{"id":71505,"date":"2026-02-19T13:48:15","date_gmt":"2026-02-19T13:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/topalli-armiku-me-i-madh-i-shqiperise-eshte-korrupsioni-mali-i-zi-mbyll-kapituj-per-integrimin-ne-hapim-skandale\/"},"modified":"2026-02-19T13:48:15","modified_gmt":"2026-02-19T13:48:15","slug":"topalli-armiku-me-i-madh-i-shqiperise-eshte-korrupsioni-mali-i-zi-mbyll-kapituj-per-integrimin-ne-hapim-skandale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/topalli-armiku-me-i-madh-i-shqiperise-eshte-korrupsioni-mali-i-zi-mbyll-kapituj-per-integrimin-ne-hapim-skandale\/","title":{"rendered":"Topalli: Armiku m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj p\u00ebr integrimin, ne hapim skandale"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb Kuvend hodhi akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb \u201cmafie me ligj\u201d q\u00eb po kryen \u201ckirurgji ligjore\u201d p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb gjurm\u00ebt e krimit.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj ishte korrupsioni, t\u00eb cilin Topalli e quajti \u201carmikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Ajo argumentoi se qeveria aktuale po minon procesin e integrimit europian p\u00ebr interesa pushteti.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim me Malin e Zi, deputetja vuri n\u00eb dukje se nd\u00ebrsa vendi fqinj ka mbyllur shum\u00eb kapituj negociues, Shqip\u00ebria mbetet pas, nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo faj\u00ebsoi drejtp\u00ebrdrejt korrupsionin e lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Armiku m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb korrupsioni. Armiku m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ai, i cili p\u00ebr hir t\u00eb karriges minon procesin e integrimit. Meq\u00ebn\u00ebse n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jam nj\u00eb lloj memorie e parlamentarizmit, po u kujtoj koleg\u00ebve t\u00eb mi se Shqip\u00ebria do t\u00eb kishte qen\u00eb krejt tjet\u00ebr n\u00eb procesin e integrimit, n\u00ebse kryetari juaj n\u00eb 2013-\u00ebn nuk do kishte \u00eb refuzuar votimin e tre ligjeve t\u00eb famshme q\u00eb i k\u00ebrkonte Brukseli.<\/p>\n<p>D\u00ebgjova se ato q\u00eb ishin p\u00ebrpara nuk kishin futur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb asnj\u00eb tryez\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pabesueshme n\u00eb fakt t\u00eb d\u00ebgjosh fraza t\u00eb tilla. Kush e futi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO? Kush i liberalizoi vizat shqiptar\u00ebve? Kush firmosi stabilizim asocimin? Kush e futi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs? Kush e futi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb OSBE? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori p\u00ebrpjekjesh titanike n\u00eb fakt, p\u00ebr t\u00eb reformuar \u00e7do gj\u00eb, s\u00eb pari n\u00eb mendjen ton\u00eb dhe pastaj n\u00eb realitetin shqiptar, institucionet shqiptare, jet\u00ebn politike, ekonomike, shtet\u00ebrore t\u00eb vendit. Ka ca vite q\u00eb nuk punohet m\u00eb p\u00ebr shtetin, punohet vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb m\u00eb thoni ju mua, pse ne Shqip\u00ebria vet\u00ebm kemi hapur kapitujt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mali i Zi i ka mbyllur ato apo po i mbyll ato? Mali i Zi ka mbyllur shum\u00eb kapituj. Pse ai \u00ebsht\u00eb para nesh dhe ne jemi mbrapa? M\u00eb kujtohet, vite m\u00eb p\u00ebrpara, kur ju votoni kundra tre ligjeve, erdhi ministri i jasht\u00ebm i Malit t\u00eb Zi dhe ka ardhur n\u00eb zyrat tona dhe na ka k\u00ebrkuar q\u00eb ta mb\u00ebshtesnim Malin e Zi n\u00eb votimin q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb vendet nacionale t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr proceset e stabilizim asocimit. Cila \u00ebsht\u00eb ajo arsye q\u00eb ne jemi kaq mbrapa Malit t\u00eb Zi, kur ne ishim aq para Malit t\u00eb Zi?<\/p>\n<p>Ja do jua them un\u00eb. Koh\u00ebt e fundit dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore n\u00eb fakt, shum\u00eb media flasin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe flasin kryesisht p\u00ebr problemin e korrupsionit. Po korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb thjesht vjedhje. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb minimi i shtetit dhe pa shtet harrojeni se ka integrim. Po pa shtet nuk ka nj\u00eb jet\u00eb as ekonomike, as politike. Ju doni t\u00eb b\u00ebni reform\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbimin e jasht\u00ebm. Fjali e bukur edhe kjo. Po do ju lutesha p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb. Ka mund\u00ebsi q\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb tuaja n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb t\u00eb hiqni motrat e v\u00ebllez\u00ebrit e grupeve kriminale q\u00eb keni futur aty? Fillojeni, kjo gj\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime ligjore. Edhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, ne e pastrojm\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn fasad\u00ebn, meq\u00ebn\u00ebse ju punoni shum\u00eb me fasad\u00ebn.