{"id":73345,"date":"2026-02-27T13:48:30","date_gmt":"2026-02-27T13:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/begaj-nga-shkupi-korridori-viii-bosht-strategjik-per-rajonin\/"},"modified":"2026-02-27T13:48:30","modified_gmt":"2026-02-27T13:48:30","slug":"begaj-nga-shkupi-korridori-viii-bosht-strategjik-per-rajonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/begaj-nga-shkupi-korridori-viii-bosht-strategjik-per-rajonin\/","title":{"rendered":"Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik p\u00ebr rajonin"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj, n\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp me homologen e tij t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, vler\u00ebsoi marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve si shembull t\u00eb bashk\u00ebpunimit rajonal dhe partneritetit strategjik.<\/p>\n<p>Kreu i shtetit shqiptar e cil\u00ebsoi Marr\u00ebveshjen Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit si nj\u00eb arritje historike p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut dhe p\u00ebr stabilitetin n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria vler\u00ebson si historike Marr\u00ebveshjen Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit. Zbatimi i plot\u00eb i ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe dhe ruajtja e funksionimit t\u00eb mekanizmave t\u00eb barazis\u00eb jan\u00eb element\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb vendit\u201d, u shpreh Presidenti Begaj.<\/p>\n<p>Ai theksoi se \u00e7do vendimmarrje e balancuar dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse mbetet zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb dhe thelbi i besimit mes komuniteteve.<\/p>\n<p>Presidenti Begaj n\u00ebnvizoi se integrimi n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb projekt i p\u00ebrbashk\u00ebt dhe drejtim strategjik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm integrimi. Objektivi yn\u00eb strategjik \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyllim kapitujt deri n\u00eb vitin 2027 dhe t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00eb e BE-s\u00eb deri n\u00eb vitin 2030\u201d, deklaroi ai, duke shtuar se avancimi euroatlantik i rajonit mbetet prioritet i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Begaj theksoi se Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut jan\u00eb dy vende fqinj\u00eb, partnere t\u00eb besueshme dhe aleate n\u00eb NATO. Gjat\u00eb takimit, sipas tij, u vler\u00ebsuan marr\u00ebdh\u00ebniet shum\u00eb t\u00eb mira dhe intensive mes dy vendeve, si dhe p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi edhe marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara mes dy qeverive, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit ekonomik. \u201cVendi juaj konsiderohet partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik, me rritje t\u00eb flukseve tregtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e turizmit dhe transportit\u201d, tha Begaj.<\/p>\n<p>Presidenti evidentoi se ka ende shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb pashfryt\u00ebzuara, nd\u00ebrsa vler\u00ebsoi rezultatet konkrete t\u00eb arritura p\u00ebrmes projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, si njohja e kualifikimeve akademike, leht\u00ebsimi i kalimeve kufitare dhe projektet infrastrukturore e energjetike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Presidenti Begaj i kushtoi Korridorit VIII, t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi simbol t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb thellojm\u00eb bashk\u00ebpunimin politik, ekonomik e shoq\u00ebror dhe t\u00eb krijojm\u00eb sinergji t\u00eb reja n\u00eb energjin\u00eb e gjelb\u00ebr, ekonomin\u00eb digjitale dhe nd\u00ebrlidhjen infrastrukturore. Korridori VIII nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb transporti, por edhe nj\u00eb korridor energjetik dhe sigurie evropiane q\u00eb lidh Mesdheun me Detin e Zi, duke i vendosur vendet tona n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij aksi strategjik\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Presidenti Begaj theksoi rolin dhe kontributin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, duke i cil\u00ebsuar ata si shtetnd\u00ebrtues dhe kontribuues konstruktiv\u00eb n\u00eb jet\u00ebn demokratike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cFaktori shqiptar \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr stabilitetin politik, qeverisjen dhe avancimin euroatlantik t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje, Begaj vler\u00ebsoi se shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe maqedonasit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb fort\u00eb miq\u00ebsie dhe bashk\u00ebpunimi mes dy vendeve, duke forcuar m\u00eb tej lidhjet tradicionale dhe perspektiv\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt evropiane.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj, n\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp me homologen e tij t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, vler\u00ebsoi marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve si shembull t\u00eb bashk\u00ebpunimit rajonal dhe partneritetit strategjik. Kreu i shtetit shqiptar e cil\u00ebsoi Marr\u00ebveshjen Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit si nj\u00eb arritje historike p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut dhe p\u00ebr stabilitetin n\u00eb rajon. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73345","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73345"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73345\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}