{"id":73240,"date":"2026-02-27T07:46:43","date_gmt":"2026-02-27T07:46:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/matematike-politike-me-pagat-e-funksionareve-ne-maqedonine-e-veriut\/"},"modified":"2026-02-27T07:46:43","modified_gmt":"2026-02-27T07:46:43","slug":"matematike-politike-me-pagat-e-funksionareve-ne-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/27\/matematike-politike-me-pagat-e-funksionareve-ne-maqedonine-e-veriut\/","title":{"rendered":"Matematik\u00eb politike me pagat e funksionar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut"},"content":{"rendered":"<p>A do t\u00eb ulen apo do t\u00eb rriten pagat e funksionar\u00ebve \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb u shtrua n\u00eb publik pasi n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, kaloi paketa e ligjeve me t\u00eb cilat u ul koeficienti me t\u00eb cilin llogaritet paga e tyre.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndryshime n\u00eb ligjet p\u00ebr pagat e deputet\u00ebve, pagat e personave t\u00eb zgjedhur dhe t\u00eb em\u00ebruar, gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve si dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Prokuror\u00ebve dhe K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime vijn\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb para se n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb mbi nj\u00eb mij\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb em\u00ebruar paga e muajit shkurt t\u00eb dal\u00eb m\u00eb e \u201cul\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb u ngrit n\u00eb publik \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sa denar\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt paga q\u00eb funksionar\u00ebt do ta marrin n\u00eb mars. Praktikisht, ulja e koeficientit q\u00eb propozojn\u00eb deputet\u00ebt \u201ce ha\u201d rritjen e baz\u00ebs, prandaj ndikimi neto \u00ebsht\u00eb minimal, sipas sindikatave.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se me ndryshimet e propozuara ulet koeficienti q\u00eb shum\u00ebzohet me pag\u00ebn mesatare p\u00ebr kryeministrin, presidentin e shtetit, kryetarin e Kuvendit, ministrat, deputet\u00ebt, kryetar\u00ebt e komunave dhe drejtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Qeveris\u00eb kishte pag\u00eb baz\u00eb prej 140.450 denar\u00ebsh (rreth 2.278 euro), me uljen e koeficientit nga 3.47 n\u00eb 3.17, n\u00eb mars do t\u00eb marr\u00eb pag\u00eb prej 140.469 denar\u00ebsh (rreth 2.279 euro).<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebsaj llogaritjeje i shtohet edhe stazhi i kryeministrit prej 12 p\u00ebr qind, paga e tij baz\u00eb, pa shtesat e tjera n\u00eb pag\u00eb, do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 157.569 denar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse koeficienti nuk do t\u00eb ulej, me harmonizimin me pag\u00ebn mesatare p\u00ebr vitin 2024 q\u00eb merret si referenc\u00eb, ai do t\u00eb duhej t\u00eb merrte 153.762 denar\u00eb baz\u00eb, q\u00eb me stazhin do t\u00eb arrinte n\u00eb 184.514 denar\u00eb.<\/p>\n<p>Paga baz\u00eb e presidentes Gordana Silanovska Davkova \u00ebsht\u00eb 140.469 denar\u00eb, nd\u00ebrsa meq\u00eb ajo tashm\u00eb ka plot 40 vite stazh, kjo do t\u00eb thot\u00eb se baza do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 168.824 denar\u00eb.<\/p>\n<p>Koeficienti i deputet\u00ebve me ndryshimet e propozuara pritet t\u00eb ulet nga 2.69 n\u00eb 2.45, me \u00e7ka paga e tyre e janarit prej 108.877 denar\u00ebsh do t\u00eb ulet n\u00eb 108.564 denar\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrat me k\u00ebto ndryshime do t\u00eb ken\u00eb koeficient t\u00eb ulur t\u00eb pag\u00ebs nga 2.85 n\u00eb 2.6, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se paga e tyre e janarit prej 115.353 denar\u00ebsh do t\u00eb ulet n\u00eb 115.211 denar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas propozuesve t\u00eb ndryshimeve ligjore, ulja e koeficientit do t\u2019u sjell\u00eb funksionar\u00ebve