{"id":71976,"date":"2026-02-21T11:48:26","date_gmt":"2026-02-21T11:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/21\/legjendat-flasin-rrefimi-i-vecante-i-portierit-shqiptar-erdha-perlat-partizani-me-beri-muste-fanella-e-kombetares-emocion-i-vecante\/"},"modified":"2026-02-21T11:48:26","modified_gmt":"2026-02-21T11:48:26","slug":"legjendat-flasin-rrefimi-i-vecante-i-portierit-shqiptar-erdha-perlat-partizani-me-beri-muste-fanella-e-kombetares-emocion-i-vecante","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/21\/legjendat-flasin-rrefimi-i-vecante-i-portierit-shqiptar-erdha-perlat-partizani-me-beri-muste-fanella-e-kombetares-emocion-i-vecante\/","title":{"rendered":"\u201cLegjendat Flasin\u201d\/ Rr\u00ebfimi i ve\u00e7ant\u00eb i portierit shqiptar: Erdha Perlat, Partizani m\u00eb b\u00ebri Must\u00eb. Fanella e Komb\u00ebtares, emocion i ve\u00e7ant\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb port\u00ebs shqiptare, Perlat Musta rr\u00ebfen n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cLegjendat Flasin\u201d rrug\u00ebtimin n\u00eb futbollin shqiptar. Nga net\u00ebt e gjata duke d\u00ebgjuar ndeshjet n\u00eb radio, debutimi vet\u00ebm 17 vje\u00e7 me ekipin e Partizanit, deri te triumfi me ekipin Shpresa n\u00eb Volos n\u00eb 1981 dhe emocionet e ndeshjeve me Komb\u00ebtaren p\u00ebrball\u00eb emrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb futbollit europian.<\/p>\n<p>Perlat Musta sjell p\u00ebr FSHF nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr pasionin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe pesh\u00ebn e fanell\u00ebs kuqezi. \u201cUn\u00eb erdha Perlat, Partizani m\u00eb b\u00ebri Must\u00eb\u201d. Kjo fjali p\u00ebrmbledh historin\u00eb e nj\u00eb legjende shqiptare si Perlat Musta.<\/p>\n<p>\u2013  Si e nise futbollin? Si t\u00eb erdhi d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb portier?<\/p>\n<p>As vet\u00eb nuk e di. Edhe un\u00eb e kam nj\u00eb pik\u00ebpyetje te vetja ime. Futbollin e ndjeja dhe e shijoja vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet radios, sepse televizor\u00eb nuk kishte. Flas n\u00eb mosh\u00ebn 6-7 vje\u00e7. Kishim topa t\u00eb vegj\u00ebl, topa \u201850\u00e7\u2019, q\u00eb i p\u00ebrplasja n\u00eb mur, imitoja \u00e7far\u00eb kisha d\u00ebgjuar n\u00eb radio. Mbaj mend q\u00eb kam par\u00eb filmin \u201cGol\u201d. Ka qen\u00eb kampionati Bot\u00ebror i 1966, q\u00eb \u00ebsht\u00eb luajtur n\u00eb Angli. At\u00ebher\u00eb pasi mbaronte kampionati, b\u00ebheshin filma t\u00eb gjitha ndeshjet. Nga ai film jam b\u00ebr\u00eb edhe tifoz i gjerman\u00ebve. Edhe rolin e portierit, askush nuk donte t\u00eb ishte portier. Un\u00eb sa her\u00eb luaja me klasat dhe ekipet thonin gjithmon\u00eb q\u00eb e kishin portierin, sepse isha un\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Fillim shkurti 1976, vet\u00ebm 17 vje\u00e7 e pak muaj, more ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu bashkuar ekipit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Partizanit. Si e kujton ftes\u00ebn dhe na trego pak historin\u00eb e fillimeve me t\u00eb kuqt\u00eb e kryeqytetit.