{"id":72360,"date":"2026-02-23T12:49:34","date_gmt":"2026-02-23T12:49:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/23\/nje-gjeneral-gjerman-pregatit-vendin-e-tij-per-lufte\/"},"modified":"2026-02-23T12:49:34","modified_gmt":"2026-02-23T12:49:34","slug":"nje-gjeneral-gjerman-pregatit-vendin-e-tij-per-lufte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/23\/nje-gjeneral-gjerman-pregatit-vendin-e-tij-per-lufte\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb Gjeneral Gjerman pregatit vendin e tij p\u00ebr luft\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Koha po fluturon.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>A mundet Rusia t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Europ\u00ebs. Gjerman\u00ebt nuk presin sa t\u00eb zbardhet ky moment.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u2028Nga Gordon Fairclough<\/em><\/strong><\/p>\n<p>KLAIPEDA, Lituania oficeri m\u00eb i lart\u00eb ushtarak i Gjermanis, Gjenerali Carsten Breuer, q\u00ebndronte mbi nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb Lituanis\u00eb t\u00eb shtruar n\u00eb dyshemen\u00eb e nj\u00eb posti komande t\u00eb improvizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet port n\u00eb Detin Baltik.<\/p>\n<p>\nNj\u00eb shi i ftoht\u00eb binte n\u00eb dritare nd\u00ebrsa Breuer dhe ndihm\u00ebsit e tij rishikonin planet p\u00ebr t\u00eb furnizuar me municione dhe karburant nj\u00eb brigad\u00eb t\u00eb blinduar t\u00eb pozicionuar n\u00eb rrug\u00ebn e mundshme t\u00eb \u00e7do sulmi tok\u00ebsor rus ndaj NATO-s.<\/p>\n<p>\n\u201cNe duhet t\u00eb st\u00ebrvitemi se ku dhe si do t\u00eb luftojm\u00eb,\u201d u tha Breuer ushtar\u00ebve t\u00eb veshur me kamuflazh t\u00eb mbledhur rreth tij. \u201cNe duhet t\u00eb jemi t\u00eb shkath\u00ebt. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mentalitet t\u00eb ri.\u201d<\/p>\n<p>\nBreuer po nxiton p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur forcat e armatosura t\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr luft\u00eb. P\u00ebr veteranin 61-vje\u00e7ar t\u00eb konflikteve nga Kosova n\u00eb Afganistan, ora po ec\u00ebn.<br \/>\nAgjencia e inteligjenc\u00ebs ushtarake gjermane vler\u00ebson se br\u00ebnda tre viteve t\u00eb ardhshme, Rusia, ushtrit\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs u dynd\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb vitin 2022, do t\u00eb ket\u00eb grumbulluar mjaftuesh\u00ebm arm\u00eb dhe do t\u00eb ket\u00eb trajnuar mjaftuesh\u00ebm trupa p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb luft\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Breuer thot\u00eb se nj\u00eb sulm i vog\u00ebl mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p>\n\u201cDuhet t\u00eb jemi gati,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Breuer ka zhvilluar nj\u00eb fushat\u00eb shum\u00eb frontale p\u00ebr t\u00eb mbledhur njer\u00ebzit, biznesmen\u00ebt, ushtar\u00ebt dhe publikun e gjer\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb pas p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb shpejtuar riarmatimimin e vendit p\u00ebr t\u2019i bindur ata se t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pregatitur t\u00eb luftojn\u00eb Rusin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirit\u00eb e tyre demokratike.<\/p>\n<p>\nShpenzimet e mbrojtjes jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm. Parlamenti n\u00eb Dhjetor miratoi nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb burrave t\u2019i n\u00ebnshtrohen ekzaminimeve mjek\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr sh\u00ebrbimin ushtarak. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb nxis\u00eb vullnetarizmin. Qeveria thot\u00eb se rekrutimi mund t\u00eb jet\u00eb i mundur n\u00ebse nuk arrihet numuri i mjaftuesh\u00ebm i rekrutimit.