{"id":71323,"date":"2026-02-18T16:48:22","date_gmt":"2026-02-18T16:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/18\/nenshkruhet-deklarata-e-perbashket-per-korridorin-viii-ne-fokus-integrimi-ne-be-dhe-siguria-rajonale\/"},"modified":"2026-02-18T16:48:22","modified_gmt":"2026-02-18T16:48:22","slug":"nenshkruhet-deklarata-e-perbashket-per-korridorin-viii-ne-fokus-integrimi-ne-be-dhe-siguria-rajonale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/18\/nenshkruhet-deklarata-e-perbashket-per-korridorin-viii-ne-fokus-integrimi-ne-be-dhe-siguria-rajonale\/","title":{"rendered":"N\u00ebnshkruhet Deklarata e P\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Korridorin VIII, n\u00eb fokus integrimi n\u00eb BE dhe siguria rajonale"},"content":{"rendered":"<p>Krer\u00ebt e delegacioneve pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb Ministerialin e Korridorit VIII n\u00eb Tiran\u00eb n\u00ebnshkruan sot nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku theksuan angazhimin p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb konsiderohet Korridori VIII si nj\u00eb bosht strategjik Lindje-Per\u00ebndim q\u00eb lidh detin Adriatik me Detin e Zi dhe si nj\u00eb komponent thelb\u00ebsor i rrjetit TEN-T, q\u00eb kontribuon n\u00eb stabilitetin, prosperitetin dhe sigurin\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore.<\/p>\n<p>DEKLARATA E P\u00cbRBASHK\u00cbT E TIRAN\u00cbS P\u00cbR KORRIDORIN VIII<\/p>\n<p>Ne, Ministrat e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bullgaris\u00eb, Italis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Rumanis\u00eb,<\/p>\n<p>Duke risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrfundimet e Takimit t\u00eb Par\u00eb Ministror t\u00eb mbajtur n\u00eb Brindisi m\u00eb 27 korrik 2023, diskutimet pasuese t\u00eb Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm n\u00eb Bruksel n\u00eb dhjetor 2025, si dhe Letr\u00ebn e Q\u00ebllimit t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Samitin e Uashingtonit 2024 p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Korridori t\u00eb Harmonizuar t\u00eb L\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb Ushtarake p\u00ebrgjat\u00eb Korridorit Pan-Evropian VIII;<\/p>\n<p>T\u00eb udh\u00ebhequr nga parimet e Traktateve t\u00eb Bashkimit Evropian, procesi i zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, kuadri TEN-T dhe angazhimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO-s;<\/p>\n<p>Duke rikonfirmuar angazhimin ton\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore, si dhe duke e konsideruar Korridorin VIII si nj\u00eb bosht strategjik Lindje\u2013Per\u00ebndim q\u00eb lidh Detin Adriatik me Detin e Zi dhe si nj\u00eb komponent thelb\u00ebsor t\u00eb rrjetit TEN-T, q\u00eb kontribuon n\u00eb stabilitetin, prosperitetin dhe sigurin\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore.<\/p>\n<p>KONTEKSTI STRATEGJIK DHE POLITIK<\/p>\n<p>Ritheksojm\u00eb se Korridori VIII ka dometh\u00ebnie strategjike me r\u00ebnd\u00ebsi politike, ekonomike dhe t\u00eb siguris\u00eb, duke kontribuar n\u00eb kohezionin evropian, bashk\u00ebpunimin rajonal dhe integrimin gradual t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian;<\/p>\n<p>N\u00ebnvizojm\u00eb se zbatimi i koordinuar dhe n\u00eb koh\u00eb i Korridorit VIII adreson boshll\u00ebqet e kahershme t\u00eb nd\u00ebrlidhjes n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, duke rritur nj\u00ebkoh\u00ebsisht besueshm\u00ebrin\u00eb, vizibilitetin dhe ndikimin e preksh\u00ebm t\u00eb angazhimit t\u00eb shtuar t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr integrimin e plot\u00eb t\u00eb rajonit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt evropiane t\u00eb siguris\u00eb, stabilitetit dhe prosperitetit;<\/p>\n<p>N\u00ebnvizojm\u00eb se zbatimi i koordinuar dhe n\u00eb koh\u00eb i Korridorit VIII adreson boshll\u00ebqet e kahershme t\u00eb nd\u00ebrlidhjes n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, duke rritur nj\u00ebkoh\u00ebsisht besueshm\u00ebrin\u00eb, vizibilitetin dhe ndikimin e preksh\u00ebm t\u00eb angazhimit t\u00eb shtuar t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr integrimin e plot\u00eb t\u00eb rajonit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt evropiane t\u00eb siguris\u00eb, stabilitetit dhe prosperitetit;<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se ky projekt strategjik infrastrukturor p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kuad\u00ebr ky\u00e7 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e besimit politik, forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira fqinj\u00ebsore dhe thellimin e kontakteve nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve, ve\u00e7an\u00ebrisht mes t\u00eb rinjve;<\/p>\n<p>D\u00ebnojm\u00eb fuqish\u00ebm luft\u00ebn e agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe mb\u00ebshtesim p\u00ebrpjekjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare politike dhe diplomatike p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje q\u00eb i jep fund konfliktit, duke hapur rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe afatgjat\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme prosperiteti p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe popullin e saj.