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nisa t\u00eb shikoj futboll n\u00eb Bot\u00ebrorin e vitit 1994. Isha i dashuruar me Roberto Baggion dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb \u00ebndrra ime ishte t\u00eb luaja nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Serie A. Kjo u realizua n\u00eb vitin 2015. Pavar\u00ebsisht se nuk pati nj\u00eb koh\u00ebzgjatje t\u00eb madhe, \u00ebndrr\u00ebn time e realizova dhe luajta n\u00eb Serin\u00eb A. Do ta ve\u00e7oj sepse mendoj se \u00ebsht\u00eb maja e karrier\u00ebs sime. P\u00ebr sa i p\u00ebrket rendimentit q\u00eb dhash\u00eb me klubet, p\u00ebr aq koh\u00eb sa isha n\u00eb Serin\u00eb A, b\u00ebra nj\u00eb paraqitje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 A \u00ebsht\u00eb goli kund\u00ebr Interit n\u00eb Serin\u00eb A ndoshta m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi n\u00eb karrier\u00ebn t\u00ebnde si futbollist? Flasim n\u00eb nivel klubesh.<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht. N\u00eb vitin 2014 Shqip\u00ebria luajti nj\u00eb ndeshje miq\u00ebsore n\u00eb Genova kund\u00ebr Italis\u00eb, ajo ndeshja e famshme ku u k\u00ebnduan t\u00eb dy himnet nj\u00ebkoh\u00ebsisht, pasi stadiumi ishte plot me shqiptar\u00eb dhe shqiptar\u00ebt jan\u00eb integruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Itali. Tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ne shkuam n\u00eb San Siro p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb ndeshje t\u00eb Italis\u00eb ndaj Kroacis\u00eb dhe kur jam futur n\u00eb stadium, jam mahnitur nga ai stadium i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, mitik, ku kishin luajtur yjet e futbollit bot\u00ebror. Lutesha dhe thoja: \u201cO Zot, ma b\u00ebj t\u00eb mundur q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb luaj nj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, t\u00eb mos e mbyll karrier\u00ebn pa luajtur k\u00ebtu\u201d. Nuk zgjati shum\u00eb; pas 2-3 muajsh luajta n\u00eb at\u00eb fush\u00eb, b\u00ebra edhe gol dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb goli m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i karrier\u00ebs time.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ju keni 70 paraqitje me Komb\u00ebtaren A. Ke debutuar kund\u00ebr Rumanis\u00eb n\u00eb vitin 2007, me ftes\u00eb t\u00eb ish-trajnerit Oto Bari\u00e7. Nj\u00eb ndeshje jo fort e mir\u00eb, sepse humb\u00ebm 6-1. Si e kujton k\u00ebt\u00eb koh\u00eb? Kan\u00eb kaluar gati 20 vite. Ti duhet t\u00eb kesh qen\u00eb rreth 19-20 vje\u00e7 dhe mbaje edhe shiritin e kapitenit U-21.<\/strong><\/p>\n<p>Tre dit\u00eb p\u00ebrpara ndeshjes me Rumanin\u00eb, trajneri i famsh\u00ebm i Komb\u00ebtares, Oto Bari\u00e7, erdhi dhe pa ndeshjen Shqip\u00ebri\u2013Itali n\u00eb Durr\u00ebs. Ekipi Shpresa dhe Komb\u00ebtarja ishin grumbulluar t\u00eb dyja n\u00eb Durr\u00ebs. Pas ndeshjes, ku b\u00ebra nj\u00eb paraqitje t\u00eb mir\u00eb, ai zbriti te dhoma e zhveshjes dhe m\u00eb tha: \u201cAndi, merr \u00e7ant\u00ebn dhe do t\u00eb vish te ekipi komb\u00ebtar A\u201d. Ishte sikur m\u00eb fali bot\u00ebn. U shokova p\u00ebr nj\u00eb moment dhe ai m\u00eb tha: \u201cNuk u g\u00ebzove?\u201d. \u201cSi nuk u g\u00ebzova?\u201d, i thash\u00eb, \u201c\u00e7far\u00eb flet?