{"id":71408,"date":"2026-02-19T07:48:34","date_gmt":"2026-02-19T07:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/besimtaret-myslimane-nisin-nga-sot-muajin-e-shenjte-te-ramazanit-cfare-duhet-te-dini-2\/"},"modified":"2026-02-19T07:48:34","modified_gmt":"2026-02-19T07:48:34","slug":"besimtaret-myslimane-nisin-nga-sot-muajin-e-shenjte-te-ramazanit-cfare-duhet-te-dini-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/besimtaret-myslimane-nisin-nga-sot-muajin-e-shenjte-te-ramazanit-cfare-duhet-te-dini-2\/","title":{"rendered":"Besimtar\u00ebt mysliman\u00eb nisin nga sot muajin e shenjt\u00eb t\u00eb Ramazanit, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb dini"},"content":{"rendered":"<p>Besimtar\u00ebt mysliman\u00eb nisin nga sot muajin e shenjt\u00eb t\u00eb Ramazanit.<\/p>\n<p>Muaji i n\u00ebnt\u00eb i kalendarit islamik h\u00ebnor sh\u00ebnon koh\u00ebn e agj\u00ebrimit, reflektimit shpirt\u00ebror dhe p\u00ebrkushtimit ndaj besimit.<\/p>\n<p>Agj\u00ebrimi p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga pes\u00eb shtyllat e islamit dhe sipas fes\u00eb, konsiderohet obligim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rriturit q\u00eb nuk kan\u00eb probleme sh\u00ebndet\u00ebsore. Nga agimi deri n\u00eb per\u00ebndim nuk konsumohet asnj\u00eb ushqim dhe shmangen marr\u00ebdh\u00ebniet intime.<\/p>\n<p>Ramazani \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb koh\u00eb bashkimi familjar, ku iftari, vakti i mbr\u00ebmjes q\u00eb prish agj\u00ebrimin, mbledh familjet rreth tryez\u00ebs. Muaji i shenjt\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyllet me fest\u00ebn e Fit\u00ebr Bajrami, q\u00eb sh\u00ebnon fundin e agj\u00ebrimit.<\/p>\n<p><strong>Kalendari i Ramazanit\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Screenshot_513.jpg\"><\/a><\/p>\n<p><strong>VLERAT E RAMAZANIT<\/strong><\/p>\n<p>Prej t\u00eb mirave t\u00eb panum\u00ebrta q\u00eb Allahu Dhurues e Bamir\u00ebs na ka favorizuar, \u00ebsht\u00eb edhe Ramazani, muaji i n\u00ebnt\u00eb i kalendarit islam. Fakti q\u00eb Ramazani, i cili llogaritet sipas kalendarit h\u00ebnor, rastis n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb muajt e vitit kalendarik diellor, q\u00eb kemi n\u00eb p\u00ebrdorim, p\u00ebrmban nj\u00eb urt\u00ebsi krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. K\u00ebshtu, agj\u00ebrimi mbahet n\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxehta e t\u00eb ftohta, t\u00eb gjata e t\u00eb shkurtra, duke i begatuar t\u00eb gjitha dit\u00ebt e vitit n\u00eb intervale t\u00eb caktuara e duke u p\u00ebrs\u00ebritur \u00e7do 33 vjet.<\/p>\n<p>Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky muaj \u00ebsht\u00eb pastrim p\u00ebr njeriun nga m\u00ebkatet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, pasi agj\u00ebrimi n\u00eb Ramazan \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb pastrim shpirt\u00ebror, port\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn njeriu hyn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit, p\u00ebr t\u00eb pastruar njollat e m\u00ebkateve t\u00eb tij e p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb prej saj krejt\u00ebsisht i past\u00ebr. Profeti Muhamed a.s., q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs lajm\u00ebron: \u201cKush e agj\u00ebron Ramazanin me besim dhe bindje, i falen t\u00eb gjitha m\u00ebkatet e m\u00ebparshme\u201d.<\/p>\n<p>Njeriu largohet nga ushqimi gjat\u00eb dit\u00ebs, nga agimi deri n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb diellit, derisa uria ta ket\u00eb lodhur dhe etja ta ket\u00eb ngacmuar, me mb\u00ebrritjen e koh\u00ebs s\u00eb iftarit, arrin t\u00eb kuptoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vler\u00ebn e mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Allahut. K\u00ebtu ai ndien nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb natyrsh\u00ebm kur sheh se, ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte kufizuar gjat\u00eb dit\u00ebs, iu b\u00eb e lejuar, si\u00e7 thot\u00eb edhe Profeti yn\u00eb i nderuar: \u201cAgj\u00ebruesi ka dy g\u00ebzime: g\u00ebzimi kur \u00e7el iftarin dhe g\u00ebzimi kur t\u00eb takohet me Zotin e tij.