{"id":71404,"date":"2026-02-19T07:48:32","date_gmt":"2026-02-19T07:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/deshtimi-i-qeverise-me-ujerat-e-zeza-miliona-euro-per-pastrimin-e-lanes-i-mori-lumi\/"},"modified":"2026-02-19T07:48:32","modified_gmt":"2026-02-19T07:48:32","slug":"deshtimi-i-qeverise-me-ujerat-e-zeza-miliona-euro-per-pastrimin-e-lanes-i-mori-lumi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/deshtimi-i-qeverise-me-ujerat-e-zeza-miliona-euro-per-pastrimin-e-lanes-i-mori-lumi\/","title":{"rendered":"D\u00ebshtimi i qeveris\u00eb me uj\u00ebrat e zeza, miliona euro p\u00ebr pastrimin e Lan\u00ebs i \u2018mori lumi\u2019 \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>N\u00eb dalje t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebrtej \u201cPallati me shigjeta\u201d, ndotja e lumit t\u00eb Lan\u00ebs t\u00eb vret syt\u00eb dhe t\u00eb shpon hund\u00ebt. Nj\u00eb kolektor i uj\u00ebrave t\u00eb zeza shkarkon lirisht mbi lum\u00eb jasht\u00ebqitjet q\u00eb rrjedha i shtyn drejt per\u00ebndimit \u2013 fillimisht n\u00eb lumin Ish\u00ebm dhe m\u00eb pas n\u00eb detin Adriatik.<\/p>\n<p>Cil\u00ebsia e jet\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb pran\u00eb k\u00ebtij segmenti t\u00eb Lan\u00ebs i p\u00ebrngjan Mesjet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb lum\u00eb n\u00eb Europ\u00eb m\u00eb t\u00eb ndotur se Lana,\u201d thot\u00eb me shqet\u00ebsim Aleko Miho, aktivist mjedisor dhe profesor n\u00eb Fakultetin e Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb aq keq, sa kur b\u00ebjm\u00eb matjet e ngarkesave bakteriale, niveli i ndotjes sh\u00ebnon p\u00ebrtej maksimumit q\u00eb pranojn\u00eb instrumentet\u201d.<\/p>\n<p>Ndotja e Lan\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i ri, pasi prej viteve \u201960 n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, rrjeti i kanalizimeve t\u00eb kryeqytetit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb derdhet drejt e n\u00eb lum\u00eb.<\/p>\n<p>Por tre dekada pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, Tirana mbetet kryeqyteti i vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebn asnj\u00eb trajtim p\u00ebr rrjetin e vet t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura \u2013 duke rrezikuar mjedisin dhe sh\u00ebndetin e banor\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi historik serviret megjithat\u00eb me nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb kripur financiare.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb shqiptare kan\u00eb shpenzuar prej vitit 2008 dhjetra milion\u00eb euro p\u00ebr sh\u00ebrbime konsulence, tendera nd\u00ebrtimi dhe shpenzime arbitrazhi p\u00ebr projektin e nj\u00eb impianti t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb Lan\u00ebs, kontrata e t\u00eb cilit u nd\u00ebrpre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Projekti ushqen edhe sot t\u00eb vetmen shpres\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e pjesshme t\u00eb problemit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza t\u00eb Tiran\u00ebs, ndon\u00ebse vegjeton prej vitesh i pap\u00ebrfunduar dhe n\u00eb rrezik amortizimi n\u00eb zon\u00ebn e Kasharit.<\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve, AKUK, i tha BIRN se po punon p\u00ebr finalizimin e projektit, i cili po i n\u00ebnshtrohet aktualisht nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb ri mbi gjendjen e tij.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht nga sh\u00ebrbimi i konsulenc\u00ebs po zhvillohet nj\u00eb analiz\u00eb e detajuar inxhinierike p\u00ebr vler\u00ebsimin e gjendjes aktuale t\u00eb projektit si dhe rishikimin e projektit t\u00eb detajuar n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat aktuale t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit, t\u00eb cilat do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si dokumentacion baz\u00eb p\u00ebr rifillimin dhe finalizimin e projektit,\u201d tha AKUK.