{"id":73432,"date":"2026-02-27T20:48:16","date_gmt":"2026-02-27T20:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/flutura-acka-me-vjosen-per-rrjedhen-e-perjetshme\/"},"modified":"2026-02-27T20:48:16","modified_gmt":"2026-02-27T20:48:16","slug":"flutura-acka-me-vjosen-per-rrjedhen-e-perjetshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/flutura-acka-me-vjosen-per-rrjedhen-e-perjetshme\/","title":{"rendered":"Flutura A\u00e7ka: Me Vjos\u00ebn, p\u00ebr rrjedh\u00ebn e p\u00ebrjetshme\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb jam prej atyre shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, fjal\u00ebt dhe vargjet e s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb shtegtuar p\u00ebr Kosov\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e plumta t\u00eb ndarjes son\u00eb, m\u00eb her\u00ebt se fiziku im, m\u00eb her\u00ebt se kufiri dhe kosa historike t\u00eb thyhet.<\/p>\n<p>Stima p\u00ebr Presidenten e dinjitetshme t\u00eb Kosov\u00ebs, zj. Vjosa Osmani, erdhi tek un\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn e miq\u00ebsive t\u00eb nisura her\u00ebt, shum\u00eb her\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. E kam takuar Presidenten Vjosa Osmani vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb nj\u00eb takim zyrtar si deputete e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por e kam ndjekur p\u00ebrher\u00eb, pse ta fsheh, me adhurim. Jo p\u00ebr veten, por p\u00ebr Kosov\u00ebn. Dhe n\u00eb heshtje nga larg, kam uruar Kosov\u00ebn p\u00ebr statement t\u00eb nj\u00eb shtetareje q\u00eb m\u00eb ka krenuar p\u00ebrher\u00eb si shqiptare. Edhe si kosovare, po t\u00eb doni. Pasi e quaj veten edhe gege e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb disa gra dhe burra t\u00eb hijsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrtuan p\u00ebrbetimin tim ndaj saj, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur te Presidentja Vjosa Osmani. Do t\u00eb p\u00ebrmend disa, me ndjes\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrmend dot gjith\u00e7ka. Ishte viti 1998 kur nj\u00eb botues i p\u00ebrkushtuar i let\u00ebrsis\u00eb shqipe, z. Abdullah Zeneli, botoi n\u00eb Prishtin\u00eb librin tim me poezi \u201cK\u00ebnga e Aretuz\u00ebs\u201d dhe nuk kishte ogur m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mua, q\u00eb poezia ime t\u00eb sh\u00ebtiste para meje trojeve shqiptare. Ishin muajt e par\u00eb t\u00eb shembjes s\u00eb diktatur\u00ebs shqiptare, kur njoha Flora Brovin\u00ebn. Doktoresha vinte q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb merrej e pak\u00ebrc\u00ebnuar me helmimet prej serb\u00ebve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkollat shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. At\u00ebbot\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb kishte vet\u00ebm nj\u00eb shitore lulesh t\u00eb prera, dhe un\u00eb munda t\u00eb ble nj\u00eb tr\u00ebndafil t\u00eb kuq n\u00eb respekt t\u00eb saj, t\u00eb poezis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb saj politik n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr liri n\u00eb takimin ton\u00eb t\u00eb par\u00eb. Ishin ato koh\u00eb kur vinte n\u00eb Tiran\u00eb duke p\u00ebrshkuar malet shqiptare miku im i nj\u00eb jete dhe nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb shpirtbukur q\u00eb kam takuar n\u00eb Kosov\u00eb, studiuesi dhe shkrimtari Emin Kabashi, i cili m\u00eb njohu me U\u00c7K-n\u00eb dhe m\u00eb m\u00ebsoi se si duhen nderuar ata q\u00eb bien dhe punojn\u00eb p\u00ebr atdheun. Jo, si populiz\u00ebm, por si p\u00ebrbetim akut ndaj gjakut t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Ishin vitet t\u00eb arta kur njoha, u miq\u00ebsova dhe mora pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb ngjarje letrare komb\u00ebtare me Azem Shkrelin dhe Ali Podrimen, mjeshtra t\u00eb fjal\u00ebs shqipe, por edhe qenie t\u00eb sublimimit atdhetar. Ishte nj\u00eb dhurat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme prej Zotit n\u00eb jet\u00ebn time t\u00eb njihesha me ta.<\/p>\n<p>Ishin vitet kur nj\u00eb zonj\u00eb e re dhe plot forc\u00eb, si Edita Tahiri, m\u00eb mahniste me fjalimet e saj n\u00eb takimet n\u00eb klubet e atdhetar\u00ebve n\u00eb prill t\u00eb vitit 2007 n\u00eb Zvic\u00ebr, ku vajta e ftuar nga LDK e Ibrahim Rugov\u00ebs. Ajo ethe dashurie p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb ato klube patriotike nuk do t\u00eb m\u00eb shlyhet kurr\u00eb nga mendja.<\/p>\n<p>Ishin vitet kur ndiqja nga larg dhe me simpati presidenc\u00ebn e gruas s\u00eb par\u00eb Presidente t\u00eb Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga, jo si grua me veshtulli feminizmi n\u00eb qasjen time, por krenare q\u00eb Kosova e kishte emancipuar politik\u00ebn shqiptare, aq sa na kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb klas\u00eb neve t\u00eb krekosurve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte koha kur p\u00ebr pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite me radh\u00eb kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Panairin Komb\u00ebtar t\u00eb Librit n\u00eb Prishtin\u00eb, e bindur dhe e vendosur se kjo ishte gj\u00ebja m\u00eb e duhur e njer\u00ebzve t\u00eb librit p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb tradit\u00eb kulturore komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ishin vite kur me simpati t\u00eb shtuar kam ndjekur vendosm\u00ebrin\u00eb