{"id":71601,"date":"2026-02-19T21:48:17","date_gmt":"2026-02-19T21:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/rama-koke-me-koke-me-trump-berishes-i-rifreskohet-non-grata\/"},"modified":"2026-02-19T21:48:17","modified_gmt":"2026-02-19T21:48:17","slug":"rama-koke-me-koke-me-trump-berishes-i-rifreskohet-non-grata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/rama-koke-me-koke-me-trump-berishes-i-rifreskohet-non-grata\/","title":{"rendered":"Rama \u2018kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb\u2019 me Trump, Berish\u00ebs i \u2018rifreskohet\u2019 non grata"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Diferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e qart\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha planet! K\u00ebt\u00eb nuk e ka v\u00ebn\u00eb askush n\u00eb diskutim, \u00ebsht\u00eb evidentuar n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, edhe nga ata t\u00eb cil\u00ebt nuk e durojn\u00eb kryeministrin socialist!<br \/>\nPor k\u00ebto dy dit\u00ebt e fundit e kan\u00eb thelluar shum\u00eb k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb mes tyre! Shqiptar\u00ebt, por dhe aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, nuk kan\u00eb pasur nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb bilance t\u00eb gjata apo t\u00eb konsultohen me ask\u00ebnd, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion. K\u00ebto dy dit\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb \u2018lakmuesi\u2019 ideal p\u00ebr t\u00eb dalluar qart\u00eb dhe sakt\u00eb k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb mes tyre, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka secili p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, dhe pse jo p\u00ebr t\u00eb treguar se pse Edi Rama do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet, p\u00ebrtej 4 mandateve qeveris\u00ebse q\u00eb ka fituar n\u00eb ballafaqimin e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb elektoral me PD e Berish\u00ebn!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn dit\u00eb, kryeministri q\u00eb Edi Rama u nis drejt Uashingtonit, me ftes\u00eb t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump, p\u00ebr t\u00eb firmosur dhe marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen themeluese t\u00eb Bordit t\u00eb Paqes, n\u00eb Tiran\u00eb erdhi realizoi vizit\u00ebn delegacioni i Parlamentit Europian i kryesuar nga i djathti David McAllister, takoi t\u00ebr\u00eb politik\u00ebn shqiptare, q\u00eb nga Edi Rama e deri te Tabaku e Gaz Bardhi!<\/p>\n<p>Zyrtari i lart\u00eb i PE, i takoi t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, mazhoranc\u00eb e opozit\u00eb, teksa realizoi misionin e tij p\u00ebr t\u00eb cilin kishte zbarkuar n\u00eb kryeqytetin shqiptar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk i doli koha p\u00ebr t\u00eb takuar kreun e opozit\u00ebs shqiptare, Sali Berisha! E deklaroi qart\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, kur tha se i kishte takuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs, teksa shmangu takimin me kreun e PD, Berisha, p\u00ebr \u2018munges\u00eb kohe\u2019! Duke vijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tradit\u00ebn e krijuar gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre viteve, at\u00eb t\u00eb mos shkeljes n\u00eb selin\u00eb s\u00eb PD p\u00ebr takim me Berish\u00ebn, nga asnj\u00eb zyrtar i lart\u00eb europian. Amerikan jo e jo!<br \/>\nPraktikisht dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb, zyrtari i lart\u00eb i t\u00eb djatht\u00ebs gjermane n\u00eb pushtet, nj\u00ebher\u00ebsh dhe kreu i delegacionit t\u00eb Parlamentit Evropian, ia ka \u2018rifeskuar\u2019 Berish\u00ebs non grat\u00ebn. Pavar\u00ebsisht se kreu i PD \u00ebsht\u00eb shpallur non grata vet\u00ebm nga SHBA e Britania e Madhe, me motivacionin tep\u00ebr dometh\u00ebn\u00ebs, p\u00ebr korrupsion madhor, minim t\u00eb demokracis\u00eb dhe shantazhim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, edhe vendet e BE, e kan\u00eb trajtuar e vijojn\u00eb ta trajtojn\u00eb Sali Berish\u00ebn si person \u2018non grata\u2019! <\/p>\n<p>Nuk e qasin n\u00eb Bruksel as Strasburg, pavar\u00ebsisht se si udh\u00ebton Berisha, her\u00eb me ftes\u00ebn