{"id":71681,"date":"2026-02-20T10:48:21","date_gmt":"2026-02-20T10:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/20\/35-vjet-me-pare-deshmia-e-gazetarit-nga-vendi-i-ngjarjes-monumenti-kishte-rene-pa-u-ngritur\/"},"modified":"2026-02-20T10:48:21","modified_gmt":"2026-02-20T10:48:21","slug":"35-vjet-me-pare-deshmia-e-gazetarit-nga-vendi-i-ngjarjes-monumenti-kishte-rene-pa-u-ngritur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/20\/35-vjet-me-pare-deshmia-e-gazetarit-nga-vendi-i-ngjarjes-monumenti-kishte-rene-pa-u-ngritur\/","title":{"rendered":"35 vjet m\u00eb par\u00eb \u2013 D\u00ebshmia e gazetarit nga vendi i ngjarjes: Monumenti kishte r\u00ebn\u00eb pa u ngritur"},"content":{"rendered":"<p>Nga Hamdi Jupe<br \/>\nParaditen e 20 shkurtit 1991 n\u00eb sall\u00ebn e koncerteve n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs zhvillohej nj\u00eb mbledhje e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb komunitetit \u00e7am. U ndodha atje si gazetar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin nuk  flitej aspak n\u00eb komuniz\u00ebm.<\/p>\n<p>Sapo kishte filluar mbledhja, u d\u00ebgjua zhurm\u00eb e pazakont\u00eb e nj\u00eb turme t\u00eb madhe njer\u00ebzish q\u00eb vinte nga bulevardi \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d dhe i afrohej sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb sall\u00eb dol\u00ebn n\u00ebp\u00ebr dritare p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodhte. Po vinin protestuesit nga qyteti \u201cStudenti.\u201d<\/p>\n<p>Greva e student\u00ebve atje kishte filluar prej dit\u00ebsh. Ata k\u00ebrkonin heqjen e emrit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nga Universiteti. Kinoklubi i tyre ishte kthyer n\u00eb vend pelegrinazhi p\u00ebr qytetar\u00ebt nga i gjith\u00eb vendi p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur student\u00ebt. Pas refuzimit disaditor t\u00eb autoriteteve ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre, turma e mb\u00ebshtet\u00ebsve po vinte tani drejt Sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb porotest\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbledhja e \u00e7am\u00ebve u nd\u00ebrpre dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit dol\u00ebn n\u00eb dritaret e m\u00ebdha t\u00eb kafenes\u00eb s\u00eb katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Pallatit me syt\u00eb nga Sheshi. Nuk kishte vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se atje p\u00ebr nj\u00eb gazetar p\u00ebr t\u00eb ndjekur drejtp\u00ebrdrejt nj\u00eb ngjarje historike q\u00eb po zhvillohej para syve t\u00eb tij. Nj\u00eb kameraman i Televizionit me nj\u00eb kamer profesionale n\u00eb dor\u00eb se nga mbiu  papritur n\u00eb krahun e majt\u00eb nj\u00eb met\u00ebr m\u00eb tej dhe filloi t\u00eb filmonte historin\u00eb. Nuk e kuptoja n\u00ebse u ndodh  aty p\u00ebr t\u00eb pasqyruar aktivitetin e \u00e7am\u00ebve dhe nd\u00ebrroi objektiv n\u00eb \u00e7ast, apo ishte i d\u00ebrguar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pritej t\u00eb ndodhte.