<br \/>\nGjith kjo situate e vendosi Breuer n\u00eb krye t\u00eb gjeneral\u00ebve Europian dhe zyrtaterve t\u00eb siguris\u00eb nacionale q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar ushtrit\u00eb e kontinentit \u2013 t\u00eb dob\u00ebsuara nga vite t\u00eb t\u00ebra buxhetesh t\u00eb rraskapitura pas r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik \u2013 nd\u00ebrsa k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb buron nga Kremlini \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vazhdimisht m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues. T\u00eb Enjten, Ministri Gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius em\u00ebroi Breuer p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si kryetari i ardhsh\u00ebm i komitetit ushtarak t\u00eb Organizatave t\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut. N\u00ebse zgjidhet, ai do t\u00eb b\u00ebhet k\u00ebshilltari kryesor i sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>\n\u00c7\u00ebshtjet jan\u00eb komplikuara shume gjate administrat\u00ebs Trumpit. P\u00ebr dekada aleanca midis SHBA dhe Gjermanise, n\u00eb krye t\u00eb v\u00ebndeve P\u00ebr\u00ebndimore, ishte n\u00eb pik\u011bn e saj kulminante. Ky bashk\u00ebpunim rritej vazhdimisht dhe ky paternitet ishte i pabesuesh\u00ebm, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, nj\u00eb forc\u00eb armiq\u00ebsore rezikonte minimin e sigurin\u00eb e kontinentit.<\/p>\n<p>\nZyrtar\u00ebt Evropian\u00eb thon\u00eb se duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb veprojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rast lufte me Rusin\u00eb, nj\u00eb konflikt q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonte t\u00eb ardhmen e Demokracis\u00eb s\u00eb Per\u00ebndimit. Gjermania, ekonomia m\u00eb e madhe dhe v\u00ebndi m\u00eb i populluar i Bashkimit Evropian, \u00ebsht\u00eb absolutisht q\u00ebndror p\u00ebr mbrojtjen e kontinentit. Ironikisht, nj\u00eb ushtri e fuqishme Gjermane, mallkimi i Evrop\u00ebs n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr sigurin\u00eb e saj n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb.<\/p>\n<p>\nArti i Kriegst\u00fcchtig.<\/p>\n<p>\nKriegst\u00fcchtig \u00ebsht\u00eb fjala Gjermane p\u00ebr gatishm\u00ebri p\u00ebr luft\u00eb. Breuer e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00ebn e tij t\u00eb tubimit nd\u00ebrsa nxit ndryshime n\u00eb forcat e armatosura dhe p\u00ebrpiqet t\u2019i shkund\u00eb Gjerman\u00ebt nga plog\u00ebshtia e tyre pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, \u00ebnd\u00ebrim p\u00ebr fundin i historis\u00eb.<br \/>\nAi dhe Ministri i Mbrojtjes Pistorius e p\u00ebrdorin q\u00ebllimisht termin, i cili mbart pesh\u00eb shtes\u00eb n\u00eb gjermanisht. Ndryshe nga p\u00ebrdorimi i anglishtes amerikane, ku lufta zhvillohet kund\u00ebr gjith\u00e7kaje, nga droga te varf\u00ebria, gjerman\u00ebt e rezervojn\u00eb Krieg p\u00ebr ushtrit\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb ushtrit\u00eb. Kjo prek nj\u00eb nerv n\u00eb nj\u00eb vend ende t\u00eb plagosur nga historia e tij e militarizmit.<br \/>\nBreuer filloi karrier\u00ebn ushtarake n\u00eb vitin 1984. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb ushtrija ishte n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, mbas luft\u00ebs dyt\u00eb botnore, p\u00ebrsa i p\u00ebrket armatimit dhe gadishm\u00ebris\u00eb njikoh\u00ebsisht. Kishte gjysem milion ushtar\u00eb af\u00ebrsisht dymije tankse n\u00eb gadishm\u00ebri luftarake. Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u011b koh\u00eb ishte shtylla kryesore e NATOs p\u00ebr forcat konvencionale n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs.<br \/>\nKur Muri i Berlinit ra dhe Bashkimi Sovjetik u sh\u00ebmb, nevoja p\u00ebr nj\u00eb ushtri t\u00eb madhe n\u00eb gatishm\u00ebri dukej si nj\u00eb gj\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs. Ushtar\u00ebt gjerman\u00eb ende luftonin, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Afganistan, ku ata ishin pjes\u00eb e nj\u00eb force stabilizimi t\u00eb udh\u00ebhequr nga NATO. Por buxhetet ushtarake u tkurr\u00ebn dhe parat\u00eb u shpenzuan p\u00ebr ribashkimin.