{"id":7171,"date":"2025-02-25T22:16:50","date_gmt":"2025-02-25T22:16:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/25\/klsh-e-paralajmeroi-duro-i-patosit-nuk-pyet-840-mln-leke-firmes-se-ish-deputetit-me-oferten-me-te-shtrenjte\/"},"modified":"2025-02-25T22:16:50","modified_gmt":"2025-02-25T22:16:50","slug":"klsh-e-paralajmeroi-duro-i-patosit-nuk-pyet-840-mln-leke-firmes-se-ish-deputetit-me-oferten-me-te-shtrenjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/25\/klsh-e-paralajmeroi-duro-i-patosit-nuk-pyet-840-mln-leke-firmes-se-ish-deputetit-me-oferten-me-te-shtrenjte\/","title":{"rendered":"KLSH e paralajm\u00ebroi, Duro i Patosit nuk pyet: 840 MLN lek\u00eb firm\u00ebs s\u00eb ish-deputetit me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti Agron Kapllani i ka g\u00ebzuar favoret e politik\u00ebs si n\u00eb pozit\u00eb edhe n\u00eb opozit\u00eb. K\u00ebshtu, firma q\u00eb administron v\u00ebllai i tij \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d regjistron tashm\u00eb 100 tendera publik\u00eb, shumic\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve i ka fituar duke u favorizuar nga zyrtar\u00ebt e bashkive. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Fation Duro q\u00eb drejton Bashkin\u00eb Patos qysh prej qershorit t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse vitin e kaluar KLSH i la porosi t\u00eb mos e shkel\u00eb ligjin e prokurimeve p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb fitues Shk\u00eblqim Kapllanin, kryetari nuk i ka rezistuar tundimit t\u00eb korrupsionit. Dhe ja \u00e7\u2019b\u00ebn Duro p\u00ebr Kapllanin! \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka p\u00ebrshkruar Open Data Albania tenderin e fundit t\u00eb bashkis\u00eb Patos. Procedura \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Tenderi u hap m\u00eb 18 shtator 2924, por u anulua sepse, sipas komisionit t\u00eb Duros, nuk u paraqit asnj\u00eb ofert\u00eb e p\u00ebrshtatshme. N\u00eb fakt, pritej t\u00eb vinte oferta e firm\u00ebs s\u00eb Kapllanit, sepse ky tender ishte porositur p\u00ebr v\u00ebllain e politikanit.<\/p>\n<p>Komisioni i urdh\u00ebruar nga kryetari Duro ka p\u00ebrllogaritur fondin limit 75 268 316,00 lek\u00eb. Referuar buxhetit t\u00eb tre viteve 2024-2026 nga k\u00ebshilli Bashkiak \u00ebsht\u00eb parashikuar nj\u00eb fond prej 83,933,772 lek\u00eb me Tvsh p\u00ebr shtrimin e rrug\u00ebve me asfaltobeton. Dhe kryetari k\u00ebrkon ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb (t\u00eb pakt\u00ebn fillimin) para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Tenderi u rishpall m\u00eb 31 tetor 2024, nd\u00ebrsa data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte caktuar m\u00eb 2 dhjetor 2024 dhe brenda asaj dite \u00ebsht\u00eb mbajtur tenderi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse shpreh\u00ebn interes 6 operator\u00eb ekonomik, komisioni vijoi sipas porosis\u00eb duke eliminuar konkurrenc\u00ebn p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn kompanis\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d.<\/p>\n<p><strong>Fiton oferta m\u00eb e shtrenjt\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSHKELQIMI 07\u201d SHPK k\u00ebt\u00eb radh\u00eb kishte marr\u00eb si mb\u00ebshtetje edhe kompanin\u00eb e Gramos Caushajt me baz\u00eb n\u00eb Patos \u201cGENERAL BETON\u201d SHPK. Kjo e fundit merr \u00e7do tender t\u00eb bashkis\u00eb. Megjith\u00ebse emrin e ka \u201cbeton\u201d, nj\u00eb radh\u00eb bleu podium p\u00ebr kryetarin, her\u00eb tjet\u00ebr soba me dru p\u00ebr ngrohje, tulla, \u00e7imento, pllaka. Me pak fjal\u00eb furnizon gjith\u00e7ka sepse si\u00e7 duket i ka tenderat t\u00eb garantuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashkim firmash \u00ebsht\u00eb kompania e Kapllanit. Megjith\u00ebse kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kryetari Duro m\u00eb 19 shkurt 2025 e shpalli me firm\u00ebn e tij fituesin \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d. Nuk e dim\u00eb pse e mbajti kaq gjat\u00eb n\u00eb sirtar kontrat\u00ebn, por tashm\u00eb u vum\u00eb n\u00eb dijeni sepse \u00ebsht\u00eb shpallur nga Agjencia e Prokurimit Publik.