{"id":72666,"date":"2026-02-24T16:48:19","date_gmt":"2026-02-24T16:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/a-ka-deshtuar-reforma-ne-drejtesi\/"},"modified":"2026-02-24T16:48:19","modified_gmt":"2026-02-24T16:48:19","slug":"a-ka-deshtuar-reforma-ne-drejtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/a-ka-deshtuar-reforma-ne-drejtesi\/","title":{"rendered":"A ka d\u00ebshtuar Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Plarent Ndreca\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk besoj se \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb t\u00eb thuhet se Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka d\u00ebshtuar. Sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb sistem nuk prodhon rezultatin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, ose prodhon nj\u00eb rezultat t\u00eb deformuar, diskursi yn\u00eb publik reagon menj\u00ebher\u00eb. Impulsiv p\u00ebr nga natyra dhe i prirur ndaj p\u00ebrfundimeve bardh e zi, ai nxjerr verdiktin p\u00ebrfundimtar: d\u00ebshtim.<\/p>\n<p>Por shpejt\u00ebsia e nj\u00eb p\u00ebrfundimi nuk \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb e tij. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nd\u00ebrlikuar, pasi ne nuk e kemi testuar kurr\u00eb reform\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tension real institucional.<\/p>\n<p>Shpallja e d\u00ebshtimit \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e leht\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt \u00e7lirues, sepse shp\u00ebrndan p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe e zhvendos adresimin e saj. Fajin e l\u00ebviz nga aktor\u00ebt te arkitektura, nga praktika te teksti, nga zbatuesi te hartuesi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb plan, \u00e7liron nga llogaridh\u00ebnia ata q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, e zhvendos pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb n\u00eb terrenin politik, ku argumenti b\u00ebhet m\u00eb i manipuluesh\u00ebm dhe m\u00eb i p\u00ebrdorsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb tret\u00eb, shnd\u00ebrrohet n\u00eb form\u00eb reagimi subjektiv ndaj sistemit, nga ata q\u00eb jan\u00eb ndjer\u00eb viktima t\u00eb tij, shpesh edhe me t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Por kritika totale \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb e leht\u00eb se analiza kirurgjikale.<\/p>\n<p>Reforma e vitit 2016 ishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e thell\u00eb n\u00eb arkitektur\u00ebn normative t\u00eb shtetit dhe si \u00e7do nd\u00ebrhyrje e k\u00ebsaj p\u00ebrmase, nuk mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkryer. Ajo ka mang\u00ebsit\u00eb e saj dhe disa prej tyre kan\u00eb ndikuar n\u00eb produktin q\u00eb shohim sot. Por norma juridike nuk jeton vet\u00ebm si tekst, ajo merr jet\u00eb e kuptim vet\u00ebm n\u00eb zbatim.<\/p>\n<p>Ligji lind nga idet\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb ide. \u00cbsht\u00eb veprim. \u00cbsht\u00eb rregullim. \u00cbsht\u00eb urdh\u00ebrim.<\/p>\n<p>N\u00ebse ligji nuk zbatohet, zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb deformuar, ose gjat\u00eb zbatimit krijohet nj\u00eb rend informal paralel, a mund ta shpallim d\u00ebshtimin e norm\u00ebs? Do t\u00eb ishte si t\u00eb shpallnim t\u00eb d\u00ebshtuar nj\u00eb instrument kirurgjikal sepse kirurgu nuk e p\u00ebrdor si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>N\u00ebse institucionet e qeverisjes s\u00eb gjyq\u00ebsorit nuk funksionojn\u00eb efektivisht; n\u00ebse kontrolli parlamentar reduktohet n\u00eb formalitet; n\u00ebse p\u00ebrgjegj\u00ebsia disiplinore mbetet iluzive; n\u00ebse vendimmarrja fshihet pas shkronj\u00ebs s\u00eb ligjit; n\u00ebse sistemi korporatizohet rreth prodhimit t\u00eb statistikave dhe jo t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb; n\u00ebse stoku i dosjeve rritet sepse askush nuk ndjen presionin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb norma. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshtimi i saj n\u00eb zbatim.