<\/p>\n<p>\nDeri n\u00eb vitet 2010, ushtria ishte m\u00eb pak se gjysma e madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe shumica e armatimeve dhe pajisjeve t\u00eb saj ishin n\u00eb gjendje t\u00eb keqe. Me kalimin e koh\u00ebs, thot\u00eb Breuer, \u201cvendi q\u00eb ishte sht\u00ebpia e Clausewitz dhe von Moltke\u201d p\u00ebrfundoi me pak njer\u00ebz \u201cq\u00eb mendonin p\u00ebr strategjin\u00eb e madhe\u201d. Breuer ishte pjes\u00eb e nj\u00eb brezi oficer\u00ebsh, misioni i t\u00eb cil\u00ebve ishte q\u00eb shpesh t\u00eb k\u00ebnaqeshin me m\u00eb pak, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb \u201czvog\u00eblimin dhe b\u00ebrjen e gj\u00ebrave m\u00eb efikase\u201d, thot\u00eb ai, \u201cjo m\u00eb efektive\u201d.<\/p>\n<p>\nDetyra e tij tani \u00ebsht\u00eb ta ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\nUngjill\u00ebzimi i Breuerit e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme publike n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pam\u00ebsuar t\u00eb shoh\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb nga burra me uniform\u00eb. N\u00eb televizion, n\u00eb sallat e bashkis\u00eb dhe universitete, oficeri me syze, me flok\u00eb t\u00eb thinjur t\u00eb prer\u00eb shkurt dhe nj\u00eb sjellje pothuajse profesor\u00ebsh, shtron rreziqet p\u00ebr bashkatdhetar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>\nMesazhi i tij \u00ebsht\u00eb i arsyetuar, i qet\u00eb dhe i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Ai shqyrton me kujdes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh: Ekonomia e Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag lufte; vendi po grumbullon predha artilerie dhe tanke; po k\u00ebrkon t\u00eb zgjeroj\u00eb radh\u00ebt e saj n\u00eb 1.5 milion burra.<\/p>\n<p>\n\u201cNe duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb pengimin dhe mbrojtjen kund\u00ebr Rusis\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\nKjo tregohet qart\u00eb se n\u00eb shoqerin gjermane tashma thell\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnjosur pacifizmi si rrjedhim i dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore dhe holokaustit.<\/p>\n<p>\nKur ushtria gjermane u rind\u00ebrtua n\u00eb vitet 1950, n\u00ebn kontrollin e fort\u00eb t\u00eb NATO-s, ushtar\u00ebt luftuan p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb \u201cqytetar\u00eb me uniform\u00eb\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb fort\u00eb t\u00eb institucioneve demokratike. Ata u shkolluan n\u00ebp\u00ebrmjet ligjeve t\u00eb mbr\u00ebnd\u00ebshme dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\nTitulli zyrtar i Breuer \u00ebsht\u00eb Inspektor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb revizor sesa nj\u00eb luft\u00ebtar, edhe pse ai \u00ebsht\u00eb ekuivalenti i kryetarit t\u00eb shefave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shtabeve t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>\nNd\u00ebrtesa ku ai punon n\u00eb Berlin \u00ebsht\u00eb gjithashtu vendi i nj\u00eb memoriali p\u00ebr oficer\u00ebt gjerman\u00eb t\u00eb ekzekutuar p\u00ebr komplot kund\u00ebr Hitlerit. Duke par\u00eb posht\u00eb n\u00eb atrium jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij, shihni nj\u00eb qilim t\u00eb madh t\u00eb endur q\u00eb t\u00eb duket si nj\u00eb fotografi ajrore e Berlinit t\u00eb shkat\u00ebrruar nga bombat n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\n\u201c\u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb m\u00eb kurr\u00eb,\u201d thot\u00eb Breuer.<br \/>\nClaudia Major, nj\u00eb shkenc\u00ebtare politike dhe specialiste e politik\u00ebs gjermane t\u00eb siguris\u00eb, thot\u00eb se Breuer \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebtari i p\u00ebrsosur p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb menduar dhe t\u00eb q\u00ebllimshme. \u201cAi arrin t\u2019i shpjegoj\u00eb rreziqet publikut pa shkaktuar panik,\u201d por edhe pa pretenduar se \u201cgj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb bukura dhe t\u00eb k\u00ebndshme\u201d.