\u201d<\/p>\n<p><strong>KUSH E KA DETYRIM AGJ\u00cbRIMIN<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si tek adhurimet e tjera, edhe tek agj\u00ebrimi, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb agj\u00ebruar jan\u00eb personat q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e k\u00ebrkuara, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Personi duhet t\u00eb jet\u00eb mysliman. Q\u00eb dikush ta ket\u00eb detyrim (farz) agj\u00ebrimin, duhet t\u00eb jet\u00eb mysliman. Jomysliman\u00ebt nuk obligohen t\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ket\u00eb hyr\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e pubertetit dhe t\u00eb ket\u00eb zhvillim mendor normal. Personat q\u00eb nuk e kan\u00eb arritur mosh\u00ebn e pubertetit, nuk konsiderohen fetarisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer adhurime t\u00eb caktuara. Konkretisht, f\u00ebmij\u00ebt dhe personat me t\u00eb meta mendore jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga obligimi i agj\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jet\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb agj\u00ebruar dhe duhet t\u00eb jet\u00eb vendas. Q\u00eb dikush ta ket\u00eb detyr\u00eb agj\u00ebrimin, duhet t\u00eb jet\u00eb fizikisht i sh\u00ebndosh\u00eb (t\u00eb mos ket\u00eb t\u00eb meta trupore q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb agj\u00ebruar); duhet t\u00eb jet\u00eb klinikisht i sh\u00ebndosh\u00eb, pra t\u00eb mos jet\u00eb i s\u00ebmur\u00eb; dhe t\u00eb jet\u00eb vendas, pra t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim. Nd\u00ebrkaq, po qe se kategorit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme e agj\u00ebrojn\u00eb, adhurimi i tyre \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm. Por, n\u00ebse e p\u00ebrdorin lejen q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe nuk agj\u00ebrojn\u00eb, dit\u00ebt e paagj\u00ebruara i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>KUSH NUK E KA DETYRIM AGJ\u00cbRIMIN<\/strong><\/p>\n<p>UDH\u00cbTARI<br \/>\nI S\u00cbMURI<br \/>\nI MOSHUARI<br \/>\nGRAT\u00cb ME ARSYE<br \/>\nURIA DHE ETJA E THELL\u00cb<\/p>\n<p><strong>AGJ\u00cbRIMIN E PRISHIN:<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet intime bashk\u00ebshortore nga agimi deri n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb diellit.<\/p>\n<p>Ngr\u00ebnia, pirja apo p\u00ebrdorimi i ila\u00e7eve.<br \/>\nPirja e duhanit, thithja me q\u00ebllim e tymrave, avujve, etj.<br \/>\nP\u00ebrtypja e \u00e7am\u00e7ak\u00ebzit.<br \/>\nHyrja n\u00eb trup e di\u00e7kaje nga goja, hunda, veshi, etj.<br \/>\nDalja e gjakut nga goja dhe g\u00eblltitja e tij.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr \u00e7do adhurim, edhe p\u00ebr agj\u00ebrimin e Ramazanit, q\u00eb kryhet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit, ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rregullash q\u00eb duhen respektuar. K\u00ebto rregulla kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me tri loje situatash n\u00eb t\u00eb cilat gjendet personi q\u00eb agj\u00ebron:<\/p>\n<p>Situatat q\u00eb e prishin agj\u00ebrimin, por k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm z\u00ebvend\u00ebsimin e tij. K\u00ebto situata ndodhin kur agj\u00ebruesi, pa dashje ose me shkujdesjen e tij, ose duke gabuar pa q\u00ebllim, e prish agj\u00ebrimin. N\u00eb k\u00ebto lloj rastesh, personi kompenson vet\u00ebm at\u00eb dit\u00eb pas Ramazanit.<\/p>\n<p>Situatat q\u00eb e prishin agj\u00ebrimin dhe k\u00ebrkojn\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebsimin edhe d\u00ebmshp\u00ebrblimin e tij. Kjo ndodh kur agj\u00ebruesi e prish agj\u00ebrimin pa arsyet e caktuara, me q\u00ebllim e vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb. Kush e prish me q\u00ebllim agj\u00ebrimin, duhet t\u00eb agj\u00ebroj\u00eb dit\u00ebn ose dit\u00ebt q\u00eb ka prishur, si dhe gjasht\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb radhazi pa nd\u00ebrprerje si shpagim. N\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj, duhet t\u00eb ushqej\u00eb gjasht\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n<p>Situatat q\u00eb nuk e prishin agj\u00ebrimin kur ndodhin n\u00eb harres\u00eb. Kur agj\u00ebruesi e prish agj\u00ebrimin n\u00eb harres\u00eb e sip\u00ebr, prej tij nuk k\u00ebrkohet gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 vazhdimit t\u00eb agj\u00ebrimit.