\u201d. Shkova te hoteli i Komb\u00ebtares, te idhujt e mi, t\u00eb cil\u00ebt i kisha par\u00eb n\u00eb televizor dhe kisha b\u00ebr\u00eb tifo p\u00ebr ta; tani i kisha shok\u00eb skuadre. M\u00eb kujtohet momenti i par\u00eb q\u00eb i takova, dridhesha nga emocionet q\u00eb po takoja idhujt e mi t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Mund t\u00eb p\u00ebrmend, p\u00ebr shembull, Altin Lal\u00ebn, Ervin Skel\u00ebn, Bogdanin, Foto Strakosh\u00ebn, Alban Bushin, Klodian Duron etj. Kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb plejad\u00eb futbollist\u00ebsh t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm me t\u00eb cil\u00ebt jam rritur. Dita e par\u00eb ishte shum\u00eb emocionuese dhe, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kur e rikujtova, m\u00eb futi nj\u00eb dridhje e leht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si t\u00eb kan\u00eb pritur? Si funksionon kur vjen nj\u00eb lojtar i ri n\u00eb skuad\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Pas ndeshjes me Rumanin\u00eb, po b\u00ebj nj\u00eb retrospektiv\u00eb, ishte nj\u00eb debutim jo i mir\u00eb, sepse ekipi komb\u00ebtar humbi dhe, sinqerisht, pas asaj humbjeje u m\u00ebrzita jasht\u00eb mase, sepse mendova se nuk do t\u00eb kisha m\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb luaja me Komb\u00ebtaren. Ishte ndeshja num\u00ebr 1 dhe n\u00eb ndeshjen time t\u00eb 65-66 luajta p\u00ebrs\u00ebri me Rumanin\u00eb, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb Europianin 2016 dhe ishte nj\u00eb revansh p\u00ebr mua, q\u00eb e munda aty ku duhej ta mundja.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket pyetjes, trajneri kroat Josip Kuzhe, n\u00eb nj\u00eb grumbullim me futbollist\u00eb vet\u00ebm nga kampionati shqiptar n\u00eb Antalia t\u00eb Turqis\u00eb, n\u00eb vitin 2008 ose 2009, pasi pa performanc\u00ebn time n\u00eb ndeshje miq\u00ebsore dhe st\u00ebrvitje, m\u00eb tha: \u201cJe n\u00eb 13-14 futbollist\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb skuadr\u00ebs, por ke nj\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: duhet t\u00eb fitosh formacionin n\u00eb dhomat e zhveshjes\u201d. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb b\u00ebra nj\u00eb plan n\u00eb kok\u00ebn time dhe rrija gjith\u00eb koh\u00ebn me Ervin Skel\u00ebn dhe Altin Lal\u00ebn, q\u00eb t\u00eb afrohesha sa m\u00eb shum\u00eb. Ata ishin njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, jo vet\u00ebm ata, por \u00e7do an\u00ebtar i ekipit komb\u00ebtar. M\u00eb prit\u00ebn dhe m\u00eb b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb grupit. M\u00eb pas k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb e ndoqa edhe un\u00eb me futbollist\u00ebt e rinj kur u b\u00ebra veteran i ekipit komb\u00ebtar. Kushdo q\u00eb vinte, e mir\u00ebprisja sinqerisht, sepse duhet t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e grupit. Kushdo q\u00eb vesh at\u00eb fanell\u00eb e meriton plot\u00ebsisht dhe duhet t\u00eb integrohet sa m\u00eb shpejt. Mundohesha t\u00eb jepja at\u00eb q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb lojtar\u00ebt e tjer\u00eb mua. Mendoj q\u00eb kjo tradit\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb brez pas brezi, sepse ekipi komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i Andi Lil\u00ebs, por i \u00e7do futbollisti q\u00eb e vesh dhe i \u00e7do shqiptari.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Pas 9 vitesh, ne e mundim Rumanin\u00eb n\u00eb Europian. Nj\u00eb nga ndeshjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Komb\u00ebtares. Dhe ti feston me gjith\u00eb zem\u00ebr, ajo foto ka mbetur emblematike dhe ndoshta m\u00eb e p\u00ebrdorura. Ishte nj\u00eb \u00e7lirim energjish edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur 9 vite m\u00eb par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo. Ndeshja me Rumanin\u00eb vinte pas humbjes me Franc\u00ebn, n\u00eb minutat 89 dhe 94, me rezultatin 2-0. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ishte nj\u00eb \u00e7lirim, sepse donim t\u00eb shkonim n\u00eb at\u00eb Europian, por nuk donim t\u00eb iknim pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. Donim t\u00eb fitonim minimalisht nj\u00eb ndeshje dhe, pse jo, t\u00eb kalonim n\u00eb faz\u00ebn tjet\u00ebr, ku u eliminuam me pik\u00eb t\u00eb barabarta, por me golavarazh m\u00eb t\u00eb keq. Ai g\u00ebzim ishte instinktiv. Un\u00eb g\u00ebzohem p\u00ebr \u00e7do gol, por ai gol ishte shum\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb dhe do ta kujtoj gjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Cilat jan\u00eb kujtimet tuaja m\u00eb t\u00eb bukura nga kualifikimi n\u00eb Europianin 2016? N\u00eb ndeshjet e grupit kemi mposhtur Portugalin\u00eb, barazuar dy her\u00eb me Danimark\u00ebn, Serbin\u00eb dhe Armenin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin tim, ose at\u00eb q\u00eb e mbaj si korniz\u00eb n\u00eb ato eliminatore, do t\u00eb ve\u00e7oja ndeshjen kund\u00ebr Danimark\u00ebs n\u00eb Elbasan. Ishte ndeshja e par\u00eb n\u00eb stadiumin e ri. Ishte aq e bukur ajo ndeshje, sa filloi dhe mbaroi dhe un\u00eb nuk e kuptova si ik\u00ebn ato 90 minuta aq shpejt. Rezultati ishte 1-1, sh\u00ebnoi Ermir Lenjani. Mund edhe ta fitonim, por vinim pas rezultateve shum\u00eb t\u00eb mira, duke mundur Portugalin\u00eb n\u00eb Portugali. M\u00eb pas ekipi filloi t\u00eb merrte hovin drejt kualifikimit.<\/p>\n<p><strong>\u2013 A e besoje q\u00eb do t\u00eb ishe pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb Europianit? Pra, e kishe marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb apo ishe me zem\u00ebr n\u00eb dor\u00eb deri n\u00eb momentin e fundit?<\/strong><\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm un\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb futbollist\u00ebt. Trajner\u00ebt italian\u00eb e kan\u00eb n\u00eb stil q\u00eb e l\u00ebn\u00eb pak enigmatike formacionin dhe 23-shen q\u00eb do t\u00eb shkonte n\u00eb Europian. U b\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, si nj\u00eb \u201cBig Brother\u201d dhe t\u00eb gjitha mediat ishin t\u00eb pranishme aty dhe prisnin kush do t\u00eb eliminohej. Sinqerisht, m\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr ata t\u00eb kat\u00ebrt q\u00eb ik\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, sepse kishim kaluar nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb bashk\u00eb dhe mund t\u00eb ishte kushdo nga ne.<\/p>\n<p>Isha p\u00ebrgatitur mir\u00eb. Zhvilluam nj\u00eb ndeshje miq\u00ebsore ndaj Katarit dhe n\u00eb at\u00eb ndeshje u paraqita shum\u00eb mir\u00eb. Faktikisht, De Biazi nuk m\u00eb kishte futur n\u00eb formacion, por Xhaka kishte nj\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebrpara fillimit t\u00eb ndeshjes dhe u futa n\u00eb formacion gjat\u00eb nxehjes. N\u00ebse futemi n\u00eb statistika, kam vrapuar 13 km gjat\u00eb asaj ndeshjeje, sepse doja patjet\u00ebr t\u00eb isha pjes\u00eb e atyre 23 futbollist\u00ebve.<\/p>\n\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p><strong>\u2013 Na trego pak nga eksperienca me Komb\u00ebtaren n\u00eb Franc\u00eb. N\u00eb ndeshjen e par\u00eb nuk ke luajtur, nd\u00ebrsa ndaj Zvicr\u00ebs e fitove \u201cme dhun\u00eb\u201d vendin e titullarit, duke djersitur shum\u00eb fort.