{"id":72914,"date":"2026-02-25T17:48:21","date_gmt":"2026-02-25T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/25\/fallxhoret-e-medias\/"},"modified":"2026-02-25T17:48:21","modified_gmt":"2026-02-25T17:48:21","slug":"fallxhoret-e-medias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/25\/fallxhoret-e-medias\/","title":{"rendered":"Fallxhor\u00ebt e Medias"},"content":{"rendered":"<p>Nga Roland Lami<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb monizmit, fallxhor\u00ebt ishin kryesisht gra jo vet\u00ebm t\u00eb komunitetit rom, por edhe lokale q\u00eb ofronin leximin e fatit, interpretimin e \u00ebndrrave dhe parashikime p\u00ebr martesat, lindjet apo ndarjet familjare. Ata vepronin kryesisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, sepse autoriteti i shtetit i perceptonte k\u00ebto praktika si supersticion dhe p\u00ebrpiqej t\u2019i penalizonte.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht vigjilenc\u00ebs s\u00eb regjimit t\u00eb koh\u00ebs, fallxhor\u00ebt gjenin hap\u00ebsira ti ushtronin pseudo aft\u00ebsit\u00eb e vecanta q\u00eb kishin p\u00ebr sa koh\u00eb kishte kerkes\u00eb n\u00eb treg. Ajo q\u00eb i dallonte ata nuk ishte aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb parashikuar t\u00eb ardhmen, por m\u00ebnyra sesi ata arrinin t\u00eb formonin perceptimin e t\u00eb tjer\u00ebve. \u00c7do fjal\u00eb, parashikim pavaresisht se ishte nje improvizim apo fantazi momentale, r\u00ebnd\u00ebsi kishte se publiku krijonte nj\u00eb iluzion kontrolli mbi t\u00eb ardhmen, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar ankthin dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb siguri.<\/p>\n<p>Sot, ky \u201cprofesion\u201d ka kaluar tek ekranet dhe portalet e lajmeve. Ekspert\u00eb t\u00eb kriminalistik\u00ebs,, gazetar\u00eb t\u00eb kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb apo analist\u00eb politik shpesh prodhojn\u00eb parashikime bombastike pa u shqet\u00ebsuar p\u00ebr burimet, probabilitetin apo v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e asaj q\u00eb thon\u00eb. Fraza t\u00eb tipit, s\u00eb shpejti nj\u00eb video do t\u00eb behet publike, arrestime t\u00eb bujshme pritet brenda jav\u00ebs, nj\u00eb dosje me emra t\u00eb rend\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e prokuror\u00ebve, nj\u00eb minister do t\u00eb arrestohet, nj\u00eb furtun\u00eb shkarkimesh n\u00eb ministri pritet jav\u00ebn tjet\u00ebr etj.<\/p>\n<p>Aspekti m\u00eb trondit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se jan\u00eb shtuar fallxhor\u00ebt modern\u00eb, por se media ka rritur interesin p\u00ebr ta. Ajo jo vet\u00ebm q\u00eb riprodhon deklaratat e tyre, por shpesh i fton pik\u00ebrisht p\u00ebr guximin q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb parashikime t\u00eb pabazuara. K\u00ebto \u201cgomarlleqe\u201d nuk jan\u00eb t\u00eb rasti pasi zhurma, skandali dhe paragjykimi prodhojn\u00eb klikime, debat dhe jehon\u00eb. Media ka pritshm\u00ebri nga absurditeti dhe nga budalleku i tyre. K\u00ebshtu lind nj\u00eb rreth i mbyllur ku mediokriteti i fallxhor\u00ebve dhe lajmi i pabaz\u00eb ushqehen reciprokisht, duke krijuar nj\u00eb cik\u00ebl q\u00eb duket i pafund\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga prespektiva psikologjike, Sander van der Linden ka studiuar pse njer\u00ebzit bien pre e dezinformatave dhe pse lajmet e pabazuara p\u00ebrhapen shpejt, duke sugjeruar se perceptimet tona sociale dhe vendimmarrja jan\u00eb t\u00eb ndikuara fuqish\u00ebm nga m\u00ebnyra se si prezantohen informacionet shpesh pa asnj\u00eb verifikim t\u00eb thell\u00eb dhe kjo ushqen k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr lajme t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb klime, publikimi i nj\u00eb lajmi t\u00eb pabaz\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb marr\u00ebveshje e heshtur mes mediave dhe \u201cfallxhor\u00ebve\u201d. Media i siguron platform\u00ebn dhe jehon\u00ebn, nd\u00ebrsa ata furnizojn\u00eb materialin bombastik q\u00eb gjeneron trafik, klikime dhe diskutime shpesh pa ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb verifikuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e pretendimeve. Kjo e fundit gati \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e varur nga ky lloj \u201clajmi\u201dn\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb fakte dhe prova, k\u00ebrkon emocion, shp\u00ebrthime hipotetike dhe ndjesi sigurie t\u00eb rreme edhe kur nuk ka baz\u00eb reale.<\/p>\n<p>Publiku nga ana tjeter eksitohet nga absurditeti, skandali dhe t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb besoj\u00eb, edhe kur jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u00e7do reagim i tij nuk ushqen thjesht lajmin, por i jep jet\u00eb ciklit t\u00eb vet\u00eb-ushqyer t\u00eb mediokriteti. Keshtu krijohet nj\u00eb cikel I mbyllur ku fallxhor\u00ebt modern\u00eb thon\u00eb budallall\u00ebqe, media krijon hap\u00ebsir\u00eb dhe e amplifikon m\u00eb shum\u00eb at\u00eb nd\u00ebrsa publiku klikon, shp\u00ebrndan dhe e ushqen k\u00ebt\u00eb absurditet duke e kthyer parashikimin per te ardhmen n\u00eb nj\u00eb drog\u00eb kolektive.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ky cik\u00ebl absurd nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm qesharak ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. N\u00ebse lejohen dhe shp\u00ebrblehen lajmet e pabazuara vet\u00ebm sepse b\u00ebjn\u00eb buj\u00eb, at\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb media degradohet, por humbet edhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb dalluar mes asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb reale dhe asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm buj\u00eb apo realitet i prodhuar prej saj. Mir\u00ebpo, kur buja e pabaz\u00eb triumfon mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ne nuk shohim m\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb media dhe pseudo\u2011ekspert\u00ebt na lejojn\u00eb t\u00eb besojm\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Roland Lami Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb monizmit, fallxhor\u00ebt ishin kryesisht gra jo vet\u00ebm t\u00eb komunitetit rom, por edhe lokale q\u00eb ofronin leximin e fatit, interpretimin e \u00ebndrrave dhe parashikime p\u00ebr martesat, lindjet apo ndarjet familjare. Ata vepronin kryesisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, sepse autoriteti i shtetit i perceptonte k\u00ebto praktika si supersticion dhe p\u00ebrpiqej t\u2019i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72914","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72914","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72914"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72914\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}