<\/p>\n<p>Fillimi &gt; Sport News<br \/>\n\u201cLegjendat Flasin\u201d\/ Rr\u00ebfimi i ve\u00e7ant\u00eb i portierit shqiptar: Erdha Perlat, Partizani m\u00eb b\u00ebri Must\u00eb. Fanella e Komb\u00ebtares, emocion i ve\u00e7ant\u00eb<br \/>\n21 Shkurt, 2026 11:10<\/p>\n<p>Perlati<br \/>\nMadh\u00ebsia e tekstit:<br \/>\n Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb port\u00ebs shqiptare, Perlat Musta rr\u00ebfen n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cLegjendat Flasin\u201d rrug\u00ebtimin n\u00eb futbollin shqiptar. Nga net\u00ebt e gjata duke d\u00ebgjuar ndeshjet n\u00eb radio, debutimi vet\u00ebm 17 vje\u00e7 me ekipin e Partizanit, deri te triumfi me ekipin Shpresa n\u00eb Volos n\u00eb 1981 dhe emocionet e ndeshjeve me Komb\u00ebtaren p\u00ebrball\u00eb emrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb futbollit europian.<\/p>\n<p>Perlat Musta sjell p\u00ebr FSHF nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr pasionin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe pesh\u00ebn e fanell\u00ebs kuqezi. \u201cUn\u00eb erdha Perlat, Partizani m\u00eb b\u00ebri Must\u00eb\u201d. Kjo fjali p\u00ebrmbledh historin\u00eb e nj\u00eb legjende shqiptare si Perlat Musta.<\/p>\n<p>\u2013  Si e nise futbollin? Si t\u00eb erdhi d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb portier?<\/p>\n<p>As vet\u00eb nuk e di. Edhe un\u00eb e kam nj\u00eb pik\u00ebpyetje te vetja ime. Futbollin e ndjeja dhe e shijoja vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet radios, sepse televizor\u00eb nuk kishte. Flas n\u00eb mosh\u00ebn 6-7 vje\u00e7. Kishim topa t\u00eb vegj\u00ebl, topa \u201850\u00e7\u2019, q\u00eb i p\u00ebrplasja n\u00eb mur, imitoja \u00e7far\u00eb kisha d\u00ebgjuar n\u00eb radio. Mbaj mend q\u00eb kam par\u00eb filmin \u201cGol\u201d. Ka qen\u00eb kampionati Bot\u00ebror i 1966, q\u00eb \u00ebsht\u00eb luajtur n\u00eb Angli. At\u00ebher\u00eb pasi mbaronte kampionati, b\u00ebheshin filma t\u00eb gjitha ndeshjet. Nga ai film jam b\u00ebr\u00eb edhe tifoz i gjerman\u00ebve. Edhe rolin e portierit, askush nuk donte t\u00eb ishte portier. Un\u00eb sa her\u00eb luaja me klasat dhe ekipet thonin gjithmon\u00eb q\u00eb e kishin portierin, sepse isha un\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Fillim shkurti 1976, vet\u00ebm 17 vje\u00e7 e pak muaj, more ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu bashkuar ekipit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Partizanit. Si e kujton ftes\u00ebn dhe na trego pak historin\u00eb e fillimeve me t\u00eb kuqt\u00eb e kryeqytetit.<\/p>\n<p>Fillimi ishte nj\u00eb rast\u00ebsi. Un\u00eb isha pjes\u00eb e t\u00eb rinjve t\u00eb Partizanit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe sa kisha filluar edhe te t\u00eb rinjt\u00eb. Para meje ka qen\u00eb nj\u00eb portier tjet\u00ebr te t\u00eb rinjt\u00eb dhe n\u00eb janar t\u00eb vitit 1976 ndodh\u00ebn shum\u00eb ndryshime te Partizani. Iku Jani Ka\u00e7i q\u00eb mbaroi ushtrin\u00eb dhe ishte portier p\u00ebr mua nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb. Ngeli vet\u00ebm Bashkim Muhedini me Arjan Hoxh\u00ebn portier\u00eb. Ka qen\u00eb ndeshja e par\u00eb e faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb luajtur