{"id":72886,"date":"2026-02-25T15:43:42","date_gmt":"2026-02-25T15:43:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/25\/lea-ypi-ne-liberation-mbi-diktaturen-komunizmin-dhe-iluzionin-e-lirise-ne-kapitalizem\/"},"modified":"2026-02-25T15:43:42","modified_gmt":"2026-02-25T15:43:42","slug":"lea-ypi-ne-liberation-mbi-diktaturen-komunizmin-dhe-iluzionin-e-lirise-ne-kapitalizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/25\/lea-ypi-ne-liberation-mbi-diktaturen-komunizmin-dhe-iluzionin-e-lirise-ne-kapitalizem\/","title":{"rendered":"Lea Ypi n\u00eb Liberation mbi diktatur\u00ebn komunizmin dhe iluzionin e liris\u00eb n\u00eb kapitaliz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>\u201cNj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar gjyshen time nga fyerjet dhe g\u00ebnjeshtrat n\u00eb internet\u201d. K\u00ebshtu e ka shpjeguar\u00a0 Lea Ypi, p\u00ebr gazet\u00ebn franceze Liberation, motivimin p\u00ebr t\u00eb shkruar romanin e saj t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb sapo botuar n\u00eb Franc\u00eb. I pari (T\u00eb lir\u00eb, 2022) rr\u00ebfente p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, par\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i nj\u00eb f\u00ebmije q\u00eb po rritej, teksa regjimi po i afrohej fundit e deri n\u00eb r\u00ebnien e tij t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vitin 1991. <\/span><\/p>\n<p><span>E lindur n\u00eb vitin 1979, profesoresh\u00eb e teoris\u00eb politike n\u00eb London School of Economics, Lea Ypi pa se n\u00eb rrjetet sociale po qarkullonte nj\u00eb fotografi t\u00eb gjysh\u00ebrve t\u00eb saj, shkrepur n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1941: \u00e7ifti pozonte i ulur n\u00eb shezlong\u00eb, n\u00eb nj\u00eb stacion luksoz skish, n\u00eb Cortina d\u2019Ampezzo, ku u zhvilluan Loj\u00ebrat Olimpike Dim\u00ebrore. N\u00eb rrjet shp\u00ebrthyen fyerjet. \u201cInsinuatat se gjyshja e saj mund t\u00eb kish bashk\u00ebpunuar me komunist\u00ebt, me fashist\u00ebt, apo me t\u00eb dyja regjimet s\u00eb bashku m\u00eb trondit\u00ebn!\u201d <\/span><\/p>\n<p><span>Autores iu duk sikur asaj po i b\u00ebhej nj\u00eb lloj gjyqi moral virtual. Gjyshja e saj, e lindur n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 1918 dhe e vdekur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2006, kishte qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb historin\u00eb e trazuar t\u00eb fundit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe t\u00eb Europ\u00ebs Lindore.<\/span><\/p>\n<p><span>Poliglote, Lea Ypi m\u00ebsoi fr\u00ebngjisht fal\u00eb k\u00ebsaj gjysheje t\u00eb apasionuar pas Iluminizmit, q\u00eb ajo e admironte. Tek ajo mbesa shihte t\u00eb mish\u00ebruara dinjitetin dhe besnik\u00ebrin\u00eb. \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfimi n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb i nj\u00eb hetimi t\u00eb kryer n\u00eb disa qendra arkivash p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Si\u00e7 thot\u00eb ajo: \u201cP\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar gjyshen time nga trollet\u201d, Lea Ypi iu rikthye historis\u00eb familjare p\u00ebr t\u00eb kuptuar kompleksitetin e saj.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Intervist\u00eb me gazetaren Virginie Bloch-Laine, perkthyer me shkurtime nga T.\u00c7ela, Lapsi.al<\/span><\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span><strong>Pse \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d cil\u00ebsohet roman?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Sepse let\u00ebrsia na ofron mjete q\u00eb filozofia dhe historia e kan\u00eb t\u00eb pamundura t\u00eb na i japin. Filozofia dhe historia mbartin ide abstrakte nd\u00ebrsa let\u00ebrsia na lejon t\u00eb riprodhojm\u00eb efektet e tyre n\u00eb biseda, n\u00eb psikologji, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Forma romaneske na lejon t\u00eb shohim kompromiset q\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme p\u00ebrball\u00eb idealeve t\u00eb liris\u00eb dhe dinjitetit q\u00eb shpesh i artikulojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abstrakte. Nd\u00ebrsa libri im \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d ia ka t\u00eb dyja t\u00eb nd\u00ebrthurura: nj\u00eb koncept filozofik q\u00eb mish\u00ebrohet n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb subjekt t\u00eb caktuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Un\u00eb shkova drejt filozofis\u00eb duke lexuar romanet me ide t\u00eb Dostojevskit, Vasili Grossmanit, \u201cLufta dhe Paqja\u201d, apo Vdekja e Ivan Ili\u00e7it, t\u00eb Tolstoit. Edhe Thomas Mann i p\u00ebrket k\u00ebsaj tradite t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb ideve. <\/span><\/p>\n<p><span><strong>Romanet me ide a nuk rrezikojn\u00eb t\u00eb bien n\u00eb dogmatiz\u00ebm?