{"id":72001,"date":"2026-02-21T14:48:21","date_gmt":"2026-02-21T14:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/21\/plumbi-i-gomes-ne-ballin-e-nje-zonje-fytyra-kriminale-e-regjimit-te-rames-qe-duhet-shporrur-2\/"},"modified":"2026-02-21T14:48:21","modified_gmt":"2026-02-21T14:48:21","slug":"plumbi-i-gomes-ne-ballin-e-nje-zonje-fytyra-kriminale-e-regjimit-te-rames-qe-duhet-shporrur-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/21\/plumbi-i-gomes-ne-ballin-e-nje-zonje-fytyra-kriminale-e-regjimit-te-rames-qe-duhet-shporrur-2\/","title":{"rendered":"Plumbi i gom\u00ebs n\u00eb ballin e nj\u00eb zonje, fytyra kriminale e regjimit t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb duhet shporrur \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat tha se dhuna e ushtruar gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb 20 shkurtit n\u00eb Tiran\u00eb tregoi \u201cfytyr\u00ebn kriminale t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb pluhur e hi n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e sovranit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, Blushi akuzoi drejtp\u00ebrdrejt qeverin\u00eb dhe strukturat e rendit p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb tepruar force ndaj protestuesve, duke p\u00ebrmendur si rast flagrant plagosjen me plumb gome t\u00eb nj\u00eb zonje n\u00eb ball\u00eb, si dhe p\u00ebrdorimin e gazit lotsjell\u00ebs pran\u00eb ambienteve fetare.<\/p>\n<p>Sipas tij, 20 Shkurti sh\u00ebnoi nj\u00eb moment kthese politike, ku qytetar\u00eb nga e gjith\u00eb vendi u ngrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb \u201ckryengritje paq\u00ebsore\u201d kund\u00ebr qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa reagimi i policis\u00eb u cil\u00ebsua si akt represioni dhe intimidimi ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Blushi foli p\u00ebr arrestime pa shkak, dhun\u00eb ndaj t\u00eb rinjve dhe p\u00ebrdorim t\u00eb forc\u00ebs n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, duke paralajm\u00ebruar p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb reagimit opozitar deri n\u00eb \u201crikthimin e liris\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>20 Shkurti i rr\u00ebzimit pa kthim t\u00eb diktaturave konfirmoi mbr\u00ebm\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shembur dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pluhur e hi regjimin e kalbur t\u00eb Edi Ram\u00ebs. 20 Shkurti ishte nj\u00eb akt guximi historik, kur qytetar\u00ebt nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria u ngrit\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb jeton nga dhuna, g\u00ebnjeshtra dhe grabitja.<\/p>\n<p>Falenderim dhe mir\u00ebnjohje me p\u00ebrulje p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, burra, gra e t\u00eb moshuar q\u00eb mbush\u00ebn bulevardin dhe rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kryengritje paq\u00ebsore, m\u00eb t\u00eb fuqishmen q\u00eb ka njohur Shqip\u00ebria n\u00eb dekada. Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb jehoi n\u00eb \u00e7do familje shqiptare dhe u pasqyrua me profesionaliz\u00ebm n\u00eb mediat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo dit\u00eb guximi u p\u00ebrball me fytyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe kriminale t\u00eb Narkoshtetit, q\u00eb n\u00eb panik dhe me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs nuk kurseu dhun\u00ebn, plumat e gom\u00ebs, gazin, rr\u00ebmbimet dhe arrestimet e qytetar\u00ebve.<br \/>Partia e Liris\u00eb d\u00ebnon me ashp\u00ebrsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe gjuajtjen me plumb gome n\u00eb ball\u00eb t\u00eb nj\u00eb zonje, intelektuale, kandidate p\u00ebr deputete. Ky \u00ebsht\u00eb akt kriminal shtet\u00ebror, atentat i past\u00ebr politik, v\u00ebrtetoi para t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve se ky regjim q\u00eb q\u00ebllon grat\u00eb n\u00eb ball\u00eb me plumba gome ka humbur \u00e7do grimc\u00eb legjitimiteti.