<\/p>\n<p><strong>DISA DOBI T\u00cb AGJ\u00cbRIMIT<\/strong><\/p>\n<p>I kujton njeriut takimin me Zotin.<br \/>\nE lart\u00ebson n\u00eb nivelin engj\u00ebllor.<br \/>\nI m\u00ebson vler\u00ebn e t\u00eb mirave.<br \/>\nE edukon t\u00eb b\u00ebj\u00eb ekonomi.<br \/>\nI maturon shpirtin.<br \/>\nI v\u00eb fre egos.<br \/>\nE mbron nga m\u00ebkatet.<br \/>\nI m\u00ebson respektin ndaj amanetit.<br \/>\nI m\u00ebson besnik\u00ebrin\u00eb ndaj fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<br \/>\nE m\u00ebson t\u00eb jet\u00eb i ngopur dhe i k\u00ebnaqur.<br \/>\nI m\u00ebson durimin.<br \/>\nE m\u00ebson t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb shqet\u00ebsimet.<br \/>\nI m\u00ebson bindjen dhe rregullsin\u00eb.<br \/>\nI siguron shoq\u00ebris\u00eb unitetin dhe bashkimin.<br \/>\nI kujton gjendjen e t\u00eb varfrit.<br \/>\nParandalon lypjen.<br \/>\nI jep pushim trupit.<br \/>\nRigjeneron trupin.<br \/>\nE mbron trupin nga s\u00ebmundjet.<\/p>\n<p><strong>NATA E KADRIT<\/strong><\/p>\n<p>Nata e Kadrit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej net\u00ebve t\u00eb Ramazanit. Ajetet kuranore dhe fjal\u00ebt e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Allahut, q\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta. R\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe pozit\u00ebn q\u00eb kjo nat\u00eb g\u00ebzon te zemrat e njer\u00ebzve, e tregon fakti q\u00eb, pothuajse i madh e i vog\u00ebl, e agj\u00ebrojn\u00eb dit\u00ebn q\u00eb i paraprin Nat\u00ebs s\u00eb Kadrit.<\/p>\n<p>Allahu n\u00eb Kur\u2019an thot\u00eb: \u201cNe e zbrit\u00ebm at\u00eb (Kur\u2019anin) Nat\u00ebn e Kadrit. E ku e di ti se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb Nata e Kadrit? Nata e Kadrit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dobishme se nj\u00ebmij\u00eb muaj. At\u00eb nat\u00eb zbresin engj\u00ebjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Zotit t\u00eb tyre p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje. Ajo (q\u00eb p\u00ebrcakton Zoti) \u00ebsht\u00eb paqe deri n\u00eb agim t\u00eb m\u00ebngjesit\u201d (Kadr, 1-5).<\/p>\n<p>Fjala \u201ckadr\u201d do t\u00eb thot\u00eb fuqi, sundim, nder, vler\u00eb, caktim. Ky p\u00ebrg\u00ebzim hyjnor \u00ebsht\u00eb aq i qart\u00eb n\u00eb Kur\u2019an saq\u00eb nuk l\u00eb vend p\u00ebr asnj\u00eb koment tjet\u00ebr. Si rrjedhoj\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb argument q\u00eb tregon p\u00ebr vler\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nate. Asnj\u00eb nat\u00eb nuk krahasohet p\u00ebr nga vlerat, mir\u00ebsit\u00eb dhe begatit\u00eb me Nat\u00ebn e Kadrit, sepse Zoti xh.sh. n\u00ebp\u00ebrmjet ajetit t\u00eb cituar pohon se ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vlefshme se nj\u00ebmij\u00eb muaj (rreth 83 vjet). N\u00eb nj\u00eb ajet tjet\u00ebr Zoti Fuqiplot\u00eb p\u00ebrmend nat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb zbritur Kur\u2019ani, ku thot\u00eb: \u201cNe e zbrit\u00ebm at\u00eb n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb bekuar. Ne desh\u00ebm t\u2019u t\u00ebrheqim v\u00ebrejtjen e njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm\u201d (Duhan, 3).<\/p>\n<p><strong>ZEKATI<\/strong><\/p>\n<p>Zekatin e kan\u00eb obligim personat q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>T\u00eb jet\u00eb mysliman dhe t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb.<br \/>\nT\u00eb jet\u00eb i sh\u00ebndosh\u00eb mend\u00ebrisht dhe t\u00eb ket\u00eb hyr\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e pubertetit.<\/p>\n<p>T\u00eb ket\u00eb pasuri t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb zekatin (sipas<\/p>\n<p>Islamit, kjo \u00ebsht\u00eb pasuria q\u00eb mbetet pas plot\u00ebsimit t\u00eb nevojave baz\u00eb dhe pages\u00ebs s\u00eb borxheve).