<\/p>\n<p>Agjencia Japoneze e Bashk\u00ebpunimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, JICA, e cila e financoi projektin p\u00ebrmes nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb n\u00eb vitin 2008, tha gjithashtu se \u201ckredia \u00ebsht\u00eb ende e vlefshme dhe se projekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhdim\u201d.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr ekspert\u00ebt e mjedisit, nd\u00ebrprerja e pajustifikuar e projektit ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe afatgjata p\u00ebr kryeqytetin.<\/p>\n<p>\u201cVonesa mbi 7-vje\u00e7are e projektit ka privuar qytetar\u00ebt nga nj\u00eb sh\u00ebrbim baz\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishte funksional prej koh\u00ebsh, duke krijuar d\u00ebm social, ekonomik dhe mjedisor,\u201d tha Aleksand\u00ebr Traj\u00e7e, drejtori i organizat\u00ebs mjedisore PPNEA.<\/p>\n<p><strong>\u2018Emergjenc\u00eb komb\u00ebtare\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Lumi i Lan\u00ebs funksionon si nj\u00eb kolektor n\u00eb qiell t\u00eb hapur. Foto: Nensi Bogdani.<\/p>\n<p>Tirana ka p\u00ebsuar nj\u00eb rritje frenetike p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit, n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe popullsi. I rrethuar dikur nga kodrat, qyteti \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb laborator p\u00ebr arkitekt\u00ebt e huaj gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit\u2013 me kullat e larta prej betoni dhe fasada t\u00eb shndritshme q\u00eb rivalizojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama mburret me transforimimin e Tiran\u00ebs, q\u00eb sipas tij \u201cprodhon m\u00eb shum\u00eb arkitektur\u00eb se pjesa tjet\u00ebr e Europ\u00ebs\u201d. Megjithat\u00eb, n\u00eb kontrast me zhvillimin vertikal, Tirana vazhdon t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb keqfinancuar kanalizimesh t\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb viteve 1930-1970.<\/p>\n<p>Lumi i Lan\u00ebs rrjedh nga mali i Dajtit me uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb kolektor n\u00eb qiell t\u00eb hapur, sapo prek periferin\u00eb urbane t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti auditi t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2025, n\u00eb Lan\u00eb derdhen 85 kolektor\u00eb t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrdorura dhe nj\u00eb num\u00ebr i panjohur gropash septike n\u00eb zonat informale t\u00eb kryeqytetit \u2013 duke filluar nga Shkoza deri n\u00eb pik\u00ebn fundore t\u00eb bashkimit me lumin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa e investimeve dhe bllokimi i kontrat\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantit t\u00eb Kasharit, e ka l\u00ebn\u00eb sipas KLSH-s\u00eb situat\u00ebn e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb gjendje kritike \u2013 madje n\u00eb kontrast edhe me mesataren e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e nj\u00eb impianti aktiv n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik mjedisor dhe sh\u00ebndet\u00ebsor, duke c\u00ebnuar standardet europiane p\u00ebr qytetet me mbi 10,000 banor\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb 85% mbulim,\u201d thuhet n\u00eb raport. Sipas KLSH, nd\u00ebrtimi dhe v\u00ebnia n\u00eb funksion e impiantit t\u00eb Kasharit \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin mjedisor, Aleksand\u00ebr Traj\u00e7e, Tirana e vitit 2026 nuk dallon shum\u00eb nga qytetet mesjetare. Ndryshe nga banor\u00ebt vendas t\u00eb m\u00ebsuar me ujin e pist\u00eb dhe er\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, Traj\u00e7e thot\u00eb se turist\u00ebt e huaj alarmohen kur m\u00ebsojn\u00eb se Lana kryen rolin e nj\u00eb kanali t\u00eb hapur uj\u00ebrash t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>\u201cSistemi i kanalizimeve dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sh\u00ebrbimet m\u00eb themelore p\u00ebr sh\u00ebndetin publik dhe zhvillimin e qyteteve. Pa t\u00eb, nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr qytet modern apo cil\u00ebsi jetese,\u201d tha Traj\u00e7e p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>P\u00ebr qytetar\u00ebt, ndotja p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb mjedis urban t\u00eb pash\u00ebndetsh\u00ebm, rrezik p\u00ebr sh\u00ebndetin publik dhe cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt jete.