{"id":72688,"date":"2026-02-24T17:24:28","date_gmt":"2026-02-24T17:24:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/sa-po-paguan-rama-per-te-mbrojtur-ballukun\/"},"modified":"2026-02-24T17:24:28","modified_gmt":"2026-02-24T17:24:28","slug":"sa-po-paguan-rama-per-te-mbrojtur-ballukun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/sa-po-paguan-rama-per-te-mbrojtur-ballukun\/","title":{"rendered":"Sa po paguan Rama p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Ballukun"},"content":{"rendered":"<p><span>P\u00ebrp\u00eblitja gati tre mujore e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur me \u00e7do kusht Belinda Ballukun si dhe shkuarja m\u00eb tej, p\u00ebr t\u00eb prodhuar ligje t\u00eb reja q\u00eb forcojn\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, po p\u00ebrvijohet si nj\u00eb test interesant p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar mar\u00ebdh\u00ebnien e tij t\u00eb re me BE-n\u00eb. Disa sinjale tashm\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/24\/media-austriake-der-standard-rama-po-saboton-sistemin-gjyqesorin-ne-shqiperi\/\">Media austriake Der Standard: Rama po saboton sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mediave m\u00eb n\u00eb z\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, protestat para kryeministris\u00eb, nuk p\u00ebrshkruhen m\u00eb si manifestime t\u00eb opozit\u00ebs, por si reagim i qytetar\u00ebve kund\u00ebr korrupsionit, ku n\u00eb t\u00eb gjitha rastet zv\/kryeministrja nuk harrohet t\u00eb p\u00ebrmendet nominalisht. Edhe institucionalisht reagimet nuk kan\u00eb munguar. N\u00eb fund t\u00eb janarit, gjat\u00eb nj\u00eb mbledhjeje n\u00eb Bruksel, t\u00eb <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/05\/dosja-balluku-mberrin-ne-bruksel-cfare-ndodhi-ne-mbledhjen-qe-alarmoi-edi-ramen\/\">Grupit t\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr Zgjerimin dhe Vendet q\u00eb Negociojn\u00eb An\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE<\/a>, Shqip\u00ebris\u00eb iu dha sinjali i qart\u00eb se, rruga e integrimit mund t\u00eb p\u00ebsonte ngecje.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb pas, Komisioni k\u00ebrkoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ultimative <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/09\/be-kuvendi-te-adresoje-pa-vonese-kerkesen-per-heqjen-e-imunitetit-te-ballukut\/\">shqyrtimin e imunitetit t\u00eb Ballukut<\/a>, q\u00eb shumica qeveritare po e zvarriste.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Tiran\u00eb, kreu i Komisionit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Parlamentit Europian, <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/18\/integrimi-3-pakenaqesi-te-bashkimit-europian-me-qeverine-e-edi-rames\/\">David McAllister<\/a>, n\u00eb sinkron me ambasadorin Gonzato, p\u00ebrmend\u00ebn se rasti Balluku nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridike, por se n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ng\u00ebrthen edhe \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsi politike\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Disa vende an\u00ebtare t\u00eb kryesuar nga Gjermania e t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga Holanda e Franca kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsimin se me rastin e zv\/kryeministres, me fjalorin e p\u00ebrdorur kund\u00ebr gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve si dhe me ndryshimet ligjore q\u00eb parashikohen t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb mbrojtur politikan\u00ebt e lart\u00eb, qeveria e Tiran\u00ebs rezikon t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb investimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb evropian\u00ebve, reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb ata vijojn\u00eb ta konsiderojn\u00eb me kok\u00ebfort\u00ebsi si nj\u00eb \u201chistori suksesi\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt, n\u00eb mbret\u00ebrimin e gjat\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs ky nuk \u00ebsht\u00eb momenti i vet\u00ebm i f\u00ebrkimeve me BE-n\u00eb dhe shtetet kryesore an\u00ebtare. Vitet 2018- 2020, kur vendit i mohohej n\u00eb vijim\u00ebsi hapja e negocitave dhe kur disa parakushte t\u00eb Bundestagut Gjerman u shnd\u00ebrruan n\u00eb 15 kushtet e Parlamentit Evropian (q\u00eb p\u00ebrfshinin d\u00ebnimin e vjedh\u00ebsve t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe Dibr\u00ebs, nd\u00ebshkimin e politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe nd\u00ebrprerjen e betej\u00ebs me mediat), kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb. At\u00ebhere jo vet\u00ebm ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb pikpyetje e ardhmja everopiane e vendit por edhe vet\u00eb reputacioni i qeveris\u00eb q\u00eb e drejtonte.