{"id":7336,"date":"2025-02-27T17:58:13","date_gmt":"2025-02-27T17:58:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/27\/afera-me-dherat-te-inceneratori-i-tiranes-bashkia-tirane-ne-sherbim-te-koncesionarit\/"},"modified":"2025-02-27T17:58:13","modified_gmt":"2025-02-27T17:58:13","slug":"afera-me-dherat-te-inceneratori-i-tiranes-bashkia-tirane-ne-sherbim-te-koncesionarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/27\/afera-me-dherat-te-inceneratori-i-tiranes-bashkia-tirane-ne-sherbim-te-koncesionarit\/","title":{"rendered":"Afera me dherat te Inceneratori i Tiran\u00ebs, Bashkia Tiran\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb koncesionarit"},"content":{"rendered":"<p>Materiale dhe dokumente hedhin drit\u00eb mbi grop\u00ebn financiare t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe nj\u00eb skem\u00eb tjet\u00ebr zhvat\u00ebse e njohur si afera e dherave.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka mbyllur hetimet p\u00ebr procedur\u00ebn e dh\u00ebnies me koncesion t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa vazhdojn\u00eb hetimet p\u00ebr zbatimin e kontrat\u00ebs. SPAK akuzon 13 persona p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr inceneratorin, mes tyre dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb si ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti i PS Alqi Bllako dhe 2 ish-drejtor\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb shkuar u l\u00ebshuan dhe 8 urdh\u00ebr arreste t\u00eb tjera p\u00ebr disa biznesmen\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb Integrated Energy, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se bashk\u00eb me Mirel M\u00ebrtirin dhe Klodian Zoton kan\u00eb pastruar 20 milion euro.<\/p>\n<p>Agjencia e Pronave t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara ka gjetur n\u00eb ark\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs vet\u00ebm 40 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa vlera e investimeve t\u00eb realizuara n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs sipas regjistrave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb rezultonte 23.3 milion euro, nga 140.9 milion euro me TVSH q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb ishte investimi i plot\u00eb. Gjat\u00eb viteve t\u00eb operimit, deri n\u00eb korrik 2023 koncesionari kishte ark\u00ebtuar 105 milion euro nga bashkit\u00eb e qarkut Tiran\u00eb, ku shumic\u00ebn e kishte bashkia e kryeqytetit me 66 milion euro dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr privat\u00ebt q\u00eb depozitonin inertet.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nga konfirmimi i dh\u00ebn\u00eb nga Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe<br \/>\nKonfiskuara, rezulton se vlera e investimeve t\u00eb kryera dhe t\u00eb raportuara pran\u00eb Autoritetit Kontraktor deri m\u00eb dat\u00eb 31 korrik 2023 nga shoq\u00ebria koncesionare \u2018Integrated Energy\u2019 \u00ebsht\u00eb 23.3 milion euro nga 140.9 milion euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb vlera totale e investimeve p\u00ebr t\u2019u kryer referuar lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit. Shoq\u00ebria ka kryer vet\u00ebm 18% t\u00eb investimeve<\/em>\u201d,\u00a0 thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb bilancit t\u00eb vitit 2023 i depozituar nga administratori shtet\u00ebror, kompania e \u00a0sekuestruar Integrated Energy rezulton se ka 24 milion euro detyrime n\u00eb form\u00ebn e kredive dhe taksa t\u00eb pashlyera, nd\u00ebrsa jan\u00eb t\u00ebrhequr si parapagimeve 23 milion euro t\u00eb tjera. Vitin 2023 Integrated Energy realizoi t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 15 milion euro, nga ku 40% e tyre ose 6.1 milion euro ishte fitim neto. N\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrdorej ky marzh fitimi me ark\u00ebtimet 140 milion euro q\u00eb ka marr\u00eb inceneratori i Tiran\u00ebs deri m\u00eb sot, duke llogaritur investimet por dhe parapagimet, do t\u00eb rezultonin 50 milion euro t\u00eb zhdukura!