{"id":73406,"date":"2026-02-27T18:48:43","date_gmt":"2026-02-27T18:48:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/tenderat-35-vite-burg-po-per-30-te-vraret-ne-gerdec-e-21-janar-sa-jep-spak\/"},"modified":"2026-02-27T18:48:43","modified_gmt":"2026-02-27T18:48:43","slug":"tenderat-35-vite-burg-po-per-30-te-vraret-ne-gerdec-e-21-janar-sa-jep-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/tenderat-35-vite-burg-po-per-30-te-vraret-ne-gerdec-e-21-janar-sa-jep-spak\/","title":{"rendered":"\u2018Tenderat\u2019, 35 vite burg, po p\u00ebr 30 t\u00eb vrar\u00ebt n\u00eb G\u00ebrdec e 21 janar sa jep SPAK?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama ritheksoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte nevoj\u00ebn p\u00ebr disa nd\u00ebrhyrje ligjore n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe p\u00ebrafruar me standardet e vendeve t\u00eb BE. N\u00eb konsultim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, kuptohet!<\/p>\n<p>Kreu i mazhoranc\u00ebs adresoi shum\u00eb kritika n\u00eb drejtim t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb fjalimin prej m\u00eb pak se dy or\u00ebsh, q\u00eb mbajti n\u00eb mbledhjen e grupit t\u00eb PS, teksa e quajti drejt\u00ebsin\u00eb e re si investimin m\u00eb t\u00eb madh strategjik q\u00eb PS ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Rama, paralajm\u00ebroi p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb reform\u00eb, pa prekur pavar\u00ebsin\u00eb e SPAK dhe GJKKO, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se dhe sikur \u201c100 her\u00eb t\u00eb kthehej mbrapsht, po 100 her\u00eb do t\u00eb zgjidhte reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi me t\u00eb gjitha t\u00eb mirat e t\u00eb k\u00ebqijat e ardhura prej saj\u201d.<\/p>\n<p>Para deputet\u00ebve socialist\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit qeveritar, kryeministri evidentoi publikisht 7 \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat priten ndryshime ligjore nga ana e k\u00ebsaj mazhorance, pa p\u00ebrkashtuar dhe konsensusin e opozit\u00ebs, duke theksuar se \u00e7do ndryshim do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ku drafti i ndryshimeve do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb \u2018ok\u2019 nga Komisioni Europian.<\/p>\n<p>Rama tha se n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb maxhoranc\u00ebs socialiste do t\u00eb jen\u00eb ndryshime ligjore q\u00eb n\u00eb thelb kan\u00eb politik\u00ebn penale, \u201cngritja e piedestalit t\u00eb shembur t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb\u201d, si\u00e7 e quajti ai, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas me procedurat penale, garancit\u00eb juridike p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit civil, d\u00ebnimet alternative, rregullimi i kufijve mes \u00e7\u00ebshtjeve penale dhe atyre administrative, si dhe paraburgimet. Kryeministri tha se do t\u00eb p\u00ebrcaktohen kufij t\u00eb qart\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se disa vepra penale do t\u00eb duhet t\u00eb cil\u00ebsohen administrative, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb rasti i shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb e akuzo kjo e fundit, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018hapje krahu\u2019 nga prokuror\u00ebt, q\u00eb nuk dalin pa d\u00ebnime n\u00eb k\u00ebrkesat e tyre, aq m\u00eb tep\u00ebr kur me ligj kan\u00eb n\u00ebn hyq\u00ebm dhe gjyqtar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt japin vler\u00ebsimet zyrtare p\u00ebr pun\u00ebn e tyre si dhe i p\u00ebrgjojn\u00eb deri n\u00eb detaje, sikurse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb!<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Rama nuk ka munguar t\u00eb shprehet dhe n\u00eb terma konkret\u00eb, ku pa hyr\u00eb n\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritje, mund t\u00eb evidentojm\u00eb rastin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr arrestimin e Ballukut, t\u00eb Kar\u00e7anit, zgjedhja fundore p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm arreste me burg, apo dhe lincimi q\u00eb b\u00ebhet ndaj t\u00eb t\u00eb akuzuarve p\u00ebrmes \u2018rrjedhjes\u2019 selektive t\u00eb informacioneve nga dosjet n\u00eb ngarkim t\u00eb tyre! Teksa ka deklaruar m\u00eb se nj\u00ebher\u00eb se pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit nuk preket, Rama k\u00ebmb\u00ebnguli fort p\u00ebr rregullimet ligjore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, fakt t\u00eb cilin e kan\u00eb n\u00ebnvizuar me t\u00eb madhe si nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs ashtu dhe strukturat e BE, si kusht p\u00ebr p\u00ebrparimin e procesit t\u00eb negociatave dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Union!<\/p>\n<p>Po t\u00eb enjten e k\u00ebsaj jave, Rama b\u00ebri dhe ndryshimet n\u00eb qeveri, duke shkarkuar zv.kryeministren dhe ministren t\u00eb Infrastruktur\u00ebs e Energjis\u00eb Belinda Balluku, ministrin e Mbrojtjes Pirro V\u00ebngu dhe ministr\u00ebn p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme Elisa Spiropali! Solli emra t\u00eb rinj, apo b\u00ebri rrokad\u00eb n\u00eb dikastere, duke ngritur n\u00eb postin e numrit dy t\u00eb qeveris\u00eb Albana Ko\u00e7iun, minist\u00ebr t\u00eb Jasht\u00ebm diplomatin Ferit Hoxha, minist\u00ebr Mbrojtje Ermal Nufin, minist\u00ebr t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb Enea Karakaqin, minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm Besfort Lamallarin, minist\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Toni Gogun dhe minist\u00ebr p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Eriona Ismailin! T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb zot\u00eb n\u00eb \u00e7do pun\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, duke kontribuuar n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e qeverisjes, t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite!<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet se \u2018plot\u00ebsoi\u2019 dhe nj\u00eb \u2018d\u00ebshir\u00eb\u2019 t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr qeveri teknike, dhe sikurse n\u00ebnvizojn\u00eb jo vet\u00ebm analist\u00ebt por dhe segmente t\u00eb caktuara brenda opozit\u00ebs, \u201cBerisha ministra teknik\u00eb k\u00ebrkoi, ministra teknik\u00eb i dha dhe Rama. \u00c7far\u00eb do m\u00eb tani\u201d, Rama ia b\u00ebri t\u00eb pajutifikueshme protesta e dhunshme \u00e7do 10 dit\u00eb n\u00eb buleverd Berish\u00ebs! I ka dh\u00ebn\u00eb Berish\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb madje, q\u00eb t\u00eb mos ekspozoj\u00eb munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes para publikut shqiptar!!<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej kritikave t\u00eb Ram\u00ebs, p\u00ebrtej nismave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimet e duhura n\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, sipas k\u00ebrkesave dhe t\u00eb BE dhe p\u00ebrshtatjen e tyre me legjislacionin evropian, sidomos p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb hetimit, gjykimit e kollajll\u00ebkut t\u00eb vendimeve \u2018paket\u00eb\u2019 SPAK-GJKKO p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar k\u00ebdo n\u00eb paraburgim, pastaj p\u00ebr t\u00eb g\u00ebrmuar e gjetur prova dhe fakte p\u00ebr ta d\u00ebnuar, ajo q\u00eb \u2018k\u00ebrcet\u2019 \u00ebsht\u00eb sjellja e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, gjat\u00eb hetimit e gjykimit! Rastet e zbardhura dhe p\u00ebr mediat, kan\u00eb mjaftuar p\u00ebr ta ilustruar shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, prokuror\u00ebt e gjyqtar\u00ebt sillen m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb trup\u00eb nd\u00ebshkimor\u00eb e represive ndaj kujtdo t\u00eb cilit ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb \u2018syrin\u2019 p\u00ebr ta d\u00ebnuar! Pasi po vertetohet dita dit\u00ebs se SPAK-u ka krijuar v\u00ebrtet probleme me anashkalimin e standardeve t\u00eb hetimit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu dhe aplikimin e