{"id":7188,"date":"2025-02-25T22:16:54","date_gmt":"2025-02-25T22:16:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/25\/administrata-e-presidetit-trump-propozon-tarifa-te-larta-per-anijet-kineze-te-mallrave\/"},"modified":"2025-02-25T22:16:54","modified_gmt":"2025-02-25T22:16:54","slug":"administrata-e-presidetit-trump-propozon-tarifa-te-larta-per-anijet-kineze-te-mallrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/25\/administrata-e-presidetit-trump-propozon-tarifa-te-larta-per-anijet-kineze-te-mallrave\/","title":{"rendered":"Administrata e presidetit Trump propozon tarifa t\u00eb larta p\u00ebr anijet kineze t\u00eb mallrave"},"content":{"rendered":"<p>Administrata e Presidentit Trump ka propozuar tarifa t\u00eb reja nd\u00ebshkuese p\u00ebr transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr anijet e kompanive kineze, duke premtuar se ato do t\u00eb ndryshonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike tregtin\u00eb globale.<\/p>\n<p>Politika e re parashikon nj\u00eb tarif\u00eb prej nj\u00eb milion dollar\u00ebsh p\u00ebr anijet kineze t\u00eb mallrave, si dhe p\u00ebr anijet me flamur t\u00eb vendeve t\u00eb treta, por t\u00eb prodhuara n\u00eb Kin\u00eb, kur ankorohen n\u00eb portet amerikane.<\/p>\n<p>Anijet e transportit shpesh b\u00ebjn\u00eb ndalesa t\u00eb shumta kur d\u00ebrgojn\u00eb mallra n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe do t\u00eb p\u00ebrballen me tarifa n\u00eb \u00e7do port.<\/p>\n<p>Zyra e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit amerikan t\u00eb Tregtis\u00eb e b\u00ebri publik propozimin t\u00eb premten, duke e lidhur at\u00eb me nj\u00eb hetim mbi pretendimet e disa sindikatave amerikane t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, se Kina padrejt\u00ebsisht ka ndikuar n\u00eb industrin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb prodhimit t\u00eb anijeve.<\/p>\n<p>Hetimi arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se qeveria kineze subvencionon industrin\u00eb e saj t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb anijeve duke synuar t\u00eb \u201cmbizot\u00ebroj\u00eb\u201d tregun global.<\/p>\n<p>Hetimi vuri n\u00eb dukje se gjat\u00eb 25 viteve t\u00eb fundit, pjesa e Kin\u00ebs n\u00eb industrin\u00eb globale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb anijeve ka sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje t\u00eb madhe. Kina zinte rreth 5% t\u00eb tregut global t\u00eb prodhimit t\u00eb anijeve n\u00eb vitin 1999. N\u00eb vitin 2023, pjesa kineze e tregut ishte mbi 50%.<\/p>\n<p>Hetimi zbuloi se politika kineze \u201cr\u00ebndon apo kufizon tregtin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara duke d\u00ebmtuar mund\u00ebsit\u00eb e biznesit dhe investimet n\u00eb sektor\u00ebt detar\u00eb, logjistik\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb prodhimit t\u00eb anijeve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ajo gjithashtu kufizon konkurrenc\u00ebn, rrezikon sigurin\u00eb ekonomike, dob\u00ebson sektor\u00ebt kritik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb amerikane dhe minon zinxhirin e furnizimit.\u201d<\/p>\n<p>Rezultatet e hetimit, i cili filloi gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Joe Biden, u publikuan muajin e kaluar.<\/p>\n<p>Propozimi \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr debat publik deri m\u00eb 24 mars, kur administrata amerikane do t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do ta zbatoj\u00eb at\u00eb apo jo.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme kineze Lin Jian kritikoi ashp\u00ebr mas\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer axhend\u00ebs s\u00eb brendshme politike, Shtetet e Bashkuara abuzuan me hetimin e Seksionit 301, duke shkelur seriozisht rregullat e Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Tregtis\u00eb dhe minuar m\u00eb tej sistemin e tregtis\u00eb shum\u00ebpal\u00ebshe\u201d, tha ai. \u201cNe i b\u00ebjm\u00eb thirrje pal\u00ebs amerikane q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb faktet dhe rregullat shum\u00ebpal\u00ebshe dhe t\u00eb ndal\u00eb menj\u00ebher\u00eb shkeljet.