{"id":73372,"date":"2026-02-27T15:49:08","date_gmt":"2026-02-27T15:49:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/vkm-ngrihet-inspektorati-qendror-i-arsimit-parauniversitar-ne-varesi-te-ministrit-te-arsimit\/"},"modified":"2026-02-27T15:49:08","modified_gmt":"2026-02-27T15:49:08","slug":"vkm-ngrihet-inspektorati-qendror-i-arsimit-parauniversitar-ne-varesi-te-ministrit-te-arsimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/vkm-ngrihet-inspektorati-qendror-i-arsimit-parauniversitar-ne-varesi-te-ministrit-te-arsimit\/","title":{"rendered":"VKM\/ Ngrihet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrit t\u00eb Arsimit"},"content":{"rendered":"<p>Me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave do t\u00eb krijohet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, i cili do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit.<\/p>\n<p>Inspektorati do t\u00eb verifikoj\u00eb pajtueshm\u00ebrin\u00eb e e veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit parauniversitar me kuadrin rregullator n\u00eb fuqi dhe unifikimin e praktikave.<\/p>\n<p>Gjithashtu do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrmbushjen e kritereve t\u00eb licencimit dhe t\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve arsimore private n\u00eb fush\u00ebn e arsimit parauniversitar dhe propozon d\u00ebnime n\u00eb rast shkeljeje. Inspektorati do t\u00eb hartoj\u00eb program vjetor e mujor p\u00ebr arsimin parauniversitar, si dhe program p\u00ebr inspektimin.<\/p>\n<p>V E N D I M P\u00cbR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSPEKTORATIT QENDROR T\u00cb ARSIMIT PARAUNIVERSITAR<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb nenit 6, t\u00eb ligjit nr.90\/2012, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 1, t\u00eb nenit 26, t\u00eb ligjit nr.99\/2024, \u201cP\u00ebr inspektimin n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, dhe t\u00eb pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 25, t\u00eb ligjit nr.69\/2012, \u201cP\u00ebr sistemin arsimor parauniversitar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, me propozimin e ministrit t\u00eb Arsimit, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p>V E N D O S I:<\/p>\n<p>I. DISPOZITA T\u00cb P\u00cbRGJITHSHME<\/p>\n<p>1. Krijimin e Inspektoratit Qendror t\u00eb Arsimit Parauniversitar (n\u00eb vijim IQAP), i cili organizohet dhe funksionon si person juridik publik, buxhetor, me seli n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>2. IQAP-i financohet nga buxheti i shtetit dhe burime t\u00eb tjera t\u00eb ligjshme, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi. Buxheti i IQAP-it p\u00ebrb\u00ebn z\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb buxhetin e ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>3. IQAP-i ka p\u00ebr mision garantimin e respektimit t\u00eb k\u00ebrkesave ligjore n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet arsimore parauniversitare n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebp\u00ebrmjet inspektimit n\u00eb arsimin parauniversitar.<\/p>\n<p>II. P\u00cbRGJEGJ\u00cbSIT\u00cb FUNKSIONALE DHE DETYRAT E  INSPEKTORATIT QENDROR T\u00cb ARSIMIT PARAUNIVERSITAR<\/p>\n<p>1. IQAP-i ka k\u00ebto funksione:<\/p>\n<p>a) Verifikon pajtueshm\u00ebrin\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit parauniversitar me kuadrin rregullator n\u00eb fuqi, n\u00ebp\u00ebrmjet inspektimit;<\/p>\n<p>b) Siguron unifikimin e praktikave t\u00eb inspektimit n\u00eb fush\u00ebn e arsimit parauniversitar.<\/p>\n<p>2. IQAP-i, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb misionit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive funksionale t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ofrimin dhe sigurimin e sh\u00ebrbimit arsimor n\u00ebp\u00ebrmjet ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb inspektimit dhe kryen detyrat, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>a) Vler\u00ebson p\u00ebrmbushjen e kritereve t\u00eb licencimit dhe t\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve arsimore private n\u00eb fush\u00ebn e arsimit parauniversitar, si dhe i propozon ministrit d\u00ebnimin administrativ plot\u00ebsues t\u00eb pezullimit apo heqjes s\u00eb licenc\u00ebs p\u00ebr ushtrimin e veprimtaris\u00eb;<\/p>\n<p>b) Planifikon veprimtarin\u00eb e inspektimit n\u00eb arsimin parauniversitar dhe harton programin vjetor e mujor, si dhe raportin vjetor t\u00eb inspektimit, sipas parashikimeve t\u00eb ligjit p\u00ebr inspektimin dhe at\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit parauniversitar;<\/p>\n<p>c) Informon publikun p\u00ebr veprimtarin\u00eb e inspektimit dhe vendimet e marra;<\/p>\n<p>\u00e7) \u00c7do detyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb parashikuar n\u00eb kuadrin ligjor p\u00ebr inspektimin dhe at\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit parauniversitar.