<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesante. Mbaroi ndeshja me Zvicr\u00ebn dhe ne u kthyem n\u00eb kampin ku ishim, Perroc-Guirec. Ekipi q\u00eb nuk kishte luajtur b\u00ebri nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar nga ekipi q\u00eb kishte luajtur dhe b\u00ebnte vet\u00ebm rikuperim fizik, nd\u00ebrsa ne t\u00eb tjer\u00ebt kishim st\u00ebrvitje me ndeshje. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb b\u00ebm\u00eb nj\u00eb ndeshje t\u00eb vog\u00ebl, \u201cpartitella\u201d, si\u00e7 e quante De Biazi, 7\u00d77, dhe i thash\u00eb: \u201cTrajner, mos m\u2019u afro af\u00ebr k\u00ebtyre vijave, sepse un\u00eb dua t\u00eb z\u00eb vendin n\u00eb formacion\u201d. Fillova t\u00eb luftoja akoma m\u00eb fort.<\/p>\n<p>Mbaron st\u00ebrvitja dhe trajneri De Biazi m\u00eb pyet si ndihem. Un\u00eb, q\u00eb jam nga natyra shum\u00eb i sinqert\u00eb, i them: \u201cTrajner, m\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb time, e ndjej q\u00eb e meritoj t\u00eb luaj\u201d. N\u00eb at\u00eb moment, De Biazi m\u00eb kthen kurrizin dhe ik\u00ebn. Mendova se m\u00eb p\u00ebrzuri fare n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, kur po ndante jelek\u00ebt e formacionit, jelekun e fundit e mbante n\u00eb dor\u00eb dhe n\u00eb fund erdhi e ma hodhi. Sinqerisht, ishte sikur m\u00eb fali bot\u00ebn, sepse t\u00eb nes\u00ebrmen do t\u00eb luaja n\u00eb \u201cVelodrome\u201d kund\u00ebr Franc\u00ebs. Ishte relativisht nj\u00eb ndeshje e mir\u00eb, si\u00e7 e kan\u00eb par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, ku ekipi komb\u00ebtar tregoi shum\u00eb potencial dhe dinjitet, madje mund t\u00eb kishim dal\u00eb edhe me rezultat pozitiv.<\/p>\n<p>Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr mua ishte t\u00eb mos shkoja n\u00eb Europian dhe t\u00eb mos luaja asnj\u00eb minut\u00eb. Nuk e dija n\u00ebse do t\u00eb kisha ndonj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00eb, sepse si futbollist e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrish n\u00eb kompeticione kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nj\u00eb, dy apo tre her\u00eb. Ajo ishte mund\u00ebsia ime dhe i luajta t\u00eb gjitha kartat.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Cili moment nga ndeshjet me Komb\u00ebtaren ju ka mbetur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mendje?<\/strong><\/p>\n<p>Moment i \u00e7uditsh\u00ebm do t\u00eb thoja, ose q\u00eb nuk ndodh shpesh, ndoshta asnj\u00ebher\u00eb. Nuk do ta harroj ndeshjen n\u00eb Beograd. Ajo nuk ishte nj\u00eb ndeshje futbolli, ishte nj\u00eb stres p\u00ebr \u00e7do futbollist dhe nj\u00eb jo-mikpritje nga ana e tyre. Ndodhi ajo q\u00eb ndodhi. \u00c7do futbollist n\u00eb at\u00eb ndeshje tregoi shum\u00eb dinjitet dhe un\u00eb jam mir\u00ebnjoh\u00ebs gjith\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb treguan n\u00eb ato momente, sepse momenti t\u00eb ndan n\u00ebse je hero apo di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ke ndonj\u00eb peng q\u00eb nuk arrit\u00ebt di\u00e7ka me Komb\u00ebtaren?<\/strong><\/p>\n<p>Me ekipin komb\u00ebtar e kam shijuar \u00e7do minut\u00eb. \u00c7do minut\u00eb q\u00eb isha n\u00eb fush\u00eb, thoja: \u201cKy \u00ebsht\u00eb minuti im dhe duhet ta shfryt\u00ebzoj\u201d. Jam k\u00ebnaqur shum\u00eb dhe do t\u00eb doja t\u00eb luaja pafund\u00ebsisht me Komb\u00ebtaren, por vjen nj\u00eb moment q\u00eb duhet t\u00eb hap\u00ebsh krahun, sepse ka disa t\u00eb rinj q\u00eb vijn\u00eb dhe tregojn\u00eb veten.