e Albana Vokshit e her\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb deri n\u00eb Brazilin e larg\u00ebt, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb deklaron se takoi \u2018x\u2019 apo \u2018y\u2019 zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE apo PE! \u2018Kallaji\u2019 i del k\u00ebsaj pune kur zyrtar\u00ebt evropian\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bojkotojn\u00eb Berish\u00ebn sy m\u00eb sy, duke treguar se lideri i PD vet\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb boshe n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb, pa asnj\u00eb takim, pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje! Shqiptar\u00ebt k\u00ebt\u00eb e din\u00eb fort mir\u00eb, me koh\u00eb dhe vakt se koha politike e Berish\u00ebs ka p\u00ebrfunduar, e bashk\u00eb me t\u00eb, sa t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti, \u00ebsht\u00eb mbyllur pretendimi p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00ebse, nd\u00ebrsa po zbret posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb, drejt mosekzistenc\u00ebs!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte jo vet\u00ebjm q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen themeluese t\u00eb Bordit t\u00eb Paqes, i ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump, jo vet\u00ebm q\u00eb shtr\u00ebgoi duart me numrin nj\u00eb t\u00eb SHBA, por dhe mbajti dhe fjal\u00ebn e rastit n\u00eb prani t\u00eb tij teksa u d\u00ebgjua me shum\u00eb kujdes, por dhe zhvilloi nj\u00eb takim kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb me Trump, n\u00eb prezenc\u00eb dhe t\u00eb presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mbledhjes!<br \/>\nKryeministri Edi Rama, edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Uashington, sikurse ka q\u00ebn\u00eb gjithher\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb flas\u00eb, ngriti \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs n\u00eb syt\u00eb e presidentit Trump dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, duke k\u00ebrkuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve e t\u00eb Zotit ndihm\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e U\u00c7K dhe ish komandant\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb burgosur q\u00eb prej gati 6 vitesh dhe po gjykohen padrejt\u00ebsisht n\u00eb Hag\u00eb! Rama nuk \u00ebsht\u00eb hallakatur n\u00ebp\u00ebr tubime apo rrjete sociale duke b\u00ebr\u00eb patriotin si\u00e7 po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta \u2018partriot\u00ebt e m\u00ebdhenj\u2019, por e ngriti k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje para njeriut m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb tok\u00eb, presidentit amerikan Donald Trump, ku i k\u00ebrkoi t\u2019i jap\u00eb fund lincimit t\u00eb Kosov\u00ebs e \u00e7lirimtar\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb sjell\u00eb Tha\u00e7in e t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi. <\/p>\n<p>Rama i ka kujtuar Trump se i nj\u00ebjti prokuror, Smith, q\u00eb p\u00ebrndoqi vet\u00eb presidentin amerikan, po p\u00ebrndjek dhe Tha\u00e7in, t\u00eb cilin e arrestoi rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Uashington, ku do t\u00eb n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjen me Vu\u00e7i\u00e7, n\u00eb prani t\u00eb Trump! Nj\u00eb diplomaci dhe lidership e papar\u00eb deri m\u00eb tani nga asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar, teksa mund\u00ebsin\u00eb e vetme q\u00eb iu dha para njeriut m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs, nuk e shfryt\u00ebzoi si politikan\u00ebt e tjer\u00eb politik\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr axhendat personale politike, por p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Apeli i tij \u2018P\u00ebr hir t\u00eb Zotit President, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka p\u00ebrpara se, si\u00e7 thoni ju, gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqia t\u00eb mund t\u00eb ndodhin s\u00ebrish\u201d, besojm\u00eb se do t\u00eb mbetet gjat\u00eb n\u00eb memorien e shqiptar\u00ebve! Dhe si nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr ndonj\u00eb rrezik, por dhe se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebrball\u00eb \u00e7do rreziku, n\u00eb aleanc\u00eb me SHBA-t\u00eb!