{"id":73178,"date":"2026-02-26T18:48:17","date_gmt":"2026-02-26T18:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/26\/kociu-mbrojtja-e-territorit-dhe-goditja-e-paligjshmerise-themel-i-punes-sone\/"},"modified":"2026-02-26T18:48:17","modified_gmt":"2026-02-26T18:48:17","slug":"kociu-mbrojtja-e-territorit-dhe-goditja-e-paligjshmerise-themel-i-punes-sone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/26\/kociu-mbrojtja-e-territorit-dhe-goditja-e-paligjshmerise-themel-i-punes-sone\/","title":{"rendered":"Ko\u00e7iu: Mbrojtja e territorit dhe goditja e paligjshm\u00ebris\u00eb, themel i pun\u00ebs son\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Albana Ko\u00e7iu, deklaroi sot n\u00eb mbledhjen e zgjeruar t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kabinetit qeveritar, t\u00eb zhvilluar n\u00eb Pallatin e Brigadave, se mbrojtja e interesit publik dhe goditja pa asnj\u00eb kompromis e \u00e7do fenomeni t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb mbetet themeli i pun\u00ebs s\u00eb ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr mbrojtjen e territorit, Ko\u00e7iu theksoi se ky \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i k\u00ebtij angazhimi, ku autoriteti i ligjit duhet t\u00eb jet\u00eb i padiskutuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cE kemi nisur me operacionin e ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb territor, i cili tashm\u00eb ka karakter t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Me rishikimin e korniz\u00ebs ligjore n\u00eb muajin tetor t\u00eb vitit q\u00eb shkoi dhe me mund\u00ebsin\u00eb e konfiskimit t\u00eb shtesave pa leje p\u00ebr p\u00ebrdorim social, po d\u00ebrgojm\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb: abuzimi me territorin nuk do t\u00eb shp\u00ebrblehet m\u00eb\u201d, u shpreh ministrja.<\/p>\n<p>Sipas saj, deri m\u00eb tani jan\u00eb evidentuar 252 subjekte q\u00eb kan\u00eb shkelur lejen e nd\u00ebrtimit, jan\u00eb prishur 447 nd\u00ebrtime apo shtesa pa leje dhe jan\u00eb vendosur masa administrative me gjoba n\u00eb vler\u00ebn rreth 12 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ko\u00e7iu n\u00ebnvizoi se mbrojtja e territorit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm prishje e nd\u00ebrtimeve pa leje, por mbi t\u00eb gjitha mbik\u00ebqyrje dhe monitorim n\u00eb koh\u00eb reale, si dhe garantim i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, respektimit t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, mosdevijimit nga projekti dhe mbrojtjes s\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe investimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Ko\u00e7iu theksoi se Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb paket\u00eb masash ligjore q\u00eb synojn\u00eb transformimin cil\u00ebsor t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb komunitet dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e qasjes ndaj territorit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ndryshimet kryesore p\u00ebrfshihet harmonizimi i pun\u00ebs s\u00eb Inspektoratit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit me inspektoratet vendore, duke krijuar nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb unifikuar kontrolli dhe mbik\u00ebqyrjeje me standarde t\u00eb nj\u00ebjta n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Po ashtu, theksi u vendos te forcimi i rolit t\u00eb prefektit si institucion ky\u00e7 n\u00eb koordinimin e institucioneve n\u00eb nivel vendor. P\u00ebrmes ndryshimeve n\u00eb ligjin p\u00ebr prefektin, synohet zgjerimi i kompetencave t\u00eb tij, sidomos n\u00eb mbik\u00ebqyrjen e territorit dhe menaxhimin e emergjencave civile.