{"id":72612,"date":"2026-02-24T12:48:25","date_gmt":"2026-02-24T12:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/bordi-i-paqes-prezanton-faqen-zyrtare-vendosen-flamujt-e-shqiperise-e-kosoves-rama-shfaqet-krah-trump\/"},"modified":"2026-02-24T12:48:25","modified_gmt":"2026-02-24T12:48:25","slug":"bordi-i-paqes-prezanton-faqen-zyrtare-vendosen-flamujt-e-shqiperise-e-kosoves-rama-shfaqet-krah-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/bordi-i-paqes-prezanton-faqen-zyrtare-vendosen-flamujt-e-shqiperise-e-kosoves-rama-shfaqet-krah-trump\/","title":{"rendered":"Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs! Rama shfaqet krah Trump"},"content":{"rendered":"<p>Pas inaugurimit m\u00eb 19 shkurt n\u00eb Uashington, Bordi i Paqes ka hapur faqen zyrtare t\u00eb internetit. N\u00eb t\u00eb jan\u00eb publikuar edhe 28 shtetet themeluese ku figurojn\u00eb Kosova e Shqip\u00ebria si an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Konkretisht shtetet an\u00ebtare jan\u00eb: Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Shqip\u00ebria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Uzbekistani, Paraguai, Maroku, si dhe vende t\u00eb tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.<\/p>\n<p>\nN\u00eb Kart\u00ebn e Bordit, renditen t\u00eb gjitha parimet dhe synimet e tij.<\/p>\n<p>\u201cDuke deklaruar se paqja e q\u00ebndrueshme k\u00ebrkon gjykim pragmatik, zgjidhje t\u00eb sh\u00ebndosha dhe guxim p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas qasje dhe institucione q\u00eb shpesh kan\u00eb d\u00ebshtuar;<\/p>\n<p>Duke njohur se paqja e q\u00ebndrueshme mbillet kur njer\u00ebzit fuqizohen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pron\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi t\u00eb ardhmen e tyre;<\/p>\n<p>Duke pohuar se vet\u00ebm partneriteti i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i orientuar nga rezultatet, i bazuar n\u00eb barr\u00eb dhe angazhime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, mund t\u00eb siguroj\u00eb paqen n\u00eb vende ku ajo ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e paarritshme;<\/p>\n<p>Duke u pik\u00eblluar q\u00eb shum\u00eb qasje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e paqes nxisin var\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme dhe institucionalizojn\u00eb kriz\u00ebn, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin njer\u00ebzit p\u00ebrtej saj;<\/p>\n<p>Duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb organ nd\u00ebrkomb\u00ebtar m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe efektiv p\u00ebr nd\u00ebrtimin e paqes; dhe<\/p>\n<p>Duke vendosur t\u00eb formohet nj\u00eb koalicion shtetesh t\u00eb gatshme, t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr bashk\u00ebpunim praktik dhe veprim efektiv,<\/p>\n<p>T\u00eb udh\u00ebhequra nga gjykimi dhe duke nderuar drejt\u00ebsin\u00eb, pal\u00ebt miratojn\u00eb Kart\u00ebn e Bordit t\u00eb Paqes\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb faqe \u00ebsht\u00eb vendosur edhe th\u00ebnia e Trump p\u00ebr Bordin: \u201cKy Bord ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej organeve m\u00eb veprues t\u00eb krijuar ndonj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb shprehur qartazi edhe misioni, ku thuhet se kjo organizat\u00eb synin stabilitet e paqe n\u00eb zonat e prekura nga lufta. Bordi do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb paqen n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cBordi i Paqes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb synon t\u00eb promovoj\u00eb stabilitetin, t\u00eb rivendos\u00eb qeverisje t\u00eb besueshme dhe t\u00eb ligjshme, dhe t\u00eb siguroj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb zonat e prekura ose t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara nga konflikti. Bordi do t\u00eb kryej\u00eb funksione t\u00eb tilla p\u00ebr nd\u00ebrtimin e paqes n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe sipas asaj q\u00eb mund t\u00eb aprovohet n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb Kart\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb zhvillimin dhe shp\u00ebrndarjen e praktikave m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb mund t\u00eb zbatohen nga t\u00eb gjitha shtetet dhe komunitetet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb paqe\u201d, p\u00ebrcakton misioni.<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsirat p\u00ebrkat\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe ndarja p\u00ebr Bordin e Paqes, Bordin Ekzekutiv, Bordin Ekzekutiv t\u00eb Gaz\u00ebs dhe P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Lart\u00eb t\u00eb Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb Planin e Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn jan\u00eb renditur vendet q\u00eb do t\u00eb kontribuojn\u00eb financiarisht, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria e Kosova renditen te vendet q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb trupa p\u00ebr Forc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Stabilizimit (ISF).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas inaugurimit m\u00eb 19 shkurt n\u00eb Uashington, Bordi i Paqes ka hapur faqen zyrtare t\u00eb internetit. N\u00eb t\u00eb jan\u00eb publikuar edhe 28 shtetet themeluese ku figurojn\u00eb Kosova e Shqip\u00ebria si an\u00ebtare. Konkretisht shtetet an\u00ebtare jan\u00eb: Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Shqip\u00ebria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72612","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72612"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72612\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}