{"id":71569,"date":"2026-02-19T18:48:18","date_gmt":"2026-02-19T18:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/rasti-hoti-dhe-narko-opozita-e-berishes-hijet-e-krimit-mbi-seline-blu\/"},"modified":"2026-02-19T18:48:18","modified_gmt":"2026-02-19T18:48:18","slug":"rasti-hoti-dhe-narko-opozita-e-berishes-hijet-e-krimit-mbi-seline-blu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/rasti-hoti-dhe-narko-opozita-e-berishes-hijet-e-krimit-mbi-seline-blu\/","title":{"rendered":"Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berish\u00ebs: Hijet e krimit mbi selin\u00eb blu"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada*<\/p>\n<p>Arrestimi n\u00eb Rom\u00eb i v\u00ebllait t\u00eb deputetes demokrate Elda Hoti duhet t\u00eb kishte ngritur t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb debat mediatik. Jo thjesht p\u00ebr faktin se Markelian Hoti u arrestua nga autoritetet italiane si trafikant nd\u00ebrkomb\u00ebtar kokaine, dhe as vet\u00ebm sepse n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025 ai akuzohet se k\u00ebrc\u00ebnoi me arm\u00eb votuesit. Por p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb thell\u00eb se si Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb mbushur me deputet\u00eb dhe figura t\u00eb tjera q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebrmes lobimit pran\u00eb familjes Berisha apo nga mb\u00ebshtetja e element\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Rasti i Hotit shpjegon qart\u00eb pse motra e tij, deputete n\u00eb dy legjislatura dhe deri dje figur\u00eb e panjohur, n\u00eb zgjedhjet e fundit figuron si kandidate e sigurt n\u00eb listat e mbyllura. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 rezulton nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb votuarat n\u00eb Lezh\u00eb, me mbi 2700 vota. Por nuk mbaron me kaq! Krahas t\u00eb v\u00ebllait, edhe bashk\u00ebshorti i deputetes (q\u00eb mbahet mend vet\u00ebm se sp\u00ebrkati karriget e Kuvendit me benzin\u00eb), ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb prangat e drejt\u00ebsis\u00eb italiane. Ladi Ndoja u prangos n\u00eb 2016 me 50 kg drog\u00eb dhe 24 karta identiteti t\u00eb falsifikuara, njoftojn\u00eb mediat t\u00eb cilat po ashtu thon\u00eb se: I ati i deputetes figuron me dy emra, fakt t\u00eb cilin ajo e ka fshehur n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit. David Hoti sot \u00ebsht\u00eb Artan Hoti p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb shkuar\u00ebn si \u2018tutor\u2019 jasht\u00eb vendit. N\u00eb vitin 2000, n\u00eb La Spezia t\u00eb Italis\u00eb, babai i saj \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafikim qeniesh njer\u00ebzore, thuhet n\u00eb lajme.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo k\u00ebt\u00eb fenomen e hasim edhe n\u00eb shumic\u00ebn e qarqeve m\u00eb 11 Maj, ku emra t\u00eb panjohur jan\u00eb renditur nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb votuarit \u2013 her\u00eb duke marr\u00eb mandatin, her\u00eb duke mbetur thjesht n\u00eb \u201ctop list\u00eb\u201d. Fakti q\u00eb ata zhduken nga skena politike pas humbjes ose nuk shfaqin aktivitet dometh\u00ebn\u00ebs edhe kur marrin mandatin, l\u00eb t\u00eb kuptohet se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me figura t\u00eb sponsorizuara p\u00ebrkoh\u00ebsisht dhe pa kariz\u00ebm politik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i ngjash\u00ebm gjendet n\u00eb Berat me ish-kandidatin 30-vje\u00e7ar q\u00eb arriti t\u00eb marr\u00eb mbi 7500 vota, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb atit, i njohur si nj\u00eb nga \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d e qytetit, i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik droge dhe shfryt\u00ebzim prostitucioni. Po ashtu, xhaxhai i tij, ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb deputet i Sali Berish\u00ebs, derisa SPAK-u u konfiskoi pasurit\u00eb q\u00eb dyshohej se buronin nga aktiviteti kriminal. Lista e kandidat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike me t\u00eb kaluar t\u00eb diskutueshme shtrihet nga Shkodra n\u00eb Fier e Vlor\u00eb, pa shkaktuar ndonj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb institucional apo politik.