{"id":72719,"date":"2026-02-24T20:48:19","date_gmt":"2026-02-24T20:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/vrasesi-rumun-hyri-nga-greqia-makina-erdhi-nga-dubai\/"},"modified":"2026-02-24T20:48:19","modified_gmt":"2026-02-24T20:48:19","slug":"vrasesi-rumun-hyri-nga-greqia-makina-erdhi-nga-dubai","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/vrasesi-rumun-hyri-nga-greqia-makina-erdhi-nga-dubai\/","title":{"rendered":"Vras\u00ebsi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24, me autore Klodiana Lal\u00ebn publikoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja nga dosja e vrasjes s\u00eb Renato Hoxhajt n\u00eb Vlor\u00eb, m\u00eb 27 prill 2025.<\/p>\n<p>Hetimet e deritanishme zbulojn\u00eb se vrasja dyshohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e porositur nga jasht\u00eb<\/p>\n<p>Sipas hetimeve, Hoxhaj u ekzekutua\u00a0 nd\u00ebrsa po shkonte m\u00ebngjesin e 27 prillit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb turnin e tij t\u00eb roj\u00ebs n\u00eb nj\u00eb pallat n\u00eb nd\u00ebrtim pran\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebngjesin e krimit, Renato sapo kishte dal\u00eb nga banesa dhe nd\u00ebrsa po ecte n\u00eb rrugic\u00ebn k\u00ebmb\u00ebsore u q\u00ebllua me arm\u00eb zjarri, duke humbur jet\u00ebn menj\u00ebher\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>Autori i vrasjes u identifikua si Daniel Cornea, nj\u00eb shtetas rumun me banim n\u00eb Greqi dhe me rekorde t\u00eb shumta penale.<\/p>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se ai hyri n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes Greqis\u00eb nga pika kufitare e Qaf\u00eb Bot\u00ebs nj\u00eb jav\u00eb para krimit dhe u largua po nga e nj\u00ebjta pik\u00eb kalimi kufitar.<\/p>\n<p>Makina q\u00eb p\u00ebrdori, nj\u00eb Range Rover Sport me targa AB898IH, ishte bler\u00eb nga nj\u00eb shtetas shqiptar, Eris Mehmetaj, banues n\u00eb Tiran\u00eb me origjin\u00eb nga Bajram Curri, i cili u arrestua nj\u00eb dit\u00eb pas ngjarjes p\u00ebr sigurimin e mjetit q\u00eb p\u00ebrdori Cornea, por me kart\u00ebn e identitetit t\u00eb nj\u00eb gruaje me banim n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb dosjes hetimore, vrasja ishte e porositur nga Dubai, megjithat\u00eb, ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kush q\u00ebndron pas urdhrit dhe motivet e eliminimit t\u00eb Hoxhajt mbeten t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimet rezulton se automjeti me t\u00eb cilin l\u00ebviz autori i vrasjes s\u00eb Renato Hoxhaj, ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb kompanie private k\u00ebpuc\u00ebsh n\u00eb Kam\u00ebz. Ku nga kontakti me administratorin e k\u00ebsaj kompanie si dhe me punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb del se m\u00eb dat\u00eb 9 Prill 2025, ky automjet \u00ebsht\u00eb shitur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb fature t\u00eb rregullt, shtetases D. Sako, e cila \u00ebsht\u00eb banuese n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nga ajo q\u00eb konstatohet \u00ebsht\u00eb se automjeti \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr fizikisht n\u00eb ambientet e kompanis\u00eb nga nj\u00eb person mashkull i panjohur p\u00ebr administratorin dhe punonj\u00ebsit e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe pse n\u00eb fillim personi q\u00eb t\u00ebrhoqi makin\u00ebn \u2018Land Rover\u2019 nga kompania ishte i panjohur, grupi hetues pas kqyrjes s\u00eb pamjeve filmike, mundi t\u00eb bjer\u00eb shpejt n\u00eb gjurm\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb krijoj\u00eb bindjen se ky person ishte Eris Mehmetaj.<\/p>\n<p>I cili k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ishte paraqitur bashk\u00eb me nj\u00eb person tjet\u00ebr n\u00eb kompanin\u00eb e k\u00ebpuc\u00ebve ku ndodhej makina.<\/p>\n<p>Edhe pse makina ishte bler\u00eb nga shtetasja D. Sako, nga pamjet filmike t\u00eb kamerave t\u00eb kompanis\u00eb, u pa se p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr k\u00ebt\u00eb automjet n\u00eb kompani u paraqit n\u00eb fillim nj\u00eb shtetas i panjohur, por q\u00eb m\u00eb pas u identifikua si Eris Mehmetaj\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p><strong>Pjese nga dokumentari<\/strong><\/p>\n<p>Ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb porosit\u00ebsi i vrasjes s\u00eb tij, dhe arsyeja p\u00ebrse u eleminua.