<\/p>\n<p>SPAK nuk ka rezultuar efi\u00e7ent n\u00eb gjetjen e parave dhe pse ka gjurmuar disa transaksione q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt firm\u00ebs m\u00ebm\u00eb n\u00eb Holand\u00eb Geogenix, si dhe nj\u00eb vlere prej 28 milion euro e cila \u00ebsht\u00eb faturuar nga kompania \u201cIntegrated Technology Services\u201d e Klodian Zotos p\u00ebr punime n\u00eb incinerator, por q\u00eb kontrata q\u00eb kjo firm\u00eb kishte me Integrated Energy ishte 2 her\u00eb m\u00eb pak, 15 milion euro. Mosp\u00ebrputhje ka patur dhe me disa pagesa t\u00eb b\u00ebra nga inceneratori i Tiran\u00ebs n\u00eb drejtim t\u00eb firm\u00ebs \u2018ITS\u2019 t\u00eb Klodian Zotos. Gjurm\u00eb pagesash jan\u00eb konstatuar dhe drejt Bullgaris\u00eb, Lituanis\u00eb, Portugalis\u00eb dhe Turqis\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Angli ka refuzuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb transaksionet.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nga aktet e administruara rezulton se nga ana e shoq\u00ebris\u00eb koncesionare \u2018Integrated Energy\u2019 jan\u00eb transferuar shuma t\u00eb konsiderueshme n\u00eb drejtim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb holandeze \u2018Geogenix BV\u2019 n\u00eb llogarit\u00eb bankare q\u00eb kjo shoq\u00ebri ka hapur n\u00eb shtetin e Turqis\u00eb dhe Lituanis\u00eb. P\u00ebr t\u00eb justifikuar transferimin e shumave monetare nga shoq\u00ebria koncesionare n\u00eb drejtim t\u00eb llogarive bankare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb holandeze \u2018Geogenix BV\u2019 jan\u00eb p\u00ebrdorur fatura fiktive, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb kontrate t\u00eb lidhur n\u00eb dat\u00ebn 28 qershor 2022 mes \u2018Integrated Energy\u2019 dhe \u2018Gegogenix BV\u2019, ku kjo e fundit merr p\u00ebrsip\u00ebr furnizimin me nj\u00eb pajisje trajtimi tymrash ne vler\u00ebn totale prej 3.2 milion euro, 6 muaj nga data e n\u00ebnshkrimit. Pajisja nuk ka mb\u00ebrritur dhe trajtimi i tymrave b\u00ebhet si proces pasi nis puna e inceneratorit<\/em>,\u201d thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se M\u00ebrtiri dhe Zoto p\u00ebrdornin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave q\u00eb merrnin nga inceneratori i Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb financuar punimet e inceneratorit t\u00eb Fierit. Madje n\u00eb disa raste ata kan\u00eb probleme me pagesat, ku pas marrjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs, vendosin q\u00eb fest\u00ebn q\u00eb do t\u00eb zhvillonin n\u00eb Sardenja t\u00eb Italis\u00eb ta shtyjn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Hasto\u00e7in nuk e heqim dot se jan\u00eb lek\u00ebt e veta q\u00eb ja kemi p\u00ebrdorur ka 3 jav\u00eb dhe nuk ia vonojm\u00eb dot m\u00eb. Hiq Kin\u00ebn dhe Sardenj\u00ebn dhe je n\u00eb rregull. Kur t\u00eb futen lek\u00ebt e tjera ikim n\u00eb Kin\u00eb, Sardenja ka koh\u00eb. Faleminderit<\/em>\u201d,\u00a0 thuhet n\u00eb nj\u00eb email q\u00eb M\u00ebrtiri komunikon me punonj\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr moment Mirel M\u00ebrtiri refuzon t\u00eb b\u00ebj\u00eb rritjen e pagave p\u00ebr stafin.