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2020\/03\/24\/be-e-bombardon-tiranen-me-kushte-ja-cilat-jane-ato\/\">BE e bombardon Tiran\u00ebn me kushte. Ja cilat jan\u00eb ato\u2026<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Fal\u00eb nj\u00eb lobingu t\u00eb fuqish\u00ebm, luft\u00ebs p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e \u00e7do rivaliteti politik t\u00eb brend\u00ebsh\u00ebm dhe sidomos prej ndryshimit t\u00eb kontekstit gjeopolitik pas konfliktit n\u00eb Ukrain\u00eb, Rama arriti ta p\u00ebrmbys\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, t\u00eb gjitha k\u00ebto ndodhi dhe l\u00ebvizje nuk do t\u00eb kishin pasur asnj\u00eb vler\u00eb, n\u00ebse ai nuk do t\u00eb kishte p\u00ebrdorur me sukses nj\u00eb atu: at\u00eb t\u00eb vetmit politikan q\u00eb mb\u00ebshtetste reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, kundrejt nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb ishte shpallur hapur kund\u00ebr saj. Ndon\u00ebse ia dinin korrupsionin, kanabizimin, tendencat autoritare, ndon\u00ebse mediat dhe sh\u00ebrbimet inteligjente i informonin qeverit\u00eb e tyre me fakte p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhte realisht n\u00eb Shqip\u00ebri, Rama kish arritur t\u00eb shp\u00ebtonte nga luajtja mrekullisht e rolit t\u00eb aleatit t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm q\u00eb nuk kund\u00ebrshton. Si n\u00ebp\u00ebr filma me agjent\u00eb t\u00eb luft\u00eb s\u00eb ftoht\u00eb, ai p\u00ebrfitonte nga sllogani: \u201cEsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb bir kurve, por \u00ebsht\u00eb biri yn\u00eb i kurv\u00ebs\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Pyetja \u00ebsht\u00eb, po tani? \u00c7\u2019ndodh n\u00ebse kryeministri heq dor\u00eb nga tabuja e paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi? N\u00ebse ai prodhon ligje p\u00ebr mbrojtjen e ministrave t\u00eb tij? N\u00ebse ai i b\u00ebhet penges\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr rastin Balluku?<\/span><\/p>\n<p><span>I vetmi sistem q\u00eb ne kemi p\u00ebr t\u00eb \u201clexuar\u201d t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb si BE-ja \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Kur ish partia n\u00eb pushtet n\u00eb Rumani, refuzoi t\u00eb ndryshonte ligjet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur liderin e saj nga SPAK-u lokal, nuk arriti dot asgj\u00eb dhe presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar b\u00ebri q\u00eb Liviu Dragnea t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb gjith\u00ebsesi n\u00eb burg. <\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta fabul u p\u00ebrs\u00ebrit edhe n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr an\u00ebtar, n\u00eb Polonin\u00eb e drejtuar nga konservator\u00ebt e partis\u00eb Ligj dhe Drejt\u00ebsi (PiS). Me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet ata synuan nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb tentonte nj\u00eb ndikim m\u00eb t\u00eb madh politik mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Ndon\u00ebse nj\u00eb vend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr BE-n\u00eb, Polonia u p\u00ebrball p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histrori me aktivizimin e nenit 7, p\u00ebr heqjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs (2017), Varshav\u00ebs iu vendos\u00ebn gjoba ditore dhe iu bllokuan miliarda euro fonde nga plani i rim\u00ebk\u00ebmbjes (2021).<\/span><br \/>\n<span>T\u00eb gjitha k\u00ebto goditje, pa precedent, kishin nj\u00eb shpjegim: mos krisjen e fasad\u00ebs q\u00eb e ruan drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb pavaruar nga politika.