<\/p>\n<p>D\u00ebnojm\u00eb dhun\u00ebn \u00e7njer\u00ebzore dhe kriminale t\u00eb ushtruar ndaj protestuesve paq\u00ebsor\u00eb, goditjet pas koke, rrahjet dhe shkelmimet e \u00e7izmeve t\u00eb narkopolic\u00eb mbi qytetar\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuar p\u00ebrdhe, p\u00ebrdorimin kriminal t\u00eb gazit dhe arm\u00ebve n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb af\u00ebrt nga bandit\u00ebt me dhe pa uniforma policie. D\u00ebnoj me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00ebndrimin kriminal t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb bombave tymuese dhe gazit n\u00eb xhami, p\u00ebr t\u00eb ua prishur namazin besimtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin asnj\u00eb lidhje me protest\u00ebn dhe nuk kishte asnj\u00eb protest\u00eb n\u00eb territorin af\u00ebr xhamis\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebnojm\u00eb rr\u00ebmbimet e qytetar\u00ebve, arrestimet pa shkak, burgosjet politike dhe frik\u00ebsimin e t\u00eb rinjve e t\u00eb miturve. Nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb kthyer nga shkolla u trajtuan si kriminel\u00eb, u shantazhuan, u mbajt\u00ebn n\u00eb komisariate p\u00ebr t\u00eb thyer shpirtin e tyre t\u00eb lir\u00eb. K\u00ebrkojm\u00eb lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb \u00e7do t\u00eb arrestuari politik, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe Kryetarin e L\u00ebvizjes Rinore p\u00ebr Integrim n\u00eb Bashkin\u00eb e Kamz\u00ebs, Bledi Bilja, i cili vijon t\u00eb mbahet n\u00eb dhunin flagrant t\u00eb ligjit n\u00eb qelit\u00eb e narkoregjimit.<\/p>\n<p>Bandit\u00ebt me kapu\u00e7\u00eb, t\u00eb paidentifikuar, q\u00eb godasin dhe arrestojn\u00eb qytetar\u00eb, q\u00eb rr\u00ebmbimin e personave e kan\u00eb kthyer n\u00eb manual pune, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e regjimit, jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb e kriminalizimit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit. Fytyrat e shum\u00eb prej tyre jan\u00eb identifikuar. Provat ekzistojn\u00eb. Dhe llogaria do t\u00eb jet\u00eb personale. Askush nuk do t\u00eb fshihet pas uniform\u00ebs, kapu\u00e7it apo urdhrave t\u00eb paligjsh\u00ebm. Lidhur me k\u00ebta naziskin\u00eb t\u00eb policis\u00eb, Partia e Liris\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb ka depozituar kall\u00ebzime t\u00eb holl\u00ebsishme n\u00eb protesta t\u00eb m\u00ebparshme, por prokuroria e kapur i mbylli \u00e7\u00ebshtjet.<\/p>\n<p>Prokuroria nuk mund t\u00eb fshihet m\u00eb ose t\u00eb deklaroj\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pal\u00eb e pushtetit dhe forcave naziskine t\u00eb Edi Ram\u00ebs, misioni i vet\u00ebm i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb terrori dhe vet\u00ebm terrori ndaj qytetar\u00ebve. N\u00ebse drejt\u00ebsia hesht p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj dhune, ajo b\u00ebhet bashk\u00ebfajtore. N\u00ebse nuk hetohen forcat naziskine, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dhuna, por kapja totale e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb nj\u00eb bande dhe interesave kriminale t\u00eb saj, q\u00eb po merr peng t\u00eb gjith\u00eb shtetin.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij terrori, qytetar\u00ebt q\u00ebndruan tre or\u00eb p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs, pa u thyer. T\u00eb rinjt\u00eb dhe adoleshent\u00ebt e 20 Shkurtit u b\u00ebn\u00eb tmerri i regjimit dhe shpresa e Shqip\u00ebris\u00eb. Ata treguan se e ardhmja nuk frik\u00ebsohet, se Liria nuk shitet dhe nuk mbyllet dot n\u00eb qeli. Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse t\u00eb qart\u00eb ose me lirin\u00eb dhe qytetar\u00ebt, ose me dhun\u00ebn dhe narkoshtetin. Kjo betej\u00eb nuk ndalet, p\u00ebrkundrazi do t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat demokratike, deri n\u00eb triumfin e plot\u00eb dhe rikthimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat tha se dhuna e ushtruar gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb 20 shkurtit n\u00eb Tiran\u00eb tregoi \u201cfytyr\u00ebn kriminale t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb pluhur e hi n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e sovranit\u201d. N\u00eb reagimin e tij, Blushi akuzoi drejtp\u00ebrdrejt qeverin\u00eb dhe strukturat e rendit p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-72001","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72001","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72001"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72001\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}