<\/p>\n<p>\u201c<em>\u00c7una me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e madhe q\u00eb kam q\u00eb t\u2019iu jap lek\u00eb pafund k\u00ebtyre njer\u00ebzve, po ju sjell n\u00eb kujtes\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk i pres me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb episode t\u00eb tjera rrogat e punonj\u00ebsve shkurtohen p\u00ebr mosrespektim t\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c<em>P\u00ebrsh\u00ebndetje, p\u00ebr moszbatimin e emailit t\u00eb m\u00ebposht\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb kompanis\u00eb \u2018S&amp;E\u2019 do t\u2019i hiqet paga p\u00ebr muajin korrik me 10 000 lek\u00eb. Gjith\u00eb t\u00eb mirat<\/em>,\u201d thuhet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr email.<\/p>\n<p>Pasi nisin pagesat nga Bashkia Tiran\u00eb situata ndryshon dhe t\u00eb ardhurat p\u00ebr koncesionin rriten edhe nga nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb 3 drejtor\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Ermal Kapllanaj i Policis\u00eb Bashkiake, Taulant Tusha i drejtoris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve Publike dhe Kryeinspektori i Mjedisit Evisjon Salku, n\u00ebnshkruan me Giusepe Ciaffalgione, administratorin i inceneratorit Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rregulluar aktivitetin tregtar t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb dherave.<\/p>\n<p>\u201c<em>Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi dhe koordinimi midis Policis\u00eb Bashkiake n\u00eb funksion t\u00eb rolit q\u00eb ajo ka p\u00ebr monitorimin dhe kontrollin e territorit, Inspektoriati Shtet\u00ebror i Mjedisit, Pyjeve Ujrave dhe Turizmit n\u00eb Tiran\u00eb si institucioni me kompetenca p\u00ebr evidentimin, kontrollin dhe marrjen e masave administrative p\u00ebr shkel\u00ebsit dhe shoq\u00ebris\u00eb koncesionare \u2018Integrated Energy\u2019 si p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr menaxhimin e t\u00eb gjitha kategorive t\u00eb mbetjeve t\u00eb cilat depozitohen n\u00eb Sharr\u00eb<\/em>,\u201d thuhet n\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja bie ndesh me kontrat\u00ebn pasi Bashkia Tiran\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb autoritet kontraktor dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb tagrin e saj q\u00eb t\u00eb shpenzoj\u00eb burime njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb ardhurat e koncesionit. Nga ana tjet\u00ebr e gjith\u00eb fusha e veprimit p\u00ebr vendosjen e tarifave t\u00eb mbetjeve inerte dhe dherave ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e dyshes Mirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto.<\/p>\n<p>Fillimisht tarifa u vendos me \u00e7mimin 4 euro p\u00ebr met\u00ebr kub p\u00ebr dherat dhe 10 euro p\u00ebr met\u00ebr kub p\u00ebr inertet, m\u00eb pas k\u00ebto \u00e7mime u rishikuan duke b\u00ebr\u00eb ulje p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb depozitonin sasi t\u00eb m\u00ebdha. \u00a0T\u00eb gjitha firmat e nd\u00ebrtimit ishin t\u00eb detyruara q\u00eb t\u00eb depozitonin dherat pran\u00eb landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs dhe t\u00eb paguanin tarif\u00ebn te kompania Integrated Energy, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt penalizoheshin nga Policia Bashkiake ose Inspektoriati i Mbrojtjes s\u00eb Territorit.