<\/p>\n<p>\n\u201cAi nuk i tremb njer\u00ebzit,\u201d thot\u00eb Major.<\/p>\n<p>\nQ\u00ebndrimet kan\u00eb ndryshuar ndjesh\u00ebm q\u00eb kur Rusia pushtoi Krimen\u00eb e Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2014 dhe m\u00eb pas, n\u00eb vitin 2022, nisi nj\u00eb pushtim n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb cilin kancelari i at\u00ebhersh\u00ebm i Gjermanis\u00eb, Olaf Scholz, e quajti nj\u00eb \u201cndryshim epokal\u201d. N\u00eb vitin 2025, rreth dy t\u00eb tretat e gjerman\u00ebve e pan\u00eb ushtrin\u00eb e Rusis\u00eb si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>\nSondazhi zbuloi gjithashtu se 64% e gjerman\u00ebve mendojn\u00eb se shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen duhet t\u00eb rriten, krahasuar me 57% n\u00eb vitin 2024. Nj\u00eb tjet\u00ebr 65% mendojn\u00eb se Gjermania duhet t\u00eb ket\u00eb forca t\u00eb armatosura m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nga 58%. Nd\u00ebrkoh\u00eb, perceptimi i SHBA-s\u00eb si nj\u00eb aleat i besuesh\u00ebm ra ndjesh\u00ebm, n\u00eb 37% n\u00eb vitin 2025 nga 65% nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb referimi, Gjermania po stacionon nj\u00eb brigad\u00eb t\u00eb blinduar n\u00eb Lituani \u2013 trupat dhe tanket e para gjermane q\u00eb do t\u00eb vendosen p\u00ebrgjithmon\u00eb jasht\u00eb vendit q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. 5,000 burrat e Brigad\u00ebs s\u00eb 45-t\u00eb Panzer duhet t\u00eb jen\u00eb prezent deri n\u00eb fund t\u00eb vitit tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\nTashm\u00eb, tanket dhe transportuesit e blinduar gjerman\u00eb, t\u00eb zbukuruar me emblem\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb Kryqit t\u00eb Hekurt t\u00eb ushtris\u00eb, po st\u00ebrviten n\u00eb pyllin Rudninkai t\u00eb Lituanis\u00eb, pran\u00eb kufirit me Bjellorusin\u00eb, aleatin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>\nAkoma jo luft\u00eb, por jo m\u00eb paqe.<\/p>\n<p>\nEuropa sipas Breuer, tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje kufitare, jo ende n\u00eb luft\u00eb, por jo m\u00eb n\u00eb paqe. Qeverit\u00eb po p\u00ebrballen me nd\u00ebrhyrje pothuajse t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb dron\u00ebve, sulme kibernetike dhe nj\u00eb fushat\u00eb sabotimi n\u00eb rritje kund\u00ebr hekurudhave, kabllove t\u00eb komunikimit dhe objektivave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cilat ja hedhin fajin Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>\nJav\u00ebn q\u00eb Breuer vizitoi trupat gjermane q\u00eb st\u00ebrviteshin n\u00eb Lituani, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb duzin\u00eb dron\u00eb rus\u00eb shkel\u00ebn hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb Polonis\u00eb fqinje. Luft\u00ebtar\u00ebt e NATO-s u nxituan t\u2019i rr\u00ebzonin, dhe Breuer u detyrua ta nd\u00ebrpriste udh\u00ebtimin e tij p\u00ebr konsultime urgjente n\u00eb lidhje me forcimin e krahut lindor t\u00eb aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrtej kufirit n\u00eb Bjellorusi, mij\u00ebra ushtar\u00eb rus\u00eb po kryenin manovra s\u00eb bashku me homolog\u00ebt e tyre bjellorus\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshinin planifikimin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>\nPo testohemi,\u201d thot\u00eb Breuer. \u201cAta po k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr te zbuluar durimin ton\u00eb.\u201d<br \/>\nLufta n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb tani po hyn n\u00eb vitin e saj t\u00eb pest\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb e p\u00ebrditshme e k\u00ebrc\u00ebnimit n\u00eb lindje. N\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, Breuer pa nj\u00eb konvoj t\u00eb gjat\u00eb ambulancash ushtarake q\u00eb transportoheshin trupa t\u00eb plagosur nga fronti i luft\u00ebs. \u201cAi gjith\u00ebmon\u00eb i afrohet ushtar\u00ebve n\u00eb vij\u00ebn kufitare t\u00eb frontit\u201d duke th\u00ebn\u00eb \u201cAta b\u00ebjn\u00eb luft\u00ebrat tona\u201d.