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht, respektimi i k\u00ebtij parimi ka qen\u00eb edhe amnistimi m\u00eb i fort\u00eb i t\u00eb gjitha m\u00ebkateve t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb syt\u00eb e Brukselit. Atij i \u00ebsht\u00eb harruar pothuajse gjith\u00e7ka fal\u00eb talentit p\u00ebr ta paraqitur veten si i vetmi partner lokal q\u00eb ndohmon implementimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, historia e sigurimit t\u00eb k\u00ebsaj mburoje, duke b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebs kurban ata q\u00eb i kan\u00eb ndenjur n\u00eb krah dhe i jan\u00eb bindur urdh\u00ebrave t\u00eb tij do t\u00eb mb\u00ebrrinte, nj\u00eb dit\u00eb, tek nj\u00eb tavan i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm. Sot, Ram\u00ebs po i k\u00ebrkohet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb krahun e vet djatht\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb akuzuar, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr procedura ku ai \u00ebsht\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb personalisht. Pranadaj dilema q\u00eb ka k\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb: a duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb ta mbaj\u00eb t\u00eb ndezur drit\u00ebn jeshile p\u00ebr SPAK dhe GJKKO? A mos vall\u00eb po pranoi parimin e pezullimit do t\u00eb hap\u00eb at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb fundin e vet? A thua po i l\u00ebshoi pe heqjes s\u00eb \u00e7do imuniteti, do t\u00eb trokasin edhe n\u00eb der\u00ebn e ti?<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/23\/kercenime-me-te-forte-prova-te-reja-per-arrestimin-e-belinda-ballukut\/\">K\u00ebrc\u00ebnime me \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d, prova t\u00eb reja p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Dyzimi p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cilit gjendet \u00ebsht\u00eb nerv\u00ebshkat\u00ebrrues: nga nj\u00ebra an\u00eb i duhet ti v\u00ebr\u00eb fre spak-ist\u00ebve q\u00eb deri m\u00eb tani i ka pasur n\u00ebn hyq\u00ebm, por q\u00eb dyshon se pardon\u00eb t\u00eb rinj mund ti\u2019a nxjerrin nga vatha. Nga ana tjet\u00ebr, i duhet mburoja e nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb bindur t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb i ka siguruar legjitimitet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>Pik\u00ebrisht, ngaq\u00eb nuk ka vendosur se cil\u00ebn rrug\u00eb do t\u00eb zgjedh\u00eb Rama e ka b\u00ebr\u00eb t\u00ebrkuz\u00eb imunitetin e Ballukut, pa th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb n\u00ebse, do e dor\u00ebzoj\u00eb apo jo; p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye ai nj\u00ebher\u00eb turfullon e shan gjykat\u00ebsit e prokuror\u00ebt, pastaj u rrezervon atyre paqe, shoq\u00ebruar me heshtje t\u00eb gjata; fiks p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekton ndryshime ligjesh q\u00eb garantojn\u00eb paprekshm\u00ebri, por heziton ti votoj\u00eb ato m\u00eb urgjenc\u00eb n\u00eb kuvend.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/15\/ndryshimi-i-kodit-penal-rama-ne-beteje-personale-kunder-spak-ut\/\">Ndryshimi i kodit penal\/ Rama n\u00eb betej\u00eb \u201cpersonale\u201d kund\u00ebr SPAK-ut<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Nga kahu q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebkryq, do t\u00eb varet e ardhmja e tij. Jo ajo e nj\u00eb kryeministri, vendi i t\u00eb cilit m\u00ebton nj\u00eb integrim t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb BE. Aq m\u00eb pak ajo e fabul\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn \u201cfitoi\u201d zgjedhjet e fundit. Por, thjesht\u00eb ajo personale.<\/span><br \/>\n<span>Prandaj dhe Rama \u00ebsht\u00eb i dyzuar, pasi e di q\u00eb dosja Balluku e ka detyruar t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb \u00e7mim: ose at\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb fabul\u00ebs prej nx\u00ebn\u00ebsi t\u00eb bindur t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, ose tjetrin, q\u00eb me riskun e ruajtjes t\u00eb s\u00eb par\u00ebs, ta dor\u00ebzoj\u00eb fatin e vet politik, krejt i pambrojtur, n\u00eb duart e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/24\/andi-bushati-sa-po-paguan-rama-per-te-mbrojtur-ballukun\/\">Sa po paguan Rama p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Ballukun<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrp\u00eblitja gati tre mujore e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur me \u00e7do kusht Belinda Ballukun si dhe shkuarja m\u00eb tej, p\u00ebr t\u00eb prodhuar ligje t\u00eb reja q\u00eb forcojn\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, po p\u00ebrvijohet si nj\u00eb test interesant p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar mar\u00ebdh\u00ebnien e tij t\u00eb re me BE-n\u00eb. Disa sinjale tashm\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Media austriake Der [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72688","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72688","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72688"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72688\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}