{"id":72364,"date":"2026-02-23T12:49:35","date_gmt":"2026-02-23T12:49:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/23\/a-do-mundet-albin-kurti-te-heqe-qafe-vjosa-osmanin-si-presidente-e-shba-ne-kosove\/"},"modified":"2026-02-23T12:49:35","modified_gmt":"2026-02-23T12:49:35","slug":"a-do-mundet-albin-kurti-te-heqe-qafe-vjosa-osmanin-si-presidente-e-shba-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/23\/a-do-mundet-albin-kurti-te-heqe-qafe-vjosa-osmanin-si-presidente-e-shba-ne-kosove\/","title":{"rendered":"A do mundet Albin Kurti t\u00eb heq\u00eb qafe Vjosa Osmanin, si \u201cpresidente e SHBA\u201d n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti ka nisur sot procesin e konsultimit me opozit\u00ebn rreth zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces formal n\u00eb kushtet e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb thell\u00eb mes opozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe pushtetit t\u00eb konsoliduar t\u00eb Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Zgjedhja e presidentit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb shmangur shkuarjen e Kosov\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr thuajse nj\u00eb vit e gjysm\u00eb n\u00eb zgjedhje, duke konfirmuar nga nj\u00ebra an\u00eb shumic\u00ebn e q\u00ebndrueshme t\u00eb Albin Kurtit dhe nga ana tjet\u00ebr paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e konsoliduar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje pa ndryshuar asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb debati \u00ebsht\u00eb a do zgjidhet nj\u00eb president n\u00eb marr\u00ebveshje me opozit\u00ebn, apo do tentohet t\u00eb zgjidhet nj\u00eb president i Albin Kurtit p\u00ebrmes pazarave me individ\u00eb nga opozita.<\/p>\n<p>Proceduralisht, Kosov\u00ebs i duhet nj\u00eb kuorum prej 80 vet\u00ebsh n\u00eb dy raundet e para t\u00eb votimit p\u00ebr presidentin dhe n\u00eb raundin e tret\u00eb i duhet nj\u00eb minimum prej 61 votash p\u00ebr t\u2019u zgjedhur. Albin Kurti i ka votat p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin n\u00eb raundin e tret\u00eb.<br \/>\nGjith\u00eb sekreti \u00ebsht\u00eb a do t\u2019i grumbulloj\u00eb 30 n\u00ebnshkrime p\u00ebr Vjosa Osmanin q\u00eb ajo t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb gar\u00eb apo k\u00ebt\u00eb do t\u2019ia l\u00ebr\u00eb opozit\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb sinjal q\u00eb nuk e do Vjosa Osmanin presidente.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb \u00e7far\u00eb Vjosa Osmani ka prodhuar n\u00eb mandatin e saj si presidente \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i ndrysh\u00ebm me Albin Kurtin vet\u00ebm n\u00eb raport me SHBA. Dhe s\u00eb fundmi n\u00eb Uashington ajo mori nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb re nga presidenti Trump, i cili i p\u00ebrmendi se \u201cn\u00ebse keni nj\u00eb problem me Serbin\u00eb, m\u00eb telefono\u201d, nj\u00eb sinjal q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb njeriu i tyre n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb situata b\u00ebhet dhe m\u00eb provokuese p\u00ebr Albin Kurtin. Atij i duhet t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb presidente t\u00eb SHBA n\u00eb Kosov\u00eb, e cila b\u00ebhet edhe m\u00eb provokuese kur merr mb\u00ebshtetje dhe nga Edi Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye bisedimet me opozit\u00ebn jan\u00eb formale. Ato po b\u00ebhen vet\u00ebm se Albin Kurti nuk e ka ndar\u00eb mendjen ta b\u00ebj\u00eb apo jo Vjos\u00ebn presidente. N\u00ebse ai do ta kishte ndar\u00eb mendjen, i mblidhte 30 n\u00ebnshkrime dhe n\u00ebse d\u00ebshton n\u00eb dy raundet e para, n\u00eb raundin e tret\u00eb e zgjidhte presidente.<\/p>\n<p>Opozita nga ana e saj \u00ebsht\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, jo rreth Osmanit por rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb tyre. Ramush Haradinaj ka k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet president, por ende nuk ka nj\u00eb konsensus p\u00ebr t\u00eb nga PDK dhe LDK. Kjo i krijon m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb Albin Kurtit t\u00eb shmang\u00eb bojkotin e dy seancave t\u00eb para si e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb tani m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb test p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin, procesi i zgjedhjes s\u00eb presidentit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test p\u00ebr raportet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Fraksioni politik i Vjosa Osmanit brenda qeveris\u00eb Kurti nuk \u00ebsht\u00eb me t\u00eb. Donika G\u00ebrvalla do t\u00eb ishte e lumtur q\u00eb ajo t\u00eb mos zgjidhej presidente.<\/p>\n<p>Albin Kurti po ashtu do t\u00eb ishte i lumtur t\u00eb zgjidhte dik\u00eb nga familja Jashari q\u00eb dhe t\u00eb duket qeveri patriotike dhe t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb folur me Uashingtonin dhe Brukselin p\u00ebrve\u00e7 vetes. K\u00ebshtu q\u00eb i gjith\u00eb ky proces nuk \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb nj\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Vjosa Osmanin, por nj\u00eb proces i Albin Kurtit q\u00eb po tenton t\u00eb heq\u00eb qafe nd\u00ebrmjet\u00ebsit e tij me Uashingtonin dhe Brukselin, me q\u00ebllim q\u00eb ata t\u00eb flasin vet\u00ebm me at\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, n\u00ebse shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, q\u00eb do t\u00eb ishte skandal, nuk shkohet aq shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb opozit\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb mosdurimit q\u00eb Albin Kurti ka p\u00ebr Vjosa Osmanin, e cila po p\u00ebrpiqet t\u2019i imponohet si presidente e SHBA n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe kjo ia ngre nervat pasi ai bash\u00eb kund\u00ebr SHBA e ka fituar at\u00eb shumic\u00eb q\u00eb ka.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Kryeministri Albin Kurti ka nisur sot procesin e konsultimit me opozit\u00ebn rreth zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces formal n\u00eb kushtet e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb thell\u00eb mes opozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe pushtetit t\u00eb konsoliduar t\u00eb Albin Kurtit. Zgjedhja e presidentit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb shmangur shkuarjen e Kosov\u00ebs p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72364","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72364","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72364"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72364\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}