<\/p>\n<p>Mirel M\u00ebrtiri krijoni fillimisht nj\u00eb nj\u00ebsi m\u00eb vete brenda koncesionit me punonj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb merreshin posa\u00e7\u00ebrisht me gjurmimin e t\u00eb gjith\u00eb gropave q\u00eb do t\u00eb hapeshin p\u00ebr pallate n\u00eb Tiran\u00eb, kontrollin n\u00eb sistemin e lejeve q\u00eb jepeshin dhe m\u00eb pas do t\u00eb verifikohej n\u00ebse kishin kontrat\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Integrated Energy\u2019. Ja se \u00e7far\u00eb rezulton nga nj\u00eb email q\u00eb sekretarja e Mirel M\u00ebrtirit u ka nisur punonj\u00ebsve t\u00eb landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c<em>Punonj\u00ebsit duhet t\u00eb pajisen me bllok dhe stilolapsa q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb sh\u00ebnimet gjat\u00eb orarit t\u00eb v\u00ebzhgimit, targat dhe duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb foto. T\u00eb lexojn\u00eb kontratat me subjektet dhe t\u2019i vihet n\u00eb dispozicion \u00e7do informacion. T\u00eb piketohet e gjith\u00eb lista e objekteve t\u00eb hapura p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb dokumentohet n\u00eb dosje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. T\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrpunimi i informacionit t\u00eb d\u00ebrguar nga djemt\u00eb e ngarkuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebzhgimet. Gjat\u00eb mbar\u00ebvajtjes s\u00eb pun\u00ebs, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, t\u00eb b\u00ebhen sugjerime dhe propozime p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar procesin e v\u00ebzhgimeve. P\u00ebr \u00e7do objekt q\u00eb ka marr\u00ebveshje do vendoset nj\u00eb person n\u00eb ngarkim<\/em>\u201c.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr punonj\u00ebs i landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me:<\/p>\n<p>\u201c<em>Pas janarit 2020, jam marr\u00eb me monitorimin e shoq\u00ebrive q\u00eb operonin n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit t\u00eb cilat kishin lidhur marr\u00ebveshje me \u2018Integrated Energy\u2019 p\u00ebr depoztimin e mbetjeve, kryesisht dhera dhe inerte n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs. Procesi i monitorimit p\u00ebrb\u00ebhej nga disa faza. Si fillim n\u00eb email-in zyrtar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare vinte email nga shoq\u00ebri q\u00eb shfaqnin interes p\u00ebr depozitimin e mbetjeve. Pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs me shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, procesi i monitorimit vazhdonte me v\u00ebzhgimin n\u00eb terren t\u00eb rregullsis\u00eb dhe monitorohej n\u00ebse mbetjet i depozitonte n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs apo i hidhte dikur tjet\u00ebr. Po t\u00eb depozitoheshin n\u00eb vende t\u00eb tjera ia komunikoja kontakteve n\u00eb Policin\u00eb Bashkiake t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kontakteve n\u00eb Inspektoriatin e Mbrojtjes s\u00eb Territorit. Me shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb nuk zbatonin marr\u00ebveshjen b\u00ebhej shk\u00ebputja e marr\u00ebveshjes, nd\u00ebrsa nga ana e Policis\u00eb Bashkiake dhe Inspektoriatit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit merreshin masa administrative si gjoba t\u00eb ndryshme<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb disa emaile t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb kompanis\u00eb Integrated Energy rezulton se \u00e7mimet e dherave i vendoste Mirel M\u00ebrtiri bashk\u00eb me Klodian Zoton.<\/p>\n<p><strong>Arjola Kodra<\/strong>: \u201cP\u00ebrshendetje, t\u00eb lutem shoq\u00ebria \u201cFerro Beton &amp; Construction. Co\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn me dhe konfirmimin t\u00eb procedojm\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sjellin edhe mbetje inerte p\u00ebrve\u00e7 dheut dhe shtuf\u00ebs. \u00c7mimin p\u00ebr inertet t\u2019ia japim 20 Euro\/ton pa Tvsh apo \u00e7mimin 1000 lek\u00eb\/ton pa Tvsh q\u00eb le dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cGjikuria\u201d?