<\/p>\n<p>Peng nuk kam, por \u00ebndrr\u00ebn time besoj e realizova. Gjithmon\u00eb lutesha q\u00eb brezi im, gjenerata ime, t\u00eb ishte e para q\u00eb do ta \u00e7onte ekipin komb\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb eveniment europian ose bot\u00ebror. Ne ia arrit\u00ebm. Hera e par\u00eb, thon\u00eb, nuk harrohet kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00ebse do ishe para nj\u00eb zgjedhjeje, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Euro 2016 apo Euro 2024, cil\u00ebn do t\u00eb zgjidhje?<\/strong><\/p>\n<p>Pa t\u00eb voglin dyshim do t\u00eb zgjidhja Euro 2016-\u00ebn, sepse e kam shijuar dhe gjithmon\u00eb kur shikoj ato foto, video, momente, emocionohem.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si ishte t\u00eb luanit me ekipet U17, U19 dhe U21 para se t\u00eb arrinit te Komb\u00ebtarja A?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb edhe me Komb\u00ebtaren U15. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb zhvilluar Ballkaniada, m\u00eb 31 korrik 2001, ku u luajt ndeshja Shqip\u00ebri\u2013Turqi. Isha kapiteni i skuadr\u00ebs U15. Vija nga Kavaja dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb b\u00ebheshin seleksionime.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb erdha k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb sot Federata, te ish-kompleksi Dinamo, ku ishte nj\u00eb fush\u00eb me guri\u00e7ka t\u00eb vogla. Erdha me tren nga Kavaja. Q\u00eb nga ai moment nis\u00ebn seleksionimet nga trajneri Ilir Spahiu, i cili seleksionoi mbi 2000 futbollist\u00eb t\u00eb dit\u00eblindjes \u201986 dhe, pas 4-5 muajsh seleksionimesh, Andi Lila ishte kapiteni i skuadr\u00ebs.<\/p>\n<p>Familja ime ka jetuar n\u00eb emigrim n\u00eb Itali dhe kjo ishte mund\u00ebsia ime: ose do t\u00eb shkoja pran\u00eb familjes, ose do t\u00eb vazhdoja rrug\u00ebn e futbollit. Fatmir\u00ebsisht, q\u00eb te U15 fillova t\u00eb isha pjes\u00eb e ekipeve komb\u00ebtare. M\u00eb pas me U17, U19, U21 dhe ekipin komb\u00ebtar A.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb. Ajo periudh\u00eb, 2001\u20132002, p\u00ebrkoi me periudh\u00ebn kur presidenti Duka u zgjodh president i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kushtet nuk ishin si\u00e7 jan\u00eb sot. Sot flasim p\u00ebr nj\u00eb ekip komb\u00ebtar t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, me kushte si\u00e7 i ka Spanja, Anglia, Gjermania, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kushtet ishin t\u00eb tjera, por ia dol\u00ebm edhe me ato kushte. Ia dol\u00ebm t\u2019i shijonim edhe k\u00ebto kushte q\u00eb presidenti i p\u00ebrmir\u00ebsoi n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p><strong>\u2013 E p\u00ebrmend shum\u00eb shpesh fjal\u00ebn \u201cfat\u201d. Si \u00ebsht\u00eb raporti mes fatit dhe pun\u00ebs n\u00eb karrier\u00ebn e Andi Lil\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Kam punuar shum\u00eb, kam punuar pafund\u00ebsisht. Gjithmon\u00eb mendoja q\u00eb \u00e7do dit\u00eb e st\u00ebrvitjes sime \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb m\u00eb shikon dhe pastaj fati do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb mbrapa. E ndjej veten me shum\u00eb fat, por e ndjej q\u00eb kam punuar shum\u00eb. Fati dhe puna shkojn\u00eb n\u00eb sinkron, pastaj edhe rast\u00ebsit\u00eb. Fat \u00ebsht\u00eb edhe kur d\u00ebmtohesh; \u00ebsht\u00eb fat i keq, por ai q\u00eb punon gjithmon\u00eb ia del.