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, lidhjet e pretenduara t\u00eb Partis\u00eb Demokratike me individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik droge, prostitucion dhe element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit duhej t\u00eb kishin shqet\u00ebsuar opinionin publik dhe institucionet q\u00eb m\u00eb 21 prill 2021, kur nj\u00eb qytetar u vra n\u00eb mes t\u00eb Elbasanit nga nj\u00eb person i lidhur me fushat\u00ebn elektorale. Gazment Bardhi, i cili ishte i pranish\u00ebm n\u00eb vendngjarje si d\u00ebshmitar i vrasjes s\u00eb Pjerin Xhuvanit, vijoi karrier\u00ebn politike pa pasoja, madje u transferua politikisht n\u00eb Fier. Autori i vrasjes n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs ishte shoq\u00ebruesi i Bardhit teksa ky i fundit nuk e d\u00ebnoi kurr\u00eb aktin, por p\u00ebrkundrazi e nxiti dhe frym\u00ebzoi dhun\u00eb nga zgjedhjet n\u00eb zgjedhje. Me aq sa mundet, kuptohet.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, nj\u00eb tjet\u00ebr person i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga autoritetet britanike u rreshtua n\u00eb krah t\u00eb Sali Berish\u00ebs gjat\u00eb p\u00ebrplasjes p\u00ebr selin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike. M\u00eb 8 janar 2022, Fation Dauti, i paraqitur si mb\u00ebshtet\u00ebs i flakt\u00eb i demokrat\u00ebve, p\u00ebrfundoi duke u p\u00ebrmendur n\u00eb dosjen e shpalljes \u201cnon grata\u201d t\u00eb Berish\u00ebs nga autoritetet britanike, si person me lidhje me trafikun e drog\u00ebs dhe me drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partis\u00eb. Vet\u00eb Dautin britanik\u00ebt e kan\u00eb prangosur p\u00ebr tentativ\u00eb vrasje dhe trafik droge nd\u00ebrsa pasurit\u00eb e tij jan\u00eb konfiskuar.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto raste p\u00ebrmenden p\u00ebr t\u00eb ilustruar lidhjet mes bot\u00ebs s\u00eb krimit dhe selis\u00eb blu. Situata kulmoi me akuzat brenda vet\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kur Gazment Bardhi akuzoi publikisht Flamur Nok\u00ebn si organizator t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe. Edhe pse m\u00eb pas Bardhi u t\u00ebrhoq nga deklaratat e tij, ato do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb nxitur zyrtarisht nj\u00eb hetim. Dokumente t\u00eb publikuara m\u00eb von\u00eb treguan se Bardhi kishte depozituar kall\u00ebzime edhe ndaj K\u00eblli\u00e7it p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, \u00e7ka thelloi dyshimet brenda PD-s\u00eb s\u00eb pari p\u00ebr vet\u00eb Bardhin.<\/p>\n<p>Raste t\u00eb tilla n\u00eb radh\u00ebt e opozit\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb pakta. P\u00ebrve\u00e7 akuzave t\u00eb nd\u00ebrsjella, ka edhe dyshime p\u00ebr kandidat\u00eb apo deputet\u00eb q\u00eb dyshohet se kan\u00eb siguruar mandate p\u00ebrmes parave t\u00eb pista apo k\u00ebrc\u00ebnimeve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb q\u00eb politika, media dhe drejt\u00ebsia shpesh kan\u00eb hezituar ta trajtojn\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sot, kur list\u00ebs s\u00eb fakteve ndaj PD u shtohen edhe episode dhune, mbetet thelb\u00ebsore t\u00eb sqarohet se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb narko-opozit\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Q\u00eb \u00e7irret p\u00ebr disa q\u00eb ndodhen pas hekurave, nd\u00ebrsa p\u00ebr trafikant\u00ebt e saj hesht. Ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, i fut n\u00eb Parlament.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada* Arrestimi n\u00eb Rom\u00eb i v\u00ebllait t\u00eb deputetes demokrate Elda Hoti duhet t\u00eb kishte ngritur t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb debat mediatik. Jo thjesht p\u00ebr faktin se Markelian Hoti u arrestua nga autoritetet italiane si trafikant nd\u00ebrkomb\u00ebtar kokaine, dhe as vet\u00ebm sepse n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025 ai akuzohet se k\u00ebrc\u00ebnoi me arm\u00eb votuesit. Por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71569","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71569","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71569"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71569\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}