<\/p>\n<p>\u201cUj\u00ebrat fekale jan\u00eb burim i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb s\u00ebmundjesh t\u00eb shumta, sidomos n\u00ebse kontaminojn\u00eb burimet ujore dhe bien n\u00eb kontakt fizik me njer\u00ebzit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Profesori Aleko Miho \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, nd\u00ebrsa thekson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb i sigurt. P\u00ebrve\u00e7 uj\u00ebrave t\u00eb zeza, ai thot\u00eb se problem jan\u00eb edhe uj\u00ebrat e bardha t\u00eb patrajtuara p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb kimikateve dhe detergjent\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb afatgjat\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cToka nis e pjell kancer. Kancer q\u00eb vendoset te bim\u00ebt q\u00eb ushqejn\u00eb bag\u00ebtit\u00eb, te mishi, t\u00eb qum\u00ebshti,\u201d thot\u00eb ai me shqet\u00ebsim. \u201cLarg politik\u00ebs, majtas apo djathtas, duhet nd\u00ebrhyr\u00eb urgjentisht,\u201d theksoi Miho.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrprerja e kontrat\u00ebs, e paligjshme \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Impianti i trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb Kashar. Google Maps.<\/p>\n<p>Projekti i impiantit t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura t\u00eb Tiran\u00ebs u financua p\u00ebrmes nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb n\u00eb vitin 2008, u prokurua n\u00eb vitin 2014 dhe u bllokua n\u00eb vitin 2018. I nd\u00ebrtuar rr\u00ebz\u00eb kodrave t\u00eb Kasharit, impianti synonte t\u00eb mbulonte nj\u00eb popullsi prej 350 mij\u00eb banor\u00ebsh \u2013 me nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb synuar p\u00ebr ta zgjidhur plot\u00ebsisht problemin e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Fitues t\u00eb tenderit p\u00ebr kontrat\u00ebn e pun\u00ebs ishte konsorciumi i kompanis\u00eb italiane \u201cConstruzioni Dondi\u201d dhe asaj japoneze \u201cKubota Corporation\u201d, me nj\u00eb vler\u00eb kontrate prej rreth 81 milion\u00eb eurosh. Por n\u00eb vitin 2018, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb vendosi ta nd\u00ebpres\u00eb kontrat\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, duke e e p\u00ebrcjell\u00eb konfliktin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb momentin e nd\u00ebrprerjes s\u00eb kontrat\u00ebs, punimet ishin kryer n\u00eb mas\u00ebn 70% ose n\u00eb vler\u00ebn e 56 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Problemet me nd\u00ebrtimin e impiantit t\u00eb Kasharit nis\u00ebn pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017, t\u00eb cilat sh\u00ebnuan ndarjen mes Partis\u00eb Socialiste me aleates s\u00eb saj, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim. Drejtuesit e projektit, pjes\u00eb e LSI, u shkarkuan nga detyra.<\/p>\n<p>Albens Alite, koordinator i projektit deri n\u00eb vitin 2017 dhe ish-drejtues n\u00eb administrat\u00eb nga radh\u00ebt e LSI, thot\u00eb se gjith\u00e7ka shkoi keq me ardhjen e stafit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cDrejtori i ri i projektit nuk dinte asnj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb aglisht \u2013 gjuha me t\u00eb cil\u00ebn komunikonim me japonez\u00ebt, por edhe gjuha e dokumenteve t\u00eb pafundme, q\u00eb pasqyronin eurin\u00eb e kontrat\u00ebs. K\u00ebshtu, volumet e punimeve p\u00ebr vitin 2018, zbrit\u00ebn n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, vet\u00ebm 5 p\u00ebr qind realizim,\u201d tha Alite p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Projekti u p\u00ebrball gjithashtu me probleme t\u00eb paparashikuara si zhvler\u00ebsimi i Jen-it apo rr\u00ebshqitja e dherave pran\u00eb impiantit t\u00eb Kasharit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2018, ministri i Infrastruktur\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs, Damian