{"id":71425,"date":"2026-02-19T08:48:21","date_gmt":"2026-02-19T08:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/rama-duhet-ta-shkarkonte-ballukun-arlind-qori-nje-minister-mund-te-pezullohet-nga-detyra-me-lehte-se-nje-deputet-pasi-nuk-eshte-zgjedhur-nga-populli\/"},"modified":"2026-02-19T08:48:21","modified_gmt":"2026-02-19T08:48:21","slug":"rama-duhet-ta-shkarkonte-ballukun-arlind-qori-nje-minister-mund-te-pezullohet-nga-detyra-me-lehte-se-nje-deputet-pasi-nuk-eshte-zgjedhur-nga-populli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/rama-duhet-ta-shkarkonte-ballukun-arlind-qori-nje-minister-mund-te-pezullohet-nga-detyra-me-lehte-se-nje-deputet-pasi-nuk-eshte-zgjedhur-nga-populli\/","title":{"rendered":"\u2018Rama duhet ta shkarkonte Ballukun\u2019- Arlind Qori: Nj\u00eb minist\u00ebr mund t\u00eb pezullohet nga detyra m\u00eb leht\u00eb se nj\u00eb deputet, pasi nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur nga populli"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, Arlind Qori, \u00ebsht\u00eb shprehur se nj\u00eb minist\u00ebr mund t\u00eb pezullohet n\u00eb \u00e7do moment nga detyra, pasi sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb i zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga populli.<\/p>\n<p>Komentet Qori i b\u00ebri n\u00eb emisionin \u2018Repolitix\u2019 me gazetarin Denis Minga n\u00eb Report TV, ku komentoi mbi rastin e pezullimit nga drejt\u00ebsia t\u00eb Belinda Ballukut nga detyra e saj si zv.kryeministre dhe ministre.<\/p>\n<p>Qori tha gjithashtu se \u00ebsht\u00eb m\u00eb problematike pezullimi i nj\u00eb deputeti sesa i nj\u00eb ministri, pasi sipas tij, ligjv\u00ebn\u00ebsi zgjidhet drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me vot\u00eb nga populli.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ndarje mes atyre q\u00eb zgjidhen nga populli dhe p\u00ebr pasoj\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb ve\u00e7anta sepse jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm menj\u00ebher\u00eb. Sepse n\u00ebse pezullohet nj\u00eb deputet q\u00eb e ka fituar mandatin, ti duhet t\u00eb b\u00ebsh zgjedhje nga e para p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb deputet. Nj\u00eb minist\u00ebr, nj\u00eb kryeminist\u00ebr, nj\u00eb president jan\u00eb t\u00eb zgjedhur nga nj\u00eb institucion, jo nga populli. Pra nuk pezullohet puna e nj\u00eb ministrie. Ministri \u00ebsht\u00eb i heqsh\u00ebm nga detyra n\u00eb \u00e7do \u00e7ast\u201d, tha mes t\u00eb tjerash Qori.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Qori shtoi se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr Ballukun, sepse sipas tij, pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb pezullimit, ende nuk e kan\u00eb shkarkuar at\u00eb nga detyra.<\/p>\n<p>\u201cEdi Rama e humbi betej\u00ebn ligjore n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, sepse vendimi i GJKKO-s\u00eb p\u00ebr pezullimin e Ballukut mbeti n\u00eb fuqi. Dhe n\u00eb vend q\u00eb ta zbatonte ligjin dhe t\u00eb merrte masa dhe ta shkarkonte Ballukun, ju kujtoj q\u00eb ende nuk e ka shkarkuar Ballukun, megjith\u00ebse vendimi p\u00ebr pezullimin e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi. Sot Balluku \u00ebsht\u00eb e pezulluar, nuk shkon dot n\u00eb zyr\u00eb dhe Rama ankohet q\u00eb nuk funksionin ministria, ai nuk e ka shkarkuar Belinda Ballukun.<\/p>\n<p>Madje thot\u00eb \u2018u nd\u00ebshkua qeveria dhe un\u00eb nga vendimi i Kushtetueses? Un\u00eb ndryshoj ligjin\u2019. Pra \u2018kur ligjin e kam kund\u00ebr, un\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb zbatoj at\u00eb q\u00eb m\u00eb urdh\u00ebron ligji, pra t\u00eb shkoj te shkarkimi i Ballukut, ndryshoj ligjin\u2019. \u00cbsht\u00eb si nj\u00eb lojtar q\u00eb b\u00ebn gol me dor\u00eb, i thon\u00eb ke shkelur rregulloren dhe ai thot\u00eb \u2018e ndryshoj rregullin un\u00eb, q\u00eb her\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb m\u00eb lejohet mua q\u00eb t\u00eb b\u00ebj gol me dor\u00eb. Un\u00eb kam topin dhe penalltin\u00eb e gjuaj vet\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Imagjinoni sikur Presidenti, Avokati i Popullit, ministrat, etj, dalin n\u00eb ballkonin e zyr\u00ebs s\u00eb tyre dhe fillojn\u00eb q\u00ebllojn\u00eb me mitraloz dhe vrasin qytetar\u00ebt. Pra k\u00ebtu pushteti t\u00eb ndihmon jo vet\u00ebm t\u00eb vjedh\u00ebsh, por edhe t\u2019i shp\u00ebtosh gjykimit. Jan\u00eb tre instanca t\u00eb pavarura nga nj\u00ebra-tjetra. Prokurori, Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe Gjykata e Apelit, q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi konspiracioni si\u00e7 mendon Rama, k\u00ebta jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb, sepse i duhet edhe armiku\u201d, shtoi<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, Arlind Qori, \u00ebsht\u00eb shprehur se nj\u00eb minist\u00ebr mund t\u00eb pezullohet n\u00eb \u00e7do moment nga detyra, pasi sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb i zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga populli. Komentet Qori i b\u00ebri n\u00eb emisionin \u2018Repolitix\u2019 me gazetarin Denis Minga n\u00eb Report TV, ku komentoi mbi rastin e pezullimit nga drejt\u00ebsia t\u00eb Belinda Ballukut nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71425","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71425\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}