pag\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt prej 10 deri n\u00eb 13 mij\u00eb denar\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr deputet\u00ebt dhe funksionar\u00ebt n\u00eb pushtetin ekzekutiv i ulim koeficientet me \u00e7ka drejtp\u00ebrdrejt e shkurtojm\u00eb barr\u00ebn buxhetore. P\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt publik\u00eb parashikojm\u00eb harmonizim t\u00eb koeficienteve me q\u00ebllim q\u00eb pagat e tyre t\u00eb jen\u00eb n\u00eb korrelacion me mund\u00ebsit\u00eb reale ekonomike t\u00eb shtetit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr kryetar\u00ebt e komunave propozojm\u00eb shkall\u00eb t\u00eb re var\u00ebsisht nga numri i banor\u00ebve\u201d, deklaroi deputeti Bojan Stojanoski.<\/p>\n<p>Por, me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim nuk pajtohet deputeti nga opozita e LSDM-s\u00eb, Oliver Spasovski, i cili pretendon se ky \u00ebsht\u00eb manipulim, sepse nuk mund t\u00eb zbritesh di\u00e7ka q\u00eb nuk e ke marr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se grupi parlamentar i LSDM-s\u00eb do t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb ndryshimet me t\u00eb cilat rritet paga e tyre.<\/p>\n<p>\u201cPra, pretendimi se po i ulin pagat p\u00ebr 200 ose 300 euro nuk \u00ebsht\u00eb aspak i v\u00ebrtet\u00eb. Sepse praktikisht ne do t\u2019i rrisim pagat n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel q\u00eb \u00ebsht\u00eb tani, sepse nuk mund t\u00eb konsiderohet si ulje di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do ta merrnim. K\u00ebshtu q\u00eb ne do ta mb\u00ebshtesnim nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pse? Sepse konsiderojm\u00eb se prioritet duhet t\u00eb jen\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt, prioritet duhet t\u00eb jet\u00eb paga minimale\u201d, thot\u00eb Spasovski p\u00ebr REL.<\/p>\n<p>Ai shton se problemi n\u00eb manipulim \u00ebsht\u00eb se shumica qeveris\u00ebse n\u00eb Kuvend nuk votoi p\u00ebr rritjen e pag\u00ebs minimale, por vet\u00ebm p\u00ebr ndalimin e rritjes s\u00eb pag\u00ebs s\u00eb funksionar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryetari i Lidhjes s\u00eb Sindikatave, Sllobodan Trendafilov, thot\u00eb se n\u00eb Kuvend kan\u00eb propozuar ndryshime ligjore me t\u00eb cilat baza e pag\u00ebs s\u00eb funksionar\u00ebve do t\u00eb shum\u00ebzohej me pag\u00ebn minimale n\u00eb vend t\u00eb asaj mesatare, me \u00e7ka realisht do t\u00eb ulej paga e tyre p\u00ebr 40 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 thot\u00eb ai, p\u00ebr fat t\u00eb keq, asnj\u00eb deputet nuk e mb\u00ebshteti iniciativ\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dihet se ata nuk po i ulin pagat e tyre p\u00ebr 12.000 deri n\u00eb 13.000 denar\u00eb si\u00e7 p\u00ebrpiqen t\u2019ia shpjegojn\u00eb k\u00ebt\u00eb publikut, por vet\u00ebm po i mbajn\u00eb pagat e tyre t\u00eb rritura p\u00ebr 79%, p\u00ebrkat\u00ebsisht shumica qeveris\u00ebse tregoi se p\u00ebr ta shp\u00ebtuar pozit\u00ebn dhe pag\u00ebn e vet, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me procedur\u00eb t\u00eb shkurtuar ndryshuan 4 ligje, nd\u00ebrsa dy vjet u duhen p\u00ebr t\u00eb ndryshuar nj\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb rritur pagat e pun\u00ebtor\u00ebve dhe ende nuk e ndryshojn\u00eb\u201d, thot\u00eb Trendafilov.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e funksionar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb marrin pag\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ajo e pritshme jan\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt. E para me reagim t\u00eb ashp\u00ebr ishte Shoqata e Prokuror\u00ebve, e cila k\u00ebrkoi nga deputet\u00ebt ta heqin pik\u00ebn nga rendi i dit\u00ebs i seanc\u00ebs plenare.