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja me policin\u00eb<\/p>\n<p>Turma prej tre \u2013 kat\u00ebr mij\u00eb vet\u00ebsh q\u00eb mb\u00ebrriti te blloku i ministrive u kthye n\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe iu drejtua monumentit t\u00eb Hoxh\u00ebs q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb fund t\u00eb Sheshit, midis  Muzeut Komb\u00ebtar dhe Bank\u00ebs qysh prej kat\u00ebr vjet\u00ebsh. Fillimisht nuk u muar vesh se \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi kishte. Pastaj u b\u00eb e qart\u00eb: Monumenti  ishte objektivi. Student\u00ebt e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb at\u00eb k\u00ebrkonin: kok\u00ebn e Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb turma po i afrohej cop\u00ebs gjigande prej bronxi, nga prapa monumentit ia behu policia me kat\u00ebr kamiona t\u00eb mbuluar  \u201cIFA\u201d, t\u00eb mbushura me polic\u00eb, t\u00eb pajisur me mburoja, skafandra, shkopinj gome dhe qen kufiri me maska n\u00eb fytyr\u00eb. Ajo e kishte kuptuar q\u00ebllimin e protestuesve dhe prandaj kishte ardhur, p\u00ebr t\u00eb mbrojutr monumentin. Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Presidenti Alia kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb dekret sipas t\u00eb cilit, d\u00ebnoheshin t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebmtonin \u201csimbolet historike\u201d. Q\u00ebllimi ishte pik\u00ebrisht mbrojtja e monumenteve dhe busteve t\u00eb diktatorit, t\u00eb kudondodhura, q\u00eb po sulmoheshin gjithandej nga opozita. Dekreti i kishte hedhur benzin\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>Turma, kryesisht t\u00eb rinj, por edhe gra e t\u00eb rritur, sulmoi disa her\u00eb drejt monumentit pes\u00eb met\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Hoxh\u00ebs. D\u00ebgjoheshin rrirrje q\u00eb nxisnin  p\u00ebr aksion: \u201cP\u00ebrpara, p\u00ebrpara!\u201d, \u201cLiri \u2013 demokraci!\u201d Policia e sapoardhur i sprapsi disa her\u00eb protestuesit me shkopinj gome dhe me qen kufiri q\u00eb lehnin mes kaosit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por ishte e pamundur t\u2019i shp\u00ebndante. Ishin pamje t\u00eb para vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr filma artistik\u00eb apo kronika lajmesh nga bota. Vet\u00ebm se k\u00ebtu ato ishin origjinale.<\/p>\n<p>U d\u00ebgjuan krisma arm\u00ebsh me t\u00eb sht\u00ebna nj\u00eb nga nj\u00eb dhe pas tyre fjal\u00ebt q\u00eb vinin nga shkall\u00ebt e Pallatit t\u00eb Kultures: \u201cJan\u00eb fishek\u00eb manovre, jan\u00eb fishek\u00eb manovre\u201d. Shqiptar\u00ebt i njihnin fishek\u00ebt e manovr\u00ebs nga zboret  e p\u00ebrvitshme q\u00eb b\u00ebnin me ta. P\u00ebrrreth vendit t\u00eb ngjarjes po grumbulloheshin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb dukej se nuk ishin thjesht sehirxhinj. Kjo b\u00ebri q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund policia t\u00eb t\u00ebrhiqej, duke u larguar fare nga Sheshi me makinat e saj. Ajo nuk kishte p\u00ebrvoj\u00eb dhe as forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situata t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Ky \u201cspektak\u00ebl\u201d i llojit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, i papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri,  q\u00eb po zhvillohej n\u00eb sheshin kryesor t\u00eb Tiran\u00ebs, po ndiqej me k\u00ebrsh\u00ebri t\u00eb madhe nga shum\u00eb drejtime: jo vet\u00ebm nga \u201csehirxhinjt\u00eb\u201d e shumt\u00eb t\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs, por edhe nga taraca e Hotel \u201cTiran\u00ebs\u201d, taraca e Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit, ajo e Komitetit Ekzekutiv (sot bashkia), ajo e Muzeut Historik Komb\u00ebtar dhe nga pallatet n\u00eb hyrje t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe Kavaj\u00ebs, q\u00eb shihnin nga Sheshi. Shum\u00eb prej tyre, megjith\u00ebse punonj\u00ebs t\u00eb adiministrat\u00ebs shtetrore dhe komunist\u00eb me tes\u00ebr n\u00eb xhep,  p\u00ebrsh\u00ebndesnin turm\u00ebn e protestuesve duke ngritur dy gishtat lart.  <\/p>\n<p>Rr\u00ebzimi<\/p>\n<p>Turma m\u00eb n\u00eb fund ishte plot\u00ebsisht e lir\u00eb t\u2019i afrohej monumentit dhe t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00eb t\u00eb donte me t\u00eb. U b\u00ebn\u00eb disa orvatje p\u00ebr ta rr\u00ebzuar me duar e mjete t\u00eb rast\u00ebsishme, por m\u00eb kot. Ishte i mb\u00ebrthyer mir\u00eb me bulona n\u00eb bazamentin prej betoni nj\u00eb met\u00ebr t\u00eb lart\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, nga prapa monumentit u afrua nj\u00eb makin\u00eb vet\u00ebshkarkuese tip \u201cSaurel\u201d e ngarkuar me zhavor dhe demonstruesit i hodh\u00ebn masivit prej bronxi nj\u00eb kavo \u00e7eliku n\u00eb qaf\u00eb p\u00ebr ta t\u00ebrhequr me makin\u00eb. Thirrje n\u00eb turm\u00eb: \u201clargohuni, largohuni!\u201d, p\u00ebr t\u00eb shmangur ndonj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb mundsh\u00ebm nga rr\u00ebzimi.  <\/p>\n<p>Makina l\u00ebvizi ngadal\u00eb, u duk se monumenti anoi rreth dyzet\u00eb grad\u00eb  anash dhe turma ul\u00ebriu nga g\u00ebzimi. Nuk ishte shkulur ende plot\u00ebsisht, por ishte anuar goxha,  aq sa dukej se pas pak \u00e7astesh do t\u00eb sh\u00ebmbej p\u00ebrdhe. Disa shkrepje t\u00eb aparateve fotografike t\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve kan\u00eb l\u00ebn\u00eb edhe sot pamje vizive t\u00eb atij \u00e7asti. Nj\u00eb t\u00ebrheqje tjet\u00ebr me makin\u00eb dhe \u2026 gjith\u00e7ka mori fund.  <\/p>\n<p>Turma osh\u00ebtiu nga thirrjet dhe g\u00ebzimi i pamas\u00eb. N\u00eb \u00e7ast drejt vendit ku ishte monumenti i rr\u00ebzuar u sul\u00ebn me dhjet\u00ebra mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb vinin nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Nga dol\u00ebn gjith\u00eb ata? Sikur mbin\u00eb nga dheu. Ishin atje, rreth Sheshit, por nuk guxonin t\u00eb afroheshin. Frika 40- vje\u00e7are e diktatur\u00ebs kishte b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e vet te qytetar\u00ebt. Kur gjith\u00e7ka kishte marr\u00eb fund, ia beh\u00ebn atje t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb ekstaz\u00eb. Ishin rreth 70 mij\u00eb vet\u00eb, n\u00eb Tiran\u00ebn me 240 mij\u00eb banor\u00eb at\u00ebher\u00eb. U habita nga kjo prani e madhe e tyre n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pune t\u00eb zakonshme n\u00eb mesjav\u00eb.  <\/p>\n<p>Nj\u00eb helikopter i policis\u00eb mbi Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d  <\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7ast papritur mbi Shesh u shfaq nj\u00eb helikopter me ngjyr\u00eb blu i policis\u00eb, i cili u ul rreth tridhjet\u00eb metra mbi kokat e qytetar\u00ebve, te vendi ku m\u00eb par\u00eb ndodhej monumenti. Nuk kuptohej se \u00e7far\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte atje, tani q\u00eb masivi prej bronxi ishte shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb. Q\u00ebndroi pezull n\u00eb aj\u00ebr pa l\u00ebvizur p\u00ebr disa sekonda dhe pastaj u largua andej nga kishte ardhur, drejt Fark\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb u tha se n\u00eb t\u00eb ishte vet\u00eb ministri i brendsh\u00ebm Hekuran Isai dhe se kishte ardhur atje p\u00ebr t\u00eb konfirmuar me syt\u00eb e tij lajmin e rr\u00ebzimit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb informonte Komitetin Qendror, q\u00eb ndodhej n\u00eb mbledhje. Pas pak \u00e7astesh ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni  Ramiz Alia p\u00ebr ngjarjen dhe ky kishte njoftuar an\u00ebtar\u00ebt e udh\u00ebheqjes:  \u201cSapo u informova se monumenti i shokut Enver n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej  \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga turma.