<\/p>\n<p>\nFokusi i Breuer-it \u00ebsht\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb burrat edhe grat\u00eb dhe po udh\u00ebheq rib\u00ebrjen e tij gjith\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb ushtris\u00eb gjermane. Detyra e tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb drejt nj\u00eb ushtrie t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe fituar luft\u00eb konvencionale n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb fush\u00eb tre divizione luftarake t\u00eb pajisura plot\u00ebsisht deri n\u00eb vitin 2032.<br \/>\nBreuer dhe ndihm\u00ebsit e tij po punojn\u00eb me kompanit\u00eb gjermane t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb shpejtuar prodhimin e arm\u00ebve. \u201cNe duhet t\u00eb shpejtojm\u00eb dhe shkurtojm\u00eb ciklin e inovacionit,\u201d thot\u00eb ai, duke treguar situat\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb ku nj\u00ebsit\u00eb e vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe prodhuesit bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar arm\u00ebt n\u00eb l\u00ebvizje.<br \/>\nI penguar me ritmin e ndryshimit t\u00eb Paqes, vitin e kaluar, Breuer filloi t\u2019u jepte para direkt komandant\u00ebve t\u00eb batalionit dhe brigad\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb blinin dron\u00eb komercial\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe pajisje t\u00eb tjera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb eksperimentonin. N\u00eb t\u00eb ardhmen, Breuer parashikon, \u201c\u00c7do pushkatar do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb pilot droni.\u201d<br \/>\nN\u00ebnkoloneli Tobias Tiedau, nj\u00eb oficer gjerman i cili deri von\u00eb drejtoi grupin shum\u00ebkomb\u00ebsh t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb NATO-s n\u00eb Lituani, thot\u00eb se nj\u00ebsit\u00eb n\u00eb terren tashm\u00eb po p\u00ebrfitojn\u00eb, me sisteme t\u00eb reja komandimi dhe kontrolli dhe menaxhimi beteje. Dhe ai ka bler\u00eb dron\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ushtar\u00ebt e tij t\u00eb mund t\u00eb st\u00ebrviten me to.<\/p>\n<p>\n\u201cNe po p\u00ebrshtatemi me nj\u00eb lloj t\u00eb ri t\u00eb luft\u00ebs\u201d Tiedau thot\u00eb, : Ju duhet ti jepni oficer\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>\nGjithashtu shum\u00eb shpejt Breuer ka mbledhur nj\u00eb personel t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me nj\u00eb ekip prej 30 deri 35 veta t\u00eb paisur me flak\u00ebsa radar dhe kund\u00ebr drone. Her\u00ebt n\u00eb N\u00ebndor, kur dronet p\u00ebrshkuan Belgjik\u00ebn, ministri i mbrojtjes i k\u00ebrkoi ndihm\u00eb. Breuer i d\u00ebrgoi nj\u00eb ekip i cili filloi pun\u00ebn q\u00eb t\u00eb nes\u00ebmen e mbritjes. Gjithashtu nj\u00eb ekip tjet\u00ebr d\u00ebrgoi edhe n\u00eb Danimark\u00eb.<\/p>\n<p>\n\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb e madhe. Kemi aksion t\u00eb menj\u00ebher\u00ebsh\u00ebm \u2013 kemi ndryshime t\u00eb m\u00ebdha\u201d i thot\u00eb Robert Bauer nje admirali Hollandez tashma n\u00eb pension i cili ishte n\u00eb komitetin ushtarak t\u00eb Natos nga viti 2021 deri n\u00eb vitin 2025. N\u00ebqoft\u00ebse je i detyruar t\u00eb organizohesh kaq shpejt br\u00ebnda nj\u00eb dite do te thot\u00eb se di\u00e7ka me rend\u00ebsi po ndodh. Forcat ushtarake Gjermane jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb numur t\u00eb konsiderushem por nuk jan\u00eb gadi. Ai \u00ebsht\u00eb duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.\u201d<\/p>\n<p>\n<strong>Mbushja e Radh\u00ebve<\/strong><br \/>\nNj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mbushja e radh\u00ebve. Ushtria tani num\u00ebron rreth 184,000 burra. Breuer synon t\u00eb shtoj\u00eb edhe 20,000 burra k\u00ebt\u00eb vit dhe pastaj af\u00ebrsisht 60,000 t\u00eb tjer\u00eb deri n\u00eb vitin 2035. Kjo forc\u00eb do t\u00eb plot\u00ebsohet nga 200,000 rezervist\u00eb.