{"id":73059,"date":"2026-02-26T11:48:22","date_gmt":"2026-02-26T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/26\/hija-e-bashkim-ulajt-pengon-hekurudhen-si-i-mori-olset-haxhiu-237-mln-leke-nga-drejtori-kosovar-i-portit-2\/"},"modified":"2026-02-26T11:48:22","modified_gmt":"2026-02-26T11:48:22","slug":"hija-e-bashkim-ulajt-pengon-hekurudhen-si-i-mori-olset-haxhiu-237-mln-leke-nga-drejtori-kosovar-i-portit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/26\/hija-e-bashkim-ulajt-pengon-hekurudhen-si-i-mori-olset-haxhiu-237-mln-leke-nga-drejtori-kosovar-i-portit-2\/","title":{"rendered":"Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudh\u00ebn\/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lek\u00eb nga drejtori kosovar i Portit"},"content":{"rendered":"<p>\u00a0<\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Hekurudha Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs duhet t\u00eb ishte mbyllur tashm\u00eb. Kush po e zvarrit p\u00ebrfundimin? N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021, Ministria, gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb linj\u00ebs hekurudhore, deklaroi se do t\u00eb rehabilitohej brenda 30 muajsh. Vlera e zbatimit t\u00eb projektit ishte p\u00ebrcaktuar 69.6 milion\u00eb euro n\u00eb total.<\/p>\n<p>Ja ku jemi 5 vjet m\u00eb von\u00eb. Borit\u00eb e trenave nuk po d\u00ebgjohen, nd\u00ebrsa n\u00eb stacion q\u00ebndrojn\u00eb ca vagona t\u00eb ndryshkur. Kostot e saj jan\u00eb rritur me gati 65 p\u00ebr qind. Zyrtarisht, shpenzimet kan\u00eb shkuar tashm\u00eb n\u00eb 110 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Linja hekurudhore Tiran\u00eb- Durr\u00ebs pritet t\u00eb shkurtoj\u00eb 22 minuta udh\u00ebtimin mes dy qyteteve dhe sipas ish-ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, Belinda Balluku. Ky projekt parashikohet t\u2019u shkurtoj\u00eb 55 milion\u00eb euro n\u00eb vit p\u00ebrdoruesve aktual\u00eb t\u00eb automjeteve.<\/p>\n<p>Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe nj\u00eb kredi e marr\u00eb nga qeveria pran\u00eb Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim (BERZH) nd\u00ebrsa tenderi u fitua nga kompania italiane INC SPA.<\/p>\n<p>Akoma vazhdojn\u00eb tenderat. N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar u shpall prokurimi i elektrifikimit t\u00eb k\u00ebsaj linje. N\u00eb gusht 2025 ishte hapur prokurimi i deg\u00ebzimit t\u00eb hekurudh\u00ebs q\u00eb shkon n\u00eb Portin e ri.<\/p>\n<p>Konkretisht Autoriteti Portual Durr\u00ebs ka hapur nj\u00eb tender me vler\u00eb afro 237 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr hartimin projektit \u201cLinja hekurudhore Porti Porto Romano \u2013 Sukth\u201d. Tenderi st\u00ebrgjatet dhe nuk po arrin t\u00eb kristalizoj\u00eb kontrat\u00ebn.<\/p>\n\n<p>Nga nj\u00eb verifikim i fakteve na rezulton se pas \u00e7do shtyrjeje dhe vonese ka nj\u00eb veprim korruptiv q\u00eb synon fondet. N\u00eb tenderin e projektimit t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Porto Romanos \u00ebsht\u00eb hija e oligarku Bashkim Ulaj q\u00eb reflektohet n\u00eb vendimit e drejtorit t\u00eb Portit, Liburn Aliu dhe t\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik. Kujtojm\u00eb se Aliu, ish-ministri i Infrastruktur\u00ebs n\u00eb Qeverin\u00eb \u201cKurti 2\u201d, \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar vitin e kaluar n\u00eb postin e drejtorit t\u00eb Portit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n<p>Kjo linj\u00eb e re hekurudhore me gjat\u00ebsi 7879 metra do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb transportit t\u00eb mallrave dhe do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb integrale e hekurudh\u00ebs Durr\u00ebs-Tiran\u00eb, thuhet n\u00eb dokumentet e tenderit.