<\/p>\n<p>Por sakt\u00ebsia gati kirurgjikale me t\u00eb cil\u00ebn ai u ekzekutua m\u00ebngjesin e her\u00ebt t\u00eb dat\u00ebs 27 Prill 2025, gjat\u00eb koh\u00ebs kur po shkonte te merrte turnin e tij t\u00eb roj\u00ebs n\u00eb nj\u00eb nga pallatet n\u00eb nd\u00ebrtim pran\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij, sigurisht q\u00eb d\u00ebshmonte se pas ngjarjes, ishte nj\u00eb grup kriminal.<\/p>\n<p>Viktima ishte Renato Hoxhaj, por q\u00eb njihej edhe me gjeneralitetet Alfred Hoxhaj, i mosh\u00ebs 58 vje\u00e7, q\u00eb nuk kishte n\u00eb CV-n\u00eb e tij, nj\u00eb spekt\u00ebr t\u00eb till\u00eb kriminal, aq sa t\u00eb dyshohej te e shkuara e tij e err\u00ebt.<\/p>\n<p>Por q\u00eb vet\u00eb atentati t\u00eb linte t\u00eb dyshohej p\u00ebr nj\u00eb nj\u00eb vrasje t\u00eb mir\u00eborganizuar, ashtu si\u00e7 n\u00eb fakt do t\u00eb zbulohej edhe n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Ku t\u00eb gjitha rrethanat krijuan besimin se kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb krim t\u00eb porositur, por q\u00eb edhe sot motivet mbeten t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>Se p\u00ebrse nj\u00eb personazh si Renato Hoxhaj, ishte kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr krimin, sa jo vet\u00ebm t\u00eb urdh\u00ebrohej eleminimi i tij por edhe t\u00eb ftohej nga jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vras\u00ebs me pages\u00eb i huaj.<\/p>\n<p>Vras\u00ebs q\u00eb u evidentua si Daniel Cornea.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtetas rumun me banim n\u00eb Greqi, me rekorde t\u00eb shumta penale, q\u00eb hyri dhe doli nga Shqip\u00ebria me t\u00eb vetmin mision, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb \u2018pastruesi\u2019.<\/p>\n<p>At\u00eb t\u00eb vrasjes s\u00eb Renato Hoxhaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb n\u00eb sken\u00eb do t\u00eb dilnin emra t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit nga veriu i vendit si t\u00eb implikuar n\u00eb krimin e r\u00ebnd\u00eb, por q\u00eb baza e tyre ishte Dubai.<\/p>\n<p>Sikurse \u00ebsht\u00eb Alesio Dobrozi, i dyshuar p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb veri t\u00eb vendit, por asnj\u00ebher\u00eb ndaj tij ska patur nj\u00eb akuz\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb i b\u00ebri bashk\u00eb grupet e veriut dhe jugut p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar Renato Hoxhaj? Cila ishte pesha e tij n\u00eb krimin e organizuar q\u00eb ai duhej me \u00e7do kusht t\u00eb q\u00ebllohej p\u00ebr vdekje?<\/p>\n<p>P\u00ebrse nevojitej nj\u00eb shtetas i huaj?<\/p>\n<p>Lajmin e par\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i kishte ndodhur bashk\u00ebshortit t\u00eb saj e dha bashk\u00ebjetuesja e tij, e cila n\u00eb momentin e ngjarjes ndodhej n\u00eb banes\u00eb, ku sapo e kishte p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb shoqin p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ora sh\u00ebnonte 06:25 e m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs<\/p>\n<p>Renato Hoxhaj alias Alfred Hoxhaj, i mosh\u00ebs 58 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb gjetur i pajet\u00eb n\u00eb rrugic\u00ebn k\u00ebmb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb \u00e7on p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e tij private n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nga ajo q\u00eb u konstatua \u00ebsht\u00eb se viktima sapo kishte dal\u00eb i vet\u00ebm nga banesa, dhe nd\u00ebrsa po shkonte n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri, ku edhe ka gjetur vdekjen e menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Por si u zbulua q\u00eb autori i krimit ishte nj\u00eb vras\u00ebs i huaj me pages\u00eb, i identifikuar m\u00eb pas si Daniel Cornea, me shtet\u00ebsi rumune.