{"id":73242,"date":"2026-02-27T07:17:04","date_gmt":"2026-02-27T07:17:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/marreveshje-me-iranin-apo-perplasje-ushtarake-trump-perballe-zgjedhjes-se-veshtire\/"},"modified":"2026-02-27T07:17:04","modified_gmt":"2026-02-27T07:17:04","slug":"marreveshje-me-iranin-apo-perplasje-ushtarake-trump-perballe-zgjedhjes-se-veshtire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/marreveshje-me-iranin-apo-perplasje-ushtarake-trump-perballe-zgjedhjes-se-veshtire\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshje me Iranin apo p\u00ebrplasje ushtarake, Trump p\u00ebrball\u00eb zgjedhjes s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqet t\u2019i mbaj\u00eb t\u00eb hapura opsionet e tij p\u00ebr Iranin, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, mund t\u2019i shoh\u00eb ato duke u ngushtuar dita-dit\u00ebs. Raundi i tret\u00eb i bisedimeve n\u00eb Gjenev\u00eb p\u00ebrfundoi me nj\u00eb dakord\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb takim tjet\u00ebr n\u00eb \u201cnivel teknik\u201d n\u00eb Vjen\u00eb jav\u00ebn e ardhshme, duke e l\u00ebn\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje thelb\u00ebsore: t\u00eb vazhdoj\u00eb me diplomacin\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb apo t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb hapin tejet t\u00eb paparashikuesh\u00ebm dhe potencialisht brutal t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasjeje ushtarake.<\/p>\n<p>N\u00eb planin ushtarak, sinjalet e SHBA-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb qarta. Dislokimi aktual konsiderohet si nj\u00eb nga grumbullimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fuqis\u00eb ajrore dhe detare amerikane n\u00eb rajon q\u00eb nga pushtimi i Irakut n\u00eb vitin 2003. Avion\u00eb furnizimi me karburant dhe avion\u00eb sulmi tok\u00ebsor A-10 jan\u00eb par\u00eb t\u00eb parkuar hapur n\u00eb aeroporte civile n\u00eb Izrael dhe Kret\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb turist\u00ebve dhe mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ky demonstrim force nuk \u00ebsht\u00eb i fsheht\u00eb, por synon t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Teheranit se durimi i Trump p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb negociuar \u00ebsht\u00eb i kufizuar dhe se diplomacia mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb forc\u00eb e konsiderueshme ushtarake.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo shfaqje force nuk i jep presidentit amerikan nj\u00eb mandat t\u00eb pakufizuar p\u00ebr veprim. SHBA-ja ka zgjedhur diplomacin\u00eb si hap t\u00eb par\u00eb dhe kjo ka pesh\u00eb t\u00eb madhe politike. Bombardimet e m\u00ebparshme t\u00eb objekteve b\u00ebrthamore iraniane nuk kan\u00eb prodhuar rezultat t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Trump se programi b\u00ebrthamor ishte \u201czhdukur\u201d. Presidenti amerikan duket se beson se Irani synon t\u00eb pajiset me arm\u00eb b\u00ebrthamore, pavar\u00ebsisht deklaratave t\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsit Suprem, Ali Khamenei, dhe nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb komunitetit t\u00eb inteligjenc\u00ebs amerikane q\u00eb vinte n\u00eb pik\u00ebpyetje k\u00ebt\u00eb synim.<\/p>\n<p>Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se nuk mendon q\u00eb iranian\u00ebt po pasurojn\u00eb aktualisht uranium, por paralajm\u00ebroi se ata \u201cgjithmon\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb rind\u00ebrtojn\u00eb element\u00eb t\u00eb programit t\u00eb tyre\u201d. N\u00ebse Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb do t\u00eb kishte bindjen se nj\u00eb fushat\u00eb e shpejt\u00eb bombardimesh do ta zgjidhte \u00e7\u00ebshtjen, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb do ta kishte nd\u00ebrmarr\u00eb tashm\u00eb \u2013 ose do t\u2019i kishte k\u00ebrkuar Izraelit ta b\u00ebnte \u2013 pa e paralajm\u00ebruar publikisht dislokimin e forcave. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, administrata duket se beson se nj\u00eb marr\u00ebveshje diplomatike mund t\u00eb arrij\u00eb m\u00eb mir\u00eb objektivat amerikane: nj\u00eb Iran n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb verifikueshme pa arm\u00eb b\u00ebrthamore dhe me rikthim t\u00eb inspektimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare civile, si\u00e7 kan\u00eb ekzistuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Irani ka treguar shpesh aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zvarritur dhe nd\u00ebrlikuar negociatat. Megjithat\u00eb, \u201carmata\u201d e Trump mund t\u00eb ndryshoj\u00eb llogarit\u00eb e Teheranit dhe t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje. Nga ana tjet\u00ebr, pozicioni amerikan mbetet i paqart\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse Uashingtoni k\u00ebrkon vet\u00ebm ndalimin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore apo ndalimin total t\u00eb pasurimit t\u00eb uraniumit. Fjalimi i Trump p\u00ebr Gjendjen e Kombit nuk k\u00ebrkoi shprehimisht nd\u00ebrprerjen e pasurimit, nd\u00ebrsa zyrtar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se mund t\u00eb pranohet nj\u00eb pasurim \u201csimbolik\u201d p\u00ebr q\u00ebllime civile, si ato mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po ashtu, mbeten