shantazhit dhe paraburgimit, lincimin publik p\u00ebrmes \u2018zarave\u2019 q\u00eb p\u00ebr fatin e keq ka dhe n\u00eb mediat shqiptare, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur te objektivi i vendosur q\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb mendjen e tyre ndaj nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje apo personi t\u00eb caktuar t\u00eb futur n\u00eb \u2018rreth\u2019, q\u00eb \u00ebsht\u00eb plasja n\u00eb burg e atyre q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u2019u \u2018dh\u00ebmbin syt\u00eb\u2019 kur i shohin! \u00c7\u00ebshtje humori me nj\u00eb fjal\u00eb!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb pasi, shumica e hetimeve t\u00eb SPAK nuk ka nisur duke u bazuar prova t\u00eb r\u00ebna n\u00eb dor\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, sipas rregullave ligjore q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me nj\u00eb hetim t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, por nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrzgjedh prokurori dhe pastaj pasi shp\u00ebrndan flet\u00eb-arreste, bastisje sht\u00ebpish dhe shantazhon d\u00ebshmitar\u00eb, fillon t\u00eb form\u00ebsoj\u00eb hap pas hapi dosjen penale, t\u00eb cil\u00ebn duhej ta kishte kopsitur q\u00eb m\u00eb par\u00eb se sa t\u00eb k\u00ebrkonte arrestin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb rastin e paraburgimit t\u00eb Veliajt, n\u00eb rastin e Beqajt, ish krer\u00ebve t\u00eb bashkive, apo n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb fundit, at\u00eb t\u00eb ish zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila u akuzua p\u00ebr pabarazi n\u00eb tendera p\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb! P\u00ebr t\u00eb cilin, pasi u k\u00ebrkua pezullimi nga detyra, goditja e vendimit t\u00eb GJKKO nga kryeministri n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00ebn argumentin e shkeljes s\u00eb kompetencave, e adhnoi aq shum\u00eb SPAK-un, prokurori i t\u00eb cilit \u2018e r\u00ebndoi\u2019 m\u00eb fort \u2018dor\u00ebn\u2019 duke k\u00ebrkuar tashm\u00eb leje p\u00ebr arrestimin e saj, pasi ka shtuar akuza t\u00eb reja t\u00eb pap\u00ebrmendura m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb me Ballukun t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet rasti i ish ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri, t\u00eb cilin \u2018mezi\u2019 arrit\u00ebn ta d\u00ebnonin p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, pasi akuzat p\u00ebr grup t\u00eb strukturuar kriminal ran\u00eb, pasi dhe gjykata, sado e trembur nga SPAK, nuk mund ta kap\u00ebrdinte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr ta pranuar nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb nuk q\u00ebndronte, ajo q\u00eb duam t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb \u00ebsht\u00eb se akuzat ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb variojn\u00eb sipas humorit t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm! T\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb q\u00eb nga ata q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur e deri tek d\u00ebshmitar\u00ebt, me th\u00ebnie t\u00eb tipit do t\u00eb kalbesh n\u00eb burg, q\u00eb t\u00eb mos e shoh\u00ebsh kurr\u00eb drit\u00ebn e diellit, apo paralajm\u00ebrime t\u00eb tilla, si ajo q\u00eb do t\u2019i shoh\u00ebsh f\u00ebmij\u00ebt nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vit vet\u00ebm p\u00ebrmes qelis\u00eb s\u00eb burgut, do t\u00eb t\u00eb harrojn\u00eb n\u00eb burg duke t\u00eb t\u00eb hedhur \u00e7el\u00ebsat n\u00eb det, k\u00ebrc\u00ebnime k\u00ebto q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur tek t\u00eb akuzuarit dhe te d\u00ebshmitar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sipas tyre, shantazhohen n\u00ebn moton e hetuesis\u00eb s\u00eb komunizmit, \u201ctrego ato q\u00eb duam ne, se ke leht\u00ebsira\u2019, teksa tregohet krahu, deri n\u00eb rr\u00ebz\u00eb, i \u2018leht\u00ebsirave\u2019!