{"id":73331,"date":"2026-02-27T12:34:55","date_gmt":"2026-02-27T12:34:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/reformat-per-shtetin-dhe-reformat-per-pushtetin\/"},"modified":"2026-02-27T12:34:55","modified_gmt":"2026-02-27T12:34:55","slug":"reformat-per-shtetin-dhe-reformat-per-pushtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/reformat-per-shtetin-dhe-reformat-per-pushtetin\/","title":{"rendered":"Reformat p\u00ebr shtetin dhe reformat p\u00ebr pushtetin"},"content":{"rendered":"<p><span>Reformat q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb forcuar shtetin kan\u00eb dy karakteristika themelore. S\u00eb pari, ato zgjidhin nj\u00eb problem real dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me t\u00eb cilin p\u00ebrballet shteti, demokracia apo shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. S\u00eb dyti, reforma t\u00eb tilla duhet t\u00eb rrisin standartin e qeverisjes n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse nj\u00eb reform\u00eb apo ndryshim legjislativ nuk p\u00ebrmbush k\u00ebto dy kritere baz\u00eb, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb nuk synon forcimin e shtetit por t\u00eb pushtetit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ky \u00ebsht\u00eb rasti i ndryshime q\u00eb po i b\u00ebn Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale shumica socialiste. N\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve \u00ebsht\u00eb ndalimi i pezullimit t\u00eb ministrave nga SPAK. Ofrohet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr nj\u00eb problem q\u00eb nuk ekziston as p\u00ebr shtetin, as p\u00ebr kushtetut\u00ebn dhe as p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb\u00a0 p\u00ebrkeq\u00ebson problemet reale dhe madhore me t\u00eb cilat p\u00ebrballet drejt\u00ebsia, politika dhe shoq\u00ebria shqiptare, si\u00e7 jan\u00eb paraburgimi, p\u00ebrdorimi i pushtetit politik si imuntet p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb apo mungesa e standarteve morale n\u00eb qeverisje.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Le ti marrim me rradh\u00eb t\u00eb dy aspektet e m\u00ebsip\u00ebrme, duke filluar me faktin q\u00eb pezullimi i ministrave nga drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb problem themelor i qeverisjes dhe shtetit shqiptar, as historikisht, as ligj\u00ebrisht dhe as institucionalisht.<\/span><\/p>\n<p><span>Historikisht, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tre dekada tranzicion, vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb ka urdh\u00ebruar pezullimin e nj\u00eb ministri, si\u00e7 ishte rasti Balluku. Pra, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb problem kronik dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje urgjente, si\u00e7 po b\u00ebn shumica socialiste sot. Nxitimi i tyre p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb problem q\u00eb ende nuk ka lindur mir\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet i dyshimt\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ka plot probleme q\u00eb jan\u00eb rritur dhe pjekur me koh\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb paraburgimi apo vonesat e tmerrshme n\u00eb dh\u00ebnien e vendimeve nga gjykatat.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/27\/off-the-record-fjalet-e-rames-ne-funeralin-politik-te-ballukut\/\">Off the record\/ Fjal\u00ebt e Ram\u00ebs n\u00eb \u201cfuneralin politik\u201d t\u00eb Ballukut<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Aq m\u00eb tep\u00ebr kur pezullimi i Ballukut nuk ishte nj\u00eb rast arbitrar dhe i beft\u00eb q\u00eb bllokoi qeverisjen apo goditi shtetin dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pezullim sa t\u00eb vonuar edhe t\u00eb paralajm\u00ebruar. Ministria q\u00eb ajo drejtonte prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb vorbull korrupsioni dhe skandalesh q\u00eb rezultoi n\u00eb arrestime n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta administrative, duke p\u00ebrfshir\u00eb\u00a0 edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb ministres Balluku.<\/span><\/p>\n<p><span>Po ti shtojm\u00eb k\u00ebsaj edhe evidencat e zbardhura n\u00eb media, telefonatat dhe p\u00ebrgjimet e vet\u00eb ministres q\u00eb tregonin qart\u00eb se tenderat jepeshin me gisht dhe jo me ligj, pezullimi i SPAK ishte jo vet\u00ebm i nevojsh\u00ebm, por i vonuar. Aq me tep\u00ebr kur nuk d\u00ebgjuam asnj\u00eb shpjegim nga vet\u00eb qeveria dhe ministrja n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb u shfaq n\u00eb media.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse Shqip\u00ebria do ndiqte nj\u00eb standart sado minimal demokratik dhe evropian Balluku do duhej t\u00eb kish dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen ose t\u00eb pezullohej prej koh\u00ebsh nga vet\u00eb Kryeministri pa pritur\u00a0 SPAK-un. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb aspak me nj\u00eb kapri\u00e7o anti-ligjore t\u00eb SPAK, q\u00eb i ra n\u00eb qaf\u00eb ministres s\u00eb shkret\u00eb, sikurse na thot\u00eb propaganda qeveritare.