<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span>Po \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthuren teoria dhe praktika; duhet shmangur romani propagandistik, ku autori tashm\u00eb e di \u00e7far\u00eb mendon dhe synon t\u00eb bind\u00eb lexuesin. Duke ju folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, po mendoj nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr romanet e Sartirit, t\u00eb cilit nga ana tjet\u00ebr ia admiroj filozofin\u00eb. Nj\u00eb tekst filozofi fillon gjithmon\u00eb gjithmon\u00eb me mbrojtjen e nj\u00eb bindjeje, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb roman d\u00ebgjohet polifonia e z\u00ebrave.<\/span><\/p>\n<p><span>Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb mbret\u00ebria e dyshimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ajo ka nj\u00eb potencial demokratik q\u00eb filozofis\u00eb i mungon. Si romanciere nj\u00eb nga k\u00ebnqa\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar personazhe q\u00eb nuk i dua, por tek t\u00eb cil\u00ebt duhet gjith\u00ebsesi t\u00eb besoj. Tek \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d ka nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, Gustavi. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjerman q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ekstremin e djatht\u00eb t\u00eb viteve \u201930. Esht\u00eb dikush me t\u00eb cilin un\u00eb nuk ndaj t\u00eb nj\u00ebjtat bindje politike, por q\u00eb gjith\u00ebsesi p\u00ebrpiqem ta kuptoj. Un\u00eb them gjithnj\u00eb se let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfytyrimi i nj\u00eb demokracie q\u00eb funksionion, sepse demokracia \u00ebsht\u00eb mbret\u00ebria e mormarrveshjeve, e mosmarr\u00ebveshjeve q\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb kuptojm\u00eb. Kur mundohemi t b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb n\u00eb romn, nuk kemi pse t\u00eb mos e provom\u00eb edhe n\u00eb nivelin e nj\u00eb shoq\u00ebrie.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>A ka n\u00eb Shqip\u00ebri invetigime t\u00eb tjera familjare si ky i librit tuaj?<\/span><\/strong><br \/>\n<span>Jo, sepse arkivat jan\u00eb hapur von\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ato sapo kan\u00eb filluar t\u00eb zbulohen dhe mendimet mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb t\u00eb polarizuara. Duke konsultuar arkivat, b\u00ebhet nj\u00eb gjueti emrash; por un\u00eb mendoj se emrat e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm nuk na ndihmojn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb fenomenet historike apo politike, as padrejt\u00ebsit\u00eb strukturore t\u00eb kryera me bashk\u00ebfaj\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm. Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur, m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb rendisim shtyp\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Pse hapja e k\u00ebtyre dosjeve ka qen\u00eb m\u00eb e ngadalt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Pa e verifikuar k\u00ebt\u00eb hipotez\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb akademike, mendoj se kjo ngadal\u00ebsi lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si vendi yn\u00eb e p\u00ebrjetoi r\u00ebnien e komunizmit. Atje ku l\u00ebvizjet kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb demokratike, hapja e arkivave ka qen\u00eb m\u00eb pak e manipuluar dhe m\u00eb pak e manipulueshme. N\u00eb Shqip\u00ebri, fundi i komunizmit nisi nga nj\u00eb nism\u00eb e vet\u00eb Partis\u00eb Komuniste. Nuk pati l\u00ebvizje disidente nga posht\u00eb, si Solidarnosi n\u00eb Poloni apo ajo q\u00eb u grupua\u00a0rreth V\u00e1clav Havel-it n\u00eb ish-\u00c7ekosllovaki. L\u00ebvizjet masive ishin m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta n\u00eb Shqip\u00ebri, kishte m\u00eb pak transparenc\u00eb, m\u00eb pak t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb tranzicionin q\u00eb u b\u00eb nga lart-posht\u00eb. Personat q\u00eb mund t\u00eb hapnin dosjet ishin pik\u00ebrisht ata q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto dosje.