\u201d Heshtje n\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb mbledhjeve n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror. Vet\u00ebm e veja e Hoxh\u00ebs, e pranishme atje, ishte ngritur nga vendi ku q\u00ebndronte dhe kishte dal\u00eb nga salla e p\u00ebrlotur pa u ndjekur nga askush.  <\/p>\n<p>Turma e protestuesve<\/p>\n<p>Pasi e q\u00eblluan monumentin e rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb me shkelma e me \u00e7far\u00eb mund\u00ebn, pasi e p\u00ebshtyn\u00eb, e p\u00ebrdhos\u00ebn, e pshurr\u00ebn e s\u2019i lan\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb, protestuesit e lidh\u00ebn me kavo \u00e7eliku p\u00ebr qafe, e kap\u00ebn pas makin\u00ebs me zhavor dhe filluan ta t\u00ebrhiqnin zvarr\u00eb n\u00ebp\u00ebr Shesh. Kaluan para pishave te Banka, pastaj para Monumentit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, para xhamis\u00eb, mor\u00ebn rrug\u00ebn n\u00eb krah t\u00eb Sahatit dhe u drejtuan p\u00ebr nga qyteti \u201cStudenti\u201d. Donin t\u2019ua \u00e7onin student\u00ebve \u2013 grevist\u00eb t\u00eb uris\u00eb \u201ctrofen\u00eb\u201d e fitores.  \u201cMerreni, ua soll\u00ebm. Na lodhi ca, se ishte i mb\u00ebrthyer mir\u00eb me bulona, por ia dol\u00ebm.\u201d Atje monumenti do t\u00eb p\u00ebrfundonte i ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, prej zvarritjes s\u00eb gjat\u00eb pas makin\u00ebs n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e Elbasanit. E pash\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje, kur u ktheva n\u00eb bujtin\u00ebn studentore.    <\/p>\n<p>Turma dhjetramij\u00ebshe e qytetar\u00ebve t\u00eb ekzaltuar shkonte pas procesionit, nj\u00eb pjes\u00eb e hipur n\u00eb makin\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb mbi mas\u00ebn e bronxit q\u00eb zvarritej n\u00eb asfalt dhe pjesa tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. E ndoqa lumin e njer\u00ebzve nga dritaret e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs deri sa u zhduk n\u00eb rrug\u00ebn e Elbasanit. Ishte i madh ky lum\u00eb, kryesisht qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. I gjith\u00eb ky \u201cspektak\u00ebl\u201d i llojit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb vazhdoi rreth gjasht\u00ebdhjet\u00eb minuta.   <\/p>\n<p>Tet\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, pas ngjarjes s\u00eb dy korrikut me ambasadat, n\u00eb at\u00eb Shesh ishte zhvilluar nj\u00eb miting \u201cmadh\u00ebshtor\u201d i qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb sjell\u00eb atje me urdh\u00ebr dhe t\u00eb vendosur n\u00eb kuadrate sipas nd\u00ebrmarrjeve, p\u00ebr t\u00eb treguar \u201csolidaritetin\u201d ndaj Udh\u00ebheqjes se, \u201c ne nuk jemi as lindje as per\u00ebndim\u201d. Ramiz Alia kishte munguar n\u00eb miting. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb sheshin kryesor t\u00eb Bukureshtit turma e thirrur p\u00ebr t\u00eb treguar \u201csolidaritetin\u201d me udh\u00ebheqjen, ishte ngritur kund\u00ebr \u00c7ausheskut, q\u00eb kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb plumb. Fantazma e tij tani sh\u00ebtiste n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb, prandaj nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhen veprime t\u00eb pamatura.   <\/p>\n<p>Opozita e munguar<\/p>\n<p>Opozita shqiptare, e kryesuar nga Partia Demokratike, e krijuar dy muaj e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, nuk u duk asgj\u00ebkundi n\u00eb Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d at\u00eb dit\u00eb. E gjith\u00eb ajo turm\u00eb e madhe njer\u00ebzizh n\u00eb Shesh e rreth tij opozit\u00eb ishte, por drejtuesit e saj kryesor\u00eb t\u00eb njohur nga publiku, nuk u shfaq\u00ebn atje.  Ajo i organizonte protestat n\u00eb Sheshin \u201cDemokracia\u201d n\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d dit\u00ebve t\u00eb diela, nd\u00ebrsa kjo ishte dit\u00eb jave, pra dit\u00eb pune. Protesta e zhvilluar n\u00eb Shesh kund\u00ebr monumentit kishte lindur spontanisht at\u00eb dit\u00eb. Ajo ishte vep\u00ebr e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, jo e ndonj\u00eb partie. Jo vet\u00ebm kaq.  <\/p>\n<p> Opozita nuk kishte ende nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb ndaj figur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Ishte ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00ebndrimin publik ndaj diktatorit. Lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha ende lavd\u00ebronte n\u00ebp\u00ebr mitingje Ramiz Alin\u00eb q\u00eb \u201cna solli pluralizmin\u201d. Kjo tegonte se masa e madhe e qytetar\u00ebve t\u00eb kryeqytetit ishte m\u00eb e p\u00ebrparuar politikisht sesa lidershipi i saj. N\u00eb prag ishin zgjedhjet e para parlamentare  shum\u00ebpartiake t\u00eb 31 marsit, prandaj nuk duhet t\u00eb b\u00ebheshin veprime \u201ct\u00eb nxituara\u201d q\u00eb mund t\u00eb kushtonin vota t\u00eb humbura.<\/p>\n<p>Televizioni Shtetror<\/p>\n<p>Pamjet e filmuara prej kameramanit n\u00eb krahun e majt\u00eb n\u00eb kafenen\u00eb e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs do t\u00eb transmetoheshin pastaj n\u00eb nj\u00eb kronik\u00eb rreth tre minuta  n\u00eb t\u00eb vetmin Televizionin Shtetror t\u00eb vendit TVSH,  si lajm i par\u00eb n\u00eb programin e or\u00ebs gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, n\u00ebn komentin e \u201cpaansh\u00ebm\u201d t\u00eb gazetarit t\u00eb njohur Alfons Gurashi. Ai q\u00eb kishte shoq\u00ebruar si gazetar diktatorin Hoxha gjat\u00eb daljeve t\u00eb tij n\u00eb publik gjat\u00eb nj\u00ebzet\u00eb viteve t\u00eb fundit, po komentonte tani gati i ngaz\u00ebllyer ngjarjen n\u00eb Shesh: \u201cJa, tani turma po i afrohet monumentit. Ja, tani po i hedhin litarin. Ja, tani po nd\u00ebrhyn policia me qen kufiri. Ja, tani monumenti po rr\u00ebzohet!\u201d Ishte kronika e fundit e jet\u00ebs s\u00eb tij.  <\/p>\n<p>Nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb komente, sepse pamjet e filmuara flisnin vet\u00eb. Dukej sikur gj\u00ebrat ishin planifikuar me koh\u00eb nga Televizioni p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodhte dhe rolin e tij n\u00eb to. Ato pamje u transmetuan vet\u00ebm n\u00eb lajmet e or\u00ebn gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, kur i ndoqa nga televizioni i gazet\u00ebs. Kur turma e protestuesve kishte zbritur te Televizioni p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb bulevard, u kishte ber\u00eb thirrje gazetar\u00ebve ta ndiqnin at\u00eb n\u00eb protest\u00eb. Pastaj ato pamje u zhduk\u00ebn nga ekrani dhe nga arkivi i Televizionit p\u00ebrgjithmon\u00eb. Por ato tani kishin marr\u00eb udh\u00ebt e bot\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet televizioneve t\u00eb huaja. I pash\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje te televizioni Rai.  <\/p>\n<p>P\u00ebrjetimi i gazetarit<\/p>\n<p>Nj\u00eb g\u00ebzim i leht\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkoi s\u00eb brendshmi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb, nga e gjith\u00eb ajo zallamahi n\u00eb shesh, nuk kishte patur asnj\u00eb viktim\u00eb n\u00eb njer\u00ebz, asnj\u00eb i plagosur, asnj\u00eb pik\u00eb gjaku. \u201cViktima\u201d kishte qen\u00eb vet\u00ebm copa gjigande e bronxit me emrin \u201cmonumenti i Enver Hoxh\u00ebs\u201d. Tani n\u00eb shesh kishte mbetur vet\u00ebm cungu, bazamenti prej betoni i tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u trishtova nga m\u00ebnyra e sjelljes s\u00eb turm\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs ndaj atij q\u00eb, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dyzet\u00eb vjet, kishte qen\u00eb \u201cudh\u00ebheq\u00ebsi legjendar\u201d i saj. Mendova se ishin pamje q\u00eb n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs  na tregonin nj\u00eb popull jo fort t\u00eb kulturuar.   <\/p>\n<p>Por nuk ishte faji i turm\u00ebs p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi. Monumenti mund t\u00eb ishte hequr me koh\u00eb, q\u00eb kur doli opozita, pa pritur t\u00eb ndodhte ajo \u201cshfaqje alla shqiptare\u201d. Kishte ndodhur pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb me shtatoren e Stalinit n\u00eb Parkun \u201cRinia\u201d n\u00eb Bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, q\u00eb ishte hequr nat\u00ebn pa zhurm\u00eb. Ata q\u00eb e kishin n\u00eb dor\u00eb ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb, nuk e kishin b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrkundrazi, kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke nxjerr\u00eb dekrete p\u00ebr ta mbrojtur \u201cudh\u00ebheq\u00ebsin\u201d nga populli. Nuk ishte hera e par\u00eb dhe as e fundit q\u00eb udh\u00ebheqja komuniste i linte gj\u00ebrat t\u00eb acarohehsin deri n\u00eb minut\u00ebn e fundit.  <\/p>\n<p>Ata q\u00eb rr\u00ebzuan <\/p>\n<p> Nga doli e gjith\u00eb ajo mas\u00eb e madhe njer\u00ebzish q\u00eb u pa n\u00eb Shesh? Nga mbiu i gjith\u00eb ai lum\u00eb urrejtjeje ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit \u201clegjendar\u201d? A ishte ky nj\u00eb shp\u00ebrthim i \u00e7astit, apo nj\u00eb akumulim i vjet\u00ebr, i vet\u00ebdijsh\u00ebm, i kahersh\u00ebm, q\u00eb dilte n\u00eb shesh pik\u00ebrisht tani n\u00eb form\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur? Ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjeshe aty p\u00ebr aty k\u00ebtyre pyetjeve, megjithat\u00eb, disa gj\u00ebra kuptoheshin.<\/p>\n<p>Sa ishte gjall\u00eb Enver Hoxha, thuhej se nuk lejonte t\u00eb teprohej me emrin e tij. Ai shfaqej rrall\u00eb edhe n\u00eb televizor. Ai ishte \u201ckund\u00ebr\u201d kultit t\u00eb individit. Por pas vdekjes, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohe, emri mbiu kudo: Universiteti i Tiran\u00ebs \u201cEnver Hoxha\u201d, Akademia Ushtarake \u201cEnver Hoxha\u201d, Kombinati i autotraktor\u00ebve \u201cEnver Hoxha\u201d, Hidrocentrali i Fierz\u00ebs \u201cEnver Hoxha\u201d, Muzeu \u201cEnver Hozha\u201d etj. Monumenet dhe bustet e tij mbin\u00eb si k\u00ebpurdhat pas shiut n\u00eb Tiran\u00eb, Gjirokast\u00ebr e gjetk\u00eb. Kulti i Hoxh\u00ebs po ngrihej n\u00eb qiell. Piramida e ngritur n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs kishte thithur shum\u00eb nga djersa e atij populli q\u00eb nuk ngopte dot barkun me buk\u00eb dhe merrte ushqimet me triska. Ajo u sillte nd\u00ebr mend atyre piramidat e Egjyptit t\u00eb lasht\u00eb, ku ishin sakrifikuar miliona jet\u00eb skllev\u00ebrish.  <\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1972, me Festivalin e Nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb Radiotelevizion, vendi ishte kthyer n\u00eb kasaphan\u00eb t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave. \u201cGrupet armiq\u00ebsore\u201d n\u00eb kultur\u00eb, ekonomi, mbrojtje, naft\u00eb etj \u201czbuloheshin\u201d gjithandej. Me mij\u00ebra individ\u00eb dhe familje q\u00eb deri dje ishin t\u00eb nderuara, tani kalonin n\u00eb \u201csat\u00ebrin\u201d e pushtetit, t\u00eb burgosur, t\u00eb internuar ose t\u00eb zhdukur pa gjurm\u00eb. I asfiksuar ekonomikisht nga prishja me kinez\u00ebt dhe nga politikat katastrofike ekonomike, si dhe nga mungesa e ideve p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb, sistemi nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb ofronte tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 kufomave t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave. Revolucioni po hante veten e vet. N\u00eb fshat u zhduk \u00e7do element i pron\u00ebs private n\u00eb blegtori dhe n\u00eb \u00e7do prodhim tjet\u00ebr bujq\u00ebsor. Kjo \u00e7oi n\u00eb  divorcin p\u00ebrfundimtar t\u00eb fshatar\u00ebsis\u00eb dhe jo vet\u00ebm, me sistemin komunist allashqiptar.<\/p>\n<p>G\u00ebnjesht\u00ebr e vejushes Hoxha      <\/p>\n<p>U ktheva n\u00eb gazet\u00ebn ku punoja prej disa muajsh, \u201cZ\u00ebri i popullit\u201d. As kur shkova te Pallati i Kultur\u00ebs dhe as n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb gazet\u00eb nuk pash\u00eb autoblinda prapa Muzeut Historik, si\u00e7 shprehet Nexhmije Hoxha n\u00eb kujtimet e saj p\u00ebr ngjarjen. Mjete t\u00eb tilla luftarake at\u00ebher\u00eb dilnin nga kapanonet rrall\u00eb dhe nat\u00ebn, kur kishte st\u00ebrvitje komplekse t\u00eb ushtris\u00eb. E fshehur n\u00eb Dajt nga frika e turm\u00ebs, pas daljes nga mbledhja e Komitetit Qendror, ndoshta at\u00eb e kan\u00eb keqinformuar, duke i treguar p\u00ebrralla me autoblinda. (\u201cAutoblindat ishin pas Muzeut Komb\u00ebtar, por nuk vepruan\u201d). Po edhe sikur t\u00eb kishte patur tanke e autoblinte atje, a mund t\u00eb q\u00ebllohej mbi mas\u00ebn e madhe t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Shesh p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb bronxi? Monumenti nuk mund t\u00eb mbrohej as me avion\u00eb e me tanke nga ajo urrejte e madhe popullore p\u00ebr t\u00eb. Do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb kasaphan\u00eb e kot\u00eb, nj\u00eb marr\u00ebzi e pafund, nga e cila nuk do kishte shp\u00ebtuar as vet\u00eb vejusha Hoxha.<\/p>\n<p>  (Nga libri \u201cSh\u00ebnimet e gazetarit\u201d)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hamdi Jupe Paraditen e 20 shkurtit 1991 n\u00eb sall\u00ebn e koncerteve n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs zhvillohej nj\u00eb mbledhje e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb komunitetit \u00e7am. U ndodha atje si gazetar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin nuk flitej aspak n\u00eb komuniz\u00ebm. Sapo kishte filluar mbledhja, u d\u00ebgjua zhurm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71681","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71681","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71681"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71681\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}