<br \/>\nAskush nuk e imagjinon Berish\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb stad, as kur ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtet dhe as tashm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb! P\u00ebrkund\u00ebr Ram\u00ebs, q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ka folur n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj kund\u00ebr opozit\u00ebs jasht\u00eb vendit, Berisha, n\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt, si n\u00eb pushtet ashtu dhe n\u00eb opozit\u00eb, nuk e ka ndar\u00eb sulmin ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb! Tashm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar dhe nga mosha, hallet me drejt\u00ebsin\u00eb dhe \u2018non grat\u00ebn\u2019 n\u00eb SHBA e Britani, trajtimin si non grata nga vendet e BE dhe ato t\u00eb rajonit, r\u00ebnia e PD me nga 250 mij\u00eb vota \u00e7do pal\u00eb zgjedhje dhe rr\u00ebnimi total i opozit\u00ebs, Berisha e ka trashur gjuh\u00ebn kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb e shqiptar\u00ebve! Her\u00eb del e b\u00ebn thirrje n\u00eb drejtim t\u00eb BE p\u00ebr t\u00eb rishikuar negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vendosur kushte t\u00eb r\u00ebnda, pasi sipas tij, \u00ebsht\u00eb narkoshtet, her\u00eb b\u00ebn thirrje p\u00ebr konflikt mes shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mos pranoj\u00eb Edi Ram\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb armik i Kosov\u00ebs. Berisha n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs ua merr erzin shqiptar\u00ebve, me perceptime sipas realitetit t\u00eb tij paralel! Shyqyr q\u00eb nuk e d\u00ebgjon njeri!<br \/>\nDhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, Rama jo vet\u00ebm q\u00eb shkoi n\u00eb Uashington, jo vet\u00ebm q\u00eb shtr\u00ebngoi duart me Trump, por dhe bisedoi me t\u00eb n\u00eb fund t\u00eb takimit! Do ta zbardh\u00eb vet\u00eb bised\u00ebn, por jemi t\u00eb bindur q\u00eb ka folur p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs! Nj\u00ebher\u00ebsh u ka dh\u00ebn\u00eb fund dhe \u2018dilemave\u2019 t\u00eb lidershipit t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb kryesuar nga Berisha, por dhe \u2018investigativ\u00ebve\u2019 af\u00ebr e rrotull tij, q\u00eb flasin me \u2018100 p\u00ebrqind siguri\u2019, se Rama nuk ka shkuar t\u00eb takoj\u00eb FBI-n\u00eb apo organet e tjera ligjzbatuese amerikane p\u00ebr t\u00eb \u2018dh\u00ebn\u00eb llogari\u2019 p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbyllur me koh\u00eb dhe vakt si ajo e McGonigal, por ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Bordin e Paqes si i ftuar i presidenti Trump, ka folur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe lirimin e t\u00eb burgosurve t\u00eb U\u00c7K n\u00eb Hag\u00eb, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri sipas axhend\u00ebs s\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuar dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar dhe detyrat q\u00eb dalin nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb Bordin e  Paqes t\u00eb kryesuar nga presidenti amerikan! Nga ana tjet\u00ebr na \u2018vjen\u2019 dhe pak keq q\u00eb \u00ebndrra e opozit\u00ebs dhe  mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb saj, me helikopter\u00eb luftarak\u00eb dhe delta-forc\u00eb, mori fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb! Themi na vjen keq, pasi ishte i vetmi ngush\u00ebllim p\u00ebr ta n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Diferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e qart\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha planet! K\u00ebt\u00eb nuk e ka v\u00ebn\u00eb askush n\u00eb diskutim, \u00ebsht\u00eb evidentuar n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, edhe nga ata t\u00eb cil\u00ebt nuk e durojn\u00eb kryeministrin socialist! Por k\u00ebto dy dit\u00ebt e fundit e kan\u00eb thelluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71601","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71601"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71601\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}