<\/p>\n<p>INTEGRIMI EKONOMIK DHE ND\u00cbRLIDHJA<\/p>\n<p>Njohim r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e integrimit ekonomik rajonal, n\u00eb p\u00ebrputhje me kat\u00ebr lirit\u00eb e Bashkimit Evropian, si nj\u00eb shtys\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme, konkurrueshm\u00ebri dhe konvergjenc\u00eb ekonomike;<\/p>\n<p>Pranojm\u00eb se Ballkani Per\u00ebndimor dhe rajoni i Detit t\u00eb Zi p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb tregje dhe zona tranziti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr tregtin\u00eb europiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare;<\/p>\n<p>N\u00ebnvizojm\u00eb se Korridori VIII \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt themelor infrastrukturor q\u00eb leht\u00ebson flukset tregtare, p\u00ebrmir\u00ebson efikasitetin logjistik dhe forcon zinxhir\u00ebt rajonal\u00eb dhe europian\u00eb t\u00eb furnizimit. Duke lidhur kapacitetet prodhuese dhe tregjet e pun\u00ebs, ai nxit nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb ekonomike, duke rritur nj\u00ebkoh\u00ebsisht q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb rajonale, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb koh\u00eb krize dhe emergjencash;<\/p>\n<p>Biem dakord se investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, rezistente dhe t\u00eb nd\u00ebrveprueshme, n\u00eb p\u00ebrputhje me Planin Ekonomik dhe t\u00eb Investimeve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe me Planin e Rritjes, jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur integrimin gradual t\u00eb rajonit n\u00eb Tregun e Unik t\u00eb BE-s\u00eb;<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se nd\u00ebrlidhja nd\u00ebrmodale \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit rajonal dhe gjenerimin e rritjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrmes rritjes s\u00eb konkurrueshm\u00ebris\u00eb, mb\u00ebshtetjes s\u00eb dekarbonizimit dhe ofrimit t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb prekshme p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb ekonomik dhe institucional n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Rajonin.<\/p>\n<p>SIGURIA, Q\u00cbNDRUESHM\u00cbRIA DHE L\u00cbVIZSHM\u00cbRIA USHTARAKE<\/p>\n<p>Rikonfirmojm\u00eb angazhimin ton\u00eb t\u00eb fort\u00eb ndaj Korridorit VIII si prioritet p\u00ebr rritjen e l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb ushtarake, q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe nd\u00ebrlidhjes, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb forcuar BE\u2013NATO, duke kontribuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb sigurin\u00eb e krah\u00ebve juglindor\u00eb dhe lindor\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs, si n\u00eb koh\u00eb paqeje, ashtu edhe n\u00eb koh\u00eb krize dhe konflikti;<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se p\u00ebrmir\u00ebsimi i nd\u00ebrlidhjes dhe mbrojtja e infrastruktur\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb Korridorit VIII kan\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zbatimin e Planit Rajonal t\u00eb NATO-s dhe forcojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb kolektive p\u00ebr t\u00eb mbrojtur infrastruktur\u00ebn kritike, si dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrc\u00ebnimeve hibride, dezinformimit, migracionit t\u00eb parregullt dhe ndikimit keqdash\u00ebs t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta, n\u00eb nj\u00eb mjedis sigurie ku zhvillimet p\u00ebrgjat\u00eb kufijve lindor\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs kan\u00eb implikime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr stabilitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor, Detit t\u00eb Zi dhe Mesdheut, t\u00eb cilat mbeten me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr NATO-n;<br \/>\nZBATIMI DHE HAPAT E M\u00cbTEJSH\u00cbM<\/p>\n<p>Rikonfirmojm\u00eb angazhimin ton\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar Korridorin VIII n\u00eb nj\u00eb arterie strategjike t\u00eb nd\u00ebrlidhjes europiane, zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit, duke e mbajtur at\u00eb si prioritet n\u00eb agjend\u00ebn politike si n\u00eb nivel komb\u00ebtar ashtu edhe n\u00eb at\u00eb europian, si d\u00ebshmi e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, angazhimit afatgjat\u00eb dhe vizionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt strategjik p\u00ebr rajonin;<\/p>\n<p>Angazhohemi t\u00eb intensifikojm\u00eb p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr mobilizimin e burimeve financiare nga instrumentet e BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Connecting Europe Facility (CEF), IPA III dhe Western Balkans Investment Framework (WBIF), si dhe nga institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe partneritetet publike-private;<\/p>\n<p>Biem dakord t\u00eb konsolidojm\u00eb k\u00ebt\u00eb format pes\u00eb pal\u00ebsh, si nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb strukturuar politike t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr dialog dhe bashk\u00ebpunim, si dhe t\u00eb vijojm\u00eb konsultimet e rregullta politike dhe teknike p\u00ebr t\u00eb avancuar me shpejt\u00ebsi Korridorin VIII si nj\u00eb bosht plot\u00ebsisht funksional, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb integruar t\u00eb nd\u00ebrlidhjes dhe siguris\u00eb europiane.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Krer\u00ebt e delegacioneve pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb Ministerialin e Korridorit VIII n\u00eb Tiran\u00eb n\u00ebnshkruan sot nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku theksuan angazhimin p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore. N\u00eb deklarat\u00eb konsiderohet Korridori VIII si nj\u00eb bosht strategjik Lindje-Per\u00ebndim q\u00eb lidh detin Adriatik me Detin e Zi dhe si nj\u00eb komponent thelb\u00ebsor i rrjetit TEN-T, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71323","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71323\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}