Gjiknuri inicioi nj\u00eb auditim p\u00ebr projektin e impiantit t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrdorura dhe n\u00eb mars ai paditi n\u00eb Prokurori p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d drejtuesit e vjet\u00ebr t\u00eb projektit, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Aliten, duke iu faturuar atyre nj\u00eb d\u00ebm prej 21 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebshtja u pushua n\u00eb tetor 2018, pasi Gjykata e Tiran\u00ebs nuk konstatoi element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr asnj\u00ebrin nga zyrtar\u00ebt e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs- Kanalizimeve.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do veprim i zyrtar\u00ebve t\u00eb DPUK-s\u00eb ka qen\u00eb i autorizuar dhe miratuar nga ana e Agjencis\u00eb Japoneze t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Bank\u00ebs Japoneze p\u00ebr Zhvillim), si autoritet i parashikuar n\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr mbikqyrjen dhe miratimin e procedurave t\u00eb tenderimit dhe t\u00eb transferimit t\u00eb parave,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb kryer veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet dhe aktet n\u00ebnligjore nga ana e t\u00eb kall\u00ebzuarve, t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb formojn\u00eb element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u2018shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs,\u201d thekson m\u00eb tej vendimi.<\/p>\n<p>Vendimi i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb solli bllokimin e plot\u00eb t\u00eb projektit. Konsorciumi i kompanive \u201cDondi &amp; Kubota\u201d u njoftua m\u00eb 4 korrik 2018 p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb shkrese t\u00eb kreut t\u00eb asaj kohe t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve, Arben Sk\u00ebnderi. Sk\u00ebnderi nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment t\u00eb BIRN.<\/p>\n<p>Alite pretendon se nd\u00ebrprerja e nj\u00ebanshme e kontrat\u00ebs dhe t\u00eb gjitha procedurat q\u00eb e shoq\u00ebruan k\u00ebt\u00eb veprim u kryen gabim.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri, edhe dembeliz\u00ebm, edhe injoranc\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe p\u00ebr idiot\u00ebsi hakmarrjesh partiake, por n\u00eb asnj\u00eb rast nd\u00ebrprerja e kontrat\u00ebs nuk kishte lidhje me logjik\u00ebn,\u201d tha Alite.<\/p>\n<p><strong>Fatura e arbitrazhit<\/strong><\/p>\n<p>Puset e nd\u00ebrtuara p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Kombinatit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik p\u00ebr kalimtar\u00ebt. Foto: Nevila Dervishi.<\/p>\n<p>Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Arbitrazhit n\u00eb Lond\u00ebr e konsideroi vendimin p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe Agjencis\u00eb Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs- Kanalizimeve si t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes vendimit t\u00eb shpallur m\u00eb 14 mars 2024, shteti shqiptar u penalizua me 13.5 milion\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb favor t\u00eb konsorciumit padit\u00ebs, pa llogaritur shpenzimet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe t\u00eb mir\u00ebmbajtjes, t\u00eb cilat e thellojn\u00eb d\u00ebmin financiar.<\/p>\n<p>Avokatura e Shtetit nuk dha detaje mbi arsyetimin e vendimit, duke e konsideruar procesin e arbitrazhit si konfidencial mes pal\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, auditi i KLSH-s\u00eb zbulon se sipas vendimit, zgjidhja e kontrat\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Agjencia e Uj\u00ebsjell\u00ebs- Kanalizimeve, \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me marr\u00ebveshjen e financimit dhe kushtet e kontrat\u00ebs s\u00eb lidhur me kontraktorin\u201d. Sipas vendimit, MIE dhe AKUM nuk kan\u00eb marr\u00eb gjithashtu miratim paraprak nga financuesi \u2013 Banka Japoneze p\u00ebr Zhvillim, JICA p\u00ebr zgjidhjen e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi i arbitrazhit