{"id":72609,"date":"2026-02-24T12:48:22","date_gmt":"2026-02-24T12:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/berisha-rama-urdheroi-mbrojtjen-e-ballukut-shqiptaret-do-ta-rrezojne-njesoj-si-diktatorin-hoxha\/"},"modified":"2026-02-24T12:48:22","modified_gmt":"2026-02-24T12:48:22","slug":"berisha-rama-urdheroi-mbrojtjen-e-ballukut-shqiptaret-do-ta-rrezojne-njesoj-si-diktatorin-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/berisha-rama-urdheroi-mbrojtjen-e-ballukut-shqiptaret-do-ta-rrezojne-njesoj-si-diktatorin-hoxha\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama urdh\u00ebroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptar\u00ebt do ta rr\u00ebzojn\u00eb nj\u00ebsoj si diktatorin Hoxha"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha d\u00ebnoi q\u00ebndrimin e socialist\u00ebve n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve, q\u00eb sipas tij, mor\u00ebn urdh\u00ebr nga Rama q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00ebt, Berisha deklaroi se nuk i heq imunitetin Ballukut, pasi e di q\u00eb pas saj edhe ai e ka vendin tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, Ram\u00ebn nuk e heq dot drejt\u00ebsia dhe as komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por vet\u00eb populli shqiptar.<\/p>\n<p>Edi Rama duhet t\u00eb largohet menj\u00ebher\u00eb nga pushteti. D\u00ebnoj me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00ebndrimin dhe urdhrin e tij ndaj vasal\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb t\u00eb mos votojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Lubi Ballukut.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare, ky \u00ebsht\u00eb rasti i tret\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin Edi Rama \u00ebsht\u00eb vet\u00eb direkt i implikuar. Ai nuk hoqi imunitetin e Saimir Tahirit sepse ndante me t\u00eb trofeun e drog\u00ebs dhe trafiqeve. Ai nuk hoqi imunitetin e ndrikull Xha\u00e7k\u00ebs, e kuptoni jo vet\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb aksioner n\u00eb vjedhjen tok\u00eb publike t\u00eb 10 mij\u00eb met\u00ebr katror\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb imagjinoni ju, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, burgoset sepse ka firmosur dokumente t\u00eb falsifikuara nga Xha\u00e7kat, por lidhjet e tyre t\u00eb ngushta me Edi Ram\u00ebn dhe interesat kriminale i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta imun\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ai tani nuk heq imunitetin e Lubi Ballukut, sepse e di se fill mbrapa shkon ai. E di se ai \u00ebsht\u00eb kryehajduti dhe kreu i organizat\u00ebs kriminale. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto ka vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje, dor\u00ebheqjen e tij t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb e qart\u00eb, Edi Rama nuk jep dor\u00ebheqjen, Edi Ram\u00ebn nuk e heq dot drejt\u00ebsia, Edi Ram\u00ebn nuk e heq dot komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por at\u00eb do ta heqin shqiptar\u00ebt, do ta shembin at\u00eb nj\u00eblloj si kultin satanik t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Rama rezulton jo vet\u00ebm i implikuar n\u00eb mega-aferat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha korruptive n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Europ\u00ebs, por rezulton edhe pengesa m\u00eb kryesore e funksionimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vetvete. Emri i Edi Ram\u00ebs lidhet me akuz\u00ebn direkte t\u00eb raportit t\u00eb OSBE n\u00eb vitin 2014, n\u00eb t\u00eb cilin njoftohej se Edi Rama mori detyr\u00ebn e kryeministrit duke pasur t\u00eb depozituara n\u00eb bankat offshore 200 milion\u00eb euro. Ndaj k\u00ebsaj akuze konkrete, Edi Rama nuk ngriti asnj\u00eb padie, civile apo penale, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb e kap\u00ebrdiu n\u00eb heshtje t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama u b\u00eb kryeminist\u00ebr me sarajet e Surrelit mbi shpin\u00eb, saraje me gjat\u00ebsi themelesh 57 metra, dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb gjata se vila e ish-diktatorit Hoxha, t\u00eb nd\u00ebrtuara me materiale t\u00eb superkushtueshme. Me nj\u00eb oborr-park fillimisht 5400, aktualisht 8300 met\u00ebr katror\u00eb me ullinj shekullor\u00eb t\u00eb shkulur n\u00eb ullishtet e vendit dhe t\u00eb implantuara n\u00eb kopshtin e narkosulltanit t\u00eb