{"id":7155,"date":"2025-02-25T18:07:39","date_gmt":"2025-02-25T18:07:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/25\/bufi-i-kenetes-bojeblu-do-te-shkrije-spak-un-rama-nuk-ndodh-kjo-e-kemi-sjelle-ne-deri-ketu-zhabat-e-bretkosat\/"},"modified":"2025-02-25T18:07:39","modified_gmt":"2025-02-25T18:07:39","slug":"bufi-i-kenetes-bojeblu-do-te-shkrije-spak-un-rama-nuk-ndodh-kjo-e-kemi-sjelle-ne-deri-ketu-zhabat-e-bretkosat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/25\/bufi-i-kenetes-bojeblu-do-te-shkrije-spak-un-rama-nuk-ndodh-kjo-e-kemi-sjelle-ne-deri-ketu-zhabat-e-bretkosat\/","title":{"rendered":"\u201cBufi i k\u00ebnet\u00ebs boj\u00ebblu do t\u00eb shkrij\u00eb SPAK-un\u201d, Rama: Nuk ndodh kjo, e kemi sjell\u00eb ne deri k\u00ebtu! Zhabat e bretkosat\u2026."},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e kreut t\u00eb PD, Sali Berish\u00ebs se do q\u00eb t\u00eb shkrij\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me Antikorrupsion.<\/p>\n<p>Sipas kryeministrit, nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb shkrirja e SPAK-ut, pasi e ka sjell\u00eb PS deri k\u00ebtu, ku shton se \u201caskush jasht\u00eb k\u00ebsaj partie nuk na k\u00ebrkon dot ne hesap p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, sepse \u00e7far\u00eb po ndodh sot \u00ebsht\u00eb lufta jon\u00eb. Nuk jemi ne viktimat k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>Ai ritheksoi se luft\u00ebn antikorrupsion nuk e hapi Amerika, \u201cse Amerika i t\u00ebrhoqi ushtar\u00ebt q\u00eb kishte sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur SPAK-un, ik\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb na e hapi Amerika, se Amerika i t\u00ebrhoqi ushtar\u00ebt q\u00eb kishte sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur SPAK-un, ik\u00ebn. Nuk jan\u00eb m\u00eb aty, se i t\u00ebrhoqi nga gjith\u00eb bota. Ja ku \u00ebsht\u00eb SPAK-u prap\u00eb aty. Kush e mban SPAK-un tani aty? Meq\u00eb e kishte sjell\u00eb Amerika, e mbante Amerika, i b\u00ebnte Amerika k\u00ebto. Kush e mban pastaj? E keni d\u00ebgjuar bufin e k\u00ebnet\u00ebs q\u00eb thot\u00eb do ta shkrij\u00eb? N\u00eb qoft\u00eb se ne do ishim ata q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb na pikturojn\u00eb, ishte shkrir\u00eb SPAK-u sot. S\u2019kishte nevoj\u00eb fare. Nj\u00eb fishk\u00ebllim\u00eb bufit dhe kishte, e di si vinte, e di si vinte me ato flok\u00ebt, sikur sapo ka zbritur nga motorri.<\/p>\n<p>Me zhaba, me zhapiqe, me bretkoca, me gjith\u00eb ushtrin\u00eb nga mbrapa p\u00ebr t\u00eb shkrir\u00eb SPAK-un, por nuk ndodh kjo. Pse nuk ndodh? Jo se s\u2019na l\u00eb Amerika, po sepse e kemi sjell\u00eb ne k\u00ebt\u00eb pun\u00eb deri k\u00ebtu dhe e kemi sjell\u00eb jo sipas berihajit, sepse logjika m\u00eb elementare s\u2019kishin nevoj\u00eb t\u00eb kishe studiuar shkenc\u00eb, logjika m\u00eb elementare n\u00eb qoft\u00eb se ti do t\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb do pavar\u00ebsosh drejt\u00ebsit\u00eb dhe do t\u00eb hiqesh ti nga kontrolli, ti je i pari q\u00eb do goditesh, sepse ti je n\u00eb pushtet\u201d, theksoi Rama.<\/p>\n<p>Rama: Tani, k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb b\u00ebra dhe q\u00eb natyrisht jan\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb duhen akoma, mund t\u00eb b\u00ebhen tani m\u00eb shpejt dhe m\u00eb thjesht\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, po nd\u00ebrkoh\u00eb ama, p\u00ebrtej gjith\u00eb \u00e7\u2019a them un\u00eb, e p\u00ebrtej gjith\u00eb \u00e7\u2019a thon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, e \u00e7\u2019a themi ne, \u00e7\u2019a thon\u00eb ata, e \u00e7\u2019a thon\u00eb k\u00ebta, e \u00e7\u2019a