e Kryeministrit Albin Kurti p\u00ebr t\u2019ia kthyer veriun e Kosov\u00ebs, Kosov\u00ebs, duke e vler\u00ebsuar pa m\u00ebdyshjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl qart\u00ebsin\u00eb e tij politike, me t\u00eb cilin takimin e par\u00eb t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm e kam pasur n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb mikut tim t\u00eb ndjer\u00eb, bac\u00ebs Adem Dema\u00e7it n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>Pra, ka shum\u00eb, por dua t\u00eb ndalem k\u00ebtu, te Presidentja Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Sigurisht, radh\u00ebt e mia as kan\u00eb lidhje me ndonj\u00eb njohje personale, as me ndonj\u00eb qasje politike, as me ndonj\u00eb detyrim p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur aksh politikan apo aksh parti. Thjesht, kisha nj\u00eb thirrje njer\u00ebzore prej shqiptareje, prej shkrimtareje, pse jo, edhe pse politikaneje drejtuar politik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs: Zj. Vjosa Osmani i b\u00ebn nder Presidenc\u00ebs, i b\u00ebn nder Kosov\u00ebs, na b\u00ebn nder neve shqiptar\u00ebve! Ruajeni!<\/p>\n<p>Presidentja Vjosa Osmani ka qen\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb e qet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e men\u00e7ur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anglishtfol\u00ebse mahnit\u00ebse, ndjehet se ka nj\u00eb shpirt t\u00eb bukur dhe nj\u00eb politikane q\u00eb na ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar me dinjitet. Me diplomaci! L\u00ebrini inatet e vogla! Ato i duhen armikut!<\/p>\n<p>Politika e Kosov\u00ebs sot nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb eksperimente politike, ve\u00e7mas tani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zgrip ku na ka \u00e7uar intriga serbe and Co, me gjyqin fam\u00ebkeq t\u00eb Hag\u00ebs ndaj U\u00c7K-s\u00eb, pra, ndaj historis\u00eb. Loj\u00ebrat folklorike me hedhje grepi p\u00ebr familjen monumentale Jashari, t\u00eb cilat nuk do t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb askund, ve\u00e7 n\u00eb nj\u00eb spirale p\u00ebrfoljeje t\u00eb nj\u00eb emri historik q\u00eb meriton shenjt\u00ebri, jan\u00eb t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>As inatet e vogla me \u201cm\u00eb the e t\u00eb thash\u00eb\u201d nuk do t\u2019i b\u00ebnin mir\u00eb frym\u00ebs s\u00eb mir\u00ebkuptimit q\u00eb politika n\u00eb Kosov\u00eb ka detyrimin ta ket\u00eb, madje do t\u2019ia ulnin vler\u00ebn procesit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Zj. Vjosa Osmani \u00ebsht\u00eb Presidente e dinjitetshme e Kosov\u00ebs. Ndaj, mos e prekni nj\u00eb dinjitet t\u00eb konsoliduar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb pakt\u00ebn, deri sa t\u00eb krijohen kushtet p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb, n\u00eb mos m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>A e keni nj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb? A e keni nj\u00eb m\u00eb t\u00eb ngjashme? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja. Dhe, n\u00eb fund, por jo si sill\u00eb t\u00eb hidhur, dua t\u2019ju sjell nj\u00eb shenjim t\u00eb historis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrept\u00eb se emocionet tona t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb. Kur Sali Butk\u00ebs s\u00eb Kolonj\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb iu desh t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me grek\u00ebt, ai vendosi t\u00eb mos shkonte vet\u00eb, por zgjodhi nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb hijsh\u00ebm, t\u00eb zgjuar, me goj\u00eb t\u00eb rrjedhur t\u00eb krahin\u00ebs dhe ia ngarkoi t\u00eb thoshte ato q\u00eb duhej t\u00eb thoshte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb tij. Dhe, greku u ep n\u00eb at\u00eb takim, thot\u00eb historia.<\/p>\n<p>Sepse, miq t\u00eb nderuar t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, diplomacia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtje, por edhe form\u00eb. Sepse, i nderuar zoti Albin Kurti, politika \u00ebsht\u00eb veprim, por edhe duk\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb isha deputete e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, un\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoja, do t\u00eb promovoja, do t\u00eb votoja pa as dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl zj. Vjosa Osmani p\u00ebr Presidente, sepse, un\u00eb si deputete, partia ime, qeveria ime, por edhe koha ime, do t\u00eb ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se detyrimi akut ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb jam prej atyre shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, fjal\u00ebt dhe vargjet e s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb shtegtuar p\u00ebr Kosov\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e plumta t\u00eb ndarjes son\u00eb, m\u00eb her\u00ebt se fiziku im, m\u00eb her\u00ebt se kufiri dhe kosa historike t\u00eb thyhet. Stima p\u00ebr Presidenten e dinjitetshme t\u00eb Kosov\u00ebs, zj. Vjosa Osmani, erdhi tek un\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn e miq\u00ebsive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73432","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73432"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73432\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}