{"id":72902,"date":"2026-02-25T16:48:34","date_gmt":"2026-02-25T16:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/25\/sa-i-keq-eshte-nje-mesues-i-dhunshem\/"},"modified":"2026-02-25T16:48:34","modified_gmt":"2026-02-25T16:48:34","slug":"sa-i-keq-eshte-nje-mesues-i-dhunshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/25\/sa-i-keq-eshte-nje-mesues-i-dhunshem\/","title":{"rendered":"Sa i keq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues i dhunsh\u00ebm?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Hermes Kafexhiu<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Prej vitit 2014 kam folur p\u00ebr gjendjen e arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb kam shkruar n\u00eb disa media t\u00eb ndryshme p\u00ebr alarmin e situat\u00ebs arsimore. Kam folur ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, i cili n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb diskutohej p\u00ebr ndryshimet q\u00eb po p\u00ebsonte ligji, por edhe p\u00ebr arsimin parauniversitar, q\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb gjendje kritike.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, arsimi parauniversitar \u00ebsht\u00eb prej vitesh n\u00eb kriz\u00eb dhe mbart probleme p\u00ebr t\u00eb cilat askush nuk flet hapur.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, arsimi \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb qasjeje banale, arsimi nuk konsiderohet \u201ctem\u00eb e dit\u00ebs\u201d, nuk \u201cshet\u201d, dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb askush nuk e ka prioritet.<\/p>\n<p>Kriza sociale ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah disa kriza t\u00eb tjera q\u00eb prej vitesh jan\u00eb p\u00ebrshpejtuar. S\u00eb pari, modeli i analfabetizmit funksional q\u00eb shihet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb ekrane. Nj\u00eb tjet\u00ebr kriz\u00eb e fort\u00eb q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb jet\u00ebn publike \u00ebsht\u00eb katapultimi n\u00eb pozita ky\u00e7e shoq\u00ebrore i individ\u00ebve pa formim e pa vlera, q\u00eb marrin poste publike pa asnj\u00eb standard meritokracie.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ajo q\u00eb e ka d\u00ebmtuar m\u00eb shum\u00eb klim\u00ebn publike \u00ebsht\u00eb fakti se v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb banalitet; gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzier, pa dallim mes s\u00eb vlefshmes dhe s\u00eb pavlefshmes. Shqip\u00ebrin\u00eb ky proces e ka p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb ashp\u00ebr se vendet e tjera t\u00eb rajonit, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb qasjeje populiste prej vitesh nga shteti shqiptar, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb kopjimit t\u00eb modeleve t\u00eb huaja vet\u00ebm sepse vijn\u00eb nga Per\u00ebndimi dhe konsiderohen automatikisht t\u00eb suksesshme.<\/p>\n<p>Kur askush nuk flet p\u00ebr problemet, ndodhin shp\u00ebrthime si rasti i fundit, i publikuar dje, ku nj\u00eb m\u00ebsuese ushtron dhun\u00eb ndaj nj\u00eb f\u00ebmije brenda nj\u00eb institucioni kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si shkolla. Mbi t\u00eb gjitha, kjo dhun\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e ndonj\u00eb \u201ctradite t\u00eb vjet\u00ebr\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn disa shprehin nostalgji, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cna mungon m\u00ebsuesi me shkop n\u00eb dor\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte zap\u201d.<\/p>\n<p>Dje n\u00eb media u transmetua nj\u00eb video ku nj\u00eb m\u00ebsuese dhunonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike nx\u00ebn\u00ebsit e saj gjat\u00eb or\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimit. Ishte aq e r\u00ebnd\u00eb, sa nuk mjafton t\u00eb quhet as e turpshme, as e neveritshme. Ishte nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo video tregon nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb madhe komunikimi. N\u00ebse dikush mendon se m\u00ebsuesi \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rrog\u00ebtar, gabon r\u00ebnd\u00eb. M\u00ebsuesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb misionar, i cili edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, edhe n\u00eb rrethana t\u00eb pafavorshme p\u00ebr pozit\u00ebn e tij shoq\u00ebrore, kur tregu i vlerave ka p\u00ebrmbysur vler\u00ebsimin p\u00ebr figur\u00ebn e tij, ka detyrimin t\u00eb ngrihet mbi k\u00ebto rrethana dhe ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb si nj\u00eb mision.