<\/p>\n<p>Q\u00eb sipas hetimeve t\u00eb kryera kishte hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebp\u00ebrmjet Greqis\u00eb, nj\u00eb jav\u00eb para se t\u00eb kryhej krimi dhe ishte larguar nga k\u00ebtu, po nga e nj\u00ebjta pik\u00eb kalimi kufitare e Qaf\u00eb-Bot\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Por para se t\u00eb shkojm\u00eb te m\u00ebnyra se si Daniel Cornea veproi dhe u soll si nj\u00eb ujk i vetmuar n\u00eb Vlor\u00eb, deri n\u00eb \u00e7astin kur asgj\u00ebsoi objektivin e tij, \u00ebsht\u00eb me interes t\u00eb shikohet si u zbulua fillimisht makina me t\u00eb cilin ai l\u00ebvizi, para dhe pas krimit.<\/p>\n<p>Makin\u00eb e cila kishte qarkulluar p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Ashtu si dhe m\u00ebngjesin e krimit.<\/p>\n<p>Ku pamjet filmike e pan\u00eb at\u00eb t\u00eb largohej jo shum\u00eb larg nga skena e vrasjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb automjet tip \u2018Land Rover\u2019 fuoristrad\u00eb, i modelit \u2018Range Rover Sport\u2019, me targa AB898IH.<\/p>\n<p>Q\u00eb rezultoi se ishte bler\u00eb nga nj\u00eb shtetas shqiptar n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb k\u00ebpuc\u00ebsh n\u00eb qytetin e Kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky shtetas q\u00eb shpejt i identifikua si Eris Mehmetaj, banues n\u00eb Tiran\u00eb, por me origjin\u00eb nga Bajram Curri.<\/p>\n<p>I cili sipas hetimeve ishte paraqitur vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb filial p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00ebrheqjen e automjetit q\u00eb m\u00eb pas u pa t\u00eb p\u00ebrdorej nga autori i krimit n\u00eb vrasjen e Renato Hoxhaj.<\/p>\n<p>Eris Mehmetaj, q\u00eb u arrestua nga policia m\u00eb dat\u00eb 28 Prill 2025, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas krimit t\u00eb ndodhur n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb akuz\u00ebn e personit q\u00eb ka siguruar kushtet dhe mjetet p\u00ebr t\u00eb kryer vrasjen e Renato Hoxhajt.<\/p>\n<p>N\u00eb dyshimin se u kishte dor\u00ebzuar makin\u00ebn \u2018Land Rover\u2019, modeli \u2018Range Rover\u2019 sportiv t\u00eb bler\u00eb nga ai n\u00eb Kam\u00ebz, personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizimin dhe realizimin e vrasjes s\u00eb shtetasit Renato Hoxhaj.<\/p>\n<p>Nga hetimet rezulton se automjeti me t\u00eb cilin l\u00ebviz autori i vrasjes s\u00eb Renato Hoxhaj, ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb kompanie private k\u00ebpuc\u00ebsh n\u00eb Kam\u00ebz. Ku nga kontakti me administratorin e k\u00ebsaj kompanie si dhe me punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb del se m\u00eb dat\u00eb 9 Prill 2025, ky automjet \u00ebsht\u00eb shitur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb fature t\u00eb rregullt, shtetases D. Sako, e cila \u00ebsht\u00eb banuese n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nga ajo q\u00eb konstatohet \u00ebsht\u00eb se automjeti \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr fizikisht n\u00eb ambientet e kompanis\u00eb nga nj\u00eb person mashkull i panjohur p\u00ebr administratorin dhe punonj\u00ebsit e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe pse n\u00eb fillim personi q\u00eb t\u00ebrhoqi makin\u00ebn \u2018Land Rover\u2019 nga kompania ishte i panjohur, grupi hetues pas kqyrjes s\u00eb pamjeve filmike, mundi t\u00eb bjer\u00eb shpejt n\u00eb gjurm\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb krijoj\u00eb bindjen se ky person ishte Eris Mehmetaj.<\/p>\n<p>I cili k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ishte paraqitur bashk\u00eb me nj\u00eb person tjet\u00ebr n\u00eb kompanin\u00eb e k\u00ebpuc\u00ebve ku ndodhej makina.<\/p>\n<p>Edhe pse makina ishte bler\u00eb nga shtetasja D. Sako, nga pamjet filmike t\u00eb kamerave t\u00eb kompanis\u00eb, u pa se p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr k\u00ebt\u00eb automjet n\u00eb kompani u paraqit n\u00eb fillim nj\u00eb shtetas i panjohur, por q\u00eb m\u00eb pas u identifikua si Eris Mehmetaj.