vler\u00ebson gjithashtu se shkaku kryesor i vonesave dhe mosrealizimit t\u00eb projektit ishte pamund\u00ebsia e aksesit dhe e posedimit t\u00eb kantierit nga kontraktori si dhe vonesat e theksuara n\u00eb kryerjen e pagesave dhe rimbursimin e TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPamund\u00ebsia e aksesit dhe posedimit t\u00eb kantierit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pusetave dhe punimeve t\u00eb mikrotunelimit ndikoi negativisht n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb asaj q\u00eb Pala e Paditur pretendon se ishin d\u00ebshtimet e Padit\u00ebsit. Sipas mendimit t\u00eb Tribunalit, ky ishte shkaku thelb\u00ebsor dhe kryesor i vonesave dhe i mos p\u00ebrfundimit t\u00eb Projektit,\u201d citohet vendimi i Arbitrazhit n\u00eb raportin e KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 penalitetit prej 13.5 milion\u00eb eurosh, n\u00eb raport theksohet se Avokatura e Shtetit shpenzoi rreth 1.8 milion\u00eb euro si kosto p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe ekspertize p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, AKUK ka shpenzuar mbi 66 milion\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr kontratat e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb kantierit, pa u dh\u00ebn\u00eb zgjidhje problematikave t\u00eb amortizimit, t\u00eb tilla si humbja e kuot\u00ebs s\u00eb tubave t\u00eb giz\u00ebs, d\u00ebmtimi i vaksave t\u00eb klorimit nga t\u00ebrmeti i vitit 2019 apo mungesa e masave mbrojt\u00ebse p\u00ebr digester-at nga rr\u00ebshqitjet e mundshme.<\/p>\n<p>\u201cKontrata e mir\u00ebmbajtjes nuk garanton mir\u00ebmbajtjen e punimeve thelb\u00ebsore t\u00eb sistemit t\u00eb kanalizimeve t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb Madhe, sidomos t\u00eb strukturave beton arme si tanke shaft-e, apo t\u00eb sistemeve mekanike,\u201d thuhet n\u00eb raportin e auditit t\u00eb KLSH.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht barr\u00ebs financiare n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetit, ish-ministri i Infrastruktur\u00ebs, Damian Gjiknuri e quan vendimin e arbitrazhit nj\u00eb fitore.<\/p>\n<p>\u201cVendimi [i prishjes s\u00eb kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb motivuar nga d\u00ebshtimi i zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se prishja e kontrat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb shkelje, por zbatim kontrate,\u201d tha Gjiknuri n\u00eb nj\u00eb komunikim telefonik me BIRN.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit ajo ju njohu vet\u00ebm punimet e fundit q\u00eb ata kishin kryer, dhe nuk ju ishte paguar fatura. Ishte rezultati m\u00eb i mir\u00eb i mundsh\u00ebm. \u2026n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, shteti ka fituar dhe nuk ka humbur,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr drejtuesin e PPNEA, t\u00eb humburit jan\u00eb shteti dhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Traj\u00e7e vler\u00ebson se disa d\u00ebme mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rikuperueshme n\u00ebse impanti do t\u00eb vihet n\u00eb funksion sa m\u00eb shpejt, por disa pasoja mjedisore do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vite, madje dekada p\u00ebr t\u2019u rikuperuar.<\/p>\n<p>\u201cNdaj sa m\u00eb shum\u00eb vonohet impianti, aq m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dhe rikuperimi,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/BIRN<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dalje t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebrtej \u201cPallati me shigjeta\u201d, ndotja e lumit t\u00eb Lan\u00ebs t\u00eb vret syt\u00eb dhe t\u00eb shpon hund\u00ebt. Nj\u00eb kolektor i uj\u00ebrave t\u00eb zeza shkarkon lirisht mbi lum\u00eb jasht\u00ebqitjet q\u00eb rrjedha i shtyn drejt per\u00ebndimit \u2013 fillimisht n\u00eb lumin Ish\u00ebm dhe m\u00eb pas n\u00eb detin Adriatik. Cil\u00ebsia e jet\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71404","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71404\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}