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe k\u00ebtu vijm\u00eb tek dimensioni ligjor. Idea se pezullimi i Ballukut p\u00ebrb\u00ebnte precedent p\u00ebr pezullimin e qeveris\u00eb sipas tekave t\u00eb \u00e7do prokurori t\u00eb SPAK-ut \u00ebsht\u00eb produkt i ankthit dhe i nd\u00ebrgjegjjes s\u00eb trazuar t\u00eb rilindjes m\u00eb shum\u00eb sesa i ligjit apo i rastit Balluku.<\/span><\/p>\n<p><span>Balluku nuk u pezullua nga prokuror\u00ebt e SPAK, por nga Gjykata p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Dhe ky pezullim nuk ishte aspak arbitrar, por i bazuar n\u00eb nj\u00eb hetim afatgjat\u00eb q\u00eb kish prodhuar tashm\u00eb arrestimin e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb ngusht\u00eb, si dhe p\u00ebrgjime dhe evidenca konkrete se tenderat ishin dh\u00ebn\u00eb me telefon dhe jo me komision.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pezullimi mund t\u00eb ankimohet n\u00eb Apelin e Posac\u00ebm t\u00eb GJKKO, si\u00e7 n\u00eb fakt b\u00ebri Balluku. Ekzistojn\u00eb pra, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hallkash dhe procedurash ligjore mes mides\u00eb s\u00eb prokurorit dhe pezullimit t\u00eb ministrit. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kapricot e nj\u00eb prokurori inatcor, si\u00e7 na thot\u00eb propaganda rilind\u00ebse.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt, rasti Balluku tregoi se procesi funksioni pik\u00ebrisht sipas g\u00ebrm\u00ebs dhe frym\u00ebs s\u00eb ligjit, dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me misionin anti-korrupsion t\u00eb SPAKU-ut, p\u00ebr t\u00eb garantuar integritetin e hetimeve q\u00eb prej koh\u00ebsh kishin zbardhur shkelje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb administrat\u00ebn e saj. Kjo e shqet\u00ebsoi pushtetin, dhe jo fakti se SPAK po shkelte ligjin, ndarjen e pushteteve apo Kushtetut\u00ebn.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Fakti q\u00eb Gjykata Kushtetuese e la n\u00eb fuqi pezullimin e Ballukut na tregon se ky vendim i GJKKO nuk ishte anti-kushtetues. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi interpretim ligjor i vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pavar\u00ebsisht piruetave t\u00eb qeveris\u00eb dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb saj q\u00eb po e p\u00ebrdorin at\u00eb si justifikim p\u00ebr t\u00eb veshur me imunitet ministrat p\u00ebrball\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK-ut.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Veshja e ministrave me imunitet p\u00ebrball\u00eb SPAK-ut nuk zgjidh ndonj\u00eb kriz\u00eb kushtetuese dhe as nuk forcon ndonj\u00eb parim demokratik konkret, sepse pezullimi i ministrave nga drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb as anti-kushtetuese dhe as anti-demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e diskutueshme q\u00eb hap debat mbi kufinjt\u00eb e pushteteve. Ama nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jetike as p\u00ebr qeverisjen dhe as p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare, t\u00eb pakt\u00ebn sot p\u00ebr sot.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Askush nuk mund t\u00eb argumentoj\u00eb se demokracia dhe qeverisja jon\u00eb kan\u00eb vuajtur historikisht, apo se po vuajn\u00eb sot, nga uzurpimi q\u00eb drejt\u00ebsia i ka b\u00ebr\u00eb kompetencave t\u00eb ekzekutivit p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar ministrat.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Pezullimi i nj\u00eb ministri nga SPAK nuk n\u00ebnkupton pezullimin e institutionit por t\u00eb individit, i cili mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet leht\u00ebsisht. Argumenti i kryeministrit Rama se ai nuk mund t\u00eb qeveriste pa Ballukun nuk \u00ebsht\u00eb institucional por personal. Ai v\u00ebrteton akuzat e SPAK-ut se qeverisja dhe tenderat b\u00ebhen me individ\u00eb dhe jo me ligje.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shtetin e individit dhe jo t\u00eb ligjit. Ky \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, problemi themelor i shtetit ton\u00eb q\u00eb historikisht \u00ebsht\u00eb bazuar tek Maliqi dhe jo tek Ligji. Nj\u00eb nga tiparet kryesore t\u00eb tij ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebrdorimi i pushtetit politik si imunitet kund\u00ebr hetimit dhe d\u00ebnimit nga drejt\u00ebsia. SPAK u krijua pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb handikap.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/19\/reuters-per-belinda-ballukun-dosja-e-korrupsionit-ne-zemer-te-qeverise-shqiptare\/\">Reuters p\u00ebr Belinda Ballukun: Dosja e korrupsionit n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare!<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Ndryshimet e propozuara nga Rama e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb problemin e shtetit Maliq, sepse dob\u00ebsojn\u00eb ligjin dhe forcojn\u00eb Maliqin. Eleminimi i pezullimit t\u00eb ministrave nga SPAK jo vet\u00ebm krijon akoma m\u00eb shum\u00eb imunitet politik p\u00ebr pushtetar\u00ebt p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por deformon edhe nj\u00eb parim themelor t\u00eb demokracis\u00eb, sipas t\u00eb cilit m\u00eb shum\u00eb pushtet n\u00ebnkupton m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span>Me ndryshimet aktuale SPAK mund t\u00eb pezulloj\u00eb nj\u00eb drejtor drejtorie si dhe nj\u00eb n\u00ebnpun\u00ebs t\u00eb thjesht\u00eb, por jo nj\u00eb minist\u00ebr. K\u00ebtu kemi nj\u00eb standart\u00a0 t\u00eb dyfisht\u00eb anti-demokratik. Ata q\u00eb jan\u00eb lart jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mbrojtuar p\u00ebrball\u00eb SPAK-ut\u00a0 se ata q\u00eb jan\u00eb posht\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Paradoksalisht, nj\u00eb institucion si SPAK q\u00eb u krijua enkas p\u00ebr t\u00eb hetuar ata q\u00eb jan\u00eb lart, tashm\u00eb lejohet t\u00eb pezulloj\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb jan\u00eb posht\u00eb. K\u00ebshtu vet\u00eb misioni anti-korrupsion i SPAK kthehet me kok\u00eb posht\u00eb sipas parimit peshku qelbet nga bishti.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt historia q\u00eb shteti, demokracia dhe shoq\u00ebria jon\u00eb ka vuajtur prej vitesh. T\u00eb pushtetshmit historikisht nuk jan\u00eb prekur nga drejt\u00ebsia e cila ka d\u00ebnuar, paraburgosur dhe pezulluar me qindra e mij\u00ebra zyrtar\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, por rrall\u00eb, shum\u00eb rrall\u00eb, ata q\u00eb jan\u00eb lart.<\/span><\/p>\n<p><span>SPAK-u u krijua pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi historike, p\u00ebr t\u00eb eleminuar t\u00eb paprekshmit q\u00eb abuzonin lirsh\u00ebm me pushtetin atje lart. Sot, pik\u00ebrisht kur SPAK po arrin t\u00eb vendos\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes, pushteti nxiton ta bllokoj\u00eb at\u00eb, pa i debatuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe demokratike ndryshimet q\u00eb k\u00ebrkon ti b\u00ebj\u00eb Kodit Penal.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/26\/fjalimi-pro-ballukut-mesazhi-i-kriptuar-qe-rama-i-coi-brukselit\/\">Fjalimi pro Ballukut\/ Mesazhi i kriptuar q\u00eb Rama i \u00e7oi Brukselit<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Madje pa analizuar me qet\u00ebsi efektet perverse q\u00eb kan\u00eb k\u00ebto ndryshime p\u00ebr fenomene si paraburgimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem real i shoq\u00ebris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, edhe pse ende nuk kemi ndonj\u00eb nxitim nga pushteti p\u00ebr ta zgjidhur at\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Eleminimi i pezullimit t\u00eb ministrave e detyron SPAK-un q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur integritetin e hetimit t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb gjithnj\u00eb arrestimin, qoft\u00eb ky arrest sht\u00ebpie apo paraburgim. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb ndodhi pas refuzimit t\u00eb Ram\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb pranuar pezullimin e Ballukut. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij refuzimi SPAK u detyrua t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arrestimin e saj p\u00ebr t\u00eb ruajtur integritetin e hetimit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb ndryshim ligjor q\u00eb prodhon m\u00eb shum\u00eb paraburgim dhe masa represive edhe pse qeveria dhe autoparlant\u00ebt e saj kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb denoncojn\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb represive t\u00eb paraburgimit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar se reforma n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb zgjidhur hallin imediat t\u00eb pushtetit p\u00ebrball\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK-ut dhe jo hallet afatgjata dhe t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shtetit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Shkruar enkas per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/27\/kajsiu-reformat-per-shtetin-dhe-reformat-per-pushtetin\/\">Reformat p\u00ebr shtetin dhe reformat p\u00ebr pushtetin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reformat q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb forcuar shtetin kan\u00eb dy karakteristika themelore. S\u00eb pari, ato zgjidhin nj\u00eb problem real dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me t\u00eb cilin p\u00ebrballet shteti, demokracia apo shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. S\u00eb dyti, reforma t\u00eb tilla duhet t\u00eb rrisin standartin e qeverisjes n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit.\u00a0 N\u00ebse nj\u00eb reform\u00eb apo ndryshim legjislativ [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73331","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73331"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73331\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}