<\/p>\n<p>Ku gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje, shoferi i k\u00ebsaj kompanie pohoi se m\u00eb dat\u00eb 9 Prill 2025, ai ishte kontaktuar me an\u00eb t\u00eb telefonit nga nj\u00eb shtetas q\u00eb iu prezantua si nipi i Palit, ky i fundit roje pran\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>Bised\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, personi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb telefonit, i tha se ishte i interesuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb automjetin fuoristrad\u00eb, \u2018Range Rover Sport\u2019.<\/p>\n<p>Ku pasi ran\u00eb dakord p\u00ebr \u00e7mimin, personi i interesuar ka pranuar t\u2019a blej\u00eb automjetin n\u00eb fjal\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt i ka nisur n\u00eb telefon shtetasit A. S. foton e dokumentit \u2018Kart\u00eb Identiteti\u2019 t\u00eb shtetases D. Sako, me q\u00ebllim q\u00eb blerja e automjetit t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj shtetase.<\/p>\n<p>Po sipas rojes s\u00eb kompanis\u00eb, n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb ai u telefonua s\u00ebrish nga personi q\u00eb ishte i interesuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb makin\u00ebn.<\/p>\n<p>I cili mesa duket nxitonte q\u00eb ta b\u00ebnte t\u00eb vet\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe ashtu si\u00e7 edhe kishin biseduar, ata u takuan me nj\u00ebri-tjetrin mesdit\u00ebn e k\u00ebsaj date n\u00eb ambientet e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Person q\u00eb sipas rr\u00ebfimit t\u00eb rojes s\u00eb objektit, duke qen\u00eb se kishte v\u00ebshtir\u00ebsi orientimi, u desh q\u00eb t\u00eb shkonin dhe ta merrnin n\u00eb rrug\u00ebn kryesore.<\/p>\n<p>Dhe pasi ia kan\u00eb dor\u00ebzuar makin\u00ebn, s\u00ebrish e kan\u00eb shoq\u00ebruar deri n\u00eb dalje t\u00eb aksit rrugor.<\/p>\n<p>Dosja HetimoreNga kqyrja e pamjeve filmike t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb e k\u00ebpuc\u00ebve n\u00eb Kam\u00ebz, t\u00eb dat\u00ebs 9 Prill, evidentohet qart\u00eb momenti kur personi i panjohur merr nga ky filial automjetin p\u00ebr t\u00eb cilin kishte r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr ta bler\u00eb. Person i cili vjen te ky filial si pasagjer me automjetin e mark\u00ebs \u2018BMW\u2019, me targ\u00eb AB298EI, i drejtuar nga nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr. Automjet i cili \u00ebsht\u00eb larguar nga ky filial duke ndjekur mjetin e porsabler\u00eb \u2018Range Rover\u2019.<\/p>\n<p>Persona q\u00eb nga ana jon\u00eb jan\u00eb evidentuar si Eris Mehmetaj, dhe Laert Ma\u00e7i, ky i fundit n\u00eb drejtimin e automjetit me t\u00eb cilin,<\/p>\n<p>ata paraqiten n\u00eb kompanin\u00eb ku ndodhej makina q\u00eb do t\u00eb blinin.<\/p>\n<p>T\u00eb gjendur p\u00ebrball\u00eb pamjeve q\u00eb nuk linin asnj\u00eb m\u00ebdyshje, Eris Mehmetaj dhe Laert Ma\u00e7i, pranuan p\u00ebrpara grupit hetues se ishin ata q\u00eb kishin marr\u00eb makin\u00ebn \u2018Land Rover\u2019 nga ambientet e kompanis\u00eb s\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve.<\/p>\n<p>Por i vetmi q\u00eb pranoi se ishte interesuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb makin\u00ebn, ishte Eris Mehmetaj.<\/p>\n<p>I cili zbuloi edhe emrin e personit q\u00eb e kishte kontaktuar nga Dubai p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb automjetin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Ky person sipas tij ishte Alesio Dobrozi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb em\u00ebr i njohur i krimit, i cili koh\u00eb pas kohe ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarje t\u00eb shumta kriminale.\/N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\/<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24, me autore Klodiana Lal\u00ebn publikoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja nga dosja e vrasjes s\u00eb Renato Hoxhajt n\u00eb Vlor\u00eb, m\u00eb 27 prill 2025. Hetimet e deritanishme zbulojn\u00eb se vrasja dyshohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e porositur nga jasht\u00eb Sipas hetimeve, Hoxhaj u ekzekutua\u00a0 nd\u00ebrsa po shkonte m\u00ebngjesin e 27 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72719","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72719\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}