<\/p>\n<p>Pas prindit n\u00eb sht\u00ebpi, \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuesi n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb personale t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesit, duhet th\u00ebn\u00eb se problemet lidhen padyshim me politikat shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat shpesh fshihen pas justifikimeve.<\/p>\n<p>Ka humbur kultura e bised\u00ebs dhe e komunikimit. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb nj\u00eb \u201cshoq\u00ebrues\u201d telefonin dhe p\u00ebrballen me modele \u00e7orientuese, sepse mungon nj\u00eb objektiv i qart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00ebsuesin nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb qend\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsi dhe m\u00ebsimi, por rroga.<br \/>\nP\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsin nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb m\u00ebsuesi dhe dija, por modelet q\u00eb i serviren si t\u00eb suksesshme.<br \/>\nP\u00ebr shkoll\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb modeli i suksesit, por thjesht p\u00ebrmbushja formale e nj\u00eb dite pune: \u201cta mbyllim dhe t\u00eb ikim n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>E gjitha \u00ebsht\u00eb n\u00eb kakofoni, sepse mungon nj\u00eb objektiv i qart\u00eb. Biseda ka humbur vet\u00eb institucionin e saj. Komunikimi verbal \u00ebsht\u00eb goditur.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje nuk na fton t\u00eb kthehemi pas n\u00eb koh\u00eb. Zgjidhjet jan\u00eb k\u00ebtu dhe jan\u00eb t\u00eb thjeshta, n\u00ebse ka vullnet. Zgjidhja nis me vendosjen e m\u00ebsuesit n\u00eb prioritet dhe me nj\u00eb proces t\u00eb fort\u00eb filtrimi me karakter vetingu p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit. Duhet p\u00ebrcaktim i qart\u00eb i kurrikulave, programe integrale dhe botime t\u00eb unifikuara. Po ashtu, vendosja e shkollave n\u00eb nj\u00eb sistem konkurrues, t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, do t\u00eb rriste v\u00ebmendjen, p\u00ebrpjekjen dhe do t\u00eb forconte komunikimin mes nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsuesit.<\/p>\n<p>Arsimi duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet komb\u00ebtar. Asnj\u00eb turist nuk ka p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb aq r\u00ebnd\u00ebsi sa nj\u00eb m\u00ebsues i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i keq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues i dhunsh\u00ebm?<br \/>\n\u00cbsht\u00eb i keq sepse e zhvendos shkoll\u00ebn nga vendi i saj natyror. Shkolla \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira ku f\u00ebmija duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb, jo t\u00eb frik\u00ebsohet; t\u00eb pyes\u00eb, jo t\u00eb hesht\u00eb. Kur n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb hyn dhuna, di\u00e7ka thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb prishur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebsues i dhunsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb problem disipline. Ai \u00ebsht\u00eb tregues i nj\u00eb sistemi q\u00eb ka toleruar uljen e standardit, ka relativizuar figur\u00ebn e m\u00ebsuesit dhe ka humbur seriozitetin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh brenda klas\u00ebs. Prandaj pyetja e titullit nuk k\u00ebrkon zem\u00ebrim, por maturi, sepse p\u00ebrgjigjja nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te individi, por te niveli q\u00eb ne pranojm\u00eb si normal. Niveli q\u00eb pranojm\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb shkolla q\u00eb do t\u00eb kemi nes\u00ebr.<\/p>\n<p>\u2026kjo pra \u00ebsht\u00eb e gjitha, m\u00ebsuesi la veten t\u00eb bjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hermes Kafexhiu Prej vitit 2014 kam folur p\u00ebr gjendjen e arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb kam shkruar n\u00eb disa media t\u00eb ndryshme p\u00ebr alarmin e situat\u00ebs arsimore. Kam folur ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, i cili n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb diskutohej p\u00ebr ndryshimet q\u00eb po p\u00ebsonte ligji, por edhe p\u00ebr arsimin parauniversitar, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72902","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72902\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}