\u201d<\/p>\n<p>Shoqata Kineze e Industris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Nd\u00ebrtimit t\u00eb Anijeve dhe Shoqata e Pronar\u00ebve t\u00eb Anijeve t\u00eb Kin\u00ebs kishin kritikuar m\u00eb par\u00eb hetimin amerikan, duke th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb i mbushur me \u201cg\u00ebnjeshtra dhe shtremb\u00ebrim t\u00eb fakteve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar pas publikimit t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit, Shoqata Kineze e Industris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Nd\u00ebrtimit t\u00eb Anijeve tha se \u201cZhvillimi i industris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb anijeve t\u00eb Kin\u00ebs ndjek n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze rregullat e tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunimi me partner\u00eb global\u00eb, bazohet n\u00eb teknologjit\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit dhe respekton rregullat e industris\u00eb kineze\u201d.<\/p>\n<p>Propozimi i Zyr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit amerikan t\u00eb Tregtis\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb num\u00ebr element\u00ebsh t\u00eb nd\u00ebrlikuar, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb paqart\u00eb administrimin dhe zbatimin e nj\u00eb regjimi t\u00eb ri tarifash n\u00eb portet amerikane.<\/p>\n<p>\u00c7do anije n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie ekonomike kineze do t\u00eb nd\u00ebshkohej me nj\u00eb tarif\u00eb prej 1 milion dollar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb port t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, megjith\u00ebse propozimi gjithashtu duket se konsideron nj\u00eb llogaritje t\u00eb ndryshme t\u00eb tarif\u00ebs prej 1000 dollar\u00eb p\u00ebr ton, e cila mund t\u00eb rritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr anijet e m\u00ebdha, q\u00eb transportojn\u00eb mij\u00ebra tonelata ngarkes\u00eb.<\/p>\n<p>Anijet e nd\u00ebrtuara n\u00eb Kin\u00eb, t\u00eb operuara nga pronar\u00eb anijesh jo-kinez\u00eb, do t\u2019i n\u00ebnshtroheshin nj\u00eb tarife prej 1.5 milion\u00eb dollar\u00ebsh, e cila mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb numrit t\u00eb anijeve kineze n\u00eb flot\u00ebn e nj\u00eb pronari. Kjo do t\u00eb zbatohej edhe n\u00ebse ngarkesa e anijes nuk do t\u00eb kishte produkte t\u00eb prodhuara n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p>Anijet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanive q\u00eb kan\u00eb porosi ekzistuese p\u00ebr anije t\u00eb reja t\u00eb prodhuara nga kompani kineze mund t\u00eb goditen me nj\u00eb tarif\u00eb shtes\u00eb prej 1 milion dollar\u00ebsh p\u00ebr ankorim n\u00eb portet amerikane.<\/p>\n<p>Rregulli gjithashtu parashikon \u201crimbursim\u201d t\u00eb nj\u00eb shume t\u00eb ngjashme sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb kompani transporti d\u00ebrgon nj\u00eb anije mallrash t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb SHBA n\u00eb nj\u00eb port amerikan.<\/p>\n<p>Justifikimet ekonomike t\u00eb paqarta<\/p>\n<p>Mary Lovely, eksperte n\u00eb Institutin \u2018Peterson\u2019 p\u00ebr Ekonomin\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, tha se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb justifikim ekonomik p\u00ebr propozimin.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb se propozimi nuk \u00ebsht\u00eb i lidhur me ndonj\u00eb politik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga e cila do t\u00eb p\u00ebrfitonin bizneset apo konsumator\u00ebt amerikan\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Tregtia nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rrjedh\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, por p\u00ebrmes rrug\u00ebve m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara q\u00eb shtojn\u00eb koh\u00eb dhe shpenzime. Ekonomistja Mary Lovely thot\u00eb se shum\u00eb firma t\u00eb transportit detar do t\u00eb shqyrtonin mund\u00ebsin\u00eb e devijimit t\u00eb anijeve t\u00eb tyre p\u00ebr n\u00eb portet n\u00eb Meksik\u00eb dhe Kanada, dhe m\u00eb pas t\u2019i transportonin ngarkesat e tyre me rrug\u00eb tok\u00ebsore n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb duket se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb reduktuar volumin dhe pun\u00ebsimin n\u00eb portet e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe n\u00eb thelb t\u00eb detyroj\u00eb tregtin\u00eb t\u00eb varet nga transporti rrugor i mallrave, q\u00eb do shkaktonte nj\u00eb rritje t\u00eb kostos p\u00ebr bizneset dhe konsumator\u00ebt amerikan\u00eb,\u201d thot\u00eb ekspertja