{"id":73173,"date":"2026-02-26T18:48:14","date_gmt":"2026-02-26T18:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/26\/edi-rama-si-bashkevuajtes-dhe-bashkefajtor-me-drejtesine\/"},"modified":"2026-02-26T18:48:14","modified_gmt":"2026-02-26T18:48:14","slug":"edi-rama-si-bashkevuajtes-dhe-bashkefajtor-me-drejtesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/26\/edi-rama-si-bashkevuajtes-dhe-bashkefajtor-me-drejtesine\/","title":{"rendered":"Edi Rama si \u201cbashk\u00ebvuajt\u00ebs dhe bashk\u00ebfajtor me drejt\u00ebsin\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama mbajti ndoshta fjalimin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kufizuar pushtetin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb sillet si pushtet politik, p\u00ebr t\u00eb kufizuar politikat represive ndaj qytetar\u00ebve dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tyre themelore, si dhe p\u00ebr t\u00eb hequr droj\u00ebn e b\u00ebrjes betej\u00eb publike me drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari ai u p\u00ebrpoq t\u00eb mbroj\u00eb fabul\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur e cila duhet t\u00eb m\u00ebsohet t\u00eb mos marr\u00eb atributet e pushtetit politik. Duke e ilustruar me tre vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, at\u00eb t\u00eb pezullimit t\u00eb nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb caktuar rrogat me vendim gjykate si dhe vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb merret me organizimin e Komisioneve parlamentare, ai ilustroi p\u00ebrfshirjen e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb organizimin e shtetit, n\u00eb financa dhe n\u00eb jet\u00ebn parlamentare. Kjo ka ndodhur dy muajt e fundit, dhe nuk ka aq shum\u00eb lidhje me persona konkret\u00eb, por me d\u00ebshir\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin. Gjykimi p\u00ebr pezullimin apo jo t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari kabineti nuk ka lidhje me Ballukun, se ajo as e shp\u00ebton dhe as faj\u00ebson at\u00eb, \u00e7far\u00ebdo vendimi t\u00eb jet\u00eb, por ka lidhje me faktin se kush vendos p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do jet\u00eb n\u00eb kabinet, kryeministri, populli apo gjykata. Dhe Kushtetuta ia ka dh\u00ebn\u00eb popullit dhe kryeministrit at\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Se sa do jen\u00eb rrogat e gjyqtar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e pushtetit ekzekutiv dhe Ministrit t\u00eb Financave, jo hallexhinjve q\u00eb marrin rrogat milion\u00ebshe si gjyqtar\u00eb dhe q\u00eb shpesh harrojn\u00eb t\u2019i marrin se nuk iu duhen.<\/p>\n<p>Se si ndahen komisionet parlamentare apo si e kan\u00eb emrin, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje banale e Byros\u00eb parlamentare dhe jo e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. K\u00ebtu nuk hyn askund Belinda dhe as Rama. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet drejt\u00ebsie q\u00eb mendon se kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin vendime p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje q\u00eb t\u2019u k\u00ebrkosh. Dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb anarkis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kauza e dyt\u00eb e Edi Ram\u00ebs n\u00eb betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, mbetet SPAK-u dhe politika represive e tij. K\u00ebtu debati nuk \u00ebsht\u00eb si do b\u00ebj\u00eb qeveria betej\u00eb me SPAK, por si t\u00eb vendosen disa rregulla q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mbrohen kur akuzohen. Dhe t\u00eb mbrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale me fajin q\u00eb supozohet se kan\u00eb.<\/p>\n<p>Politika e SPAK n\u00eb Shqip\u00ebri ka krijuar probleme me moskrijimin e standardeve unifikuese t\u00eb hetimit, dhe p\u00ebrdorimin e shantazhit dhe paraburgimit, si mjet p\u00ebr t\u00eb arritur tek objektivi i paravendosur i tyre ndaj nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje. Shumica e hetimeve t\u00eb SPAK nuk ka nisur nga prova t\u00eb r\u00ebna n\u00eb dor\u00eb t\u00eb SPAK, por nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrzgjedh prokurori dhe pastaj pasi shp\u00ebrndan flet\u00eb-arreste, bastisje sht\u00ebpish e shantazhon d\u00ebshmitar\u00eb, fillon t\u00eb formoj\u00eb l\u00ebnd\u00ebn p\u00ebr vepr\u00ebn penale.