<\/p>\n<p><strong>Mirel M\u00ebrtiri<\/strong>: \u201c\u00c7mimin q\u00eb ju e quani Gjikuria ishte \u00e7mimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr momentin. Faleminderit.\u201d<br \/>\nN\u00eb disa raste p\u00ebr klient\u00eb t\u00eb caktuar b\u00ebhet ulje p\u00ebr \u00e7mimin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arjola Kodra<\/strong>: \u201cMir\u00ebdita Mirel, sapo na erdhi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga Bashkia Tiran\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje referuar depozitimit t\u00eb inerteve q\u00eb do t\u00eb dalin nga shembja e godin\u00ebs ekzistuese t\u00eb Policis\u00eb Bashkiake dhe magazinave t\u00eb tjetra q\u00eb ndodhen atje dhe dheut q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb nga g\u00ebrmimi i grop\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb re. Punimet do t\u00eb realizohen nga shoq\u00ebria \u2018Arlis Nd\u00ebrtim\u2019 n\u00eb form\u00eb dhurate p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb. Bashkia ka k\u00ebrkuar dhe ne t\u2019i mb\u00ebshtesim duke mund\u00ebsuar depozitimin e inerteve dhe dherave pa pages\u00eb, si nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr realizimin e godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Policis\u00eb Bashkiake.\u201d<\/p>\n<p><strong>Denisa Tollku\u00e7i<\/strong>: \u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje, sapo m\u00eb njoftuan q\u00eb subjekti \u2018Igor Elektrik\u2019 i cili do t\u00eb depozitoj\u00eb mbetje inerte p\u00ebr llogari t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb nis\u00eb depozitimet dit\u00ebn e nes\u00ebrme. Faleminderit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mirel M\u00ebrtiri<\/strong>: \u201cVazhdoni si \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord edhe me bashkin\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtime ka dhe n\u00eb raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Arjola Kodra<\/strong>: \u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje, subjekti \u201cEdil AL-IT\u201d, ka k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb depozitim mbetjesh nga p\u00ebrfundimi i objekteve n\u00eb rrug\u00ebn Ndre Mjeda, Rezidenc\u00ebn Alba dhe Xhamia e Namazgjas\u00eb. Grafik depozitimi nuk ka paraqitur duke q\u00ebn\u00eb se ka sasi t\u00eb vog\u00ebl mbetjesh inerte dhe urbane ashtu sikurse ju kan\u00eb informuar nga vizita ne terren. Do procedojm\u00eb me lidhje akt-marr\u00ebveshje apo t\u00eb vijojm\u00eb me depozitim kundrejt pages\u00ebs me kupon tatimor?\u201d<\/p>\n<p><strong>Klodian Zoto<\/strong>: \u201cVazhdoni me depozitimin dhe p\u00ebr sasit\u00eb lajmerojini q\u00eb p\u00ebr efekt q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb kultit fetar do t\u00eb b\u00ebhet falas, pra dhurat\u00eb nga shoq\u00ebria. Ju faleminderit.\u201d<\/p>\n<p><strong>Mirel M\u00ebrtiri<\/strong>: \u201cVet\u00ebm p\u00ebr mbetjet e xhamis\u00eb.\u201d<br \/>\nP\u00ebr disa tregoheshin muskujt, sidomos kur kishte dyshime se nuk depozitonin t\u00eb gjith\u00eb sasin\u00eb e dherave.<\/p>\n<p><strong>Enigert Mita<\/strong>: \u201cP\u00ebrshendetje ! M\u00eb posht\u00eb email-i i ardhur nga subjekti \u201cSalillari\u201d p\u00ebr projektin e parkimit te 7 Xhuxhat, i n\u00ebnkontraktuar nga Bashkia Tiran\u00eb. Ky subjekt nuk ka d\u00ebrguar dokumentacionin e plot\u00eb (lejen e nd\u00ebrtimit, grafikun e depozitimeve) dhe konfirmimin p\u00ebr prezenc\u00ebn e nj\u00eb perfaq\u00ebsuesi t\u00eb \u2018Integrated Energy\u2019 n\u00eb kantier p\u00ebr vizit\u00eb. M\u00eb njoftuan p\u00ebr nisjen e depozitimeve sonte n\u00eb or\u00ebn 21:00. Si do t\u00eb veprojm\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mirel M\u00ebrtiri:<\/strong> \u201cS\u2019po m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb ky vazhdon nga p\u2026 akoma..Fshatari skraparit b\u00ebn edhe p\u2026. Ndaje Zoto \u00e7far\u00eb ke folur\u2026\u201d<\/p>\n<p>N\u00ebse kishte rezistenc\u00eb prishej kontrata dhe kompanit\u00eb nd\u00ebshkoheshin nga Policia Bashkiake ose Inspektoriati i Mbrojtjes s\u00eb Territorit.