Lovely. \u201cNuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>Presidenti i K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Transportit u b\u00ebri jehon\u00eb k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve, p\u00ebrmes nj\u00eb emaili p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cTarifat drakoniane t\u00eb propozuara nga Zyra e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit Amerikan t\u00eb Tregtis\u00eb prej 1 milion dollar\u00ebsh p\u00ebr ankorim n\u00eb portet e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb anijeve q\u00eb bartin pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara ose operohen nga kinez\u00ebt, do t\u00eb shkaktonte d\u00ebm t\u00eb madh ekonomik n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e zinxhirit amerikan t\u00eb furnizimeve\u201d , thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen me email t\u00eb zotit Kramek, organizata e t\u00eb cilit p\u00ebrfaq\u00ebson kompanit\u00eb e transportit t\u00eb mallrave.<\/p>\n<p>\u201cTarifat do t\u00eb rezultonin n\u00eb m\u00eb pak ankorime n\u00eb portet e Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr konsumator\u00ebt amerikan\u00eb dhe pasoja p\u00ebr eksportuesit, ve\u00e7an\u00ebrisht fermer\u00ebt amerikan\u00eb\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<p>Nuk ka gjasa t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prodhuesit amerikan\u00eb t\u00eb anijeve<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse synon t\u00eb ndihmoj\u00eb prodhuesit amerikan\u00eb t\u00eb anijeve, ligji nuk ka gjasa t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri, thot\u00eb Marc Levinson, nj\u00eb ekonomist dhe historian me baz\u00eb n\u00eb Uashington, i cili ka shkruar dy libra rreth transportit t\u00eb mallrave me anije t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb industrin\u00eb amerikane t\u00eb prodhimit t\u00eb anijeve\u201d, tha ekonomisti Levinson p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. \u201cProdhuesit amerikan\u00eb t\u00eb anijeve komerciale jan\u00eb shum\u00eb larg shkall\u00ebs globale. Ata nuk prodhojn\u00eb asgj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konkurruese n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr anijet komerciale q\u00eb lundrojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr oqeane.\u201d<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfituesit e k\u00ebsaj politike do t\u00eb ishin Japonia, Koreja e Jugut, Filipinet dhe vende t\u00eb tjera, ku nd\u00ebrtimi i anijeve tregtare sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se n\u00eb Shtetet e Bashkuara\u201d, tha zoti Levinson. Humb\u00ebsit, shtoi ai, do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb konsumator\u00ebt amerikan\u00eb, pasi tarifat portuale do shkaktonin rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb mallrave t\u00eb importuara.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb emaili d\u00ebrguar Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Federata Komb\u00ebtare e Shitjes me Pakic\u00eb tha se tashm\u00eb ka shprehur kund\u00ebrshtimin e saj ndaj k\u00ebsaj politike. \u201cFederata Komb\u00ebtare e Shitjes me Pakic\u00eb kund\u00ebrshton fuqimisht vendimin p\u00ebr tarif\u00ebn portuale, e cila nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta detyruar Kin\u00ebn t\u00eb ndryshoj\u00eb sjelljen dhe praktikat e saj. Kjo vet\u00ebm do t\u00eb rriste kostot e transportit p\u00ebr shit\u00ebsit me pakic\u00eb dhe do t\u00eb d\u00ebmtonte m\u00eb tej transportin detar.\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/02\/administrata-e-presidetit-trump-propozon-tarifa-te-larta-per-anijet-kineze-te-mallrave\/\">Administrata e presidetit Trump propozon tarifa t\u00eb larta p\u00ebr anijet kineze t\u00eb mallrave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Administrata e Presidentit Trump ka propozuar tarifa t\u00eb reja nd\u00ebshkuese p\u00ebr transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr anijet e kompanive kineze, duke premtuar se ato do t\u00eb ndryshonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike tregtin\u00eb globale. Politika e re parashikon nj\u00eb tarif\u00eb prej nj\u00eb milion dollar\u00ebsh p\u00ebr anijet kineze t\u00eb mallrave, si dhe p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7188","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7188\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}