<\/p>\n<p>\nParlamenti ka miratuar nj\u00eb ligj q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb burrat e mosh\u00ebs 18 vje\u00e7 t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pyet\u00ebsor p\u00ebr sh\u00ebrbimin ushtarak; duke filluar nga viti 2027, ata do t\u00eb pritet t\u2019i n\u00ebnshtrohen ekzaminimeve fizike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u2019u bashkuar.<br \/>\nShpresa \u00ebsht\u00eb se kjo do t\u00eb nxis\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb b\u00ebhen vullnetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer. N\u00ebse ushtria ende nuk i plot\u00ebson nevojat e saj p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore, thon\u00eb politikan\u00ebt, ata mund t\u00eb drejtohen n\u00eb sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak t\u00eb pezulluar n\u00eb vitin 2011.<br \/>\nBreuer flet rregullisht me gjerman\u00ebt e rinj. Ata jan\u00eb nj\u00eb nga grupet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u bindur se k\u00ebrc\u00ebnimi rus \u00ebsht\u00eb real, se shoq\u00ebria gjermane duhet t\u00eb mobilizohet dhe se ata duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr sh\u00ebrbim ushtarak. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb bindur njer\u00ebzit n\u00eb nj\u00eb vend ku pacifizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb qytetare thell\u00ebsisht e rr\u00ebnjosur.<\/p>\n<p>\nOpinioni i rinis \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrzier. N\u00eb nj\u00eb sondazh gjate vitit 2025 persa i p\u00ebrket militarizimit v\u00ebrehet se se dyzet e dy p\u00ebrqind e Gjerman\u00ebve nga mosha 16 deri n\u00eb 29 e mb\u00ebshtetnin kerk\u00ebsen p\u00ebr sai p\u00ebrket k\u00earkesave t\u00eb reja n\u00eb aktivizimin ushtarak. N\u00eb nj\u00eb sondazh tjet\u00ebr u faktua se 59 p\u00ebrqind se mundet ose p\u00ebrfundimisht nuk d\u00ebsh\u00ebrojn t\u00eb marrin arm\u00ebt ose t\u00eb mbrojn\u00eb v\u00ebndin e tyre.<\/p>\n<p>\nN\u00eb nj\u00eb shfaqje n\u00eb Universitetin e Manheimit n\u00eb Jug Per\u00ebndim t\u00eb Gjermanis, Breuer, me uniform\u00ebn e tij me xhaket\u00eb gri, k\u00ebrceu nga karrigia e tij, duke transformuar at\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb prani xhakete n\u00eb nj\u00eb me intensitet t\u00eb studiuar.<\/p>\n<p>\n\u201cA mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb luft\u00eb?\u201d pyeti Breuer audienc\u00ebn, e cila u p\u00ebrgjigj me t\u00eb qeshura t\u00eb habitura. \u201cA jeni gati p\u00ebr luft\u00eb?\u201d tha ai, duke treguar nj\u00eb grua t\u00eb re t\u00eb ulur pran\u00eb sken\u00ebs. \u201cA ju shqet\u00ebson pyetja?\u201d vazhdoi ai n\u00eb nj\u00eb seri pyetjesh t\u00eb nj\u00eb pas njishme . \u201cSi do t\u00eb ishte n\u00ebse Gjermania do t\u00eb ishte n\u00eb luft\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>\nBreuer u tha student\u00ebve se forca ishte m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb ruajtur Paqen. \u201cNe duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb ne n\u00eb Gjermani t\u00eb mos jemi t\u00eb preksh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb sulmohemi dhe q\u00eb nj\u00eb armik duhet ta kuptoj\u00eb se me ne nuk ka p\u00ebr te fituar.<\/p>\n<p>\nGjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pyetjeve dhe p\u00ebrgjigjeve, nj\u00eb student tha \u201cn\u00eb fund t\u00eb fundit, lufta \u00e7on vet\u00ebm n\u00eb vdekjen e njer\u00ebzve\u201d, kur u pyet n\u00ebse t\u00eb gjitha parat\u00eb q\u00eb tashi i kushtohen mbrojtjes do t\u00eb ishin m\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb \u201cpromovuar demokracin\u00eb ose inisiiativa t\u00eb tjera n\u00eb Rusi.