<\/p>\n<p>III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I INSPEKTORATIT QENDROR T\u00cb ARSIMIT PARAUNIVERSITAR<\/p>\n<p>1. IQAP-i organizohet n\u00eb nivel qendror dhe ushtron juridiksion n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet inspektor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt  atashohen edhe pran\u00eb drejtorive rajonale t\u00eb arsimit parauniversitar.<\/p>\n<p>2. Veprimtaria e IQAP-it drejtohet nga kryeinspektori, i cili e p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb tret\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr organizimin, funksionimin, si dhe p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe efektivitetin e veprimtaris\u00eb s\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>3. Kryeinspektori i IQAP-it ka k\u00ebto detyra dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi:<\/p>\n<p>a) Em\u00ebron pas paraqitjes s\u00eb list\u00ebs me kandidat\u00ebt fitues nga komisioni i rekrutimit dhe ecuris\u00eb n\u00eb karrier\u00eb, i ngritur n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin p\u00ebr inspektimin, dhe liron nga detyra inspektor\u00ebt e IQAP-it,  sipas parashikimeve n\u00eb kuadrin ligjor n\u00eb fuqi;<\/p>\n<p>b) Em\u00ebron dhe liron nga detyra punonj\u00ebsit administrativ\u00eb t\u00eb IQAP-it;<\/p>\n<p>c) Zbaton dhe administron buxhetin e miratuar t\u00eb IQAP-it, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi, dhe p\u00ebrgatit projektbuxhetin p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, t\u00eb cilin ia p\u00ebrcjell ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr arsimin, pas marrjes s\u00eb mendimit k\u00ebshillimor t\u00eb inspektorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm;<\/p>\n<p>\u00e7) Nxjerr urdhra dhe udh\u00ebzime p\u00ebr veprimtarin\u00eb e strukturave t\u00eb IQAP-it n\u00eb fush\u00ebn e inspektimit arsimor parauniversitar;<\/p>\n<p>d) Bashk\u00ebrendon veprimtarin\u00eb e IQAP-it me organet qendrore dhe organet e tjera shtet\u00ebrore n\u00eb fush\u00ebn e arsimit parauniversitar;<\/p>\n<p>dh) Siguron kontakte me organe homologe dhe organizata t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me mir\u00ebfunksionimin e IQAP-it;<\/p>\n<p>e) Siguron zbatimin e akteve ligjore e n\u00ebnligjore, q\u00eb rregullojn\u00eb veprimtarin\u00eb e inspektimit arsimor parauniversitar, dhe kontrollon zbatimin e tyre nga strukturat inspektuese;<\/p>\n<p>\u00eb) Merr masat menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr zbatimin e vendimeve t\u00eb komisionit disiplinor ndaj inspektor\u00ebve;<\/p>\n<p>f) Propozon pran\u00eb ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr arsimin dhe Inspektoratit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ndryshime n\u00eb aktet ligjore e n\u00ebnligjore, me q\u00ebllim plot\u00ebsimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>4. Kryeinspektori i IQAP-it p\u00ebrgjigjet dhe raporton drejtp\u00ebrdrejt pran\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr arsimin, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur ministri ka p\u00ebrcaktuar shprehimisht, me urdh\u00ebr, nj\u00eb nj\u00ebsi tjet\u00ebr raportimi n\u00eb aparatin e ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr arsimin dhe Inspektoratit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr veprimtarin\u00eb inspektuese.<\/p>\n<p>5. Marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs s\u00eb kryeinspektorit dhe inspektor\u00ebve t\u00eb IQAP-it rregullohen sipas dispozitave t\u00eb Kodit t\u00eb Pun\u00ebs, dispozitave t\u00eb ligjit p\u00ebr inspektimin dhe akteve n\u00ebnligjore, n\u00eb zbatim t\u00eb tij. Marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb administrativ\u00eb t\u00eb IQAP-it rregullohen sipas dispozitave t\u00eb Kodit t\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>6. Struktura dhe organika e IQAP-it miratohen me urdh\u00ebr t\u00eb Kryeministrit, sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>7. IQAP-i identifikohet me stem\u00ebn, logon dhe vul\u00ebn zyrtare.