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb ndalesha te nj\u00eb episod q\u00eb m\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb jet\u00ebs sime. Luaja me Kavaj\u00ebn, isha 18 vje\u00e7. Mendoja se isha futbollisti q\u00eb st\u00ebrvitesha m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri e m\u00eb tej. Ishte ver\u00eb, gusht, sapo kishte filluar kampionati dhe b\u00ebja st\u00ebrvitje n\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb Kavaj\u00eb, \u00c7et\u00eb quhet ai fshat. Ishte nj\u00eb kod\u00ebr shum\u00eb e fort\u00eb dhe e b\u00ebja gjithmon\u00eb, sepse mendoj se m\u00eb jepte shum\u00eb rendiment fizik. N\u00eb trurin tim mendoja se vet\u00ebm un\u00eb b\u00ebja st\u00ebrvitje k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Shoh nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb vog\u00ebl,un\u00eb isha 18 vje\u00e7, ai 13-14 dhe mes disa pem\u00ebve b\u00ebnte xhonglime me topin. Afrohem. U ndjeva mir\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr thash\u00eb q\u00eb nuk qenkam vet\u00ebm un\u00eb q\u00eb b\u00ebja st\u00ebrvitje, qenka edhe dikush tjet\u00ebr, madje m\u00eb i vog\u00ebl. I afrohem, marr topin dhe ia hedh me pjes\u00ebn e brendshme t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs, i them disa ushtrime dhe ai i b\u00ebri n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. E pyes si e kishte emrin dhe ai m\u00eb p\u00ebrgjigjet: \u201cQuhem Sokol Cikalleshi\u201d.<\/p>\n<p>Ishte momenti i par\u00eb q\u00eb un\u00eb e njoha Sokol Cikalleshin n\u00eb at\u00eb kodr\u00ebn e Kavaj\u00ebs. Andi Lila luajti 70 ndeshje me Komb\u00ebtaren, nd\u00ebrsa Cikalleshi m\u00eb shum\u00eb se 70. Dua t\u00eb them q\u00eb fati \u00ebsht\u00eb 50%, por puna \u00ebsht\u00eb 500%.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si i kujton koh\u00ebt kur ke luajtur n\u00eb kampionatin shqiptar? Je shpallur dy her\u00eb kampion me ekipin e Tiran\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>E ndjej veten shum\u00eb me fat q\u00eb kam qen\u00eb pjes\u00eb e Tiran\u00ebs. Patjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb hodha hapat e par\u00eb dhe jam i lumtur q\u00eb kam dal\u00eb nga ajo skuad\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb djepi i futbollit shqiptar. Nd\u00ebrsa Tirana \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. U futa n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr, sepse isha n\u00eb mosh\u00ebn time m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ato tre vite fitova gjith\u00e7ka me Tiran\u00ebn. Mendoj se karakteri dhe cil\u00ebsit\u00eb e mia profesionale p\u00ebrputheshin shum\u00eb me loj\u00ebn e skuadr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, me at\u00eb q\u00eb kjo skuad\u00ebr n\u00eb dekada t\u00eb t\u00ebra ka shprehur: loj\u00ebn e fort\u00eb, me karakter, loj\u00ebn burr\u00ebrore. Q\u00eb nga dita e par\u00eb e deri te e fundit jam ndjer\u00eb jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb dhe mendoj se kan\u00eb qen\u00eb vitet e mia m\u00eb t\u00eb arta p\u00ebr sa i p\u00ebrket karrier\u00ebs futbollistike.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb karriera ime erdhi n\u00eb zhvillim sepse ika jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kisha dal\u00eb kampion, kisha fituar Kup\u00ebn, Superkup\u00ebn, isha b\u00ebr\u00eb kapiteni i skuadr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. M\u00eb erdhi nj\u00eb ofert\u00eb nga PAS Janina n\u00eb Greqi dhe pata fat q\u00eb ika atje, sepse isha \u00e7un i ri, 22-23 vje\u00e7. Me Komb\u00ebtaren shqiptare isha i vetmi nga kampionati shqiptar q\u00eb luaja dhe po m\u00eb rritej pak mendja. Shkova n\u00eb Janin\u00eb dhe aty fillova nga fillimi, sepse po nuk p\u00ebrveshe m\u00ebng\u00ebt qoft\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb, t\u00eb l\u00eb shum\u00eb mbrapa.