{"id":72556,"date":"2026-02-24T08:48:19","date_gmt":"2026-02-24T08:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/ministri-vengu-dhe-homologu-hungarez-partneritet-i-thelluar-ne-mbrojtje-dhe-mbeshtetje-e-qarte-per-integrimin-europian-te-shqiperise\/"},"modified":"2026-02-24T08:48:19","modified_gmt":"2026-02-24T08:48:19","slug":"ministri-vengu-dhe-homologu-hungarez-partneritet-i-thelluar-ne-mbrojtje-dhe-mbeshtetje-e-qarte-per-integrimin-europian-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/24\/ministri-vengu-dhe-homologu-hungarez-partneritet-i-thelluar-ne-mbrojtje-dhe-mbeshtetje-e-qarte-per-integrimin-europian-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Ministri Vengu dhe homologu hungarez: Partneritet i thelluar n\u00eb mbrojtje dhe mb\u00ebshtetje e qart\u00eb p\u00ebr integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Budapest \u2013 Ministri i Mbrojtjes i Shqip\u00ebris\u00eb, Pirro Vengu, zhvilloi sot nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp me homologun e tij hungarez, Krist\u00f3f Szalay-Bobrovniczky, pas takimit dypal\u00ebsh n\u00eb Budapest, ku u riafirmua partneriteti i ngusht\u00eb mes dy vendeve n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, siguris\u00eb dhe integrimit europian.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ministri Vengu fal\u00ebnderoi homologun hungarez dhe ekipin e tij p\u00ebr mikpritjen dhe bashk\u00ebpunimin intensiv t\u00eb viteve t\u00eb fundit, duke theksuar se Shqip\u00ebria dhe Hungaria kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb partneritet shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes. Ai n\u00ebnvizoi se investimet dhe kompanit\u00eb e ekselenc\u00ebs hungareze n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb rrafshin ushtarak.<\/p>\n<p>Ministri shqiptar vler\u00ebsoi mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb t\u00eb Hungaris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi ka hapur t\u00eb gjith\u00eb grupkapitujt dhe po avancon me reformat dhe arritjen e piketave t\u00eb nd\u00ebrmjetme. \u201cNa duhet mb\u00ebshtetja e t\u00eb gjitha vendeve an\u00ebtare q\u00eb ky proces, jo vet\u00ebm teknik por edhe politik, t\u00eb vijoj\u00eb pa vones\u00eb,\u201d u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e diskutimeve iu kushtua bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe industris\u00eb ushtarake. Ministri Vengu vler\u00ebsoi zhvillimin e industris\u00eb hungareze t\u00eb mbrojtjes dhe theksoi synimin p\u00ebr nd\u00ebrthurjen e zinxhir\u00ebve t\u00eb furnizimit ushtarak, me preferenc\u00eb p\u00ebr vendet aleate. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, pal\u00ebt n\u00ebnshkruan dy marr\u00ebveshje: nj\u00eb p\u00ebr intensifikimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mbrojtje n\u00eb nivel civil dhe nj\u00eb tjet\u00ebr mes institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr inovacionin n\u00eb mbrojtje, me synimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb financime nga programet europiane.<\/p>\n<p>Ministri shqiptar theksoi gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore p\u00ebr sigurin\u00eb e kontinentit, duke deklaruar se \u201cShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb periferi e Evrop\u00ebs, por pjes\u00eb e qendr\u00ebs nervore t\u00eb saj\u201d. Ai kujtoi angazhimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Hungaris\u00eb n\u00eb misionet KFOR dhe at\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, ministri hungarez Krist\u00f3f Szalay-Bobrovniczky u shpreh i k\u00ebnaqur p\u00ebr zhvillimin e takimit dypal\u00ebsh n\u00eb Budapest dhe p\u00ebr mir\u00ebpritjen e nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s dhe nj\u00eb vendi europian si Shqip\u00ebria. Ai theksoi se Ballkani Per\u00ebndimor ka nj\u00eb rol ky\u00e7 historik, ekonomik dhe social dhe vler\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr rolin e saj n\u00eb stabilitetin e rajonit.<\/p>\n<p>Ministri hungarez shprehu gjithashtu nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn e gjat\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme q\u00eb Shqip\u00ebria ka ndjekur drejt integrimit europian, duke n\u00ebnvizuar se Hungaria vazhdon ta mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Sipas tij, ky proces \u00ebsht\u00eb i merituar dhe i bazuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e reformave dhe standardeve, dhe jo n\u00eb arsye politike apo ideologjike, duke sqaruar se kjo qasje dallon nga q\u00ebndrimi i Hungaris\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb Ukrain\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn Budapesti zyrtar nuk e mb\u00ebshtet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim.<\/p>\n<p>Szalay-Bobrovniczky p\u00ebrsh\u00ebndeti p\u00ebrpjekjet e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr modernizim, duke theksuar se \u201c\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb kolosale, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e NATO-s\u201d. Ai shtoi se p\u00ebrmbushja e objektivave t\u00eb NATO-s dhe ndarja e p\u00ebrvojave jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe u konfirmuan edhe n\u00eb takimin dypal\u00ebsh. N\u00eb p\u00ebrfundim, ministri hungarez garantoi se Shqip\u00ebria mund t\u00eb mb\u00ebshtetet gjithmon\u00eb te Hungaria dhe Ministria e saj e Mbrojtjes.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Budapest \u2013 Ministri i Mbrojtjes i Shqip\u00ebris\u00eb, Pirro Vengu, zhvilloi sot nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp me homologun e tij hungarez, Krist\u00f3f Szalay-Bobrovniczky, pas takimit dypal\u00ebsh n\u00eb Budapest, ku u riafirmua partneriteti i ngusht\u00eb mes dy vendeve n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, siguris\u00eb dhe integrimit europian. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ministri Vengu fal\u00ebnderoi homologun hungarez [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72556","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72556"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72556\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}