<\/p>\n\n<p>Oferta fituese e tenderit \u00a0pa TVSH\u00a0\u00a0 \u00ebsht\u00eb 71 944 800,00 lek\u00eb dhe ka afat 3 vjet. Pra, koh\u00ebzgjatja e kalon edhe mandatin e kryetar Duros.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb na b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb eliminimi pa hezitim i ofertave m\u00eb ekonomike, prej t\u00eb cilave bashkia do t\u00eb kursente mbi 200 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, shoq\u00ebria \u201cBIBA-X\u201d SH.P.K ofron vler\u00ebn sipas preventivit 58,716,078 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria \u201cBI-SERVIS\u201d SH.P.K propozon ta b\u00ebj\u00eb furnizimin kundrejt 61,631,349 lek\u00eb pa TVSH. Firma \u201cAGBES CONSTRUKSION\u201d sh.p.k sipas totalit t\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr nj\u00ebsi dhe vler\u00ebs s\u00eb pritshme t\u00eb kontrat\u00ebs, ofron vler\u00ebn e preventivit 70,590,330 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cK.M.K\u201d sh.p.k propozonte ofert\u00ebn 71,535,850 lek\u00eb pa TVSH, q\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se sa oferta fituese e \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d.<\/p>\n\n<p>Por kur zhvillohen tendera korruptiv\u00eb, q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb kursehet buxheti, por t\u00eb mbushen xhepat e bizneseve t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb banor\u00ebt mund t\u00eb presin, nd\u00ebrsa Duro mbaron pazaret dhe t\u00eb nisin mitingjet e fushat\u00ebs. Jan\u00eb parashikuar n\u00eb total p\u00ebr nd\u00ebrhyrje 48 rrugica me gjat\u00ebsi nga 100 deri n\u00eb 920 metra (me gjer\u00ebsi 2.5 metra) t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb bashkin\u00eb e Patosit, duke p\u00ebrfshire dhe 2 nj\u00ebsit\u00eb administrative, Zharr\u00ebz dhe Ruzhdie. Procesi i shtrimit t\u00eb rrug\u00ebve do t\u00eb kryhet nga Agjencia e Sh\u00ebrbimeve Publike e bashkis\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>Duro nuk pyet p\u00ebr KLSH <\/strong><\/p>\n<p>Kryetari Duro nuk pyet p\u00ebr KLSH-n\u00eb q\u00eb e ka kapur mat dhe e ka paralajm\u00ebruar n\u00eb vitin 2024 q\u00eb t\u00eb mos e favorizoj\u00eb Kapllanin.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Patos \u201cBlerje Asfaltobeton p\u00ebr shtrim rrug\u00ebsh\u201d q\u00eb u firmos nga paraardh\u00ebsja Rajmonda Balilaj. M\u00eb von\u00eb Balilaj do t\u00eb d\u00ebnohej p\u00ebr korrupsion nga GJKKO p\u00ebr favorizimin e dy firmave n\u00eb tendera. Nd\u00ebrsa zbatimi i kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Fation Duro. Tenderi ishte me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr fondin 33 332 449,00 lek\u00eb pa TVSH, kishin hyr\u00eb n\u00eb gar\u00eb 5 operator\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. Sipas raportit t\u00eb auditimit, jan\u00eb skualifikuar 4 firma dhe \u00ebsht\u00eb kualifikuar vet\u00ebm 1 operator. N\u00eb p\u00ebrfundim, m\u00eb dat\u00eb 12 qershor 2023 \u00ebsht\u00eb shpallur fituese oferta e shoq\u00ebris\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d shpk p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata Nr. 18\/2 prot., dat\u00eb 29\/06\/2023 ( vlera e minikontrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb 25,760,538 lek\u00eb pa TVSH dhe vlera 30.912.612.6 lek\u00eb me TVSH). Megjith\u00ebse n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb ishte kryetari Duro si fitues i zgjedhjeve, firm\u00ebn n\u00eb kontrat\u00eb e ka hedhur Rajmonda Balilaj,<\/p>\n<p>KLSH konstaton se komisioni i tenderit ka skualifikuar p\u00ebr mang\u00ebsi t\u00eb dokumenteve t\u00eb nj\u00eb kamioni operatorin me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt \u201cASAB\u201d ShPK me vler\u00ebn 17 095 000 lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrkoh\u00eb kishte edhe oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, por u skualifikuan me kriterin q\u00eb duhet t\u00eb kishin fabrik\u00eb asfalti jo m\u00eb larg se 20 km nga Patosi.