{"id":71635,"date":"2026-02-20T08:48:45","date_gmt":"2026-02-20T08:48:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/20\/degradimi-i-pushtetit-vendor-afro-gjysma-e-kryebashkiakeve-ndodhen-nen-akuze-per-abuzime-2\/"},"modified":"2026-02-20T08:48:45","modified_gmt":"2026-02-20T08:48:45","slug":"degradimi-i-pushtetit-vendor-afro-gjysma-e-kryebashkiakeve-ndodhen-nen-akuze-per-abuzime-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/20\/degradimi-i-pushtetit-vendor-afro-gjysma-e-kryebashkiakeve-ndodhen-nen-akuze-per-abuzime-2\/","title":{"rendered":"Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiak\u00ebve ndodhen n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr abuzime"},"content":{"rendered":"<p>M\u00ebngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin \u2018live\u2019 kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Erion Veliaj duke inspektuar nj\u00eb kop\u00ebsht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ndodhej n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij me hetuesit e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, t\u00eb cil\u00ebt i komunikuan mas\u00ebn e arrestit me burg p\u00ebr akuz\u00ebn e krijimit t\u00eb nj\u00eb skeme korruptive mes kompanive t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe nj\u00eb grupi biznesmen\u00ebsh pran\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb pas, Veliaj ndodhet n\u00eb qeli dhe n\u00eb proces gjykimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb \u201cde jure\u201d postin e kryebashkiakut, pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr ta shkarkuar at\u00eb, q\u00eb u rr\u00ebzua nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Veliaj shihej si nj\u00eb politikan n\u00eb ngjitje i Partis\u00eb Socialiste dhe imazhi i saj n\u00eb pushtetin vendor, p\u00ebrpara se figura e tij t\u00eb krisej nga akuzat p\u00ebr korrupsion. Veliaj i mohon me forc\u00eb akuzat.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri nga dhjetra p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtetin vendor, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrballen me akuza p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit, shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera apo falsifikimit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga krijimi i Prokuroris\u00eb dhe i Gjykatave t\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, 28 kryetar\u00eb aktual\u00eb bashkish apo ish-kryebashkiak\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00ebn hetim, t\u00eb pandehur apo jan\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Mes kryebashkiak\u00ebve q\u00eb kan\u00eb llogari t\u00eb hapura me drejt\u00ebsin\u00eb, 25 jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet dhe kat\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb partit\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb monitorojn\u00eb qeverisjen vendore, numri i lart\u00eb i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar, jan\u00eb n\u00eb gjykim apo jan\u00eb n\u00eb hetim nga SPAK, tregon p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb korrupsioni apo klientelizmi n\u00eb pushtetin lokal n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb gjithashtu se t\u00eb humbur jan\u00eb qytetar\u00ebt si dhe besimi i tyre tek institucionet e pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Agron Haxhimali, drejtor i Institutit Shqiptar t\u00eb Bashkive, i tha BIRN-it se, \u201cnumri i lart\u00eb i kryebashkiak\u00ebve n\u00ebn hetim mund t\u00eb lidhet me kombinimin e fuqis\u00eb s\u00eb p\u00ebrqendruar lokale, munges\u00ebs s\u00eb kontrollit efektiv, por dhe rritjes s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<br \/>\n\u201cKy fenomen zakonisht buron nga nj\u00eb p\u00ebrzierje e dob\u00ebsive institucionale, presioneve politike dhe nj\u00eb kulture klienteliste q\u00eb favorizon interesat personale mbi ato publike, \u00e7\u00ebshtje personaliteti, p\u00ebrgjegjshmerie dhe integriteti,\u201d tha Haxhimali.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Rigels Xhemollari, drejtor i organizat\u00ebs \u201cQendresa Qytetare\u201d, fenomeni i korrupsionit n\u00eb pushtetin vendor \u00ebsht\u00eb i lidhur me faktin q\u00eb t\u00eb dy pushtetet i ka e nj\u00ebjta forc\u00eb politike.<\/p>\n<p>\u201cBashkit\u00eb dhe qeveria jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fron partiak, t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, dhe si pasoj\u00eb ka m\u00eb pak mekanizma kontrolli p\u00ebr bashkit\u00eb nga qeverisja q\u00ebndrore. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kryetar\u00ebt e bashkive abuzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb,\u201d tha Xhemollari.<\/p>\n<p>Nga monitorimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb organizata\u00a0<strong>\u201c<\/strong>Qendresa Qytetare\u201d p\u00ebr tenderat n\u00eb disa bashki, Xhemollari thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re e nj\u00ebjta skem\u00eb e abuzimit si n\u00eb qeverisjen qendrore.<\/p>\n<p>\u201cKryetar\u00ebt e bashkive zgjedhin 2 apo 3 operator\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunojn\u00eb dhe eleminojn\u00eb konkurenc\u00ebn. Ka dhe tendera me flamur t\u00eb kuq q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb operator dhe fiton ai ose operator\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb fiktiv\u00eb dhe t\u00ebrhiqen, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kan\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb lloj skeme korrupsioni apo mashtrimi me tenderat,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Faktori i dyt\u00eb q\u00eb evidenton Xhemollari lidhet me funksionimin e K\u00ebshillave Bashkiak\u00eb, q\u00eb pranojn\u00eb dhe miratojn\u00eb pa ndonj\u00eb debat real apo shqet\u00ebsim p\u00ebr nevojat qytetare, \u00e7do projekt apo investim q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb ekzekutivin e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAshtu si dhe parlamenti, k\u00ebto k\u00ebshilla jan\u00eb kthyer n\u00eb noter\u00eb t\u00eb kryetarit,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Dhe faktori i tret\u00eb, sipas tij, q\u00eb i b\u00ebn kryetar\u00ebt e bashkive m\u00eb t\u00eb targetuar p\u00ebr abuzim me detyr\u00ebn lidhet me lejet e nd\u00ebrtimit, shpron\u00ebsimin e tokave apo kalimin e tyre tek pal\u00eb t\u00eb treta, ku p\u00ebr rrjedhoj\u00eb b\u00ebhet dhe abuzimi m\u00eb i madh.<\/p>\n<p><strong>Ndikimi tek qytetar\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Pushteti vendor konsiderohet i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr komunitetet lokale p\u00ebr shkak se puna e tyre ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve me sh\u00ebrbimet publike apo funksione t\u00eb tjera si pastrimi i qyteteve apo investimet publike.<\/p>\n<p>Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, kryetar\u00ebt e Bashkive zgjidhen p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb lidhjeje m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me banor\u00ebt dhe qytetet ku kandidojn\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, parada e kryebashkiak\u00ebve t\u00eb dyshuar apo d\u00ebnuar p\u00ebr afera korruptive, sipas ekspert\u00ebve, po e g\u00ebrryen besimin q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ekzistonte mes qytetar\u00ebve dhe institucioneve lokale.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>Kjo lloj praktike e abuzimit me detyr\u00ebn publike e \u00e7monton besimin publik tek qeverisja vendore,\u201d thot\u00eb Xhemollari, duke sjell\u00eb si shembull pjes\u00ebmarrjen e ul\u00ebt t\u00eb votuesve n\u00eb zgjedhjet e pjesshme n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026duke lidhur tendera korruptiv\u00eb, sh\u00ebrbimet ndaj qytetar\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pak cil\u00ebsore, ose do t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebrbime apo investime q\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetit, por interesave private,\u201d shton ai.<\/p>\n<p>Haxhimali po ashtu pranon se qytetar\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb vuajn\u00eb pasojat e zyrtar\u00ebve t\u00eb korruptuar; q\u00eb nga keqmenaxhimi t\u00eb fondeve, ulja e efikasitetit t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe vonesa n\u00eb zhvillimin lokal.<\/p>\n<p>\u201cPor ky \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb leksion q\u00eb qytetari t\u00eb mendohet mir\u00eb kur zgjedh dhe t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb reagim qytetar ndaj fenomeneve t\u00eb tilla,\u201d sugjeron ai.