{"id":73421,"date":"2026-02-27T19:48:20","date_gmt":"2026-02-27T19:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/te-gjithe-te-merzitur-nga-qeveria-e-re-pervec-spak\/"},"modified":"2026-02-27T19:48:20","modified_gmt":"2026-02-27T19:48:20","slug":"te-gjithe-te-merzitur-nga-qeveria-e-re-pervec-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/te-gjithe-te-merzitur-nga-qeveria-e-re-pervec-spak\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur nga qeveria e re, p\u00ebrve\u00e7 SPAK"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ndryshimi i gati gjysm\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb nga kryeministri Edi Rama i ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur. T\u00eb pak\u00ebnaqurit e m\u00ebdhenj duken opozitar\u00ebt. Nuk e di \u00e7far\u00eb i kishte shtyr\u00eb t\u00eb besonin se Rama do shkelte vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe do ta mbante t\u00eb pezulluar Belinda Ballukun. Aq shum\u00eb po u p\u00eblqente kjo ide sa ishin dashuruar me t\u00eb, sa q\u00eb kur ndryshimi ndodhi, kan\u00eb 24 or\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb arsye t\u00eb tjera p\u00ebr ndryshimin e qeveris\u00eb dhe jo pasoj\u00ebn e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Po t\u2019i d\u00ebgjosh sot thon\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i madh se qeveria u ndryshua p\u00ebr 6 muaj dhe sillen sikur qeveria u ndryshua ngaq\u00eb nuk funksiononte.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se qeverin\u00eb nuk e ndryshoi Edi Rama, as se nuk punonte mir\u00eb, as se nuk i funksiononte mb\u00ebshtetja brenda PS. Qeverin\u00eb e ndryshoi SPAK. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e gjall\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb pushtetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb at\u00eb politik.<\/p>\n<p>Dhe nuk e ndryshoi duke prer\u00eb urdh\u00ebr arresti p\u00ebr Ballukun, si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, por e ndryshoi qeverin\u00eb duke eksperimentuar nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Evrop\u00eb. K\u00ebrkoi nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e saj. Gjykata nuk arriti dot t\u00eb marr\u00eb vendim pro apo kund\u00ebr k\u00ebsaj mase, duke ndar\u00eb votat 4 me 4 edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kuorumit, k\u00ebshtu q\u00eb mbeti n\u00eb fuqi provokimi i SPAK p\u00ebr qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb SPAK e ndryshoi mas\u00ebn e siguris\u00eb para se Gjykata Kushtetuese t\u00eb merrte vendim dhe e z\u00ebvend\u00ebsoi me nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb re sigurie duke i k\u00ebrkuar GJKKO imunitetin e Ballukut p\u00ebr arrest.<\/p>\n<p>Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs, por n\u00eb dor\u00eb t\u00eb parlamentit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe q\u00eb nuk u arrit t\u00eb shprehet, \u00ebsht\u00eb pezullimi. Dhe qeveria u ndryshua pik\u00ebrisht nga nj\u00eb goditje politike q\u00eb SPAK i dha qeveris\u00eb duke koordinuar me Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe duke detyruar kryeministrin t\u00eb ndryshoj\u00eb qeverin\u00eb pasi ngeli n\u00eb fuqi pezullimi.<\/p>\n<p>Pra qeveria nuk u ndryshua as se ishte nevoja p\u00ebr nj\u00eb qeveri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, as se shumica mori vendim t\u00eb jet\u00eb e d\u00ebgjueshme ndaj goditjeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por nga fakti kryesor se mbeti n\u00eb fuqi nj\u00eb vendim gjykate i diskutuesh\u00ebm q\u00eb pezulloi ministren Balluku.