<\/p>\n<p>Vet\u00eb dita e sotme dhe t\u00eb gjitha projektet q\u00eb ju keni futur n\u00eb rendin e dit\u00ebs, n\u00eb kalendarin dhe n\u00eb programin e parlamentit, jan\u00eb e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb k\u00ebrkon procesi i integrimit. Ju harroni se ka momente n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb pushteti dhe t\u00eb \u00e7do pushteti n\u00eb fakt, q\u00eb kur ai rrezikohet, harron n\u00eb 99% t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr shtetin, por mendon vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin e tij. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kjo ka ndodhur gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve me pushtetin tuaj. Kjo q\u00eb po b\u00ebni me ligjet q\u00eb keni sjell\u00eb p\u00ebr AKSH-in, p\u00ebr parqet, p\u00ebr Duran\u00ebn, p\u00ebr ligjin p\u00ebr investime strategjike, p\u00ebr ndryshimet e kodit t\u00eb procedur\u00ebs penale, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb kirurgji ligjore p\u00ebr t\u00eb hequr gjurm\u00ebt e krimit nga trupi i pushtetit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj si t\u00eb kap\u00ebsh hajdutin n\u00eb flagranc\u00eb dhe ai n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb, t\u00eb dor\u00ebzohet, ndryshon kodin penal, kodin e procedur\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb shpallur vjedhjen si nj\u00eb keqkuptim administrativ.<\/p>\n<p>Kjo ngjan me praktikat e regjimeve ku mafia nuk fshihet n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, por ulet n\u00eb bankat e parlamentit dhe voton vet\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb e saj. Si n\u00eb vende ku ligji nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mur mbrojt\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt, por perde tymi p\u00ebr t\u00eb fort\u00ebt. Kur ndryshohet ligji p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar pushtetar\u00ebt nga burgu, shteti kthehet n\u00eb fakt n\u00eb bunker. Kur rishkruhet p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb e favorshme, drejt\u00ebsia shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb ashensor privat p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb si t\u00eb djeg\u00ebsh arkivin p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar fajtor\u00ebt, por me nj\u00eb dallim. K\u00ebta nuk po djegin dokumentet, po djegin vet\u00eb rregullat e shtetit ligjor dhe t\u00eb mir\u00ebqeverisjes. Dhe pastaj, kur mafia ka frik\u00eb nga drejt\u00ebsia, ajo nuk arratiset. Ajo ndryshon ligjin, si\u00e7 do ta ndryshoni sot. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e frikshme miq, sepse k\u00ebtu nuk kemi m\u00eb p\u00ebrplasje politike midis nesh. Kemi nj\u00eb deformim t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb shtetit vet\u00eb. Kur nj\u00eb pushtet ndryshon kodin penal apo at\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs penale dhe ligjet ekonomike, jo p\u00ebr interes publik, por p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, kjo ka humbur vler\u00ebn e fjal\u00ebs qeverisje. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb sillet si nj\u00eb organizat\u00eb e mbyllur q\u00eb p\u00ebrdor parlamentin thjesht si nj\u00eb noter t\u00eb interesave t\u00eb veta. N\u00ebse ligji preket p\u00ebr t\u00eb zbutur ose zhdukur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi ish-ministra, krip\u00ebsa apo ministra aktual\u00eb, apo vet\u00eb Edi Ram\u00ebn se n\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb dhe mua nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb duket sikur i sulmojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se duhet grat\u00eb e qeveris\u00eb, sepse ato thjesht kan\u00eb zbatuar urdhra. Ato jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur para drejt\u00ebsis\u00eb, po ai q\u00eb i ka urdh\u00ebruar ato dhe i ka keqp\u00ebrdorur ata \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kryeministri.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb m\u00eb e rrezikshme t\u00eb kthehet superkorrupsioni n\u00eb normalitet juridik. Ja k\u00ebtu jemi. \u00cbsht\u00eb e frikshme sepse nuk po fshihen m\u00eb gjurm\u00eb, por po ndryshohet p\u00ebrkufizimi i fajit. Nuk po shmanget ligji, po po rishkruhet q\u00eb t\u00eb mos quhet m\u00eb shkelje ajo q\u00eb dje ishte krim. Kur pushteti fillon t\u00eb ndryshoj\u00eb ligjin p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar hetimeve, ai nuk \u00ebsht\u00eb qeveri, \u00ebsht\u00eb regjim q\u00eb mbron veten nga drejt\u00ebsia dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vij\u00eb e err\u00ebt p\u00ebr \u00e7do demokraci. Me ndryshimet n\u00eb kodin e procedur\u00ebs penale dhe ligjin p\u00ebr qeverisjen elektronike, pushteti mbron vetveten, jo shtetin. Me p\u00ebrjashtime fiskale selektive, me fonde publike t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruara, me gara t\u00eb zhdukura, me demokraci q\u00eb kthehet n\u00eb fasad\u00eb se s\u2019ka zgjedhje, dhe qytetari vet\u00eb kthehet thjesht n\u00eb viktim\u00eb. Ligji, meq\u00ebn\u00ebse jemi ligjv\u00ebn\u00ebs, nuk p\u00ebrdoret p\u00ebr barazi, por p\u00ebr t\u00eb legjitimuar abuzimin. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb mafie me ligj.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, historia nuk do t\u00eb fal\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrdorin ligjin p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, por qytetari i lir\u00eb dhe shoq\u00ebria k\u00ebrkon ndryshimin sepse jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe ato do i rr\u00ebzojn\u00eb ato politikan\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj sesa kushtetuta, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se ligji dhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj sesa t\u00eb v\u00ebrtetat.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht sot, kur drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit jan\u00eb n\u00eb arrest dhe institucioni \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga struktura e posa\u00e7me antikorrupsionit, transformimi i saj n\u00eb Sh.A, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbuluar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar fondet, p\u00ebr t\u00eb eliminuar gar\u00ebn. Qindra milion\u00eb euro t\u00eb publikut nuk mund t\u00eb shp\u00ebrndahen sipas kapri\u00e7ove t\u00eb pal\u00ebve, duke shnd\u00ebrruar ligjin n\u00eb instrument favorizimi. Kur tenderat zhduken dhe vendimet merren pa transparenc\u00eb, fjala abuzim \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt krejt e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb administrat\u00eb, \u00ebsht\u00eb pushtet q\u00eb sillet si pronar i shtetit. Me ndryshimet n\u00eb kodin e procedur\u00ebs dhe ligjin p\u00ebr qeverisjen elektronike, ju po nd\u00ebrtoni mburoj\u00ebn tuaj. Ajo q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr AKSH-in nuk \u00ebsht\u00eb thjesht afer\u00eb, \u00ebsht\u00eb err\u00ebsir\u00eb institucionale. Kur drejtuesit jan\u00eb n\u00eb arrest dhe kur flitet p\u00ebr intimidim brutal ndaj biznesit, fjala abuzim b\u00ebhet edhe m\u00eb e vog\u00ebl dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e zez\u00eb e pushtetit q\u00eb sillet m\u00eb keq sesa si pronar. Tani, k\u00ebrkojm\u00eb ta kthejm\u00eb AKSH-in n\u00eb shoq\u00ebri aksionare.<\/p>\n<p>Pse? Sepse kur gara zhduket, milionat ndahen m\u00eb leht\u00eb. Kur kontrolli parlamentar dob\u00ebsohet dhe vendimmarrja p\u00ebrq\u00ebndrohet, forma juridike b\u00ebhet thjesht mask\u00eb. Ndryshimi i tabel\u00ebs nuk lan m\u00ebkatet, jo, p\u00ebrkundrazi, i thellon dyshimet se po nd\u00ebrtohet nj\u00eb sistem ku fondet publike administrohen pa gar\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb po na afrohet sot. Pushtet q\u00eb mbron vetveten, jo qytetarin. Por un\u00eb zgjedh t\u00eb jem n\u00eb an\u00ebn e Republik\u00ebs, t\u00eb parlamentarizmit, t\u00eb transparenc\u00ebs dhe t\u00eb mir\u00ebqeverisjes. Historia e err\u00ebt e pushtetit nuk mund t\u00eb fshihet as me ligje, as me ndryshime. Kur frika z\u00ebvend\u00ebson drejt\u00ebsin\u00eb dhe transparenca zhduket n\u00eb favor t\u00eb pak\u00ebve, Republika \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. Dhe un\u00eb them me bindje, nuk ka ligj q\u00eb mund ta mbroj\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb individi kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb. Demokracia fillon vet\u00ebm kur qytetari b\u00ebhet m\u00eb i madh se frika dhe sot \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb. Ndaj dhe ftohem t\u00eb gjith\u00eb nes\u00ebr m\u00eb 20 shkurt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr korrupsionit p\u00ebr rivendosjen e shtetit dhe t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/korrupsion-2\/\">Topalli: Armiku m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj p\u00ebr integrimin, ne hapim skandale<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb Kuvend hodhi akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb \u201cmafie me ligj\u201d q\u00eb po kryen \u201ckirurgji ligjore\u201d p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb gjurm\u00ebt e krimit. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj ishte korrupsioni, t\u00eb cilin Topalli e quajti \u201carmikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71505","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71505\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}