thot\u00eb ky, e \u00e7\u2019a thot\u00eb ai, si ka mund\u00ebsi q\u00eb ne nga vendi m\u00eb i shp\u00ebrfillur, m\u00eb i pakonsideruar n\u00eb procesin e afrimit dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian, sot konsiderohemi vendi pararoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>Bashkimi Europian nuk b\u00ebn dhurata dhe nuk b\u00ebn politik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por b\u00ebn vet\u00ebm hesape. Pastaj vjen politika. Politika, madje q\u00eb t\u00eb jem i sakt\u00eb, p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb penguar, jo p\u00ebr t\u00eb nxitur dhe afruar. Kur ti i ke b\u00ebr\u00eb detyrat dhe atyre nuk i vjen p\u00ebrshtat sepse kan\u00eb ca halle t\u00eb tjera, thon\u00eb jo se si ke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, edhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb aty t\u00eb pres\u00ebsh, si\u00e7 na lan\u00eb ne nja tre vjet q\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcenim nga kandidati n\u00eb negociata, po politik\u00eb q\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u201cs\u2019ka problem se nuk e ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, por ne na duhesh dhe do t\u00eb afrojm\u00eb\u201d, kjo nuk ekziston. Nuk ekziston. T\u00eb ishte se do ekzistonte, do kishin afruar Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u2019\u00ebsht\u00eb Ukraina m\u00eb af\u00ebr se sa ne. Pse jemi ne m\u00eb af\u00ebr? Sepse kemi b\u00ebr\u00eb detyrat dhe e dini pse sot flitet p\u00ebr korrupsionin m\u00eb shum\u00eb sesa \u00e7\u2019flitej m\u00eb par\u00eb? Jo se ka m\u00eb shum\u00eb korrupsion, por sepse \u00ebsht\u00eb e provuar, e studiuar, e analizuar, e shkruar, q\u00eb kur nj\u00eb vend dhe nj\u00eb shoq\u00ebri angazhohen fort n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, ndodhin dy gj\u00ebra p\u00ebrpara se sa t\u00eb kap\u00ebrcehet kjo faz\u00eb. E para, rritet perceptimi i korrupsionit se flitet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr korrupsionin dhe dyta rezultatet, objektivat q\u00eb arrihen mbulohen nga nj\u00eb zhurm\u00eb shum\u00eb e madhe dhe nga nj\u00eb thashethemnaj\u00eb shum\u00eb e madhe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne jetojm\u00eb sot, dhe k\u00ebto nuk i them un\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb studiuara, t\u00eb shkruara, t\u00eb analizuara.<\/p>\n<p>Tani, n\u00ebse ka korrupsion, ku ka korrupsion? Korrupsion ka n\u00eb garat p\u00ebr fondet, tenderat apo jo? Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb prekura nga korrupsioni, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e parave.<\/p>\n<p>Sot \u2013 nuk e themi ne k\u00ebt\u00eb, po e thot\u00eb Bashkimi Europian, p\u00ebrmes struktur\u00ebs s\u00eb vet, q\u00eb merret me analiz\u00ebn faktike, jo me gazetat dhe me portalet dhe me kanalet, \u2013 Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e para n\u00eb klasifikimin e integritetit t\u00eb prokurimeve publike n\u00eb rajon dhe \u00ebsht\u00eb me diferenc\u00eb. Ne jemi 80 pik\u00eb, vendi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb 71 pik\u00eb, 71 pik\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Mali i Zi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb me ne, m\u00eb af\u00ebr der\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Pastaj vijn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ne jemi t\u00eb par\u00eb n\u00eb prokurimet publike. Nuk kemi qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, kemi qen\u00eb ibret. Sot jemi t\u00eb par\u00ebt. Ku \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr? \u00cbsht\u00eb tek t\u00eb gjitha ato radha e histori q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb certifikat\u00eb paguheshin lek\u00eb p\u00ebrpara se shkohej aty tek kopshti, te nj\u00ebsia pes\u00eb. Nj\u00eb tmerr i madh, \u201cjo kam let\u00ebr, jo s\u2019kam let\u00ebr\u201d. Hajde, nes\u00ebr\u201d, \u201cjo s\u2019punon printeri, s\u2019kam boj\u00ebn e printerit\u201d radh\u00eb e gjat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb ti ekziston.