{"id":73243,"date":"2026-02-27T06:49:57","date_gmt":"2026-02-27T06:49:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/shembja-librazhd-perrenjas-riparimi-kerkon-disa-muaj\/"},"modified":"2026-02-27T06:49:57","modified_gmt":"2026-02-27T06:49:57","slug":"shembja-librazhd-perrenjas-riparimi-kerkon-disa-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/shembja-librazhd-perrenjas-riparimi-kerkon-disa-muaj\/","title":{"rendered":"Shembja Librazhd \u2013 P\u00ebrrenjas, riparimi k\u00ebrkon disa muaj"},"content":{"rendered":"<p>Shembja e ndodhur n\u00eb aksin komb\u00ebtar t\u00eb rrug\u00ebs Librazhd\u2013P\u00ebrrenjas, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatit Dragostunj\u00eb, pritet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb disa muaj pun\u00eb, n\u00ebse ndiqen procedurat dhe standardet n\u00eb fuqi, tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d nj\u00eb inxhinier brenda ARRSH-s\u00eb, i cili p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit preferoi t\u00eb mbetet anonim.<\/p>\n<p>Defekti k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje inxhinierike krejt t\u00eb re p\u00ebr t\u2019u stabilizuar dhe p\u00ebr t\u2019u riparuar, teksa specialisti i infrastruktur\u00ebs e konsideroi d\u00ebmtimin m\u00eb seriozin q\u00eb ka ndodhur s\u00eb fundmi.<\/p>\n<h4>Sipas tij, jan\u00eb dy zgjidhje. I pari t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb viadukt i ri q\u00eb k\u00ebrkon shum\u00eb koh\u00eb dhe ndryshim projekti nga fillimi, ose zgjidhja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryerja deri n\u00eb themele e mas\u00ebs s\u00eb dheut q\u00eb \u00ebsht\u00eb shembur.<\/h4>\n<p>Kompania ANK, q\u00eb ishte kontraktuar p\u00ebr t\u00eb kryer punimet, po merr n\u00eb konsiderat\u00eb variantin e dyt\u00eb duke g\u00ebrryer dheun dhe m\u00eb pas t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb trase te re.<\/p>\n<p>Por masa e shembur p\u00ebrfshin volume t\u00eb m\u00ebdha punimesh dhe gjithsesi k\u00ebrkon shum\u00eb koh\u00eb. T\u00eb gjitha variantet e riparimit k\u00ebrkojn\u00eb disa muaj, tha inxhinieri, i cili shtoi se mund t\u00eb hapet nj\u00eb kalim emergjent, por nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt p\u00ebr automjete t\u00eb r\u00ebnda dhe kamion\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimeve paraprake teknike, rr\u00ebshqitja e fundit \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e induktuar dhe lidhet drejtp\u00ebrdrejt me nd\u00ebrhyrjet e m\u00ebvonshme n\u00eb zon\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb punimet p\u00ebr segmentet e autostrad\u00ebs s\u00eb Korridorit VIII.<\/p>\n<h4>Eksperti i ARRSH-s\u00eb tha se nd\u00ebrhyrjet n\u00eb terren kan\u00eb r\u00ebnduar ndjesh\u00ebm masivin shk\u00ebmbor dhe kan\u00eb krijuar presion shtes\u00eb mbi struktur\u00ebn ekzistuese t\u00eb rrug\u00ebs. Nd\u00ebrhyrjet kan\u00eb ngarkuar shpatullat e rrug\u00ebs, nd\u00ebrsa jan\u00eb g\u00ebrryer themelet nga p\u00ebrdorimi i materialit lumor, nj\u00eb zgjidhje q\u00eb konsiderohet e gabuar nga pik\u00ebpamja inxhinierike dhe q\u00eb ka ndikuar n\u00eb destabilizimin e terrenit.<\/h4>\n<p>Ura q\u00eb u shemb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1997, ka qen\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrpara nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb fundit, \u00e7ka forcon elementet se d\u00ebmtimi aktual lidhet me nd\u00ebrhyrjet e fazave t\u00eb reja t\u00eb punimeve n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Eksperti paralajm\u00ebroi se stabilizimi i masivit dhe rikthimi i siguris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aks do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb thelluara gjeoteknike dhe koh\u00eb t\u00eb konsiderueshme, p\u00ebr shkak t\u00eb kompleksitetit t\u00eb terrenit dhe shkall\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtimit. Zgjidhja k\u00ebrkon koh\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar vet\u00ebm sip\u00ebrfaqja e rrug\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb destabilizuar i gjith\u00eb masivi ku ajo mb\u00ebshtetet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj d\u00ebmi, s\u00eb pari k\u00ebrkohet studim i ri gjeologjik dhe gjeoteknik. Duhet analizuar n\u00eb thell\u00ebsi l\u00ebvizja e masivit, niveli i uj\u00ebrave n\u00ebntok\u00ebsore, presionet an\u00ebsore dhe stabiliteti afatgjat\u00eb i shpatit. Kjo faz\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb p\u00ebr matje, monitorim dhe projektim t\u00eb zgjidhjes, tha inxhinieri.<\/p>\n<p>Masivit i jan\u00eb g\u00ebrryer bazat dhe tani nevojiten mure mbajt\u00ebse t\u00eb thelluara, pilota, drenazh i ri ose edhe devijim i pjessh\u00ebm i trases\u00eb. K\u00ebto nd\u00ebrhyrje nuk jan\u00eb t\u00eb shpejta dhe k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb, shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, kompleksiteti i terrenit malor i komplikon zgjidhjet. Aksi Elbasan\u2013Librazhd kalon n\u00eb zona me formacione t\u00eb paq\u00ebndrueshme gjeologjike. \u00c7do nd\u00ebrhyrje duhet t\u00eb b\u00ebhet me kujdes p\u00ebr t\u00eb mos shkaktuar l\u00ebvizje t\u00eb tjera zinxhir. Projekte t\u00eb tilla k\u00ebrkojn\u00eb rishikim fondesh, tenderim t\u00eb ri ose procedura emergjente, q\u00eb zakonisht zgjasin, tha ai.<\/p>\n<h4>N\u00ebse zgjidhja nuk b\u00ebhet e plot\u00eb dhe strukturore, rreziku i p\u00ebrs\u00ebritjes mbetet i lart\u00eb. Ai tha se n\u00eb rastin m\u00eb optimist riparimi b\u00ebhet p\u00ebr 6 muaj deri n\u00eb nj\u00eb vit.<\/h4>\n<p>Segmenti aktual Librazhd\u2013Quk\u00ebs, 25 kilometra i gjat\u00eb, u p\u00ebrfundua n\u00eb vitin 2001 nga kompania Mavrovo, e cila kishte nd\u00ebrtuar rrug\u00eb n\u00eb republikat e ish-Jugosllavis\u00eb. Punimet u mbik\u00ebqyr\u00ebn nga kompania italiane Lotus, e cila n\u00eb vetvete ka qen\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr kompanit\u00eb e supervizimit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb standardeve t\u00eb larta q\u00eb k\u00ebrkonte nga nd\u00ebrtuesit n\u00eb procesin e punimeve.<\/p>\n<p>Edhe pse rruga nuk ka pasur mir\u00ebmbajtje rutin\u00eb, si\u00e7 e k\u00ebrkojn\u00eb standardet, ajo dhe ura q\u00eb u shemb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb para se t\u00eb nisin punimet p\u00ebr aksin e ri t\u00eb Korridorit VIII.\/ <a href=\"https:\/\/monitor.al\/shembja-librazhd-perrenjas-riparimi-kerkon-disa-muaj\/\">Monitor<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/27\/shembja-librazhd-perrenjas-riparimi-kerkon-disa-muaj\/\">Shembja Librazhd \u2013 P\u00ebrrenjas, riparimi k\u00ebrkon disa muaj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shembja e ndodhur n\u00eb aksin komb\u00ebtar t\u00eb rrug\u00ebs Librazhd\u2013P\u00ebrrenjas, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatit Dragostunj\u00eb, pritet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb disa muaj pun\u00eb, n\u00ebse ndiqen procedurat dhe standardet n\u00eb fuqi, tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d nj\u00eb inxhinier brenda ARRSH-s\u00eb, i cili p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit preferoi t\u00eb mbetet anonim. Defekti k\u00ebrkon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73243","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73243"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73243\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}