{"id":71401,"date":"2026-02-19T06:48:20","date_gmt":"2026-02-19T06:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/gjermanin-e-kemi-kunder-analisti-zbulon-nga-haga-gjyqtaret-qe-do-te-vendosin-per-ish-kreret-e-uck\/"},"modified":"2026-02-19T06:48:20","modified_gmt":"2026-02-19T06:48:20","slug":"gjermanin-e-kemi-kunder-analisti-zbulon-nga-haga-gjyqtaret-qe-do-te-vendosin-per-ish-kreret-e-uck","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/19\/gjermanin-e-kemi-kunder-analisti-zbulon-nga-haga-gjyqtaret-qe-do-te-vendosin-per-ish-kreret-e-uck\/","title":{"rendered":"\u201cGjermanin e kemi kund\u00ebr\u201d, analisti zbulon nga Haga gjyqtar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vendosin p\u00ebr ish-krer\u00ebt e U\u00c7K"},"content":{"rendered":"<p>I ftuar n\u00eb nj\u00eb lidhje direkte nga Haga p\u00ebr emisionin \u201cNow me Erla M\u00ebhillin\u201d, n\u00eb Euronews, analisti Flogert Mu\u00e7a raportoi mbi procesin ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Ai p\u00ebrshkroi atmosfer\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit si t\u00eb ftoht\u00eb dhe t\u00eb tensionuar, nd\u00ebrsa theksoi se, p\u00ebrtej emocioneve dhe ankthit t\u00eb familjar\u00ebve e gazetar\u00ebve, ekziston bindja se procesi ka natyr\u00eb politike.<\/p>\n<p>Mu\u00e7a dha detaje edhe p\u00ebr trup\u00ebn gjykuese q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar, duke zbuluar p\u00ebrb\u00ebrjen e saj dhe duke ngritur dyshime p\u00ebr q\u00ebndrimin e nj\u00ebrit prej gjyqtar\u00ebve,pik\u00ebrisht atij gjerman. Sipas analistit, m\u00ebnyra e sjelljes n\u00eb sall\u00eb, formulimi i pyetjeve dhe dinamika mes trup\u00ebs gjykuese e prokuroris\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se vendimi mund t\u00eb mos mb\u00ebshtetet vet\u00ebm mbi prova dhe fakte juridike.<\/p>\n<p>\u201cAjo salla e gjyqit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ftoht\u00eb, Erla. Duket ftoht\u00ebsia q\u00eb te polic\u00ebt q\u00eb t\u00eb presin te dera dhe n\u00eb nj\u00eb moment duket vetja n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb komplet surreale. Por buz\u00ebqeshja e komandant\u00ebve, p\u00ebrsh\u00ebndetja e tyre dhe optimizmi i tyre na inkurajon edhe ne q\u00eb t\u00eb jemi optimist\u00eb. Ka nj\u00eb ankth q\u00eb nuk thuhet shum\u00eb me fjal\u00eb, por lihet t\u00eb kuptohet. Frika nuk vjen nga \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb komandant\u00ebt, frika vjen nga fakti q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb gjyq q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb juridik dhe faktik, \u00ebsht\u00eb gjyq politik. Trupa e gjyqtar\u00ebve p\u00ebrb\u00ebhet nga tre gjyqtar\u00eb: nj\u00eb amerikan, nj\u00eb zvicerian dhe nj\u00eb gjerman. Ka edhe nj\u00eb irlandez q\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues. Po ta shoh\u00ebsh nga salla, nj\u00ebri prej tyre, ai gjyqtari gjerman, ka nj\u00eb sjellje anormale q\u00eb nuk shkon me profilin e gjyqtarit. B\u00ebn pyetje cinike, ka nj\u00eb n\u00ebnqeshje gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kur flet pala mbrojt\u00ebse e Veselit, Tha\u00e7it, Jakup Krasniqit dhe Selimit. M\u00ebnyra si formulon pyetjet, si p\u00ebr shembull \u2018me \u00e7\u2019t\u00eb drejt\u00eb U\u00c7K-ja, q\u00eb nuk ishte e institucionalizuar, ndalonte dhe arrestonte spiun\u00eb serb\u00eb\u2019, tregon qart\u00eb nj\u00eb qasje problematike. Prokuroria paraqet prova q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb fabrikuara. Nj\u00eb let\u00ebr pa vul\u00eb, pa firm\u00eb, pa asnj\u00eb shenj\u00eb dalluese, paraqitet si urdh\u00ebr i komandant\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb intervista. Kur avokat\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb fakt konkret q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb pasoj\u00eb direkte nga deklaratat e komandant\u00ebve, Prokuroria thot\u00eb se \u2018ne flasim n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe nuk ka pse t\u00eb kemi raste individuale\u2019. Ta shoh\u00ebsh nga af\u00ebr n\u00eb sall\u00eb, t\u00eb duket qesharake nga paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb argumentuar akuzat. Por po e them k\u00ebtu nga Hollanda: ky gjyq nuk do vendoset nga faktet dhe provat, sepse ato jan\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb komandant\u00ebve. Ky gjyq do vendoset nga vullneti politik. Gjermanin e kemi kund\u00ebr. Nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb dita e fundit, kat\u00ebr komandant\u00ebt kan\u00eb nga 20 minuta fjal\u00ebn e tyre p\u00ebrpara trup\u00ebs gjykuese. Pastaj gjykata ka 90 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr vendimin dhe mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe 60 dit\u00eb t\u00eb tjera\u201d, tha Mu\u00e7a.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I ftuar n\u00eb nj\u00eb lidhje direkte nga Haga p\u00ebr emisionin \u201cNow me Erla M\u00ebhillin\u201d, n\u00eb Euronews, analisti Flogert Mu\u00e7a raportoi mbi procesin ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Ai p\u00ebrshkroi atmosfer\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit si t\u00eb ftoht\u00eb dhe t\u00eb tensionuar, nd\u00ebrsa theksoi se, p\u00ebrtej emocioneve dhe ankthit t\u00eb familjar\u00ebve e gazetar\u00ebve, ekziston bindja se procesi ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71401","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71401"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71401\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}