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Pse nuk pati n\u00eb Shqip\u00ebri l\u00ebvizje q\u00eb ju i quani \u201cdisident\u00eb nga posht\u00eb\u201d?<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Sepse komunizmi shqiptar ishte ve\u00e7an\u00ebrisht represiv, Shqip\u00ebria nuk b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb Paktin e Varshav\u00ebs, ishte shum\u00eb e izoluar, kritikonte imperializmin amerikan si dhe komunizmin sovjetik. Shqip\u00ebria u prish me Bashkimin Sovjetik pas vdekjes s\u00eb Stalinit dhe u b\u00eb aleate me Kin\u00ebn, pastaj u prish edhe me Kin\u00ebn, kur ajo u hap ndaj ekonomis\u00eb s\u00eb tregut. Shqip\u00ebria i refuzonte t\u00eb gjitha modelet e tjera p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb vetit. Ishte nj\u00eb model komunist sui generis, nj\u00eb komuniz\u00ebm q\u00eb jetonte n\u00eb paranoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Ju shkruani n\u00eb librin \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d se k\u00ebrkoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jeni nj\u00eb intelektuale e angazhuar politikisht. A duhet t\u00eb lexohet let\u00ebrsia e lir\u00eb nga politika? Poezia p\u00ebr shembull?<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Gjithmon\u00eb kam i kam dashur dhe lexuar Aragonin, Pr\u00e9vertin, Nerud\u00ebn, dhe gjithmon\u00eb kam k\u00ebrkuar politik\u00ebn n\u00eb vepra q\u00eb nuk jan\u00eb shprehimisht politike. Q\u00ebllimi i autorit p\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb dialogu mes autorit dhe lexuesit, dhe ky dialog \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb politik kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsi t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb vep\u00ebr e zhveshur nga politika, q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb, tregon gjithashtu di\u00e7ka p\u00ebr gjendjen e shoq\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Si reagoi familja juaj duke lexuar \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d?<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Vet\u00ebm n\u00ebna ime, q\u00eb jeton ende n\u00eb Shqip\u00ebri, e lexoi dhe e p\u00eblqeu, m\u00eb shum\u00eb se romanin tim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin ajo ishte frym\u00ebzimi. Ajo ka frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb at\u00eb q\u00eb shkruhet n\u00eb tekst. Pjesa mbi Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore i interesoi. Kjo periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb pak e njohur p\u00ebr shqiptar\u00ebt, sepse n\u00eb Shqip\u00ebri historiografia ka mbetur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e sh\u00ebnjuar nga diskursi komunist. Ajo q\u00eb kishte ndodhur diku tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb mbeti n\u00eb hije, arsyet e ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb komunist\u00ebve nuk u hetuan. Thuhej: \u201cKomunist\u00ebt jan\u00eb heronj sepse luftuan me guxim kund\u00ebr fashist\u00ebve.\u201d Un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i jap nj\u00eb vend historis\u00eb evropiane dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimeve t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 atij shqiptar, si dhe reagimit tim personal p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre dokumenteve. <\/span><\/p>\n<p><span><strong>Fakti q\u00eb je rritur n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste a t\u00eb b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj koncepteve q\u00eb fshihen pas fjalimeve?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Po. Kujdesi ndaj m\u00ebnyr\u00ebs si p\u00ebrdoret liria \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr qeniet njer\u00ebzore dhe p\u00ebr lirin\u00eb ton\u00eb morale. Institucionet politike, qoft\u00eb komunizmi apo kapitalizmi, p\u00ebrpiqen t\u00eb manipulojn\u00eb individin dhe lirin\u00eb e tij p\u00ebrmes propagand\u00ebs. Kapitalizmi, ndryshe nga komunizmi thot\u00eb se ofron liri. Por liria nuk mund t\u00eb reduktohet vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb lejojn\u00eb institucionet.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Por a \u00ebsht\u00eb v\u00ebmendja q\u00eb tregojm\u00eb ndaj liris\u00eb son\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e q\u00ebndrueshme?