<\/p>\n\n<p>\u201cKriteri i vendosur n\u00eb k\u00ebrkesat e pik\u00ebs 2.3.4 nuk \u00ebsht\u00eb argumentuar teknikisht dhe ligj\u00ebrisht ku citohet \u201cAsfaltobetoni t\u00eb p\u00ebrgatitet n\u00eb fabrika t\u00eb posa\u00e7me, t\u00eb cilat k\u00ebshillohet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr depozitave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para dhe vendit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tij (jo m\u00eb larg se 20 km nga blloku i rrug\u00ebve q\u00eb do t\u00eb shtrohen), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjen k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb do t\u00eb lind p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb (stabilizant ose asfalt). Gjithashtu kjo gj\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb ruajtjen e parametrave fiziologjike (temperatur\u00eb, shkriftim) t\u00eb asfaltit\u201d. Vendosja e k\u00ebtij kriteri \u00ebsht\u00eb i tep\u00ebrt pasi kufizon pjes\u00ebmarrjen e operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vendndodhjen n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi jo m\u00eb shum\u00eb se 20 km nga blloku i rrug\u00ebve q\u00eb do t\u00eb shtrohen, pasi disa nga OE mund t\u00eb administrojn\u00eb makineri dhe mjete t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur ruajtjen e temperatur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrzierjes n\u00eb vlerat 130-150 C, t\u00eb lejuara p\u00ebr shtrim, edhe gjat\u00eb transportimit. Veprimet m\u00eb sip\u00ebr bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet e Ligjit nr.162\/2020 \u201cP\u00ebr prokurimin publik\u201d, Neni 2- Q\u00ebllimi, neni 3, nenit 36, pika 2, Neni 77, pika 1, VKM nr. 285, dat\u00eb 19.05.2021 \u201cP\u00ebr miratimin e rregullave t\u00eb prokurimit publik\u201d, Neni 41, pika 210\u201d, konstaton KLSH.<\/p>\n<p>Kryetari Duro me sa duket po ec\u00ebn n\u00eb hapat e paraardh\u00ebses Rajmonda Baliaj. Por p\u00ebr t\u00eb mos shkuar m\u00eb larg, Duro e ka shembullin n\u00eb familje. N\u00eb korrik t\u00eb 2020, bashk\u00ebshortja e tij Kozeta Spatha u em\u00ebrua n\u00eb krye t\u00eb Kadastr\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs.<br \/>\nM\u00eb 24 mars 2022, Policia e Sarand\u00ebs finalizoi operacionin \u2018heshtja 2\u201d p\u00ebr t\u00eb zbatuar 4 masa arresti me burg t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs. Policia arriti t\u00eb arrestoj\u00eb 3 ish zyrtar\u00eb t\u00eb ASHK me p\u00ebrjashtim t\u00eb Kozeta Stath\u00ebs, e cila vendosi t\u00eb arratiset dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim q\u00eb prej asaj dite. Referuar njoftimit zyrtar t\u00eb Policis\u00eb, k\u00ebta shtetas, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin, kan\u00eb shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn duke pajisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, me certifikata pron\u00ebsie, disa shtetas, p\u00ebr pasuri, tok\u00eb dhe prona, n\u00eb zonat bregdetare t\u00eb qytetit t\u00eb Sarand\u00ebs dhe t\u00eb Ksamilit. Nd\u00ebrsa koleg\u00ebt e saj jan\u00eb n\u00eb gjykim, Kozeta Spatha \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria duke refuzuar t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata e Sarand\u00ebs i ka vendosur Kozeta Stath\u00ebs mas\u00ebn e arrestit n\u00eb burg dhe ndodhet e shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga organet ligjzbatuese.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti Agron Kapllani i ka g\u00ebzuar favoret e politik\u00ebs si n\u00eb pozit\u00eb edhe n\u00eb opozit\u00eb. K\u00ebshtu, firma q\u00eb administron v\u00ebllai i tij \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d regjistron tashm\u00eb 100 tendera publik\u00eb, shumic\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve i ka fituar duke u favorizuar nga zyrtar\u00ebt e bashkive. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Fation Duro q\u00eb drejton Bashkin\u00eb Patos qysh prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7171","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7171","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7171"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7171\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}