{"id":72694,"date":"2026-02-24T18:48:14","date_gmt":"2026-02-24T18:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/republika-e-paraburgimit\/"},"modified":"2026-02-24T18:48:14","modified_gmt":"2026-02-24T18:48:14","slug":"republika-e-paraburgimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/republika-e-paraburgimit\/","title":{"rendered":"Republika e Paraburgimit"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Baton Haxhiu<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Si p\u00ebrkthehet teoria e Foreign Affairs n\u00eb realitetin e Dumanit, Brahajt, Kraj\u00ebs dhe Bamit<\/p>\n<p>E lexova nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb revist\u00ebn e njohur Foreign Affairs, (How Western Anticorruption Policy Is Failing Ukraine\u201d, apo ne shqip, \u201cSi po d\u00ebshton politika per\u00ebndimore kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d), autor\u00ebt argumentojn\u00eb mbi politikat per\u00ebndimore kund\u00ebr korrupsionit dhe, teksa e mbyllja faqen e fundit, mendova se ajo q\u00eb p\u00ebrshkruhej p\u00ebr Ukrain\u00ebn, p\u00ebr Italin\u00eb dhe p\u00ebr d\u00ebshtimet strukturore t\u00eb strategjive t\u00eb ashpra penale kishte nj\u00eb ngjashm\u00ebri shqet\u00ebsuese me at\u00eb q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb at\u00eb analiz\u00eb shkruhet se rr\u00ebnja e d\u00ebshtimit t\u00eb p\u00ebrpjekjeve per\u00ebndimore kund\u00ebr korrupsionit q\u00ebndron te \u201cbesimi i gabuar se \u00e7el\u00ebsi i ndryshimit jan\u00eb politikan\u00ebt individual\u00eb dhe jo institucionet\u201d. M\u00eb tej thuhet se politikat kan\u00eb d\u00ebshtuar sepse jan\u00eb fokusuar n\u00eb fuqizimin e strukturave kund\u00ebrshtuese dhe jo n\u00eb nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bashk\u00ebpunuese me shtetin, dhe p\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, lufta efektive kund\u00ebr korrupsionit duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb ndryshimet strukturore dhe n\u00eb reduktimin e stimujve sistemik\u00eb p\u00ebr korrupsion, jo n\u00eb prodhimin e arrestimeve simbolike.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa e lexoja, nuk mendoja p\u00ebr teori abstrakte. Mendoja p\u00ebr emra konkret\u00eb. P\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si filozofia e ashp\u00ebrsis\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb praktik\u00eb nga drejtues t\u00eb prokuroris\u00eb speciale si Altin Dumani, nga struktura q\u00eb sot drejtohen nga Klodian Braho, nga figura si Arben Kraja, dhe nga gjyqtar\u00eb si Erjon Bani q\u00eb e kthejn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb standard. Sepse analiza e revist\u00ebs nuk flet p\u00ebr vende t\u00eb larg\u00ebta. Ajo flet p\u00ebr modelin. Dhe modeli ka fytyra q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb dhe do kthehem edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht aty, pasi e lexova, m\u00eb lindi nevoja t\u00eb them di\u00e7ka p\u00ebr modelin ton\u00eb n\u00eb drjt\u00ebsin\u00eb shqiptare, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po funksionon sot drejt\u00ebsia speciale, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si paraburgimi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb instrument standard dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si gjykatat, q\u00eb duhej t\u00eb ishin filt\u00ebr profesional, Bami dhe t\u00eb tjer\u00ebt shpesh duken si noter\u00eb t\u00eb nj\u00eb ashp\u00ebrsie q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kultur\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza e revist\u00ebs e p\u00ebrshkruan qart\u00eb se obsesioni me figur\u00ebn individuale e zhvendos luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit nga reforma institucionale te spektakli penal. Ajo paralajm\u00ebron se kur suksesi matet me arrestimin e figurave t\u00eb larta dhe jo me nd\u00ebrtimin e strukturave t\u00eb q\u00ebndrueshme, at\u00ebher\u00eb politika kund\u00ebr korrupsionit prodhon destabilizim dhe jo reform\u00eb. Duke e lexuar k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos mendosh p\u00ebr kontekstin shqiptar.<\/p>\n<p>Artan Grubi, ish z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, akuzohet p\u00ebr abuzim me rreth tet\u00eb milion\u00eb euro. U arrestua, u mor n\u00eb pyetje, u vendos n\u00eb arrest sht\u00ebpiak. Edhe pse kishte precedent arratisjeje dhe p\u00ebr nj\u00eb vit nuk u kthye n\u00eb vend, masa e siguris\u00eb u konsiderua e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb garantuar hetimin pa e shnd\u00ebrruar procesin n\u00eb nd\u00ebshkim paraprak. Kjo u quajt proporcionalitet. N\u00eb Shqip\u00ebri tabloja \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. Paraburgimi \u00ebsht\u00eb zgjedhje e par\u00eb. Sali Berisha, nj\u00eb vit. Ilir Meta dy vite. Erion Veliaj nj\u00eb vit e gjysm\u00eb. Ilir Beqaj i harruar n\u00eb qeli. Para vendimit p\u00ebrfundimtar. Para shpalljes s\u00eb faj\u00ebsis\u00eb. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb mesazhet private, fragmentet e p\u00ebrgjimeve, publikohen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar narrativ\u00eb morale p\u00ebrpara se gjykata t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb thuhet se politikat kund\u00ebr korrupsionit kan\u00eb d\u00ebshtuar sepse jan\u00eb fokusuar n\u00eb nd\u00ebshkime individuale pa nd\u00ebrtuar kapacitete institucionale. Thuhet se fuqizimi i strukturave antagoniste ndaj shtetit krijon konflikt permanent dhe jo stabilitet institucional. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos shihet se si modeli i ashp\u00ebrsis\u00eb demonstrative po z\u00eb vend edhe tek ne.<\/p>\n<p>N\u00eb demokraci paraburgimi \u00ebsht\u00eb mas\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, e p\u00ebrkohshme, proporcionale. Kur b\u00ebhet norm\u00eb, ai humb karakterin mbrojt\u00ebs dhe merr funksion nd\u00ebshkues. N\u00eb literatur\u00eb p\u00ebrshkruhet si paraburgim me funksion penal para vendimit. N\u00eb praktik\u00eb, ai b\u00ebhet mjet presioni. Dhe kur presioni b\u00ebhet sistem, drejt\u00ebsia fillon t\u00eb prodhoj\u00eb frik\u00eb n\u00eb vend t\u00eb besimit.<\/p>\n<p>Italia gjat\u00eb \u201cMani Pulite\u201d e p\u00ebrjetoi k\u00ebt\u00eb. Prokuror\u00eb si Antonio Di Pietro u kthyen n\u00eb simbole morale, nd\u00ebrsa filozof\u00eb si Norberto Bobbio paralajm\u00ebronin se zhvendosja e pushtetit drejt prokuroris\u00eb rrezikonte ekuilibrin institucional. U prodhuan mij\u00ebra hetime dhe arrestime, por korrupsioni nuk u zhduk. Ai u transformua. Elitat u z\u00ebvend\u00ebsuan, por struktura e sistemit mbeti e brisht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn q\u00eb lexova theksohet se politika per\u00ebndimore duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb nd\u00ebrtimin e institucioneve dhe n\u00eb reduktimin e stimujve p\u00ebr korrupsion, jo n\u00eb spektaklin penal. Ajo thekson se nd\u00ebshkimi simbolik i individ\u00ebve nuk krijon domosdoshm\u00ebrisht shtet funksional. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht pika ku duhet par\u00eb me qet\u00ebsi realiteti shqiptar.<\/p>\n<p>Kur paraburgimi i zgjatur b\u00ebhet norm\u00eb, kur gjykatat aprovojn\u00eb mekanikisht k\u00ebrkesat e prokuroris\u00eb, kur mesazhet p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar gjykim moral para vendimit, profesionalizmi z\u00ebvend\u00ebsohet nga demonstrimi. Nj\u00eb sistem i fort\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr koh\u00ebzgjatje paraburgimi p\u00ebr t\u00eb treguar autoritet. Ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr d\u00ebnime t\u00eb q\u00ebndrueshme, p\u00ebr procese t\u00eb balancuara dhe p\u00ebr reforma strukturore q\u00eb reduktojn\u00eb vet\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e korrupsionit.<\/p>\n<p>Republika e paraburgimit nuk \u00ebsht\u00eb forc\u00eb. \u00cbsht\u00eb simptom\u00eb e nj\u00eb sistemi q\u00eb e ka ngat\u00ebrruar ashp\u00ebrsin\u00eb me profesionalizmin. Dhe n\u00ebse, si\u00e7 shkruhet n\u00eb analiz\u00eb, gabimi per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb fokusimi te individi dhe jo te institucioni, at\u00ebher\u00eb ne duhet t\u00eb pyesim me seriozitet n\u00ebse po nd\u00ebrtojm\u00eb struktur\u00eb apo po nd\u00ebrtojm\u00eb spektak\u00ebl.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb fund sistemi ka fytyra. Ka drejtues t\u00eb prokuroris\u00eb speciale, si Altin Dumani m\u00eb par\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte filozofin\u00eb e ashp\u00ebrsis\u00eb maksimale. Dhe Braho q\u00eb po duket se ka ambicien e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Ka drejtues t\u00eb strukturave hetimore, si Arben Kraja apo pasuesit e tij, q\u00eb e kan\u00eb konceptuar suksesin si p\u00ebrshkall\u00ebzim penal. Ka edhe drejtues t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, si Erjon Bani, q\u00eb me vendimet e tyre e shnd\u00ebrrojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb norm\u00eb dhe norm\u00ebn n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ata jan\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm apo jo. Pyetja \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. Ku \u00ebsht\u00eb kultura e proporcionalitetit. Ku \u00ebsht\u00eb kultura e kufizimit t\u00eb pushtetit penal. Ku \u00ebsht\u00eb kultura e dyshimit profesional q\u00eb e ndalon gjyqtarin t\u00eb jet\u00eb thjesht aprovues i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Sepse drejt\u00ebsia nuk matet me numrin e paraburgimeve, por me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos i b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb panevojshme. Dhe n\u00ebse kjo kultur\u00eb mungon, at\u00ebher\u00eb republika e paraburgimit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb metafor\u00eb. \u00cbsht\u00eb model.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu Si p\u00ebrkthehet teoria e Foreign Affairs n\u00eb realitetin e Dumanit, Brahajt, Kraj\u00ebs dhe Bamit E lexova nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb revist\u00ebn e njohur Foreign Affairs, (How Western Anticorruption Policy Is Failing Ukraine\u201d, apo ne shqip, \u201cSi po d\u00ebshton politika per\u00ebndimore kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d), autor\u00ebt argumentojn\u00eb mbi politikat per\u00ebndimore kund\u00ebr korrupsionit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72694","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72694\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}