<\/p>\n<p>8. Stema e IQAP-it p\u00ebrb\u00ebhet nga stema e Republik\u00ebs dhe sh\u00ebnimet: \u201cRepublika e Shqip\u00ebris\u00eb, Ministria e Arsimit, Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar\u201d, n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrcaktimet e vendimit nr.474, dat\u00eb 10.7.2003, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb stem\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, si dhe raportin e p\u00ebrmasave t\u00eb saj\u201d, t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>9. Vula e IQAP-it ka form\u00ebn dhe elementet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 2, t\u00eb vendimit nr.390, dat\u00eb 6.8.1993, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes s\u00eb vulave zyrtare\u201d, t\u00eb ndryshuar. Vula e IQAP-it p\u00ebrmban dhe sh\u00ebnimin identifikues \u201cInspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar\u201d.<\/p>\n<p>10. Vula e IQAP-it prodhohet, administrohet dhe ruhet n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE T\u00cb FUNDIT<\/p>\n<p>1. Funksionet inspektuese t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arsimit Parauniversitar dhe drejtorive rajonale t\u00eb arsimit parauniversitar transferohen pran\u00eb IQAP-it, sipas parimeve t\u00eb ligjit nr.99\/2024, \u201cP\u00ebr inspektimin n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>2. Deri n\u00eb fillimin e funksionimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb IQAP-it, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb k\u00ebtij vendimi, Agjencia Komb\u00ebtare e Arsimit Parauniversitar dhe drejtorit\u00eb rajonale t\u00eb arsimit parauniversitar vazhdojn\u00eb funksionimin e tyre, sipas strukturave dhe organikave t\u00eb miratuara.<\/p>\n<p>3. Ngarkohen ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr arsimin dhe inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb marrin masat p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e struktur\u00ebs e t\u00eb organik\u00ebs s\u00eb IQAP-it, si dhe p\u00ebr ndjekjen e procedurave t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb kryeinspektorit, sipas kuadrit ligjor n\u00eb fuqi, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>4. Punonj\u00ebsit e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arsimit Parauniversitar dhe t\u00eb drejtorive rajonale t\u00eb arsimit parauniversitar, q\u00eb ushtrojn\u00eb  funksione inspektimi, vijojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs pran\u00eb Inspektoratit Qendror t\u00eb Arsimit Parauniversitar, sipas struktur\u00ebs dhe organik\u00ebs q\u00eb do t\u00eb miratohet.<\/p>\n<p>5. Ngarkohen Inspektorati i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr arsimin t\u00eb siguroj\u00eb ambientet, infrastruktur\u00ebn dhe mjetet e nevojshme p\u00ebr ushtrimin e veprimtaris\u00eb nga ana e IQAP-it.<\/p>\n<p>6. N\u00eb vendimin nr.99, dat\u00eb 27.2.2019, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr krijimin, m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit e t\u00eb funksionimit t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arsimit Parauniversitar\u201d, t\u00eb ndryshuar, b\u00ebhen ndryshimet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>a) N\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb kreut II, dhe n\u00eb shkronj\u00ebn \u201ca\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 8, t\u00eb  kreut III, fjal\u00ebt \u201c\u2026 dhe inspektimit \u2026\u201d hiqen;<\/p>\n<p>b) Pika 5, e kreut II, shfuqizohet.<\/p>\n<p>7. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Inspektorati i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Agjencia Komb\u00ebtare e Arsimit Parauniversitar dhe Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave do t\u00eb krijohet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, i cili do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. Inspektorati do t\u00eb verifikoj\u00eb pajtueshm\u00ebrin\u00eb e e veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit parauniversitar me kuadrin rregullator n\u00eb fuqi dhe unifikimin e praktikave. Gjithashtu do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrmbushjen e kritereve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73372","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73372"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73372\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}