t\u00eb paqarta k\u00ebrkesat lidhur me programin raketor iranian dhe ndikimin rajonal t\u00eb Teheranit, p\u00ebrfshir\u00eb mb\u00ebshtetjen ndaj aleat\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Lindjen e Mesme, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb dob\u00ebsuar nga operacionet e fundit ushtarake izraelite dhe amerikane, si dhe nga rr\u00ebzimi i regjimit t\u00eb Bashar al-Asadit n\u00eb Siri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse dislokimi aktual \u00ebsht\u00eb i konsideruesh\u00ebm, ai nuk p\u00ebrfshin komponent tok\u00ebsor. \u00c7do ndryshim regjimi n\u00eb Teheran do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb kryengritje t\u00eb brendshme t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb koordinuar, t\u00eb nxitur nga sulme ajrore t\u00eb synuara, nj\u00eb skenar q\u00eb shum\u00eb analist\u00eb e konsiderojn\u00eb jorealist. Zyrtar\u00eb t\u00eb Pentagonit kan\u00eb paralajm\u00ebruar p\u00ebr munges\u00eb municionesh dhe burimesh p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb zgjatur n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Transportuesit e avion\u00ebve k\u00ebrkojn\u00eb mir\u00ebmbajtje, nd\u00ebrsa mbajtja p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb flot\u00ebs ajrore n\u00eb gatishm\u00ebri d\u00ebmton gatishm\u00ebrin\u00eb strategjike t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr kriza t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ofensiv\u00eb e gjat\u00eb do ta ekspozonte Uashingtonin ndaj rrezikut t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfshirjeje t\u00eb tipit Irak, n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb zgjedhur, pa mb\u00ebshtetje t\u00eb qart\u00eb publike dhe me paralajm\u00ebrime p\u00ebr burime t\u00eb pamjaftueshme. Politikisht, kjo do t\u00eb ishte jasht\u00ebzakonisht e rrezikshme p\u00ebr \u00e7do president. Opsioni m\u00eb realist ushtarak p\u00ebr Trumpin duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sulm i shkurt\u00ebr dhe i synuar, nj\u00eb demonstrim force parandaluese. Por edhe ky opsion mbart rrezik, pasi p\u00ebrdorimi i kufizuar i forc\u00ebs mund t\u00eb zbuloj\u00eb kufijt\u00eb e gatishm\u00ebris\u00eb amerikane p\u00ebr konflikt t\u00eb zgjatur dhe t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb efektin parandalues.<\/p>\n<p>Regjimi iranian mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb disa net\u00eb sulmesh t\u00eb synuara dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjet me goditje simbolike apo sulme me dron\u00eb dhe raketa, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Rreziku m\u00eb i madh nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje konvencionale e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por nj\u00eb raket\u00eb apo dron q\u00eb dep\u00ebrton mbrojtjen ajrore dhe shkakton viktima amerikane t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb detyruar nj\u00eb cik\u00ebl p\u00ebrshkall\u00ebzimi. N\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb, SHBA-t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb e din\u00eb se e kan\u00eb zgjedhur, nd\u00ebrsa Irani do ta perceptonte si nj\u00eb betej\u00eb ekzistenciale.<\/p>\n<p>Pentagoni nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb pafund\u00ebsisht nj\u00eb p\u00ebrqendrim kaq t\u00eb madh asetesh n\u00eb rajon. Edhe n\u00ebse avion\u00ebt F-35 t\u00eb dislokuar jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb kushtuesh\u00ebm sesa nj\u00eb luft\u00eb e hapur, ata ndikojn\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb globale t\u00eb forcave amerikane. N\u00eb fund t\u00eb fundit, pa nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shpejt\u00eb diplomatike, opsionet ushtarake t\u00eb Trumpit do t\u00eb ngushtohen jav\u00eb pas jave. Nj\u00eb sulm i shkurt\u00ebr ka gjasa t\u00eb mos e eliminoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme programin b\u00ebrthamor iranian, nd\u00ebrsa nj\u00eb ofensiv\u00eb e gjer\u00eb mbart rreziqe t\u00eb m\u00ebdha strategjike dhe politike.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb zgjedhjes mes diplomacis\u00eb s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe luft\u00ebs s\u00eb pasigurt, Sht\u00ebpia e Bardhh\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment vendimtar, ku \u00e7do hap i gabuar mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb thella p\u00ebr rajonin dhe p\u00ebr vet\u00eb presidenc\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/27\/marreveshje-me-iranin-apo-perplasje-ushtarake-trump-perballe-zgjedhjes-se-veshtire\/\">Marr\u00ebveshje me Iranin apo p\u00ebrplasje ushtarake, Trump p\u00ebrball\u00eb zgjedhjes s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqet t\u2019i mbaj\u00eb t\u00eb hapura opsionet e tij p\u00ebr Iranin, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, mund t\u2019i shoh\u00eb ato duke u ngushtuar dita-dit\u00ebs. Raundi i tret\u00eb i bisedimeve n\u00eb Gjenev\u00eb p\u00ebrfundoi me nj\u00eb dakord\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb takim tjet\u00ebr n\u00eb \u201cnivel teknik\u201d n\u00eb Vjen\u00eb jav\u00ebn e ardhshme, duke e l\u00ebn\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73242","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73242\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}