<\/p>\n<p>Sipas ndryshimeve t\u00eb propozuara n\u00eb ligjin p\u00ebr pagat e prokuror\u00ebve, pagat e prokuror\u00ebve themelor\u00eb n\u00eb mars do t\u00eb rriten p\u00ebr 273 denar\u00eb, nd\u00ebrsa prokuror\u00ebve nga Prokuroria Publike p\u00ebr Ndjekjen e Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit do t\u2019u rritet paga p\u00ebr 134 denar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Shoqat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb jokushtetues p\u00ebrpjekja e Qeveris\u00eb p\u00ebr ndryshimin e koeficienteve n\u00eb pagat e tyre, sepse, sipas ligjit p\u00ebr pagat e prokuror\u00ebve publik\u00eb, paga e tyre mund t\u00eb ndryshohet vet\u00ebm pas nj\u00eb procedure t\u00eb p\u00ebrcaktuar disiplinore.<\/p>\n<p>\u201cKonsiderojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje antikushtetuese dhe e paligjshme me t\u00eb cil\u00ebn rrezikohet pavar\u00ebsia e prokuror\u00ebve publik\u00eb p\u00ebrmes presionit ekonomik\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ata thon\u00eb se paga e tyre, e cila l\u00ebviz nga 90.000 deri n\u00eb 130.000 denar\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb rajon, ku pagat e prokuror\u00ebve jan\u00eb nga 100.000 deri n\u00eb 270.000 denar\u00eb. Prokuror\u00ebt akuzojn\u00eb se shtesat e parashikuara me ligj p\u00ebr kompleksitetin e pun\u00ebs prej vitesh nuk u paguhen p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mjeteve n\u00eb Buxhet.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij k\u00ebrkese t\u00eb prokuror\u00ebve, deputet\u00ebt nga pushteti u porosit\u00ebn t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr rritjen e besimit, e jo t\u00eb mendojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr paga.<\/p>\n<p>\u201cDhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr rritjen e atij 2% besim nga qytetar\u00ebt, ata mendojn\u00eb ekskluzivisht vet\u00ebm p\u00ebr paga. Por, do ta p\u00ebrs\u00ebris, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e LSD-s\u00eb dhe BDI-s\u00eb, p\u00ebrndryshe edhe atje ka shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb shprehje nga k\u00ebta\u201d, deklaroi deputeti nga VMRO-DPMNE, Brane Petrushevski.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e tret\u00eb q\u00eb ulen koeficientet p\u00ebr pagat e funksionar\u00ebve pasi Gjykata Kushtetuese e \u201czhbllokoi baz\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2024, deputet\u00ebt n\u00eb Kuvend nga radh\u00ebt e VMRO-DPMNE-s\u00eb, Bojan Stojanoski, Dafina Stojanoska dhe Eli Panova, paraqit\u00ebn propozim-ndryshime n\u00eb Ligjin p\u00ebr pag\u00ebn dhe kompensimet e tjera t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe t\u00eb em\u00ebruar, me t\u00eb cilat u ul\u00ebn koeficientet e pagave.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb nga 3.92 si koeficienti m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e pag\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb shtetit, kryetarit t\u00eb Kuvendit dhe kryeministrit, u ul n\u00eb 3.47.<\/p>\n<p>Nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb e b\u00ebri edhe pushteti i m\u00ebparsh\u00ebm i udh\u00ebhequr nga LSDM dhe BDI n\u00eb shkurt 2024, kur me ndryshime n\u00eb gjasht\u00eb ligje ndaluan rritjen e t\u00eb ardhurave mujore t\u00eb bart\u00ebsve t\u00eb funksioneve publike duke e ulur koeficientin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga 4.50 n\u00eb 3.92.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/27\/matematike-politike-me-pagat-e-funksionareve-ne-maqedonine-e-veriut\/\">Matematik\u00eb politike me pagat e funksionar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A do t\u00eb ulen apo do t\u00eb rriten pagat e funksionar\u00ebve \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb u shtrua n\u00eb publik pasi n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, kaloi paketa e ligjeve me t\u00eb cilat u ul koeficienti me t\u00eb cilin llogaritet paga e tyre. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndryshime n\u00eb ligjet p\u00ebr pagat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73240","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73240\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}