<\/p>\n<p>N\u00eb diskursin publik qarkullon nj\u00eb fantazi juridike: ideja se nj\u00eb reform\u00eb duhet t\u00eb funksionoj\u00eb pavar\u00ebsisht nivelit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale q\u00eb e zbaton. Kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur. Asnj\u00eb arkitektur\u00eb ligjore, sado e p\u00ebrkryer n\u00eb tekst, nuk i mbijeton munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, integritetit dhe kultur\u00ebs s\u00eb zbatimit.<\/p>\n<p>Ne nuk e kemi testuar reform\u00ebn n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb prove tensioni institucional. Nj\u00eb test i till\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte zbatim rigoroz, konsistent, pa selektivitet, pa oportuniz\u00ebm, pa konformiz\u00ebm, pa sinjale statistikore. Do t\u00eb k\u00ebrkonte integritet personal, profesional dhe institucional t\u00eb hekurt.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, kemi mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb struktura korporatiste dhe konformiste q\u00eb matin suksesin me antivlera q\u00eb e g\u00ebrryejn\u00eb sistemin. N\u00ebse vendimet unifikuese nuk zbatohen; n\u00ebse autorizimi gjyq\u00ebsor anashkalohet; n\u00ebse paraburgimi p\u00ebrdoret si instrument paradenimi; n\u00ebse llogaridh\u00ebnia nuk funksionon, at\u00ebher\u00eb nuk kemi prov\u00eb t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb norm\u00ebs. Kemi prov\u00eb t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtimi sistemik n\u00eb zbatimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, reagimi m\u00eb i leht\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshimi i ligjit. Por \u00e7do ligj i ri do t\u00eb zbatohet nga t\u00eb nj\u00ebjtat duar. Sa m\u00eb shum\u00eb ndryshime ligjore, aq m\u00eb shum\u00eb pasiguri juridike.<\/p>\n<p>Kur rendi institucional \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm, mjaftojn\u00eb pak ligje t\u00eb qarta. Kur sistemi degradohet, ai prodhon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ligje p\u00ebr t\u00eb korrigjuar pasoja q\u00eb nuk i menaxhon dot p\u00ebrmes p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe kultur\u00ebs institucionale.<\/p>\n<p>Inflacioni normativ \u00ebsht\u00eb simptom\u00eb dob\u00ebsie, jo force. Shum\u00eb ligje nuk do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi. Shpesh do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb pasiguri. M\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Pra, a ka d\u00ebshtuar reforma?<\/p>\n<p>Un\u00eb them kemi d\u00ebshtim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb institucioneve me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb reforma krijoi.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje norme. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje zbatimi. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbik\u00ebqyrjeje reale. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje integriteti personal, profesional dhe institucional. Institucionet q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00ebsuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi do ta shpallin gjithmon\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar struktur\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos pranuar se d\u00ebshtimi q\u00ebndron n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si ato veprojn\u00eb brenda saj.<\/p>\n<p>T\u00eb ndryshosh ligjin \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. T\u00eb ndryshosh m\u00ebnyr\u00ebn si ushtron pushtetin q\u00eb ligji ta ka besuar n\u00eb mir\u00ebbesim \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb sfida. Kjo \u00ebsht\u00eb reforma e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht kjo reform\u00eb ende nuk ka filluar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca\/ Un\u00eb nuk besoj se \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb t\u00eb thuhet se Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka d\u00ebshtuar. Sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb sistem nuk prodhon rezultatin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, ose prodhon nj\u00eb rezultat t\u00eb deformuar, diskursi yn\u00eb publik reagon menj\u00ebher\u00eb. Impulsiv p\u00ebr nga natyra dhe i prirur ndaj p\u00ebrfundimeve bardh e zi, ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72666","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72666"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72666\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}