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb. E dini se jan\u00eb 47 milion\u00eb t\u00eb llogaritura, 47 milion\u00eb kontakte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dokument me e-Albania, q\u00eb tani merret edhe nga brenda dhe nga jasht\u00eb. Tani ata q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, nuk ka nevoj\u00eb fare t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb letra t\u00eb caktuara. I b\u00ebjn\u00eb me telefon edhe nga Australia. 47 milion\u00eb kontakte q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin, \u201cjo m\u00eb jep ndonj\u00eb gj\u00eb, jo t\u00eb jap ndonj\u00eb gj\u00eb, jo prit, jo hajde, jo fut mik\u201d, por natyrisht q\u00eb un\u00eb nuk e kam se si ta mohoj q\u00eb t\u00eb kemi akoma nj\u00eb problem jo t\u00eb vog\u00ebl me hipotek\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani, pyetja \u00ebsht\u00eb, ky problemi q\u00eb kemi me hipotek\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye p\u00ebr ta votuar Partin\u00eb Socialiste apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mos e votuar Partin\u00eb Socialiste? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja. Dhe m\u00eb duket mua q\u00eb kjo pyetje \u00ebsht\u00eb, nuk do as m\u00ebnd, as kalem, se n\u00eb qoft\u00eb se nuk e voton Partin\u00eb Socialiste, nuk ka shans q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy vite e pak t\u00eb mbetura p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar p\u00ebrfundimisht objektivin e transformimit komplet t\u00eb Kadastr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim nga A-ja tek Zh-ja digjital, si\u00e7 kemi ato t\u00eb tjerat, sepse e kemi angazhim me Bashkimin Europian k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, t\u00eb vijn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mosozotshmit.<\/p>\n<p>Kush ta b\u00ebj\u00eb? K\u00ebneta ta b\u00ebj\u00eb? s\u2019ka shans. Nuk mund ta humbi Shqip\u00ebria k\u00ebt\u00eb moment. Besoni, \u00ebsht\u00eb momenti ky\u00e7 n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Ne duhet t\u00eb jemi aty, duhet t\u00eb jemi gati, si\u00e7 kemi qen\u00eb deri tani.<\/p>\n<p>Dy letra t\u00eb tjera na kan\u00eb ardhur n\u00eb fund t\u00eb janarit, n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit, p\u00ebr t\u00eb hapur  prap\u00eb dy grup-kapituj t\u00eb tjer\u00eb, pra faktikisht kemi b\u00ebr\u00eb hapjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb kapitujve nga t\u00eb gjith\u00eb vendet e tjera krahasimisht, sepse po ia b\u00ebjm\u00eb hyzmetin shum\u00eb fort\u00eb k\u00ebsaj pune q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb der\u00eb, duhet t\u00eb hyjm\u00eb brenda. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb personalisht, sinqerisht, personalisht, un\u00eb e p\u00ebrjetoj si hakmarrje.<\/p>\n<p>Hakmarrje p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e posht\u00ebrimeve q\u00eb na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebqind vjet. P\u00ebr faj t\u00eb tyre, p\u00ebr fajin ton\u00eb, nuk ka pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie. Hakmarrje p\u00ebr gjith\u00e7ka kan\u00eb hequr shqiptar\u00ebt, \u00e7\u2019keni hequr ju bashk\u00eb me mua e t\u00eb tjer\u00ebt, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, qoft\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb, duke kaluar at\u00eb kufirin atje me pashaport\u00ebn, duke t\u00eb par\u00eb ai k\u00ebshtu sikur p\u00ebr shef nj\u00eb bandit dhe mbi t\u00eb gjitha hakmarrje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb fusim Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE. Ai moment ndryshon gjith\u00e7ka. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndryshim kolosal, sepse nga ai moment \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur hyre, u b\u00eb martesa, hyre n\u00eb sht\u00ebpi dhe aty je pjes\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb. Dhe nuk t\u00eb sheh dot njeri nga lart-posht\u00eb, sepse si\u00e7 t\u00eb bllokojn\u00eb sot fqinj\u00ebt, se k\u00ebshtu i teket del nj\u00ebri dhe e b\u00ebjn\u00eb hero, edhe pastaj t\u00eb l\u00ebn\u00eb ty nj\u00eb vit q\u00eb \u201cjo, po s\u2019e shiko se do t\u00eb b\u00ebsh..\u201d. S\u2019t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb dot asgj\u00eb, je komplet i barabart\u00eb, nuk varesh m\u00eb nga asnj\u00ebri.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb ka gj\u00ebra q\u00eb nuk shkojn\u00eb, por ama duke filluar nga kjo e korrupsionit, kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e tmerrshme. \u00cbsht\u00eb m\u00eb e tmerrshmja q\u00eb ne ta pranojm\u00eb pa luft\u00eb, q\u00eb t\u00eb na k\u00ebrkojn\u00eb ne hesap t\u00eb tjer\u00ebt, ne mund t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb hesap nj\u00ebri-tjetrit, ju mund t\u00eb k\u00ebrkoni hesap, mua un\u00eb mund t\u2019ju k\u00ebrkoj hesap juve, brenda po brenda, po askush jasht\u00eb k\u00ebsaj partie nuk na k\u00ebrkon dot ne hesap, p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, sepse \u00e7far\u00eb po ndodh sot \u00ebsht\u00eb lufta jon\u00eb. Nuk jemi ne viktimat k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb na e hapi Amerika, se Amerika i t\u00ebrhoqi ushtar\u00ebt q\u00eb kishte sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur SPAK-un, ik\u00ebn. Nuk jan\u00eb m\u00eb aty, se i t\u00ebrhoqi nga gjith\u00eb bota. Ja ku \u00ebsht\u00eb SPAK-u prap\u00eb aty. Kush e mban SPAK-un tani aty? Meq\u00eb e kishte sjell\u00eb Amerika, e mbante Amerika, i b\u00ebnte Amerika k\u00ebto. Kush e mban pastaj? E keni d\u00ebgjuar bufin e k\u00ebnet\u00ebs q\u00eb thot\u00eb do ta shkrij\u00eb? N\u00eb qoft\u00eb se ne do ishim ata q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb na pikturojn\u00eb, ishte shkrir\u00eb SPAK-u sot. S\u2019kishte nevoj\u00eb fare. Nj\u00eb fishk\u00ebllim\u00eb bufit dhe kishte, e di si vinte, e di si vinte me ato flok\u00ebt, sikur sapo ka zbritur nga motorri.<\/p>\n<p>Me zhaba, me zhapiqe, me bretkoca, me gjith\u00eb ushtrin\u00eb nga mbrapa p\u00ebr t\u00eb shkrir\u00eb SPAK-un, por nuk ndodh kjo. Pse nuk ndodh? Jo se s\u2019na l\u00eb Amerika, po sepse e kemi sjell\u00eb ne k\u00ebt\u00eb pun\u00eb deri k\u00ebtu dhe e kemi sjell\u00eb jo sipas berihajit, sepse logjika m\u00eb elementare s\u2019kishin nevoj\u00eb t\u00eb kishe studiuar shkenc\u00eb, logjika m\u00eb elementare n\u00eb qoft\u00eb se ti do t\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb do pavar\u00ebsosh drejt\u00ebsit\u00eb dhe do t\u00eb hiqesh ti nga kontrolli, ti je i pari q\u00eb do goditesh, sepse ti je n\u00eb pushtet. Kush do goditet? Ti je n\u00eb pushtet. Ata kan\u00eb disa kusure, ato t\u00eb m\u00ebdha fare, q\u00eb i dim\u00eb ne shum\u00eb mir\u00eb dhe ato kusure nuk harrohen. Un\u00eb ia u kam th\u00ebn\u00eb me koh\u00eb. 21 janari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato krime q\u00eb e ka treguar historia e bot\u00ebs, nuk nd\u00ebshkohen shpejt, por nuk harrohem kurr\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb paguhen, po ja nj\u00eb, dy, tre kusure.