\u201d<\/p>\n<p>\n\u201cN\u00ebse paqja \u00ebsht\u00eb e arritshme, ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta arritur at\u00eb,\u201d tha Breu por ai paralajm\u00ebron se jan\u00eb kryer shum\u00eb tentativa edhe megjith\u011bse Berlini tendoi ti p\u00ebrshtatet duke ndruar rregullat dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur polici t\u00eb reja p\u00ebr ta vendosur Kremlinin n\u00eb rrugen e Demokracis kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>\nAt\u00ebhere atje po b\u00ebhet nj\u00eb luft\u00eb e madhe: S\u00eb pari tensionet q\u00eb tani po shkat\u00ebrrojn\u00eb aleanc\u00ebn transatlantike. Administrata Trump ka kritikuar aleat\u00ebt, ka shkurtuar ndihm\u00ebn p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe ka shprehur nj\u00eb hapje p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Rusin\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsin e saj autokratik Vladimir Putin.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, thot\u00eb Breuer, marr\u00ebdh\u00ebniet ushtarake mbeten t\u00eb forta dhe NATO, n\u00ebn komandantin e saj amerikan, vazhdon t\u00eb veproj\u00eb si zakonisht, duke i kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve ruse. \u201cKa shum\u00eb besim midis ushtar\u00ebve,\u201d thot\u00eb Breuer. \u201cSecili prej nesh e sheh vler\u00ebn n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>\nBreuer studionte n\u00eb Kolegjin e Komand\u00ebs dhe Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb Amerikane n\u00eb Fort Leavenworth, Kansas, m\u00eb 11 shtator 2001, kur terrorist\u00ebt e al-Kaed\u00ebs rr\u00ebmbyen aeroplan\u00eb dhe i p\u00ebrdor\u00ebn ato p\u00ebr t\u00eb sulmuar Nju Jorkun dhe Washintonin.<\/p>\n<p>\nAi thot\u00eb se ishte nj\u00eb moment themelor n\u00eb jet\u00ebn e tij dhe nj\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktoi rrjedh\u00ebn e dekadave t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij ushtarake, nd\u00ebrsa Gjermania iu bashkua SHBA-s\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e saj globale kund\u00ebr terrorizmit.<\/p>\n<p>\nPas nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb selis\u00eb s\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb Berlin, ndodhet nj\u00eb memorial p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 3,000 an\u00ebtar\u00eb ushtarak\u00eb dhe civil\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb armatosura gjermane q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs. Pes\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb nga t\u00eb vdekurit u vran\u00eb n\u00eb Afganistan.<\/p>\n<p>\n\u201cKur kam nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment p\u00ebr veten time, kur ka vendime v\u00ebrtet t\u00eb v\u00ebshtira, m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shkoj atje p\u00ebr t\u00eb sqaruar mendjen,\u201d thot\u00eb Breuer. \u201cN\u00eb fund Breuer thot\u00eb: \u201cA e e kupton pse po e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb \u2013 p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb ndritsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Gjerman\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>\n<strong><em>Mar\u00eb nga WSJ.<\/em><\/strong><br \/>\n<strong><em>Edicioni i Fundit Jav\u00ebs 14\/15 Shkurt 2026<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\n<strong><em>P\u00ebrkthyer nga<\/em><\/strong><br \/>\n<strong><em>Abdyl Ali Kopr\u00ebncka.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\n<strong><em>New York e Diel\u00eb 22 Shkurt 2026.<\/em><\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koha po fluturon. A mundet Rusia t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Europ\u00ebs. Gjerman\u00ebt nuk presin sa t\u00eb zbardhet ky moment. \u2028Nga Gordon Fairclough KLAIPEDA, Lituania oficeri m\u00eb i lart\u00eb ushtarak i Gjermanis, Gjenerali Carsten Breuer, q\u00ebndronte mbi nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb Lituanis\u00eb t\u00eb shtruar n\u00eb dyshemen\u00eb e nj\u00eb posti komande t\u00eb improvizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet port [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72360","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72360"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72360\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}