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si e shikon kampionatin tani?<\/strong><\/p>\n<p>Kampionatin shqiptar nuk e shikoj shum\u00eb, sepse m\u00eb shum\u00eb m\u00eb p\u00eblqen dhe marr adrenalin\u00eb nga futbolli i moshave. Njoh shum\u00eb futbollist\u00eb t\u00eb rinj, pothuajse 70-80% t\u00eb futbollist\u00ebve q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb kampionatet e moshave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Nd\u00ebrsa Superlig\u00ebn shqiptare dhe Kategorin\u00eb e Par\u00eb patjet\u00ebr q\u00eb i ndjek, por m\u00eb shum\u00eb jam i fokusuar te futbolli i moshave. Mendoj q\u00eb aty ka shum\u00eb brum\u00eb, potencial dhe aty un\u00eb marr emocionin tim.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Me \u00e7far\u00eb po merret Andi Lila tani?<\/strong><\/p>\n<p>Kam themeluar nj\u00eb akademi futbolli, quhet Akademia Triumf. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vite pasi lash\u00eb karrier\u00ebn si futbollist, e gjej veten aty, mbushem shpirt\u00ebrisht, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur l\u00eb karrier\u00ebn si futbollist dhe nuk b\u00ebn asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn q\u00eb dua kaq shum\u00eb dhe jam njeriu m\u00eb me fat q\u00eb vazhdoj t\u00eb ndjek \u00ebndrr\u00ebn time. \u00cbndrr\u00ebn q\u00eb un\u00eb realizova, t\u00eb luaj p\u00ebr ekipin komb\u00ebtar, dua q\u00eb ta realizojn\u00eb edhe futbollist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rinj. M\u00eb p\u00eblqen kur shoh futbollist\u00eb me potencial. Kemi t\u00eb ardhme dhe jam shum\u00eb i lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si e sheh sot Komb\u00ebtaren shqiptare, nga p\u00ebrvoja jote si ish-lojtar?<\/strong><\/p>\n<p>Nga koha kur isha un\u00eb futbollist, Komb\u00ebtarja \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr sa i p\u00ebrket an\u00ebs organizative. Shoh q\u00eb trajneri jeton n\u00eb Shqip\u00ebri, shkon t\u00eb takoj\u00eb futbollist\u00ebt. Shoh q\u00eb Federata \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar te ekipi komb\u00ebtar. E gjith\u00eb v\u00ebmendja mediatike, tifozeria dhe shqiptar\u00ebt e kan\u00eb mendjen akoma m\u00eb shum\u00eb te ekipi komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mbar\u00eb dhe mezi pres q\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb Poloni dhe t\u00eb shikoj kualifikimin. Gjenerata ime shkoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Europian, por uroj t\u00eb jemi gjall\u00eb e ta shikojm\u00eb ekipin komb\u00ebtar n\u00eb Kampionatin Bot\u00ebror. \u00cbsht\u00eb padiskutim shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Po t\u00eb kishe mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb luaje me lojtar\u00ebt e ekipit aktual, a do t\u00eb zgjidhje k\u00ebt\u00eb ekip apo at\u00eb me t\u00eb cilin ke luajtur?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb ndihem me shum\u00eb fat, sepse kam luajtur me lojtar\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Lorik Cana, Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Bekim Balaj, Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Odise Roshi, Ermir Lenjani. Nj\u00eb plejad\u00eb futbollist\u00ebsh q\u00eb un\u00eb e konsideroj veten me fat q\u00eb kam luajtur me ta dhe kam m\u00ebsuar shum\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tani \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, si dy bot\u00eb t\u00eb ndryshme, dhe do t\u00eb doja q\u00eb kjo bot\u00eb tani t\u00eb kualifikohej dhe t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb produktive dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se ajo q\u00eb lam\u00eb pas.