<\/p>\n<p>Masa e dyt\u00eb e k\u00ebrkuar ndaj Ballukut, ajo e imunitetit p\u00ebr arrestim paraprak, pra p\u00ebr paraburgosje t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Kuvendit. Dhe \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb jepet. Gjykata \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb tani zonj\u00ebn Balluku si ish-ministre pa poste zyrtare, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb me Fatmir Mediun, Ervin Salianjin, Saimir Tahirin e dhjet\u00ebra kryetar\u00eb bashkish n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Kur t\u00eb mbaroj\u00eb gjyqi n\u00eb apel, at\u00ebher\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vendimit Kuvendi do respektoj\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs. Pra nuk kemi m\u00eb asnj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. E vetmja situat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme u krijua nga nj\u00eb vendim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i cili nuk ka ende nj\u00eb p\u00ebrgjigje kushtetuese, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb dyshohet se SPAK ka shantazhuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb sabotuar nj\u00eb shumic\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsia e opozit\u00ebs nuk vjen nga moszbatimi i ligjeve nga kryeministri, por pik\u00ebrisht nga zbatimi i nj\u00eb vendimi t\u00eb cilin ai e quante t\u00eb padrejt\u00eb dhe q\u00eb s\u2019ka ende p\u00ebrgjigje. Opozita do t\u00eb ishte e g\u00ebzuar q\u00eb Edi Rama t\u00eb mos reflektonte dhe ata t\u00eb ishin m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb an\u00ebn e \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re\u201d n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm, por nuk pat\u00ebn shum\u00eb fat.<\/p>\n<p>T\u00eb pak\u00ebnaqur padyshim ka dhe brenda PS, jo aq shum\u00eb nga ata q\u00eb jan\u00eb hequr sa nga ata q\u00eb kan\u00eb pritur t\u00eb b\u00ebheshin di\u00e7ka. Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epidemi q\u00eb i kap n\u00eb \u00e7do sezon nd\u00ebrrimesh, k\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e re.<\/p>\n<p>Qeveria \u00ebsht\u00eb e kryeministrit dhe m\u00ebnyra se si e organizon ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e tij. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se pesha politike e Ballukut brenda qeveris\u00eb ka qen\u00eb anomalisht e madhe dhe largimi i saj i detyruar nga qeveria ka detyruar kryeministrin t\u00eb cop\u00ebzoj\u00eb pushtetin e saj n\u00eb dy pjes\u00eb dhe t\u00eb angazhoj\u00eb n\u00eb qeveri menaxher\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrjedha t\u00eb projekteve t\u00eb saj. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ruajtje mbi monopolin e pushtetit, por ruajtje e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb. Pushteti nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb trash\u00ebgohet me tapi, pasi e merr dhe e humbet p\u00ebr 10 minuta n\u00eb nj\u00eb mbledhje qeverie. Kryeministri e humbet vet\u00ebm n\u00eb zgjedhje dhe ai e ka t\u00eb domosdoshme t\u00eb ul\u00eb kostot e ndryshimit t\u00eb diktuar nga drejt\u00ebsia p\u00ebrmes angazhimit t\u00eb menaxher\u00ebve q\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebtyre projekteve.<\/p>\n<p>T\u00eb vetmit q\u00eb besoj jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur nga ndryshimi jan\u00eb prokuror\u00ebt q\u00eb nis\u00ebn betej\u00ebn kund\u00ebr Ballukut. Ata mor\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se kan\u00eb k\u00ebrkuar, pasi nis\u00ebn t\u00eb rr\u00ebzonin nj\u00eb ministre dhe rr\u00ebzuan gjysm\u00ebn e qeveris\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos thon\u00eb q\u00eb nuk ndikojm\u00eb n\u00eb pushtetin politik pas k\u00ebsaj. Dhe akoma m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mos ankohen kur pushteti politik vendos t\u00eb mbroj\u00eb kufijt\u00eb e pushtetit t\u00eb tij. Nuk ka asgj\u00eb personale n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. Secili n\u00eb llogoren e tij.\/TEMA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Ndryshimi i gati gjysm\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb nga kryeministri Edi Rama i ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur. T\u00eb pak\u00ebnaqurit e m\u00ebdhenj duken opozitar\u00ebt. Nuk e di \u00e7far\u00eb i kishte shtyr\u00eb t\u00eb besonin se Rama do shkelte vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe do ta mbante t\u00eb pezulluar Belinda Ballukun. Aq shum\u00eb po u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73421","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73421"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73421\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}