<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u2019u rikthyer tek rasti \u201cBalluku\u2019, rasti m\u00eb i fresk\u00ebt p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb si \u2018kampion\u2019 p\u00ebr analiz\u00ebn ton\u00eb, po evidentohet leht\u00ebsisht fakti i k\u00ebrc\u00ebnimeve nga ana e prokuror\u00ebve, teksa sheh se \u00e7far\u00eb deklaruan n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve, ku u n\u00ebnvizua pa paraqitur ndonj\u00eb prov\u00eb reale se, pozita procedurale e Ballukut \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar ndjesh\u00ebm krahasuar me faz\u00ebn fillestare t\u00eb hetimit. Duke rritur ndjesh\u00ebm, sipas tyre, edhe d\u00ebnimin maksimal q\u00eb ajo rrezikon. Nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb m\u00eb par\u00eb, as n\u00eb komisionet parlamentare dhe as n\u00eb p\u00ebrballjen me t\u00eb akuzuarit!<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr autorizimin e arrestimit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e SPAK jan\u00eb shprehur se \u201cn\u00eb situat\u00ebn kur i k\u00ebrkuar masa e par\u00eb ndaj znj. Balluku rrezikonte deri n\u00eb 10 vite burg; sot q\u00eb flasim situata e saj \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar, dhe me akuzat e prokuroris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment znj. Balluku rrezikon deri n\u00eb 35 vite burg\u201d. Deklarata u b\u00eb para deputet\u00ebve, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit, si pjes\u00eb e argumentimit t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr ashp\u00ebrsimin e akuzave dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn e nj\u00eb mase m\u00eb t\u00eb fort\u00eb sigurie, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn parlamentit i k\u00ebrkohet autorizim p\u00ebr arrestim. I caktuan dhe vitet!<\/p>\n<p>Narrativa e p\u00ebrdorur nga ana e SPAK p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e mazhoranc\u00ebs, ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e ngjashme p\u00ebr fatin e keq, me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur dhe prokuror\u00ebt special\u00eb ndaj Hashim Tha\u00e7it dhe tre drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K n\u00eb Hag\u00eb, teksa i kan\u00eb akuzuar p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit! Dhe ata plot 45 vite k\u00ebrkuan n\u00eb pretenc\u00ebn e tyre p\u00ebr kat\u00ebr ish drejtuesit e U\u00c7K dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb skandal nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe q\u00eb i varros p\u00ebr s\u00eb gjalli n\u00eb burgjet e Evrop\u00ebs ish komandant\u00ebt! Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb akuzat e d\u00ebshmitar\u00ebve rrejsh\u00ebm, deklarata t\u00eb rrejshme t\u00eb marra nga Serbia e deri tek marr\u00ebzira t\u00eb till\u00eb, si vjedhja e nj\u00eb \u2018m\u00ebzati\u2019, sikurse ishte akuzat e nj\u00ebr\u00ebs prej \u2018viktimave\u2019 q\u00eb u p\u00ebrdor nga Haga kund\u00ebr ish komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K!<\/p>\n<p>Dhe prokuror\u00ebt e SPAK, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb tender, pabarazi n\u00eb tendera me nj\u00eb fjal\u00eb, prokurori k\u00ebrkon 35 vite burg p\u00ebr Ballukun! Themi se k\u00ebrkon, pasi prokuror\u00ebve u \u2018shp\u00ebtoi\u2019 nj\u00eb mas\u00eb e till\u00eb d\u00ebnimi q\u00eb kan\u00eb n\u00eb mendjen e tyre! Menduan me z\u00eb, me nj\u00eb fjal\u00eb! Pavar\u00ebsisht se kjo akuz\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb shum\u00eb \u2018stacione\u2019 p\u00ebr t\u2019u pranuar, p\u00ebrball\u00eb pal\u00ebs s\u00eb akuzuar dhe ku gjykata, shpresojm\u00eb se do t\u00eb loz\u00eb rolin e arbitrit t\u00eb paansh\u00ebm n\u00eb gjykimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, do t\u00eb jap\u00eb vendimin e drejt\u00eb!