n\u00eb Qemal Stafa. Ne kemi luajtur me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Pogradec, kemi pasur Panajot Panon e madh trajner dhe duke ardhur rrug\u00ebs, sepse ndeshja b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebngjes, d\u00ebgjonim n\u00eb radio ndeshjen Partizani \u2013 Flamurtari. Bashkim Muhedini ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga ndeshjet e tij m\u00eb t\u00eb mira sipas komentit t\u00eb Ismet Bellov\u00ebs q\u00eb e d\u00ebgjonim n\u00eb radio dhe t\u00eb nes\u00ebrmen e heqin, sepse u kujtuan q\u00eb dikur kishte qen\u00eb dh\u00ebnd\u00ebr i Beqir Ballukut. E heqin Bashkim Muhedinin dhe ngel vet\u00ebm Arjan Hoxha, jan\u00eb ndar\u00eb t\u00eb dy nga jeta.<\/p>\n<p>Ndeshja e dyt\u00eb ishte me Dinamon e famshme t\u00eb asaj periudhe. T\u00eb gjith\u00eb repartet, por sulmi me Vasillaq Z\u00ebri, Shyqyri Ballgjini, Ilir P\u00ebrnaska q\u00eb p\u00ebr mua ngelen treshja m\u00eb e mir\u00eb sulmuese nga \u00e7far\u00eb kam par\u00eb. Nuk kishte portier rezerv\u00eb dhe un\u00eb automatikisht quhesha i federuar, sepse luaja me t\u00eb rinjt\u00eb dhe ka qen\u00eb ndeshja e par\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb java e par\u00eb e shkurtit, 4 ose 5 data, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb un\u00eb u thirra n\u00eb ekip t\u00eb par\u00eb dhe kam qen\u00eb rezerv\u00eb, jemi mundur 4-1 me Dinamon. Pas k\u00ebsaj ndeshje shkova prap\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb, erdhi nj\u00eb portier tjet\u00ebr q\u00eb ishte ushtar, Qirko nga Kor\u00e7a dhe Partizani luajti me Shk\u00ebndij\u00ebn, luajti prap i ndjeri Hoxha, u rrah 1-0 dhe pas k\u00ebsaj ndeshjeje shkojm\u00eb n\u00eb Elbasan. Atje Partizani u mund 2-1, por trajner n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte i madhi Bori\u00e7i. Nuk futi Hoxh\u00ebn, por futi Qirkon n\u00eb loj\u00eb. Arjani nuk e duroi dot q\u00eb nuk luajti dhe mori \u00e7ant\u00ebn dhe nuk ndenji as rezerv\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen e marrin dhe e d\u00ebrgojn\u00eb ushtar n\u00eb Kuk\u00ebs n\u00eb kufi dhe pas asaj kohe kalova un\u00eb dhe ndenja 12 ndeshje rezerv\u00eb i Qirkos.<\/p>\n<p>Fat i mir\u00eb p\u00ebr mua dhe fat i keq p\u00ebr at\u00eb ishte q\u00eb ai nuk u paraqit mir\u00eb. Partizani historikisht ka qen\u00eb shkoll\u00eb, \u00e7do portier i Partizanit ishte pjes\u00ebtar i ekipit Komb\u00ebtar. I vetmi p\u00ebr mua q\u00eb ka ceduar ishte Qirko, q\u00eb nuk ishte i nivelit si\u00e7 ishin p\u00ebrpara Bashkim Muhedini, Jani Ka\u00e7i, Mikel Janku, emra t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb port\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Mbaroi kampionati, un\u00eb isha i ri, 17 vje\u00e7 e gjysm\u00eb, dhe donin ta hiqnin, por Loro nuk kishte shum\u00eb besim sepse thoshte q\u00eb isha i vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb i ri dhe mund ta d\u00ebmtojn\u00eb n\u00ebse m\u00eb fuste. Pasi mbaroi kampionati u b\u00eb nj\u00eb ndeshje miq\u00ebsore, ka qen\u00eb 5 qershor 1976 me nj\u00eb ekip kinez, ekip ushtrie, por ishte shum\u00eb ekip i dob\u00ebt. Pjesa e par\u00eb shkoi 4-0 q\u00eb n\u00eb 20 minutat e para dhe ata nuk kan\u00eb kaluar mesin e fush\u00ebs. Pasi mbaroi pjesa e par\u00eb, Loro m\u00eb tha: \u201cHajde, b\u00ebhu gati q\u00eb t\u00eb futesh.