{"id":71963,"date":"2026-02-21T11:48:18","date_gmt":"2026-02-21T11:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/21\/do-bejme-padi-ndaj-policise-per-dhunen-e-ushtruar-ndaj-protestuesve\/"},"modified":"2026-02-21T11:48:18","modified_gmt":"2026-02-21T11:48:18","slug":"do-bejme-padi-ndaj-policise-per-dhunen-e-ushtruar-ndaj-protestuesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/21\/do-bejme-padi-ndaj-policise-per-dhunen-e-ushtruar-ndaj-protestuesve\/","title":{"rendered":"Do b\u00ebjm\u00eb padi ndaj policis\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn e ushtruar ndaj protestuesve \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Luan Ba\u00e7i ka akuzuar Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr dhun\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb dhe sjellje politike gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb djeshme n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ba\u00e7i deklaroi se forcat e rendit vepruan si nj\u00eb \u201cpolici politike\u201d me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb intimiduar dhe frik\u00ebsuar protestuesit, duke shkelur hapur ligjin dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Sipas deputetit, regjimi ndodhet n\u00eb \u201cgrahmat e fundit\u201d dhe po reagon ashp\u00ebr duke humbur kontrollin. Ai e cil\u00ebsoi pranin\u00eb e policis\u00eb si t\u00eb paimagjinueshme, me mbi 1000 efektiv\u00eb t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb plot\u00eb, t\u00eb \u201ceg\u00ebrsuar\u201d dhe t\u00eb parap\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb provokuar konfrontim.<\/p>\n<p>\u201cDhuna policore nisi q\u00eb n\u00eb fillim dhe vazhdoi deri n\u00eb fund t\u00eb protest\u00ebs, duke kulmuar me hedhjen e gazit lotsjell\u00ebs edhe pran\u00eb selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, ku pati p\u00ebrplasje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta\u201d, theksoi Ba\u00e7i.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb denoncimit t\u00eb tij ishte m\u00ebnyra e arrestimit t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ba\u00e7i u shpreh se policia nuk po kryente ndalime ligjore, por \u201csekuestrime\u201d t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kalimtar\u00eb t\u00eb rastit q\u00eb nuk ishin pjes\u00eb e protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrshkroi skena ku efektiv\u00eb policie me kapu\u00e7 n\u00eb kok\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt \u201cdukeshin m\u00eb shum\u00eb si bandit\u00eb apo an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb klani\u201d, kapnin njer\u00ebz dhe i fusnin n\u00eb makina pa u lexuar t\u00eb drejtat apo pa u dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat tregoi se kishte vizituar personalisht Komisariatin Nr. 3, ku 16 persona mbaheshin t\u00eb ndaluar n\u00eb kushte izolimi, \u201csikur t\u00eb ishin terrorist\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Luan Ba\u00e7i paralajm\u00ebroi se Partia Demokratike do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb kall\u00ebzime penale ndaj efektiv\u00ebve t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr sjelljen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb polici e shtetit ligjor, por nj\u00eb polici mir\u00ebfilltas politike q\u00eb merr urdhra politik\u00eb dhe vepron si nj\u00eb organizat\u00eb e Partis\u00eb Socialiste\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSi n\u00eb \u00e7do regjim, regjimi kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb grahmat e fundit, gjithmon\u00eb reagon ashp\u00ebr dhe humbet kontrollin.<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb dje nj\u00eb polici q\u00eb ka qen\u00eb, polici politike, aspak nuk mund ta quajm\u00eb polici, polici t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb polici qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, qysh n\u00eb fillim, u duk me njoftimin q\u00eb b\u00ebri q\u00eb b\u00ebri, dhe jo lapsus, por nj\u00eb faj pa dashje, jo nga mosnjohja n\u00eb fakt e ligjit, por me at\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tyre dhe me q\u00ebllimin e tyre t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb intimiduar protestuesit, kur tha q\u00eb ne nuk japim leje p\u00ebr protest\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kushtetuta parashikon se nuk k\u00ebrkohet leje p\u00ebr protest\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e drejta e qytetar\u00ebve t\u00eb protestojn\u00eb dhe mjafton t\u00eb njoftojn\u00eb vendin dhe or\u00ebn se ku do t\u00eb zhvillohet protesta.<\/p>\n<p>Gjithsesi masat i kishin marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb paimagjinueshme m\u00eb par\u00eb, me qindra dhe qindra, madje ka kaluar me mbi 1000 punonj\u00ebs policie, t\u00eb forcave t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb, q\u00eb qen\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb eg\u00ebrsuar, t\u00eb parap\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb provokuar protestuesit dhe kjo u duk qysh n\u00eb fillim, n\u00eb fillim t\u00eb mitingut, t\u00eb protest\u00ebs, por edhe n\u00eb fund t\u00eb protest\u00ebs, kur reaguan shum\u00eb ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e pam\u00eb, ngjarjet u zhvilluan pastaj, pers\u00ebpetuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe policia \u00eb, \u00ebsht\u00eb sjellur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb, m\u00eb t\u00eb, m\u00eb t\u00eb dhunshme t\u00eb mundshme q\u00eb mund t\u00eb ndodhte ndonj\u00ebher\u00eb, duke i provokuar.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebs policie me kapu\u00e7 n\u00eb kok\u00eb q\u00eb dukeshin m\u00eb shum\u00eb, mund t\u2019i krahasoje me nj\u00eb bandit, me, me nj\u00eb grup bande, me nj\u00eb, me nj\u00eb klan sesa me punonj\u00ebs policie.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb p\u00ebr shembull te komisariati num\u00ebr tre, ku ishin rreth 16 t\u00eb ndaluar, ishin nga Lezha, ishin nga Mati, ishin nga Fieri, nga Roskoveci.<\/p>\n<p>U fut\u00ebm n\u00eb komisariat, i pam\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00ebp\u00ebr dhoma dyshe dyshe, treshe treshe, a thua kishin kapur bandit\u00eb, kishin kapur terrorist\u00eb sipas tyre dhe i mbanin t\u00eb izoluar.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se, madje do ta shtroj k\u00ebt\u00eb dhe n\u00eb strukturat e Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb mbledhjet e kryesis\u00eb apo t\u00eb grupit parlamentar q\u00eb ndaj policis\u00eb ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kall\u00ebzime penale p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si sillen me protestuesit, me qytetar\u00ebt, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si i ndalojn\u00eb, i sekuestrojn\u00eb ata, duke u mohuar t\u00eb drejtat dhe kjo ishte nj\u00eb dhun\u00eb e vazhdueshme e tyre, e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb intimiduar qytetar\u00ebt, i frik\u00ebsojn\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Luan Ba\u00e7i ka akuzuar Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr dhun\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb dhe sjellje politike gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb djeshme n\u00eb Tiran\u00eb. Ba\u00e7i deklaroi se forcat e rendit vepruan si nj\u00eb \u201cpolici politike\u201d me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb intimiduar dhe frik\u00ebsuar protestuesit, duke shkelur hapur ligjin dhe t\u00eb drejtat e njeriut. Sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71963","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71963\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}