<\/p>\n<p>Situata r\u00ebndohet akoma m\u00eb tep\u00ebr teksa e krahason dhe me masat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb \u2018mendje\u2019 prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb nga radh\u00ebt e politik\u00ebs! Sepse teksa d\u00ebgjon paralajm\u00ebrimin e l\u00ebshuar p\u00ebr Ballukun, n\u00ebse b\u00ebn krahasimin e nj\u00eb pabarazie n\u00eb tender, ndon\u00ebse e paprovuar dhe pa ndonj\u00eb fakt sipas t\u00eb gjitha informacioneve t\u00eb publikuara deri m\u00eb tani, k\u00ebrkon 35 vite burg, imagjinoni sa i bie t\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr ish kryeministrin Sali Berisha, vet\u00ebm p\u00ebr shp\u00ebrthimin e municioneve n\u00eb biznesin e t\u00eb birit n\u00eb G\u00ebrdec ku humb\u00ebn jet\u00ebn 26 njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, si dhe p\u00ebr 4 vrasjet n\u00eb bulevard nga Garda para kryeministris\u00eb m\u00eb 21 janar 2011, teksa u q\u00ebllua n\u00eb \u2018mish\u2019 me urdh\u00ebr nga lart, ndaj protestuesve t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme!<\/p>\n<p>Pra, sa vite burg k\u00ebrkon SPAK p\u00ebr Berish\u00ebn, p\u00ebr vrasjen e 30 njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm, nga dora e shtetit! G\u00ebrdeci e \u201821 janari\u2019 jan\u00eb quajtur dhe zyrtarisht krime shtet\u00ebrore! D\u00ebnim me vdekje nuk kemi n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00ebse do t\u00eb vijohej me kutin q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pabarazi n\u00eb tendera, n\u00ebse vertetohet akuza n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, pra duke protur fundin e hetimit e jo pretenc\u00eb e dh\u00ebn\u00eb qesim pa filluar ende hetimi, t\u00eb k\u00ebrkohet 35 vite burg, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr 30 t\u00eb vrar\u00ebt nga dora e shtetit t\u00eb Berish\u00ebs i bie q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohen t\u00eb pakt\u00ebn 30 d\u00ebnime t\u00eb p\u00ebrjetshme p\u00ebr t\u00eb njejtin person! Pa p\u00ebrfshir\u00eb brenda hetimin e pasuris\u00eb, afer\u00ebn \u201cPartizani\u2019 apo \u2018Rrug\u00ebn e Kombit\u2019!<\/p>\n<p>T\u00eb kuptohemi, nuk pretendojm\u00eb q\u00eb prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb deklarojn\u00eb vite burg p\u00ebr Berish\u00ebn, n\u00eb lidhje me akuzat q\u00eb ka n\u00eb kurriz dhe q\u00eb po hetohen! Nuk \u2018guxojm\u00eb\u2019 t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb kaq shum\u00eb nga pjestar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb nuk arrijn\u00eb as t\u2019i p\u00ebrmendin emrin Berish\u00ebs! Fjal\u00ebn e kemi p\u00ebr standardin e dyfisht\u00eb q\u00eb po p\u00ebrdor drejt\u00ebsia e re, p\u00ebr t\u00eb artikuluar ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim! P\u00ebr Berish\u00ebn apo dhe dh\u00ebndrin e tij, si dhe p\u00ebr t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb nga radh\u00ebt e opozit\u00ebs, SPAK nuk ka artikuluar asnj\u00ebher\u00eb se sa vite burg k\u00ebrkon apo i takojn\u00eb! S\u00ebpaku deri m\u00eb tani, si paralajm\u00ebrim k\u00ebrc\u00ebnues! Mos e dh\u00ebnt\u00eb zoti q\u00eb k\u00ebto hetime t\u00eb mos zvarriten deri n\u00eb am\u00ebshimin e Berish\u00ebs, pasi do t\u00eb mbylleshin \u00e7\u00ebshtjet, pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb akuzuarin, duke l\u00ebn\u00eb Sh\u00ebn Pjetrin p\u00ebr ta \u2018ndar\u00eb\u2019 k\u00ebt\u00eb pun\u00eb q\u00eb tek porta, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb ferr apo n\u00eb parajs\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Kryeministri Edi Rama ritheksoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte nevoj\u00ebn p\u00ebr disa nd\u00ebrhyrje ligjore n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe p\u00ebrafruar me standardet e vendeve t\u00eb BE. N\u00eb konsultim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, kuptohet! Kreu i mazhoranc\u00ebs adresoi shum\u00eb kritika n\u00eb drejtim t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb fjalimin prej m\u00eb pak se dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73406","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73406"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73406\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}