\u201d Prap\u00eb nuk kishte besim Loro, kaluan disa minuta, b\u00ebri golin e pest\u00eb Mustafa Fagu dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment i hoqi t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb na futi edhe ne. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb i ndjeri Safet Berisha b\u00ebnte sikur nuk e largonte dot topin, ia jepte te penalltia kinezit, gjuante ai, ulte kok\u00ebn Safeti, un\u00eb kapa 4-5 topa t\u00eb till\u00eb dhe ngel\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb. Edhe sot ma kujtojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pritje, pasi kam kapur nj\u00eb top kros, k\u00ebrceva e kapa mbrapsht, ajo iu ka ngelur n\u00eb memorie t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2013 M\u00eb bukur kur t\u00eb shohin e t\u00eb thon\u00eb: Perlat Musta, legjenda e Komb\u00ebtares apo e Partizanit?<\/p>\n<p>\u00c7do futbollist mund t\u00eb luaj\u00eb futboll, por pa e veshur fanell\u00ebn e Komb\u00ebtares\u2026 \u00cbsht\u00eb emocion i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe \u00ebnd\u00ebrr e \u00e7do futbollisti. \u00c7do futbollist kur shkon te niveli m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ekipi komb\u00ebtar, kudo n\u00eb \u00e7do lloj ekipi t\u00eb bot\u00ebs, do luaj\u00eb n\u00eb nj\u00eb klub. Paraqitja te klubi t\u00eb \u00e7on tek ekipi komb\u00ebtar, por kur merr at\u00eb ftes\u00eb dhe kur vesh at\u00eb fanell\u00eb, nuk ka m\u00eb stek\u00eb, nuk k\u00ebrcen dot m\u00eb lart.<\/p>\n<p>\u2013 Partizani t\u00eb b\u00ebri ty apo ti ishe nj\u00eb nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb b\u00ebre Partizanin?<\/p>\n<p>Nuk e them p\u00ebr modesti, por e kam th\u00ebn\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje do t\u00eb ta jap me nj\u00eb fjal\u00eb. Un\u00eb erdha Perlat, Partizani m\u00eb b\u00ebri Must\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Komb\u00ebtarja U-21, Volos 1981. Shqip\u00ebria ka fituar kup\u00ebn ballkanike n\u00eb Volos t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb 81, n\u00eb nj\u00eb pritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga grek\u00ebt. Ti ke qen\u00eb p\u00ebrforcim n\u00eb ekip, por mbi dat\u00eblindjen t\u00ebnde. Si e kujton? Na e tregon pak historin\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb me Mujo Targ\u00ebn ishim pjes\u00eb e ekipit U-21. T\u00eb dy dat\u00eblindje 60\u2019-ta. Trajner ishte Shyqyri Rreli, q\u00eb na ka pasur tek ekipi Shpresa n\u00eb 78\u2019 kur jemi shpallur s\u00ebrish kampion\u00eb Ballkani me ekipin U-21, kur mund\u00ebm rumun\u00ebt 7-1 k\u00ebtu. Duke qen\u00eb profesor Rreli dhe na besonte, na mori sepse lejoheshin dy lojtar\u00eb mbi mosh\u00eb q\u00eb t\u00eb luanin dhe na zgjodhi mua dhe Mujon. Nuk e kam par\u00eb at\u00eb pritje. Kur kemi fituar 2-1 me bullgar\u00ebt n\u00eb Volos, nuk e kemi b\u00ebr\u00eb xhiron e nderit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Por sip\u00ebr grek\u00ebve, na merrnin mbi duar. Dhe pas ndeshjes ka qen\u00eb karvani p\u00ebrpara me bori makinash. Mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb 500 metra dhe pastaj vinte autobusi jon\u00eb, nd\u00ebrsa karvani me automjete na shoq\u00ebroi deri te hoteli jon\u00eb. Pritja ishte sepse nuk ishte xhelozia n\u00eb mes. Kishin m\u00eb tep\u00ebr urrejtje me bullgar\u00ebt. Q\u00eb kur nisi ndeshja, grek\u00ebt ishin me ne.