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e interesuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender duhet t\u00eb dor\u00ebzonin ofertat deri m\u00eb 8 shtator 2025. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nisi loja p\u00ebr t\u00eb anashkaluar gar\u00ebn p\u00ebr fondin.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cProjekt i detajuar teknik \u201cLinja hekurudhore Porti Porto Romano -Sukth\u201d.<\/p>\n<p>Pas shkeljeve t\u00eb konstatuara procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga Open Data me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb sinjalizon riskun e korrupsionit. Dhe, megjith\u00ebse ishin 5 pjes\u00ebmarr\u00ebs, komisioni nuk ka zhvilluar kurrfar\u00eb gare.<\/p>\n\n<p>Operator Ekonomik \u201cILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS\u201d me pronar Olset Haxhiun u shpall fitues, edhe pse kishte ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Oferta fituese \u00ebsht\u00eb 22 milion\u00eb e 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja dhe u shpall\u00a0 m\u00eb 27 janar 2026, pas shum\u00eb manovrash mes zyrave n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga operator\u00ebt ekonomik, \u201cBN Projekt\u201d shpk,\u00a0 nuk ka paraqitur ofert\u00eb dhe as dokumentacion. Pra, ndoshta \u00ebsht\u00eb paraqitur formalisht, sepse fituesi dihej. Nd\u00ebrkaq, operator\u00ebt e tjer\u00eb, \u201cC.E.C GROUP\u201d dhe\u00a0 \u201cGjeokonsult &amp; CO\u201d sh.p.k q\u00eb kishin oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, jan\u00eb skualifikuar nga gara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, nj\u00ebra prej kompanive q\u00eb ka ofert\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa Olset Haxhiu, dyshohet se \u00ebsht\u00eb m\u00eb marr\u00ebveshje me t\u00eb. K\u00ebshtu, NORD-COMAT Shpk, me pronar Agostin Dodajn, \u00ebsht\u00eb partner biznesi me Haxhiun. P\u00ebrshembull, n\u00eb 27 prill 2018, Haxhiu dhe Dodaj kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb bashk\u00ebpunim, si \u201cjoint venture\u201d, tenderin \u201cMbikqyrje Rikonstruksion i sheshit publik para hyrjes s\u00eb portit, F III\u201d me vler\u00eb afro 1 milion euro.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Olset Haxhiu, pronari dhe administratori i kompanis\u00eb \u201cILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS\u201d sh.p.k. e ka marr\u00eb peng tenderin, fal\u00eb lidhjeve q\u00eb ka me oligarkun Bashkim Ulaj, ku ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb pjes\u00eb e stafit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pa nisur tenderi, Haxhiu ka nisur me lerat drejt KPP n\u00eb Tiran\u00eb. Dihet se KPP \u00ebsht\u00eb n\u00ebn influemnc\u00ebn e miqve t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kryeministrit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe oligarkun Ulaj. Ankesa e dat\u00ebs 8 shtator 2025 synonte pastrimin e tenderit nga kriteret q\u00eb nuk i p\u00ebrmbushte studio e Haxhiut..<\/p>\n<p>Ky ankohet se Autoriteti Portual ka vendosur kritere diskriminuese dhe joproporcionale n\u00eb lidhje me stafin teknik. Sidomos kund\u00ebrshtohej k\u00ebrkesa p\u00ebr staf nd\u00ebrkomb\u00ebtar me profile specifike. Sepse kjo \u201ccenonte barazin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 shtator 2025, KPP e kryesuar nga n\u00ebnkryetrari Fiorent Zguro, vendosi t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb Liburn Aliun q\u00eb t\u00eb modifikoj\u00eb kriteret dhe \u201ct\u2019i qep\u00eb\u201d dokumentet e tenderit n\u00eb p\u00ebrshtatje me ofert\u00ebn e Olset Haxhiut.