{"id":72495,"date":"2026-02-23T19:48:19","date_gmt":"2026-02-23T19:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/23\/sa-i-dobet-eshte-trump-pas-rrezimit-te-tarifave-doganore-nga-gjykata-supreme-dhe-sa-e-forte-eshte-amerika-e-tij\/"},"modified":"2026-02-23T19:48:19","modified_gmt":"2026-02-23T19:48:19","slug":"sa-i-dobet-eshte-trump-pas-rrezimit-te-tarifave-doganore-nga-gjykata-supreme-dhe-sa-e-forte-eshte-amerika-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/23\/sa-i-dobet-eshte-trump-pas-rrezimit-te-tarifave-doganore-nga-gjykata-supreme-dhe-sa-e-forte-eshte-amerika-e-tij\/","title":{"rendered":"Sa i dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb Trump pas rr\u00ebzimit t\u00eb tarifave doganore nga Gjykata Supreme dhe sa e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb Amerika e tij"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarjet e dit\u00ebve t\u00eb fundit e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb paradoks. Nj\u00eb sondazh i The \u00cbashington Post i atribuon 60% t\u00eb t\u00eb anketuarve nj\u00eb gjykim negativ p\u00ebr presidentin. Goditja q\u00eb Gjykata Supreme u dha tarifave doganore t\u00eb tij p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb humbje politike, nj\u00eb d\u00ebm p\u00ebr imazhin e tij n\u00eb opinionin publik komb\u00ebtar dhe nj\u00eb plag\u00eb p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e tij ndaj qeverive t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>\u201cKriza e vitit t\u00eb gjasht\u00eb\u201d, e p\u00ebrmendur nga historiani britanik Niall Ferguson si rregulli i pam\u00ebshirsh\u00ebm q\u00eb ka gjunj\u00ebzuar pothuajse t\u00eb gjith\u00eb president\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb mesin e mandatit t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb rastin e tij duket m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb kriz\u00eb alergjike akute.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Amerika nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb kaq e fort\u00eb. Disa sinjale nga pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs e tregojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00eb Venezuel\u00eb, sondazhet zbulojn\u00eb se shumica e popullsis\u00eb jep nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr operacionin ndaj Maduros, edhe pse ai nuk ka sjell\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb vendin e tyre; ata jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb kan\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme ndryshe.<\/p>\n<p>N\u00eb Meksik\u00eb, vrasja e nj\u00ebrit prej lider\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb karteleve t\u00eb drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb strategjie t\u00eb re t\u00eb adoptuar nga presidentja socialiste, e cila pranon presionet e ushtruara nga Uashingtoni. T\u00eb gjitha ekuilibrat gjeopolitik\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs Latine po p\u00ebrshtaten me nj\u00eb epok\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndikimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara rikthehet dominues, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve historik\u00eb si Rusia, Kuba dhe Kina.<\/p>\n<p>N\u00eb Iran vazhdon num\u00ebrimi mbrapsht, mes k\u00ebrc\u00ebnimeve p\u00ebr nd\u00ebrhyrje ushtarake amerikane dhe presioneve p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje diplomatike ku regjimi i p\u00ebrgjaksh\u00ebm i ajatollah\u00ebve t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga arma b\u00ebrthamore. Nd\u00ebrkoh\u00eb protestat n\u00eb universitete kan\u00eb rifilluar. Por dy aleat\u00ebt dhe mbrojt\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb teokracis\u00eb islamike, Kina dhe Rusia, jan\u00eb t\u00eb munguar, t\u00eb heshtur dhe t\u00eb pafuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Manovrat e fundit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ushtarake ruso-iraniane pat\u00ebn efekt t\u00eb kund\u00ebrt: ato vet\u00ebm sa vun\u00eb n\u00eb sken\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb forcave t\u00eb tyre, krahasuar me aparatin imponues ushtarak amerikan n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. T\u00eb gjitha opsionet mbeten t\u00eb hapura, nga nj\u00eb sulm i shkurt\u00ebr deri te nj\u00eb luft\u00eb e gjat\u00eb ose nj\u00eb marr\u00ebveshje diplomatike n\u00ebse iranian\u00ebt dor\u00ebzohen. Por t\u00eb gjitha kalojn\u00eb nga Uashingtoni, nd\u00ebrsa Pekini dhe Moska jan\u00eb reduktuar n\u00eb rolin e spektator\u00ebve n\u00eb nj\u00eb rajon p\u00ebr ta strategjik, ku dikur kishin ndikim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Duke u kthyer n\u00eb frontin e brendsh\u00ebm, Trump doli i d\u00ebmtuar nga vendimi i s\u00eb premtes i Gjykat\u00ebs Supreme, por Amerika doli e forcuar. Demokracia e saj \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndetshme, mekanizmat e balanc\u00ebs dhe kontrollit funksionojn\u00eb. Trump u zem\u00ebrua sepse disa gjyqtar\u00eb republikan\u00eb t\u00eb em\u00ebruar prej tij e \u201ctradhtuan\u201d, nuk u soll\u00ebn si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb bindur. Duke vepruar k\u00ebshtu ai b\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjtin gabim si shum\u00eb v\u00ebzhgues evropian\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb Republike q\u00eb zgjat prej dy shekujsh e gjysm\u00eb dhe q\u00eb gjat\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj ka treguar se di t\u2019u mbijetoj\u00eb disa aspirant\u00ebve p\u00ebr autokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Tani evropian\u00ebt duhet t\u00eb shmangin nj\u00eb gabim tjet\u00ebr: t\u00eb mendojn\u00eb se me vendimin e Gjykat\u00ebs Supreme po mbyllet sezoni i proteksionizmit dhe nacionalizmit ekonomik n\u00eb Shtetet e Bashkuara. N\u00eb realitet, si\u00e7 ka deklaruar p\u00ebr The Wall Street Journal Josh Lipsky i Atlantic Council, \u201ctarifat e larta doganore amerikane jan\u00eb t\u00eb destinuara t\u00eb mbeten\u201d, pavar\u00ebsisht alternimeve politike.