<\/p>\n<p>\u2013 Ftesa nga Komb\u00ebtarja A<\/p>\n<p>Ftes\u00ebn e kam marr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 80\u2019 kur mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb eliminatoret e kampionatit europian. Kam q\u00ebn\u00eb i grumbulluar n\u00eb disa ndeshje. Fillimisht ka qen\u00eb trajner Zyber Kon\u00e7i. N\u00eb port\u00eb luante Jani Ka\u00e7i, nj\u00eb em\u00ebr i madh. Ndjej k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb, edhe te Partizani, edhe te Komb\u00ebtarja, t\u00eb arrija ta z\u00ebvend\u00ebsoja. P\u00ebr mua Jani Ka\u00e7i ishte idhull dhe thoja t\u00eb b\u00ebhem sa \u00e7ereku, jo sa gjysma e Jani Ka\u00e7it. Njeriu e ka nj\u00eb shembull p\u00ebrpara dhe shembulli p\u00ebr mua nga portier\u00ebt ka qen\u00eb Jani Ka\u00e7i. \u201cFati\u201d ishte q\u00eb Jani pati nj\u00eb peripeci sepse me Kor\u00e7\u00ebn, ekipi po binte nga kategoria dhe nuk pati nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb shtator t\u00eb 81\u2019-s ishte ndeshja e kualifikueseve t\u00eb Europianit. Ishim t\u00eb grumbulluar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Un\u00eb, Jani Ka\u00e7i dhe Ilir Luarasi. Kishim ndeshje n\u00eb Finland\u00eb. Gjat\u00eb grumbullimit, nj\u00eb jav\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb shkonim n\u00eb aktivitet, Janin e hoq\u00ebn nga ekipi komb\u00ebtar. Dhe ngela vet\u00ebm un\u00eb me Ilir Luarasin. Trajner kishim Loron, i cili kishte shum\u00eb besim tek un\u00eb. Ndeshjen e par\u00eb e luaj n\u00eb Finland\u00eb. Ka qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e par\u00eb q\u00eb ishim ne shum\u00eb dominues. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb, Mujo sh\u00ebnoi gol me penallti dhe kaluam ne n\u00eb avantazh. M\u00eb pas na kan\u00eb mbyllur n\u00eb port\u00eb. Ka qen\u00eb nj\u00eb nga ndeshjet e mia m\u00eb t\u00eb mira, pasi kam pritur shum\u00eb at\u00eb dit\u00eb. U mund\u00ebm 2-1. N\u00eb ndeshjen e dyt\u00eb, kemi luajtur k\u00ebtu kund\u00ebr Bullgaris\u00eb. 6-7 veta ishin nga ekipi q\u00eb ne pat\u00ebm mundur n\u00eb Volos, por k\u00ebtu u mund\u00ebm. (Balkanweb)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb port\u00ebs shqiptare, Perlat Musta rr\u00ebfen n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cLegjendat Flasin\u201d rrug\u00ebtimin n\u00eb futbollin shqiptar. Nga net\u00ebt e gjata duke d\u00ebgjuar ndeshjet n\u00eb radio, debutimi vet\u00ebm 17 vje\u00e7 me ekipin e Partizanit, deri te triumfi me ekipin Shpresa n\u00eb Volos n\u00eb 1981 dhe emocionet e ndeshjeve me Komb\u00ebtaren p\u00ebrball\u00eb emrave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71976","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71976"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71976\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}