<\/p>\n<p>Ai q\u00eb zot\u00ebron pasuri sa kjo mas\u00eb, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit, pasi t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb vit h\u00ebnor (354 dit\u00eb) nga momenti kur e ka zot\u00ebruar k\u00ebt\u00eb pasuri, duhet t\u00eb jap\u00eb 2.5% ose 1\/40-t\u00ebn e saj.<\/p>\n<p><strong>KUJT I JEPET ZEKATI<\/strong><\/p>\n<p>Zekati i shp\u00ebrndahet k\u00ebtyre kategorive:<\/p>\n<p>T\u00eb varf\u00ebrve dhe t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbim.<br \/>\nAtyre q\u00eb kan\u00eb borxhe e nuk mund t\u2019i shlyejn\u00eb.<br \/>\nUdh\u00ebtar\u00ebve q\u00eb u jan\u00eb mbaruar t\u00eb ardhurat gjat\u00eb udh\u00ebtimit.<br \/>\nAtyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Allahut (q\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebr lart\u00ebsimin e fes\u00eb).<br \/>\nN\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb zekatit.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb afruar njer\u00ebzit me realitetin e Islamit.<\/p>\n<p><strong>ME \u00c7FAR\u00cb JEPET ZEKATI<\/strong><\/p>\n<p>Gj\u00ebrat me t\u00eb cilat nxirret zekati jan\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Paraja.<br \/>\nSendet e \u00e7muara si ari, argjendi apo stolit\u00eb si perlat, diamantet, etj.<br \/>\nKafsh\u00ebt si gjedh\u00ebt, delet, devet\u00eb, etj.<br \/>\nMallrat e tregtis\u00eb.<\/p>\n<p>Zekati dhe sadakaja (l\u00ebmosha) nxiten n\u00eb shum\u00eb ajete kuranore dhe th\u00ebnie profetike, ku bamir\u00ebsve u premtohen shp\u00ebrblime t\u00eb m\u00ebdha si n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb edhe n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>SADAKAJA E FITRIT<\/strong><\/p>\n<p>Sadakaja e Fitrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga detyrimet q\u00eb duhet kryer brenda hap\u00ebsir\u00ebs kohore t\u00eb Ramazanit. Me t\u00eb obligohet \u00e7do mysliman, pa dallim moshe a gjinie.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebtij adhurimi \u00ebsht\u00eb pastrimi i agj\u00ebruesit nga mang\u00ebsit\u00eb dhe pakujdesit\u00eb e tij gjat\u00eb Ramazanit. Ajo llogaritet q\u00eb t\u00eb jepet n\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb caktuar p\u00ebr \u00e7do pjes\u00ebtar t\u00eb familjes. Kjo sasi duhet t\u2019i jepet nj\u00eb njeriu v\u00ebrtet n\u00eb nevoj\u00eb. Profeti Muhamed a.s. ka th\u00ebn\u00eb: \u201cShp\u00ebtojini ata (t\u00eb varfrit, nevojtar\u00ebt) n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb.\u201d Pra, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj sadakaje, krijohet mund\u00ebsia q\u00eb bajramin ta festojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Koha e dh\u00ebnies dhe e pranimit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb deri para faljes s\u00eb namazit t\u00eb bajramit. N\u00ebse jepet m\u00eb pas, nuk konsiderohet si Sadaka e Fitrit, por si nj\u00eb l\u00ebmosh\u00eb e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Vlera e sadakas\u00eb nuk matet me sasin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb, por me g\u00ebzimin q\u00eb ajo sjell te nj\u00eb zem\u00ebr e l\u00ebnduar.<\/p>\n<p>Vlera minimale e Sadakas\u00eb s\u00eb Fitrit e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 200 Lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ramazan-2\/\">Besimtar\u00ebt mysliman\u00eb nisin nga sot muajin e shenjt\u00eb t\u00eb Ramazanit, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb dini<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besimtar\u00ebt mysliman\u00eb nisin nga sot muajin e shenjt\u00eb t\u00eb Ramazanit. Muaji i n\u00ebnt\u00eb i kalendarit islamik h\u00ebnor sh\u00ebnon koh\u00ebn e agj\u00ebrimit, reflektimit shpirt\u00ebror dhe p\u00ebrkushtimit ndaj besimit. Agj\u00ebrimi p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga pes\u00eb shtyllat e islamit dhe sipas fes\u00eb, konsiderohet obligim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rriturit q\u00eb nuk kan\u00eb probleme sh\u00ebndet\u00ebsore. Nga agimi deri n\u00eb per\u00ebndim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71408","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71408\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}