<\/p>\n<p>Kusuret e tjera i ka ai q\u00eb qeveris. Jan\u00eb dy gj\u00ebra q\u00eb duhen pasur parasysh. E para, e thot\u00eb gjith\u00eb literatura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb e analizuar, e studiuar, e shkruar q\u00eb kur n\u00eb nj\u00eb vend, lufta kund\u00ebr korrupsionit intensifikohet, rezultatet dhe perceptimi nuk p\u00ebrputhen. Pse? P\u00ebr nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, sepse flitet korrupsion, korrupsion, korrupsion, futen n\u00eb mes interesat politike. \u00c7far\u00eb argumenti tjet\u00ebr kan\u00eb ata? Ata s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb argument. Dhe kur them \u201cata\u201d kam parasysh t\u00eb gjith\u00eb, kuak \u2013 kuak- kua- t\u00eb, jo vet\u00ebm k\u00ebnet\u00ebn boj\u00eb blu. Kam parasysh t\u00eb gjith\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb tjet\u00ebr. \u201cT\u00eb hyn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb burg\u201d, \u201ct\u00eb gjith\u00eb n\u00eb burg s\u2019ka m\u00eb\u201d, si s\u2019ka m\u00eb.<\/p>\n<p>Por ne kemi pas 60 e kusur ministra n\u00eb qeveri. Dy ministra t\u00eb d\u00ebnuar, nj\u00ebri i Partis\u00eb Socialiste dhe nj\u00ebri i Aleatit Strategjik, ndjes\u00eb pas, n\u00eb mandatin e par\u00eb. Pra, t\u00eb mandatit t\u00eb par\u00ebt ata, nj\u00ebri ende n\u00eb gjykim, pra prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb ekziston akoma, tjetri i arratisur p\u00ebr ti ikur drejt\u00ebsis\u00eb. Kam harruar ndonj\u00eb?<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ishin edhe m\u00eb shum\u00eb dhe prap\u00eb nuk do donte t\u00eb thoshte fare q\u00eb ne duhet t\u00eb trajtohemi si njer\u00ebzit q\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb, pse n\u00eb fakt hap\u00ebm kapakun e nj\u00eb pusete q\u00eb ishte e mbyllur q\u00eb nga 1912? Se n\u00eb qoft\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb sebepi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrvotuar Partin\u00eb Socialiste, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb na tregojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr forc\u00eb politike, e cila q\u00eb nga 1912, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne dhe tjetra \u00ebsht\u00eb kush e garanton vazhdim\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj? T\u00eb gjith\u00eb duam q\u00eb kjo t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ju, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, ata q\u00eb s\u2019na votojn\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre duan q\u00eb kjo t\u00eb vazhdoj\u00eb. Ok, po kush e garanton? Nd\u00ebrkoh\u00eb, bufi e ka th\u00ebn\u00eb cop\u00eb, do ta shkrij\u00eb. Kush e garanton, ca t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb tentojn\u00eb \u00e7dogj\u00eb se as kan\u00eb gj\u00eb n\u00eb dor\u00eb as nuk do ken\u00eb gj\u00eb n\u00eb dore? K\u00ebt\u00eb e garanton vet\u00ebm Partia Socialiste, nuk ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Vazhdim\u00ebsin\u00eb dhe pakthyeshm\u00ebrin\u00eb e reform\u00ebs drejt\u00ebsi e garanton Partia Socialiste. Po e garanton Partia Socialiste dhe e blindon futjen n\u00eb Bashkimin Evropian. Dhe bashkohen t\u00eb dyja bashk\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb individ\u00ebsh m\u00eb, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e nj\u00eb e nj\u00eb momenti historik kur ne e garantojm\u00eb reform\u00ebn drejt\u00ebsi dhe ecurin\u00eb e gjith\u00eb proceseve antikorrupsion, Bashkimi Europian i v\u00eb vul\u00ebn, se aty pastaj s\u2019b\u00ebhet fjal\u00eb t\u00eb ket\u00eb kthim mbrapa.