{"id":71379,"date":"2026-02-18T20:59:31","date_gmt":"2026-02-18T20:59:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/18\/eleminimi-ne-burg-i-jani-aliajt-autori-i-rreme-grek-dhe-killeri-shqiptar\/"},"modified":"2026-02-18T20:59:31","modified_gmt":"2026-02-18T20:59:31","slug":"eleminimi-ne-burg-i-jani-aliajt-autori-i-rreme-grek-dhe-killeri-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/18\/eleminimi-ne-burg-i-jani-aliajt-autori-i-rreme-grek-dhe-killeri-shqiptar\/","title":{"rendered":"Eleminimi n\u00eb burg i Jani Aliajt, autori i rrem\u00eb grek dhe \u2018killeri\u2019 shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Fillimisht autor\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vrasjen e Jani Aliajt, e mori nj\u00eb shtetas grek. Pak or\u00eb p\u00ebrpara ngjarjes u raportua se 49-vje\u00e7ari u vra nga Kristos Vardhuniotis, i arrestuar pak muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vrasjen e Artur Bashimit.<\/p>\n<p>Ky i fundit u ekzekutua me nj\u00eb plumb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb Gusht t\u00eb vitit 2025. Autori grek i asaj ngjarje, pranoi krimin fill pas arrestimit. Ai rr\u00ebfeu se nuk e kishte njohur paraprakisht viktim\u00ebn, por e kishte kryer atentatin kundrejt pages\u00ebs. P\u00ebr arsye ende t\u00eb panjohura, shtetasi grek, po merrte p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb nuk e kishte kryer.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt, burimi m\u00eb tha q\u00eb n\u00eb fillim ishin tre persona t\u00eb implikuar. Dometh\u00ebn\u00eb nuk kishte shum\u00eb dyshime kush ishin t\u00eb implikuar, ajo q\u00eb na intrigoi n\u00eb fakt ishte q\u00eb personi i cili mori p\u00ebrsip\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb ishte nj\u00eb person i cili pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte ekzekutuar nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar\u201d, u shpreh gazetari Artur Bibe.<\/p>\n<p>\u201cShtetasi grek, i cili kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminale, kishte pranuar vet\u00eb autor\u00ebsin\u00eb e krimit, rezultoi q\u00eb nuk ishte ai autori por jan\u00eb edhe shtetas t\u00eb tjer\u00eb dhe shtetas shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje kriminale\u201d, u shpreh avokati Indrit Sefa.<\/p>\n<p>Hetimet e m\u00ebtejshme identifikuan autorin e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb vrasjes, shtetasin Xhuljano Halili.<br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i d\u00ebnuar i njohur p\u00ebr dhun\u00eb ekstreme, i dyshuar p\u00ebr vrasje t\u00eb m\u00ebparshme, p\u00ebrfshir\u00eb disa viktima pa lidhje me konfliktet. Mes viktimave t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb vog\u00eblush vet\u00ebm 2-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Autori Halili u plagos leht\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrleshjes me Aliajn dhe kjo b\u00ebri q\u00eb fillimisht t\u00eb dyshohej se ai ishte nj\u00eb nga viktimat e incidentit. Ekzaminimet e mjekut ligjor treguan se plag\u00ebt ishin marr\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrleshjes me viktim\u00ebn, duke nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pas raportimeve t\u00eb para dhe spekulimeve t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>\u201cXhuljano Halili, i cili fillimisht deklaroi se kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb sherrin e Varvlotis dhe Aliajit p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb ata, kishte marr\u00eb plag\u00eb nga thika. Kuptohet q\u00eb mjeku ligjor menj\u00ebher\u00eb i ekzaminoi t\u00eb dyja duar e autorit t\u00eb dyshuar i cili kishte pranuar autor\u00ebsin\u00eb, por duket se nuk ishte ai autori dhe rezultoi se Xhuljano Halili \u00ebsht\u00eb autori i dyshuar i vrasjes s\u00eb Jani Aliajt\u201d, u shpreh gazetari Artur Bibe.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve nga mediat greke, dyshohet se i burgosuri grek mund t\u00eb jet\u00eb paguar ose k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb. K\u00ebto indicie shtyn\u00eb autoritetet t\u00eb rishikonin versionin fillestar dhe t\u00eb thellonin hetimet, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb zbardhnin \u00e7do detaj t\u00eb nj\u00eb ngjarjeje q\u00eb kishte tronditur institucionet penitenciare t\u00eb vendit fqinj.<\/p>\n<p>Aliaj, i njohur n\u00eb burg si \u201cXheku\u201d, ishte prej vitesh i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetime t\u00eb ndryshme, duke u konsideruar si pjes\u00eb e disa grupeve kriminale q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vendin fqinj.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb q\u00eb kam kuptuar un\u00eb dhe q\u00eb kam folur me burime t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb e lidhin me t\u00eb kaluar\u00ebn e tij dhe me armiq t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb kishte. Sigurisht fokusi \u00ebsht\u00eb n\u00eb Greqi por po shikojn\u00eb edhe krimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, u shpreh gazetarja Mikaela Sava.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga ato \u00e7\u2019kemi par\u00eb e \u00e7\u2019kemi m\u00ebsuar, nisur edhe nga personazhi i cili ka mbetur viktim\u00eb e k\u00ebsaj ngjarjeje mund t\u00eb themi me bindje q\u00eb nj\u00eb ngjarje e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb spontane. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb ndodh spontanisht nga nj\u00eb sherr banal, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e mir\u00eborganizuar dhe e mir\u00ebmenduar\u201d, u shpreh avokati Gjergj Nikolla.<\/p>\n<p>Autori i krimit Halili, i njohur edhe me nofk\u00ebn \u201cNiko\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb frikshme t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb Greqi. Ai ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb dhune: n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Kalamata, dyshohet se vrau Fillim Mesajan dhe djalin e tij t\u00eb mitur n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb porositur nga krimineli grek Vasilis Varelas. N\u00eb 2018-t\u00ebn u arratis gjat\u00eb transferimit drejt burgut t\u00eb Pireut, p\u00ebr t\u2019u arrestuar pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb. N\u00eb qershor 2024, brenda burgut t\u00eb Koridhalos, dyshohet se kreu vrasjen e Alfons Ndocit dhe plagosi nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb burgosur, nj\u00eb akt q\u00eb besohet se ishte i porositur nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment duket se hetimet po mbyllen, Xhuljano Halili, akuzohet p\u00ebr vrasjen e Jani Aliajt, ju ngarkua edhe nj\u00eb vrasje, ka b\u00ebr\u00eb 5 do b\u00ebj 6. N\u00ebse do marrim pist\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb makineri vrasjeje e cila natyrisht ka gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb para brenda burgut\u201d, u shpreh gazetari Artur Bibe.\/Top Channel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/18\/eleminimi-ne-burg-i-jani-aliajt-autori-i-rreme-grek-dhe-killeri-shqiptar\/\">Eleminimi n\u00eb burg i Jani Aliajt, autori i rrem\u00eb grek dhe \u2018killeri\u2019 shqiptar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fillimisht autor\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vrasjen e Jani Aliajt, e mori nj\u00eb shtetas grek. Pak or\u00eb p\u00ebrpara ngjarjes u raportua se 49-vje\u00e7ari u vra nga Kristos Vardhuniotis, i arrestuar pak muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vrasjen e Artur Bashimit. Ky i fundit u ekzekutua me nj\u00eb plumb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb Gusht t\u00eb vitit 2025. Autori grek i asaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71379","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71379\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}