<\/p>\n<p>Beteja me mang\u00ebsit\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb fitohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb halleve t\u00eb qytetar\u00ebve, pasi ata po provojn\u00eb munges\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. Prokuror\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb vetmin model q\u00eb kan\u00eb n\u00eb kok\u00eb \u00ebsht\u00eb ende hetuesia e komunizmit. Nuk ua heq dot nga goja fjalin\u00eb: \u201cun\u00eb t\u00eb hedh hekurat, un\u00eb t\u00eb hedh \u00e7el\u00ebsat n\u00eb det, un\u00eb t\u00eb b\u00ebj t\u00eb mos shoh\u00ebsh m\u00eb drit\u00ebn e diellit\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb betej\u00eb publike, pa asnj\u00eb droj\u00eb se quhet presion. T\u00eb drejtat e njeriut jan\u00eb shtylla kurrizore e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike q\u00eb e dallon at\u00eb nga diktatura. Beteja p\u00ebr to \u00ebsht\u00eb detyrim, edhe pse n\u00eb mendjen e prokuror\u00ebve e gjyqtar\u00ebve tan\u00eb ato shkaktojn\u00eb t\u00eb qeshura.<\/p>\n<p>Heqja e kompleksit p\u00ebr betej\u00eb publike me shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, jo p\u00ebr qeverin\u00eb. N\u00ebse heshtim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kur SPAK shantazhon apo kufizon t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njer\u00ebzve n\u00ebn akuz\u00eb, i kemi hapur rrug\u00ebn nj\u00eb sistemi q\u00eb e kemi p\u00ebrmbysur nj\u00ebher\u00eb dhe jo Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi Edi Rama foli si garant i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe i p\u00ebrsosjes s\u00eb saj p\u00ebrmes ndryshimeve ligjore n\u00ebse lind nevoja.<\/p>\n<p>Zbatimi i deritanish\u00ebm i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi ka nxjerr\u00eb n\u00eb dukje plot vrima t\u00eb zeza t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb k\u00ebt\u00eb anarki n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb stok 200 mij\u00eb dosje, q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb procedura t\u00eb tmerrshme vonese duke shkuar deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb e duke u rikthyer tek shkalla e par\u00eb, duke humbur shpresat se nj\u00eb gjyq mbaron sa t\u00eb jesh gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimet ligjore duhen s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb preken nga kjo politik\u00eb represive dhe nga korrupsioni i rritur n\u00eb drejt\u00ebsi. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb betej\u00eb me gjykatat m\u00eb shum\u00eb se me SPAK dhe duhet t\u2019i \u00e7liroj\u00eb ato nga diktati i p\u00ebrgjimeve t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Politika represive e SPAK ka rritur \u00e7mimin e prokuror\u00ebve t\u00eb rretheve dhe gjyqtar\u00ebve kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb zgjidhej me pak lek\u00eb tani zgjidhet me pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb efekti i par\u00eb i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, rritja e \u00e7mimit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi. Ndaj ndryshimet ligjore t\u00eb propozuara nuk duhet t\u00eb jen\u00eb spontane dhe as me mendt\u00eb e atyre q\u00eb nuk shkohet as n\u00eb hale.<\/p>\n<p>Ndryshimet duhet t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi m\u00eb direkte, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb fatin e qytetarit m\u00eb t\u00eb pavarur nga tekat e nj\u00eb prokurori apo gjyqtari, p\u00ebr t\u00eb instaluar praktika detyruese p\u00ebr pushtetin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar afatet dhe p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb koh\u00eb problemeve me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimet nuk duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb rast i shp\u00ebrdoruar. N\u00ebse b\u00ebhen duhet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, sa m\u00eb t\u00eb pranuara dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb forcojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e re duke shmangur abuzimet. Propozime gjysmake si ato q\u00eb mbrojn\u00eb nga pezullimi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kur askush nuk ka nevoj\u00eb ta pezulloj\u00eb, se e arreston, jan\u00eb banalitet q\u00eb tregojn\u00eb halle personale jo parime. Ndryshe do t\u00eb prodhojm\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ligjore edhe m\u00eb t\u00eb keqe se kjo q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, duke mos shp\u00ebtuar ask\u00ebnd nga padrejt\u00ebsia dhe duke e b\u00ebr\u00eb politik\u00ebn \u201cbashk\u00ebvuajt\u00ebse dhe bashk\u00ebfajtore me drejt\u00ebsin\u00eb\u201d.\/TEMA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Kryeministri Edi Rama mbajti ndoshta fjalimin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kufizuar pushtetin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb sillet si pushtet politik, p\u00ebr t\u00eb kufizuar politikat represive ndaj qytetar\u00ebve dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tyre themelore, si dhe p\u00ebr t\u00eb hequr droj\u00ebn e b\u00ebrjes betej\u00eb publike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73173","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73173"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73173\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}