<\/p>\n<p>Po tani th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, si q\u00ebndron e v\u00ebrteta lidhur me at\u00eb q\u00eb thash\u00eb m\u00eb par\u00eb? Q\u00eb kur zhvillohen, kur ka faza lufte intensive kund\u00ebr korrupsionit, perceptimi p\u00ebr korrupsionin p\u00ebrkeq\u00ebsohet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultati p\u00ebrmir\u00ebsohet. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb faz\u00eb, sepse flitet vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por rezultatet, jo t\u00eb miat, pra jo ato q\u00eb i them un\u00eb, po q\u00eb i thot\u00eb Bashkimi Evropian dhe nd\u00ebrkoh\u00eb drejt\u00ebsia do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gabimet e veta. Shqip\u00ebria ka qeveri q\u00eb n\u00eb 1912 dhe prap\u00eb krahasuar me qeverit\u00eb e Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb, Britanis\u00eb apo merreni, num\u00ebrojini sa doni vende q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb tradit\u00eb, ne prap\u00eb jemi si qeveri, po themi, e kemi qeveri nj\u00eb institucion t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Llogaritet tani nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vet funksionon e pavarur dhe ku njer\u00ebzit e saj kan\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb pak europiane, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e madhe q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur, por nuk mjafton. Tani ndryshimi midis gabimeve q\u00eb b\u00ebn cilido tjet\u00ebr, nj\u00eb gabim i Bashkis\u00eb X n\u00eb mbjelljen e pem\u00ebve, n\u00eb vend t\u00eb mbjelljes brenda sezonit t\u00eb mbjelljeve, i mbjell\u00eb n\u00eb korrik, kushton nj\u00ebqind pem\u00eb q\u00eb thahen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gabim i nj\u00eb sistemi t\u00eb ri drejt\u00ebsie, q\u00eb \u00ebsht\u00eb totalisht i pavarur, por q\u00eb ka mang\u00ebsi t\u00eb tjera, kushton jet\u00eb njer\u00ebzish. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto shum\u00eb e madhe. P\u00ebr ne, kur ndodh q\u00eb e perceptojm\u00eb q\u00eb k\u00ebtu u shkel, \u00ebsht\u00eb edhe dhimbja.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kjo \u00ebsht\u00eb politika, ky \u00ebsht\u00eb misioni q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej personales.<\/p>\n<p>Duhet ta p\u00ebrballojm\u00eb dhe duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulim, q\u00eb k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb tani. K\u00ebto jan\u00eb kosto, q\u00eb p\u00ebrndryshe rruga tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ktheu aty ku ishe dhe vazhdon loja.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/02\/bufi-i-kenetes-bojeblu-do-te-shkrije-spak-un-rama-nuk-ndodh-kjo-e-kemi-sjelle-ne-deri-ketu-zhabat-e-bretkosat\/\">\u201cBufi i k\u00ebnet\u00ebs boj\u00ebblu do t\u00eb shkrij\u00eb SPAK-un\u201d, Rama: Nuk ndodh kjo, e kemi sjell\u00eb ne deri k\u00ebtu! Zhabat e bretkosat\u2026.<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e kreut t\u00eb PD, Sali Berish\u00ebs se do q\u00eb t\u00eb shkrij\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me Antikorrupsion. Sipas kryeministrit, nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb shkrirja e SPAK-ut, pasi e ka sjell\u00eb PS deri k\u00ebtu, ku shton se \u201caskush jasht\u00eb k\u00ebsaj partie nuk na k\u00ebrkon dot ne hesap p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, sepse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7155","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7155"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7155\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}