<\/p>\n<p>\u201cShtimi i dy prefekt\u00ebve detar\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rritjen e siguris\u00eb, qet\u00ebsis\u00eb dhe ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb territor\u201d, theksoi Ko\u00e7iu, duke kujtuar rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb prefekt\u00ebve gjat\u00eb p\u00ebrmbytjeve t\u00eb muajit janar dhe situatave emergjente t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Ministrja theksoi gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb garantimin e siguris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar Policin\u00eb Bashkiake si nj\u00eb institucion me rol dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Sipas saj, pjes\u00eb e paket\u00ebs s\u00eb ndryshimeve ligjore \u00ebsht\u00eb edhe ligji p\u00ebr Policin\u00eb Bashkiake, q\u00eb synon transformimin e saj n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb profesionale me standarde t\u00eb unifikuara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, duke funksionuar si krah mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Policia Bashkiake do t\u00eb mbetet pjes\u00eb organike e bashkive, por do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb qendrore q\u00eb garanton rekrutimin transparent, trajnimin e vazhduesh\u00ebm, vler\u00ebsimin dhe standardet e nj\u00ebjta komb\u00ebtare, shtoi ministrja.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket projektit \u201cSmart City\u201d, Ko\u00e7iu b\u00ebri t\u00eb ditur se do t\u00eb instalohen 5 mij\u00eb kamera n\u00eb rrug\u00ebt kryesore dhe do t\u00eb monitorohen mbi 20 shkolla, me q\u00ebllim rritjen e standardeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb komunitet.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr goditjen e aseteve t\u00eb krimit, ministrja deklaroi se gjat\u00eb nj\u00eb viti jan\u00eb sekuestruar dhe konfiskuar 65 milion\u00eb euro pasuri, nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb sipas saj ishte e paimagjinueshme m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm n\u00eb vitin 2025 jan\u00eb sekuestruar 726 pasuri, nga t\u00eb cilat 64 jan\u00eb konfiskuar dhe kan\u00eb kontribuar n\u00eb mb\u00ebshtetjen e 15 projekteve me karakter social, me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb komunitetet vulnerab\u00ebl. Rreth 20 institucione publike kan\u00eb p\u00ebrfituar nga k\u00ebto asete, tha ministrja.<\/p>\n<p>Ko\u00e7iu b\u00ebri t\u00eb ditur se po punohet p\u00ebr baz\u00ebn ligjore q\u00eb pronat e konfiskuara t\u00eb transferohen edhe n\u00eb dobi t\u00eb familjeve t\u00eb efektiv\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBesojm\u00eb fort se drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebshkim p\u00ebr kriminel\u00ebt, por edhe solidaritet p\u00ebr ata q\u00eb sakrifikojn\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e ligjit dhe jet\u00ebn e qytetar\u00ebve\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, ministrja p\u00ebrmendi edhe regjistrin komb\u00ebtar t\u00eb adresave, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri jetike dhe praktike. Sipas saj, ka nisur nj\u00eb proces i plot\u00eb rishikimi dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi, n\u00eb koordinim me bashkit\u00eb dhe aktor\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb terren, p\u00ebr t\u00eb adresuar problematikat q\u00eb lidhen me kufijt\u00eb hartografik\u00eb dhe standardizimin e sinjalistik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje, Ko\u00e7iu njoftoi rritje t\u00eb m\u00ebtejshme pagash p\u00ebr punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Sipas saj, 720 efektiv\u00eb t\u00eb trupave operacionale dhe elitare, p\u00ebrfshir\u00eb forcat RENEA, Forcat Operacionale dhe Forc\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Siguris\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme page.<\/p>\n<p>Paga p\u00ebr grad\u00ebn inspektor do t\u00eb rritet nga 1600 euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr grad\u00ebn kryekomisar apo drejtues do t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb 2300 euro.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Albana Ko\u00e7iu, deklaroi sot n\u00eb mbledhjen e zgjeruar t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kabinetit qeveritar, t\u00eb zhvilluar n\u00eb Pallatin e Brigadave, se mbrojtja e interesit publik dhe goditja pa asnj\u00eb kompromis e \u00e7do fenomeni t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb mbetet themeli i pun\u00ebs s\u00eb ministris\u00eb. Duke folur p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73178","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73178\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}