<\/p>\n<p><strong>Ilirjan Prifti<\/strong>: \u201cB\u00ebm\u00eb takimin me Merkaj. Un\u00eb e deklaroj sasin\u00eb tha 15.000 ton por q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb njeri n\u00eb kantierin tim harrojeni. Vazhdoni rrini skutave si\u00e7 keni q\u00ebndruar dhe mos i zgjoni k\u00ebta t\u00eb mjedisit n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs. Mos e trashni dhe shum\u00eb se shqiptar\u00eb jemi dhe p\u00ebrplasen dhe brir\u00ebt. Toni ishte me t\u00eb qet\u00eb por q\u00eb mesazhi u dha.\u201d<\/p>\n<p><strong>Mirel M\u00ebrtiri:\u00a0<\/strong>\u201cOK. Prishni kontrat\u00ebn .\u201d<\/p>\n<p>Favorizime kishte dhe n\u00eb listat e kompanive q\u00eb rezultonin debitore.<\/p>\n<p>\u201c<em>Urdh\u00ebr i Brendsh\u00ebm. P\u00ebr sa i p\u00ebrket depozituesve t\u00eb dherave p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb MPI dhe Alesio, maksimumi i cash-it pa klering i lejuar do t\u00eb jet\u00eb 5 milion lek\u00eb. P\u00ebr Ferro Beton do t\u00eb sjell\u00eb Nardi format dhe m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Inerti shpk do t\u00eb bllokohen n\u00ebse vlera e detyrimit kalon 500 mij\u00eb lek\u00eb. Shoq\u00ebrit\u00eb Rei Ak, Nobi dhe Agicons nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb situat\u00ebn m\u00eb sip\u00ebr (vazhdojn\u00eb si m\u00ebpar\u00eb).<\/em>\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr afer\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, gjat\u00eb vitit 2023, kur Mirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto ishin n\u00eb k\u00ebrkim, rezulton se menaxhimin e landfillit vazhdonin ta b\u00ebnin ata dhe njer\u00ebz t\u00eb tyre, madje t\u00eb merrnin s\u00ebrish para nga tarifa e dherave, t\u00eb cilat nuk faturoheshin, por merreshin \u2018cash\u2019 me ndihm\u00ebn e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb Integrated Energy, i cili ia dor\u00ebzonte nj\u00eb personi kontakti t\u00eb Mirel M\u00ebrtirit dhe ai m\u00eb pasi a d\u00ebrgonte vet\u00eb M\u00ebrtirit.<\/p>\n<p>Nga data 21 mars 2023 deri n\u00eb dat\u00ebn 21 qershor 2023 jan\u00eb d\u00ebrguar 500 mij\u00eb euro. Nga depozitimi i dherave vler\u00ebsohet q\u00eb t\u00eb jen\u00eb mbledhur af\u00ebrsisht 50 milion euro, nd\u00ebrsa kapacitetet e landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs jan\u00eb drejt ezaurimit dhe mund t\u00eb nevojiten fonde t\u00eb tjera buxhetore. Deri m\u00eb sot p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koncesion ku inceneratori nuk ekziston jan\u00eb paguar 90 milion euro nga buxheti i shtetit dhe af\u00ebrsisht 50 milion euro nga subjektet private.<\/p>\n<p>\/<strong>Emisioni Kronos \u2013 MCN<\/strong>\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Materiale dhe dokumente hedhin drit\u00eb mbi grop\u00ebn financiare t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe nj\u00eb skem\u00eb tjet\u00ebr zhvat\u00ebse e njohur si afera e dherave. Prokuroria e Posa\u00e7me ka mbyllur hetimet p\u00ebr procedur\u00ebn e dh\u00ebnies me koncesion t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa vazhdojn\u00eb hetimet p\u00ebr zbatimin e kontrat\u00ebs. SPAK akuzon 13 persona p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7336","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7336"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7336\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}