Surrelit. Erdhi n\u00eb pushtet me pallatin n\u00eb paj\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar nga kompania e v\u00ebllait t\u00eb komandantit t\u00eb Gard\u00ebs, Gramoz Sako. Pallat i nd\u00ebrtuar n\u00eb sheshin e pallateve, me leje t\u00eb kund\u00ebrligjshme, totalisht t\u00eb kund\u00ebrligjshme, por mbi t\u00eb gjitha nga 5 kate mbi tok\u00eb dhe 2 n\u00ebntok\u00eb, p\u00ebr pallatin n\u00eb paj\u00eb nuk ekziston nga familja Rama as edhe nj\u00eb fatur\u00eb bankare, financiare, tatimore, doganore, nd\u00ebrtimore apo e \u00e7far\u00ebdo llojit. Q\u00eb t\u00eb gjitha, p\u00ebrfshi regjistrimin e pron\u00ebs, jan\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja Rama deklaroi se pallati \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me para gjaku, duke implikuar thell\u00eb v\u00ebllain e vet, njeri korrekt n\u00eb vler\u00ebsimin tim n\u00eb emigracion. Por midis korrupsionit t\u00eb burrit dhe t\u00eb v\u00ebllait, ia ngjeshi v\u00ebllait. Pallati, tha, \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar me para gjaku. Se \u00e7\u2019jan\u00eb parat\u00eb e gjakut, e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb shqiptar\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, pallati \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e korrupsionit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Edi Rama, i cili e ka shp\u00ebrblyer me dhjet\u00ebra tendera kompanin\u00eb q\u00eb ka nd\u00ebrtuar pallatin n\u00eb paj\u00eb dhe kompanin\u00eb q\u00eb ka nd\u00ebrtuar sarajet e Surrelit. Edi Rama kryeminist\u00ebr nuk ndali vrapin por vazhdoi i t\u00ebrbuar duke pla\u00e7kitur pasurit\u00eb dhe fondet publike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Monumenti m\u00eb i zi ishte afera e djeg\u00ebsve. Djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs me firm\u00ebn e tij, 130 milion\u00eb euro dhe nuk ekziston nj\u00eb tull\u00eb. Djeg\u00ebsat e tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb llamarin\u00eb dhe nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb burgosej p\u00ebr 130 milion\u00eb euro t\u00eb zhdukura bashk\u00eb me Edi Ram\u00ebn, \u00ebsht\u00eb burgosur p\u00ebr disa milion\u00eb q\u00eb ka transferuar n\u00eb konton bankare t\u00eb gruas s\u00eb tij me nj\u00eb gard\u00ebrob\u00eb po aq t\u00eb kushtueshme, po aq t\u00eb larmishme sa Lajla Asadi. Kaq ishte gard\u00ebroba e Lajlas\u00eb kur ia num\u00ebruan n\u00eb Mosk\u00eb q\u00eb e transferoi me nj\u00eb avion t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. K\u00ebshtu ishte edhe gard\u00ebroba e Ajol\u00ebs. Edi Rama, me firm\u00ebn e tij, ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, Dubain e vet t\u00eb 1001 net\u00ebve, afer\u00eb q\u00eb shkon t\u00eb pakt\u00ebn 4 miliard\u00eb euro, q\u00eb do ta nd\u00ebrtoj\u00eb me parat\u00eb e Franc \u00c7opjes, Amant Josifit, Olsi Ram\u00ebs dhe trafikant\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Edi Rama \u00ebsht\u00eb i implikuar kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri n\u00eb Porto Romano nga kompani ruse. Shikoni se \u00e7far\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb shkonte n\u00eb selin\u00eb e NATO-s dhe u k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesnin projektin, nga ana tjet\u00ebr kontrakton rus\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parkut dhe mund t\u00eb informoj qytetar\u00ebt se nj\u00eb hetim serioz do b\u00ebhet nga parlamenti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje,\u2019\u00a0tha Berisha.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-rama-urdheroi-mbrojtjen-e-ballukut-shqiptaret-do-ta-rrezojne-njesoj-si-diktatorin-hoxha\/\">Berisha: Rama urdh\u00ebroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptar\u00ebt do ta rr\u00ebzojn\u00eb nj\u00ebsoj si diktatorin Hoxha<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha d\u00ebnoi q\u00ebndrimin e socialist\u00ebve n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve, q\u00eb sipas tij, mor\u00ebn urdh\u00ebr nga Rama q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Belinda Ballukut. N\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00ebt, Berisha deklaroi se nuk i heq imunitetin Ballukut, pasi e di q\u00eb pas saj edhe ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72609","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72609\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}