<\/p>\n<p>Analiza e Greg Ip n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gazet\u00eb ekonomike \u00ebsht\u00eb ndri\u00e7uese. Si shumica e komentuesve t\u00eb Wall Street Journal, edhe ai \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tarifave doganore. Megjithat\u00eb ka kthjellt\u00ebsi politike. Ai v\u00ebren se asnj\u00eb president i ardhsh\u00ebm nuk do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb leht\u00ebsisht nga qindra miliarda dollar\u00eb q\u00eb tarifat doganore sot gjenerojn\u00eb si t\u00eb ardhura vjetore. Tarifat doganore pothuajse me siguri do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb krijimin e disa vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe fabrikave t\u00eb reja n\u00eb tre vitet e ardhshme. Kjo krijon nj\u00eb baz\u00eb elektorale t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u2019i mbrojtur tarifat doganore, sidomos n\u00eb sektor\u00eb ky\u00e7 si \u00e7eliku dhe automjetet, dhe n\u00eb shtete t\u00eb l\u00ebkundura si Mi\u00e7igani dhe Pensilvania.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb dy partit\u00eb jan\u00eb larguar nga tregtia e lir\u00eb. Republikan\u00ebt n\u00eb Kongres jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht pro tregtis\u00eb s\u00eb hapur, por m\u00eb pak se sa ishin gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump. N\u00eb vitin 2018, senatori i at\u00ebhersh\u00ebm Pat Toomey nga Pensilvania arriti t\u00eb bind\u00eb shumic\u00ebn e koleg\u00ebve republikan\u00eb t\u00eb votonin nj\u00eb projektligj p\u00ebr t\u00eb kufizuar tarifat doganore e vendosura nga Trump. Tetorin e kaluar, vet\u00ebm kat\u00ebr senator\u00eb republikan\u00eb votuan p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>\u201cKur pyes disa republikan\u00eb t\u00eb establishmentit shkruan Greg Ip se cila do t\u00eb jet\u00eb politika e tyre e ardhshme tregtare, ata m\u00eb p\u00ebrgjigjen se nuk do t\u00eb ket\u00eb impulsivitetin e Trump, as tonin e tij p\u00ebr\u00e7mues apo prirjen p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kazan kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe aleat\u00ebt. Megjithat\u00eb do t\u00eb ruaj\u00eb theksin mbi reciprocitetin, pra nd\u00ebshkimin e vendeve q\u00eb i trajtojn\u00eb keq Shtetet e Bashkuara me tarifat doganore, taksat dhe rregulloret e tyre. Qeveria do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjithashtu t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sektor\u00eb si ai i gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uesve, jetik\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Edhe demokrat\u00ebt po distancohen nga tregtia e lir\u00eb. Joe Biden kishte ruajtur t\u00eb gjitha tarifat doganore t\u00eb vendosura nga Trump ndaj Kin\u00ebs dhe subvencionet e tij p\u00ebr prodhimin vendas t\u00eb teknologjive t\u00eb gjelbra kan\u00eb irrituar Evrop\u00ebn dhe Japonin\u00eb.<\/p>\n<p>Neoliberal\u00ebt t\u00eb stilit Clinton-Obama, q\u00eb dikur mb\u00ebshtesnin tregtin\u00eb e lir\u00eb brenda Partis\u00eb Demokratike, jan\u00eb n\u00eb t\u00ebrheqje, nd\u00ebrsa krahu i majt\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ngjitje. N\u00eb konferenc\u00ebn e fundit strategjike n\u00eb Mynih, deputetja Alexandria Ocasio-Cortez, socialiste demokrate dhe kandidate e mundshme p\u00ebr presidente, e quajti North American Free Trade Agreement (m\u00eb pas i z\u00ebvend\u00ebsuar nga U.S.-Mexico-Canada Agreement) \u201cnj\u00eb politik\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar\u201d dhe deklaroi se tregtia ka favorizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebrrmuese m\u00eb t\u00eb pasurit.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo shpjegon pse pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pres\u00eb daljen nga skena t\u00eb Trump, po p\u00ebrshtatet me realitetin e ri. Nj\u00eb fuqi e madhe si Kina apo Shtetet e Bashkuara \u201cp\u00ebrdor var\u00ebsit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve dhe, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, p\u00ebrfiton prej tyre\u201d, ka deklaruar kancelari gjerman Friedrich Merz (aktualisht n\u00eb udh\u00ebtim drejt Pekinit). \u201cPrandaj ne po reduktojm\u00eb var\u00ebsit\u00eb tona dhe cenueshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.\u201d\/Corriere della Sera<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarjet e dit\u00ebve t\u00eb fundit e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb paradoks. Nj\u00eb sondazh i The \u00cbashington Post i atribuon 60% t\u00eb t\u00eb anketuarve nj\u00eb gjykim negativ p\u00ebr presidentin. Goditja q\u00eb Gjykata Supreme u dha tarifave doganore t\u00eb tij p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb humbje politike, nj\u00eb d\u00ebm p\u00ebr imazhin e tij n\u00eb opinionin publik komb\u00ebtar dhe nj\u00eb plag\u00eb p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72495","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72495\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}