<\/p>\n<p><strong>\u2013 A ka nj\u00eb lojtar aktual q\u00eb t\u00eb kujton stilin t\u00ebnd n\u00eb fush\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, ndoshta sepse un\u00eb jam p\u00ebrdorur si \u201cxhol\u201d n\u00eb shum\u00eb pozicione, nd\u00ebrsa trajneri Silvinjo i ka t\u00eb fiksuara pozicionet n\u00eb kok\u00ebn e tij. Nd\u00ebrsa trajner\u00ebt mua m\u00eb kan\u00eb aktivizuar si mesfushor qendre, mbrojt\u00ebs i djatht\u00eb, i majt\u00eb, qend\u00ebrmbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje, n\u00eb nj\u00eb rast n\u00eb Bosnje, trajneri Kuzhe m\u00eb futi mesfushor t\u00eb majt\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb dhe luajta shum\u00eb keq. Pas ndeshjes, gazetar\u00ebt e pyet\u00ebn pse e fute Andi Lil\u00ebn si mesfushor t\u00eb majt\u00eb dhe ai u p\u00ebrgjigj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spektakolare: \u201cN\u00eb fush\u00ebn e futbollit e futa, nuk e futa n\u00eb pishin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb karakteristikat e mia ishin t\u00eb ndryshme. Nuk e gjej veten te asnj\u00eb lojtar p\u00ebr momentin n\u00eb ekipin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Sa shanse ka ky ekip t\u00eb kaloj\u00eb faz\u00ebn e play-off-it dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb realitet \u00ebndrr\u00ebn bot\u00ebrore?<\/strong><\/p>\n<p>Ndeshja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr pjes\u00ebn psikologjike dhe moralin q\u00eb marrin futbollist\u00ebt. Besoj q\u00eb do ta kalojn\u00eb, edhe me pak fat.<\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb Polonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr shum\u00eb serioze, shum\u00eb e fort\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb ajo Poloni q\u00eb mund\u00ebm para dy vitesh, por ne kemi shanset tona, sepse k\u00ebt\u00eb e treguam n\u00eb Serbi dhe n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb tjera. I uroj shum\u00eb suksese dhe fat ekipit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00ebse sot do t\u00eb ishe n\u00eb dhom\u00ebn e zhveshjes para play-off-it, \u00e7far\u00eb do t\u2019i thoje ekipit?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7una, nderoni fanell\u00ebn, nderoni kombin, nderoni Shqip\u00ebrin\u00eb, familjen tuaj dhe, n\u00eb fund fare, veten tuaj. Shkruani emrat tuaj me g\u00ebrma t\u00eb arta n\u00eb historin\u00eb e futbollit shqiptar. Do t\u00eb ishte mrekulli dhe krenari p\u00ebr gjith\u00ebsecilin.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rrug\u00ebtim i nisur q\u00eb 15 vje\u00e7, duke kaluar nga \u00e7do grupmosh\u00eb te Komb\u00ebtarja e madhe. \u00cbndrra t\u00eb realizuara, shum\u00eb pun\u00eb, sinonim i asaj q\u00eb p\u00ebrfqason Andi Lila. Ish-futbollisti i Komb\u00ebtares ka rr\u00ebfyer me emocione historin\u00eb e tij n\u00eb \u201cLegjendat flasin\u201d. Memorien e ka t\u00eb mir\u00eb, mban mend \u00e7do episod, batuta, tregon p\u00ebrjetime dhe flet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73520","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73520"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73520\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}