<\/p>\n<p>Haxhimali thekson se \u201chetimet dhe d\u00ebnimet mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht besimin tek institucionet, por gjithashtu mund ta forcojn\u00eb at\u00eb n\u00ebse tregojn\u00eb se drejt\u00ebsia po vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kryebashkiak\u00ebt e PS<\/strong><\/p>\n<p><strong>1-Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs \u2013 \u00a0<\/strong>U arrestua nga SPAK n\u00eb shkurt 2025 p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u00a0korrupsionit, pastrimit t\u00eb parave dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p><strong>2-Benet Beci, kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs \u2013\u00a0<\/strong>Akuzohet se n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb drejtonte Korporat\u00ebn Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, favorizoi nj\u00eb kompani private n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p><strong>3-Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit \u2013\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb marr\u00eb e pandehur n\u00eb n\u00ebntor 2025 p\u00ebr presionin e ushtruar ndaj nj\u00eb votuesi t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e vitit 2023<strong>.\u00a0<\/strong>SPAK k\u00ebrkon d\u00ebnimin e saj me 2 vjet n\u00eb sh\u00ebrbim prove.<\/p>\n<p><strong>4-Erion Isai, kryebashkiak i Kolonj\u00ebs \u2013<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p><strong>5-Eriselda Sefa, kryetare e Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb \u2013\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb n\u00eb hetim nga SPAK pas nj\u00eb kall\u00ebzimi penal p\u00ebr shkelje t\u00eb procedur\u00ebs ligjore n\u00eb dh\u00ebnien me qira t\u00eb pasurive publike.<\/p>\n<p><strong>6-Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau i Dej\u00ebs \u2013\u00a0<\/strong>Akuzohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit n\u00eb zgjedhje. \u00c7\u00ebshtja u d\u00ebrgua p\u00ebr gjykim n\u00eb tetor 2025.<\/p>\n<p><strong>7-Rakip Suli, kryebashkiak i Kamz\u00ebs \u2013\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb nga SPAK p\u00ebr nj\u00eb hetim q\u00eb lidhet me akuzat e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>8- Rexh\u00eb Byberi,<\/strong>\u00a0kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs \u2013 \u00cbsht\u00eb n\u00eb proces gjykimi p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb lidhje me procedurat e hapjes s\u00eb rrug\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>9-<\/strong>\u00a0<strong>Kreshnik Hajdari, Kryebashkiak i Ku\u00e7ov\u00ebs \u2013\u00a0<\/strong>U hetua nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr falsifikimin e formularit t\u00eb dekriminalizimit. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p><strong>10- Qerim Ismailaj, kryebashkiaku i Mallakastr\u00ebs \u2013\u00a0<\/strong>U shpall fajtor n\u00eb vitin 2023 p\u00ebr falsifikimin e formularit t\u00eb dekriminalizimit, por u d\u00ebnua me 40 or\u00eb pun\u00eb n\u00eb komunitet.<\/p>\n<p><strong>11- T\u00ebrmet Pe\u00e7i, ish-kryebashkiak i Tepelen\u00ebs<\/strong>, aktualisht deputet \u2013 U paraqit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb SPAK n\u00eb n\u00ebntor 2025 pas nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb depozituar nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p><strong>12- Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkis\u00eb Durr\u00ebs \u2013 \u00a0<\/strong>Gjykata e Posa\u00e7me e gjeti fajtor p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb dy raste dhe e d\u00ebnoi at\u00eb me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.<\/p>\n<p><strong>13-\u00a0<\/strong><strong>Fatos Tushe, ish-kryebashkiak i Lushnj\u00ebs \u2013\u00a0<\/strong>U d\u00ebnua dy her\u00eb nga Gjykata e Posa\u00e7me gjat\u00eb viteve 2022- 2024 p\u00ebr veprat penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>14- Safet Gjici, ish-kryebashkiak i Kuk\u00ebsit \u2013\u00a0<\/strong>Pas nj\u00eb skandali seksual direkt pas zgjedhjeve t\u00eb 2023-it, Gjici u arrestua dhe d\u00ebnua p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre me 2 vjet burg.<\/p>\n<p><strong>15- Fran Tuci, ish-kryebashkiaku i Fush\u00eb-Arr\u00ebzit \u2013<\/strong>\u00a0U \u00a0d\u00ebnua me 1 vit burg n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023 p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs me pasoj\u00eb d\u00ebmtimin e nj\u00eb fondi pyjor.