<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Padyshim. Ortodoksia morale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ideal q\u00eb p\u00ebrplaset me pasionet dhe marr\u00ebdh\u00ebniet tona. N\u00eb jet\u00eb na ndodh q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhje q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb kan\u00eb pasoja tragjike. Tek \u201cT\u00eb posht\u00ebruar\u201d, gjyshja ime vendose para zgjedhjes mes Gjermanis\u00eb naziste dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Zgjodhi Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013 nj\u00eb q\u00ebndrim moral. Por burri i saj u burgos n\u00eb vitin 1946, i akuzuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimet sekrete britanike. Q\u00ebndrimet morale kan\u00eb kufij. Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje pasojat e \u00e7do pozicioni.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Ju jeni e angazhuar n\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe keni zgjedhur t\u00eb jetoni n\u00eb Lond\u00ebr, ku pabarazit\u00eb sociale jan\u00eb t\u00eb theksuara. A u form\u00ebsua ndjeshm\u00ebria juaj politike n\u00eb Oksford, si studente?<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Kisha bindje politike q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por u zhg\u00ebnjeva kur zbulova n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar nj\u00eb lagje ku jetonin njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur dhe, p\u00ebrball\u00eb saj, nj\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb e varf\u00ebr \u2013 di\u00e7ka q\u00eb nuk e kisha par\u00eb as n\u00eb Shqip\u00ebri. Kur vjen nga Shqip\u00ebria n\u00eb Europ\u00eb, mendon se po zbulon parajs\u00ebn kapitaliste, nd\u00ebrsa gjen grupe sociale shum\u00eb t\u00eb ndryshme q\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Si reagojn\u00eb student\u00ebt tuaj ndaj teoris\u00eb suaj politike?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb London School of Economics kam student\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha komb\u00ebsive. Ata vijn\u00eb nga t\u00eb gjitha kontinentet. Kjo m\u00eb detyron t\u00eb marr parasysh dallimet n\u00eb interpretimin e ideve politike sipas historive t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb sfid\u00eb t\u00eb shpjegosh filozofin\u00eb e Iluminizmit apo marksizmin p\u00ebr student\u00eb kinez\u00eb apo rumun\u00eb q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Kur fotografia e gjyshes suaj qarkulloi n\u00eb rrjete sociale, dikush u kujtua se Leman Ypi vinte nga\u00a0 \u201cfamilja e filozofes Lea Ypi\u201d. A \u00ebsht\u00eb i njohur emri juaj n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Po, para s\u00eb gjithash p\u00ebr shkak t\u00eb st\u00ebrgjyshit tim, i cili ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr dhe u akuzua nga komunist\u00ebt si bashk\u00ebpun\u00ebtor i pushtuesve nazist\u00eb. Ai ishte fashist, n\u00eb fakt. Djali i tij, gjyshi im, ishte socialist. Un\u00eb jam e majt\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, disa mendojn\u00eb se bindjet politike \u201ctrash\u00ebgohen\u201d. Ekziston ende nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb feudale p\u00ebr ta menduar identitetin. Mendimet politike nuk qarkullojn\u00eb me gjakun.<\/span><\/p>\n<p><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/25\/lea-ypi-ne-liberation-mbi-diktaturen-komunizmin-dhe-iluzionin-e-lirise-ne-kapitalizem\/\">Lea Ypi n\u00eb Liberation mbi diktatur\u00ebn komunizmin dhe iluzionin e liris\u00eb n\u00eb kapitaliz\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 \u201cNj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar gjyshen time nga fyerjet dhe g\u00ebnjeshtrat n\u00eb internet\u201d. K\u00ebshtu e ka shpjeguar\u00a0 Lea Ypi, p\u00ebr gazet\u00ebn franceze Liberation, motivimin p\u00ebr t\u00eb shkruar romanin e saj t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb sapo botuar n\u00eb Franc\u00eb. I pari (T\u00eb lir\u00eb, 2022) rr\u00ebfente p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, par\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i nj\u00eb f\u00ebmije q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72886","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72886\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}