{"id":73077,"date":"2026-02-26T12:48:19","date_gmt":"2026-02-26T12:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/26\/kjo-si-nata-kur-helikopteri-priste-ne-stadium\/"},"modified":"2026-02-26T12:48:19","modified_gmt":"2026-02-26T12:48:19","slug":"kjo-si-nata-kur-helikopteri-priste-ne-stadium","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/26\/kjo-si-nata-kur-helikopteri-priste-ne-stadium\/","title":{"rendered":"Kjo, si nata kur helikopteri priste n\u00eb stadium"},"content":{"rendered":"<p>Nga Frrok \u00c7upi<br \/>\nT\u00eb gjitha kamerat u rreshtuan sikur do t\u00eb d\u00ebgjonin mrekullin\u00eb. Sali Berisha doli nga takimi me europian\u00ebt e djatht\u00eb \u2018me kurriz t\u00eb zbutur\u2019, si\u00e7 tha media. Vet\u00eb ky nuk ishte ky. Premtoi se nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb zjarr mbi qyteti, por u duk se e tradhtonte vetja.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ishte mars. Tani pak dit\u00eb para marsit, fund i shkurtit. Vet\u00ebm kaq \u00ebsht\u00eb dallimi.<\/p>\n<p>Ishte viti 1997. Presidenti dhe qeverisja e Shqip\u00ebris\u00eb kinse po tentonin ta linin pas. Ky \u00ebsht\u00eb viti 2026 kur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb marsit t\u00eb vitit 1997 po tentojn\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin q\u00eb nga thell\u00ebsia at\u00eb vit plot tmerre, varre dhe k\u00ebrc\u00ebnime se veriu do t\u00eb shuante jugun.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb vit i tmerrsh\u00ebm. Jo viti, por njer\u00ebzit e asaj udh\u00ebheqjeje.<\/p>\n<p>Aty nga mesi i marsit, presidenti i Republik\u00ebs m\u00ebsyu sh\u00ebrbimin sekret dhe militant\u00ebt e tij q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapnin frik\u00ebn se \u2018 Vlora po m\u00eb vjen t\u00eb m\u00eb vras\u00eb n\u00eb presidenc\u00eb!\u2019. Isha n\u00eb Vlor\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Askush nuk e tha as e mendoi marshimin drejt Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kapur t\u00eb gjall\u00eb presidentin. Djemt\u00eb e Vlor\u00ebs ruheshin se \u2018 po vjen dushmani\u2019 nga deti ose nga Vjosa. Ata ve\u00e7se shp\u00ebrndanin ndihma ushqimore dhe ila\u00e7e p\u00ebr nevojat e qytetar\u00ebve q\u00eb i kishte rrethuar p\u00ebr vdekje udh\u00ebheq\u00ebsia shqiptare.<\/p>\n<p>Dy avion\u00ebt luftarak\u00eb t\u00eb ngarkuar me arm\u00eb kimike p\u00ebr t\u00eb zhdukur n\u00eb mas\u00eb njer\u00ebzit e Jugut t\u00eb vendit, ishin arratisur pa hedhur asnj\u00eb arm\u00eb. Kjo i qet\u00ebsonte njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>A kishte avion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoheshin? Kishte avion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por nuk kishte m\u00eb k\u00ebll\u00eb\u00e7e as presidenti, as qeveria, as gangster\u00ebt rreth tyre.<\/p>\n<p>Ishte vet\u00ebm frika prezente kudo ku kishte autor\u00eb t\u00eb vrasjes s\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb kombit. N\u00eb selin\u00eb e presidentit ishin mbledhur militant\u00eb t\u00eb armatosur rreth Berish\u00ebs, n\u00ebn kryesimin e nj\u00eb Saliu tjet\u00ebr q\u00eb ndodhet edhe tani n\u00eb sulmet e ishj- presidentit.<\/p>\n<p>Interesant, sa e re mbetet e keqja, duket sikur \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb vet\u00ebm tre vje\u00e7. Ata q\u00eb terrorizonin at\u00ebher\u00eb, ata terrorizojn\u00eb edhe sot. Kan\u00eb rinovuar vet\u00ebm Grupin e Zjarrit. F\u00ebmij\u00eb e adoleshent\u00eb, t\u00eb paguar keq sa p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb n\u00eb pub, mblidhen n\u00ebn mjekra t\u00eb maskuara deputet\u00ebsh. Mblidhen bashk\u00eb si korba t\u00eb vegj\u00ebl dhe presin q\u00eb Saliu t\u00eb val\u00ebvis\u00eb flamurin komb\u00ebtar. At\u00ebher\u00eb k\u00ebta l\u00ebshojn\u00eb zjarrin e arm\u00ebve kund\u00ebr simbolit komb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7se at\u00ebher\u00eb ishin mbledhur n\u00eb selin\u00eb e presidentit. Edhe vet\u00eb presidenti mbante dy arm\u00eb