<\/p>\n<p><strong>16- Lefter Alla, ish-kryebashkiak i Bulqiz\u00ebs \u2013\u00a0<\/strong>U d\u00ebnua n\u00eb dhjetor 2023 me 2 vjet burg p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p><strong>17- Jorgo Goro, ish-kryebashkiak i Himar\u00ebs:\u00a0<\/strong>U shpall fajtor dy her\u00eb dhe u d\u00ebnua me burg p\u00ebr abuzime me pronat n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p><strong>18-<\/strong>\u00a0<strong>Luiza Mandi, ish-kryebashkiake e Libohov\u00ebs \u2013<\/strong>\u00a0U d\u00ebnua n\u00eb qershor 2024 p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>19- Edison Memolla, ish-kryebashkiak i Rrogozhin\u00ebs \u2013\u00a0<\/strong>U d\u00ebnua me 1 vit burg p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201ckorrupsionit aktiv n\u00eb zgjedhje\u201d.<\/p>\n<p><strong>20- Gjolek Guci, ish-kryebashkiak i Memaliajt,\u00a0<\/strong>bashk\u00eb me z\u00ebvend\u00ebsen e tij dhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb pritet t\u00eb gjykohen p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera dhe n\u00eb ankande publike.<\/p>\n<p><strong>21-Elvis Rroshi, ish-kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Kavaj\u00eb-\u00a0<\/strong>Pasi humbi mandatin n\u00eb 2016-\u00ebn p\u00ebr shkelje t\u00eb \u00a0ligjit t\u00eb dekriminalizimit, Rroshi u d\u00ebrgua p\u00ebr gjykim nga SPAK n\u00eb vitin 2026 p\u00ebr abuzime me tenderat.<\/p>\n<p><strong>22<\/strong>\u2013\u00a0<strong>Arqile Bollano, ish-kryetar i komanduar i Bashkis\u00eb Himar\u00eb \u2013\u00a0<\/strong>U mor n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr p\u00ebrfitime abuzive t\u00eb sip\u00ebrfaqeve tok\u00eb-bujq\u00ebsore<\/p>\n<p><strong>23- Leonidha Hristo, ish-kryetar i bashkis\u00eb Finiq \u2013\u00a0<\/strong>U d\u00ebrgua n\u00eb gjyq nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs me procedurat e tenderave.<\/p>\n<p><strong>24- Adem Lala ish-kryebashkiak i Hasit,\u00a0<\/strong>ishte nd\u00ebr zyrtar\u00ebt e par\u00eb vendor\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata e Posa\u00e7me n\u00eb vitin 2021 p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre gjat\u00eb procesit t\u00eb privatizimit t\u00eb nj\u00eb godine publike.<\/p>\n<p><strong>25- Rajmonda Balilaj, ish-kryebashkiake e Patosit \u2013\u00a0<\/strong>U d\u00ebnua n\u00eb janar t\u00eb vitit 2025 p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera. D\u00ebnimi i Balilajt u konvertua n\u00eb sh\u00ebrbim prove.<\/p>\n<p><strong>Kryebashkiak\u00ebt e opozit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>26- Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himar\u00ebs si kandidat i opozit\u00ebs:\u00a0<\/strong>U arrestua pak dit\u00eb para zgjedhjeve vendore 2023 dhe u d\u00ebnua me 2 vjet burg p\u00ebr blerje votash n\u00eb nj\u00eb proces kontrovers.<\/p>\n<p><strong>27- Bardh Spahia, ish-kryetari i Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr \u2013\u00a0<\/strong>Akuzohet se pengoi ekzekutimin e vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs lidhur me shkarkimin dhe em\u00ebrimin e administratorit t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p><strong>28-Eduart Kapri, ish-kryetari i Bashkis\u00eb Pogradec \u2013 \u00a0<\/strong>U d\u00ebnua nga gjykata bashk\u00eb me dy vart\u00ebs t\u00eb tij p\u00ebr \u2018shp\u00ebrdorim detyre\u2019, pasi lejuan kryerjen e punimeve n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb themeluar nga vet\u00eb Kapri.<\/p>\n<p><strong>29- Fran Frrokaj, ish-kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs \u2013\u00a0<\/strong>U d\u00ebnua nga Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit me 2 vjet e 8 muaj burg p\u00ebr tjet\u00ebrsim t\u00eb pronave n\u00eb bashk\u00ebpunim me zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb lokal\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/degradimi-i-pushtetit-vendor-afro-gjysma-e-kryebashkiakeve-ndodhen-nen-akuze-per-abuzime\/\">Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiak\u00ebve ndodhen n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr abuzime<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin \u2018live\u2019 kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Erion Veliaj duke inspektuar nj\u00eb kop\u00ebsht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ndodhej n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij me hetuesit e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, t\u00eb cil\u00ebt i komunikuan mas\u00ebn e arrestit me burg p\u00ebr akuz\u00ebn e krijimit t\u00eb nj\u00eb skeme korruptive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71635","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71635\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}