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 13 tetor 2025, KPP verifikoi n\u00ebse ishte zbatuar urdhri dhe vendosi t\u00eb heq pezullimin mbi procedur\u00ebn.<\/p>\n\n<p>Por nuk do t\u00eb merrte fund k\u00ebtu. Drejtori i Portit, Liburn Aliu e shtyu p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij tenderi p\u00ebr n\u00eb vitin 2026. Veprimet p\u00ebr shmangien e konkurrenc\u00ebs dhe shpalljen fitues t\u00eb klientit kan\u00eb zgjatur edhe disa muaj.<\/p>\n<p>Kompania ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2006. Nga viti 2020 ka p\u00ebrfituar rreth 2 milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit p\u00ebr sh\u00ebrbime projektimi, studime dhe mbikqyrje punimesh. Rreth 550 mij\u00eb euro i ka p\u00ebrfituar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me n\u00eb krye Dritan Agolli. Edhe ky ka qen\u00eb punonj\u00ebs i oligarkut Bashkim Ulaj.<\/p>\n<p>Bashkim Ulaj dhe Dritan Agolli jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb korrupsioni flagrante. Drejtori i FSHZH ka firmosur tendera p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cGener 2\u201d t\u00eb Bashkim Ulajt. N\u00eb k\u00ebmbim, Bashkim Ulaj u ka dh\u00ebn\u00eb ambjente tek kullat e tij n\u00eb Tiran\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb Dritan Agollit, djalit dhe bashk\u00ebshortes, p\u00ebr bizneset e tyre.<\/p>\n<p>Lidhja e oligarkut Bashkim Ulaj me Olset Haxhiun do t\u00eb forcohej edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitin 2023, kur ky i fundit u b\u00eb aksioner i koncesionit Milot- Thuman\u00eb.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve, Haxhiu \u00ebsht\u00eb ortak i dyt\u00eb i G2 BLU. Shoq\u00ebria ka p\u00ebr objekt dhe qellim t\u00eb saj Koncensionin\/ Partneritetit Publik Privat: \u201cP\u00ebr Projektimin, Nd\u00ebrtimin, Operimin, Mir\u00ebmbajtjen, Rrehabilitimin dhe Transferimin e Segmentit Rrugor Milot \u2013 Thuman\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto lidhje q\u00eb l\u00ebvizin fijet e padukshme duke p\u00ebrcaktuar fituesit e tenderave dhe kan\u00eb zvarritur pa fund projektin strategjik t\u00eb Hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe fundi i hekurudh\u00ebs duket larg! Edhe pasi Olset Haxhiu \u00ebsht\u00eb shpallur fitues i tenderit nga Liburn Aliu, vjen nj\u00eb ankes\u00eb tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb kulmi. Ankohet fituesi! N\u00eb sistemin e elktronik t\u00eb KPP, m\u00eb 23 shkurt 2026, ora 08.00, \u00ebsht\u00eb regjitruar ankes\u00eb e kompanis\u00eb s\u00eb Olset Haxhiut p\u00ebr tenderin e projektit t\u00eb hekurudh\u00ebs. Po tani \u00e7\u2019ndodhi?! Pazari (tenderi) akoma nuk paska mbaruar?!<\/p>\n\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ulaj\/\">Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudh\u00ebn\/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lek\u00eb nga drejtori kosovar i Portit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Hekurudha Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs duhet t\u00eb ishte mbyllur tashm\u00eb. Kush po e zvarrit p\u00ebrfundimin? N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021, Ministria, gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb linj\u00ebs hekurudhore, deklaroi se do t\u00eb rehabilitohej brenda 30 muajsh. Vlera e zbatimit t\u00eb projektit ishte p\u00ebrcaktuar 69.6 milion\u00eb euro n\u00eb total. Ja ku jemi 5 vjet m\u00eb von\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73059","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73059"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73059\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}