automatike. Nj\u00ebr\u00ebn p\u00ebr vlonjat\u00ebt, tjetrin p\u00ebr tropojan\u00ebt, n\u00ebse e tradhtonin. E griu frika. Edhe militant\u00ebt q\u00eb kishin mbushur selin\u00eb i griu uria dhe nevoja p\u00ebr tualete. Kur mbaroi puna, gjith\u00eb oborri dhe zyrat u nevojit t\u00eb laheshin me detergjente, u desh nj\u00eb koh\u00eb prej tre muaj sa t\u00eb dilte era e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment n\u00eb Tiran\u00eb zbarkuan nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Nj\u00eb austriak, vet\u00eb Kancelari, mori rolin e kujdestarit n\u00eb vend. 7 mij\u00eb ushtar\u00eb do t\u00eb vinin nga forcat shum\u00eb kombesh. Presidenti kishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb linte vendin. Helikopteri po e priste n\u00eb stadiumin e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Europa zbarkoi dje me nj\u00eb tuf\u00eb n\u00ebpun\u00ebsish, p\u00ebr t\u00eb folur me po t\u00eb nj\u00ebjtin president, tanim\u00eb t\u00eb pandehur n\u00eb gjykat\u00ebn speciale p\u00ebr korrupsion t\u00eb madh dhe minim t\u00eb demokracis\u00eb. Edhe k\u00ebta erdh\u00ebn t\u00eb bisedojn\u00eb n\u00ebse ky do t\u00eb pushoj\u00eb luft\u00ebn apo ka propozim p\u00ebr helikopter. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb drejtori politik i Parlamentit Europian, McAllister q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se \u2018nuk e takoj\u2019 presidentin e vitit 1997.<\/p>\n<p>Dukej sikur flitej p\u00ebr fantazma: Vall\u00eb si mund t\u00eb takosh n\u00eb vititn 2026 po t\u00eb nj\u00ebjtin president t\u00eb vitit 1997. 29 vjet. I nj\u00ebjti si at\u00ebher\u00eb, me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Edhe v\u00ebzhguesi i d\u00ebrguar nga PE, Mr. Schieder, po austriak. Ai i tha Berish\u00ebs q\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb arm\u00ebt e t\u00eb mos djeg\u00eb qytetin.<\/p>\n<p>K\u00ebta q\u00eb erdh\u00ebn dje u tha kot sikur jan\u00eb fakt-bledh\u00ebs. As arm\u00eb-mbledh\u00ebs nuk jan\u00eb. Por disa njer\u00ebz nga Europa, q\u00eb duhej t\u00eb ishin sa m\u00eb shum\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb Berisha t\u00eb mos e dridhte fjal\u00ebn se \u2018nuk kishte d\u00ebshmitar\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>I than\u00eb \u2018mblidhe bishtin e mos terrorizo popullin n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>I treguan edhe nj\u00eb gj\u00eb \u2018konfidenciale\u2019 n\u00eb vesh.<\/p>\n<p>Si t\u2019 i thonin \u2018a t\u00eb duhet helikopteri?\u2019. Tani nuk e mbartin dot sepse ky \u00ebsht\u00eb i pandehur para gjyqit. Por Berisha u shfaq fiks si at\u00eb nat\u00ebn e helikopterit, mars 1997. Tha se \u2018 nuk do t\u00eb hedh\u00eb m\u00eb bomba n\u00eb mes t\u00eb qytetit\u2019.<\/p>\n<p>Edhe at\u00ebher\u00eb u jargavit e u lut se \u2018do t\u00eb rri urt\u00eb\u2019, ve\u00e7 ta linin k\u00ebtu. Dol\u00ebn garant disa politikan\u00eb naiv\u00eb. Sapo e zbrit\u00ebn nga helikopteri, ky mori kallashin. Jo kallash\u00eb, por tanket e Gard\u00ebs nj\u00eb vit pas, 1998. K\u00ebrc\u00ebnoi edhe Amerik\u00ebn se \u2018t\u00eb ta djeg ambasad\u00ebn dhe ambasadoren!\u2019. N\u00eb fakt tentoi.<\/p>\n<p>T\u00eb shikojm\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb tentoj\u00eb n\u00eb kryengritjen e t\u00eb shtun\u00ebs! Me siguri prap\u00eb zjarr mbi qytetin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frrok \u00c7upi T\u00eb gjitha kamerat u rreshtuan sikur do t\u00eb d\u00ebgjonin mrekullin\u00eb. Sali Berisha doli nga takimi me europian\u00ebt e djatht\u00eb \u2018me kurriz t\u00eb zbutur\u2019, si\u00e7 tha media. Vet\u00eb ky nuk ishte ky. Premtoi se nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb zjarr mbi qyteti, por u duk se e tradhtonte vetja. At\u00ebher\u00eb ishte mars. Tani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73077","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73077"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73077\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}