{"id":71257,"date":"2026-02-18T12:48:55","date_gmt":"2026-02-18T12:48:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/18\/subashi-qoke-700-mln-lekeshe-qendros-tenderi-i-shkolles-ja-si-u-favorizua-firma-e-shefit-te-ikmt\/"},"modified":"2026-02-18T12:48:55","modified_gmt":"2026-02-18T12:48:55","slug":"subashi-qoke-700-mln-lekeshe-qendros-tenderi-i-shkolles-ja-si-u-favorizua-firma-e-shefit-te-ikmt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/18\/subashi-qoke-700-mln-lekeshe-qendros-tenderi-i-shkolles-ja-si-u-favorizua-firma-e-shefit-te-ikmt\/","title":{"rendered":"Subashi, qok\u00eb 700 mln lek\u00ebshe Qendros\/ Tenderi i shkoll\u00ebs, ja si u favorizua firma e shefit t\u00eb IKMT \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Drejtuesi i ri i Inspektoriatit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit, Afrim Qendro, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe afarist. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb poste t\u00eb larta t\u00eb pushtetit, Qendro ka nd\u00ebrtuar paralelisht nj\u00eb rrjet kompanish. Ai nuk kujdeset shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin e interesit. Megjithat\u00eb i regjistron subjektet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve dhe t\u00eb af\u00ebrmve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto subjekte t\u00eb mark\u00ebs Qendro \u00ebsht\u00eb \u201cERAL CONSTRUCTION COMPANY\u201d SHPK. M\u00eb 13 shkurt 2026, kjo firm\u00eb u shpall fituese e tenderit 707 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Prokurimi \u00ebsht\u00eb organizuar nga miku i vjet\u00ebr i Afrim Qendros, kryebashkiaku Armando Subashi. Ky e anuloi tenderin dy her\u00eb, derisa u \u201cmaturua\u201d pazari dhe u finalizua me fitues kompanin\u00eb e Qendrove.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u00abRikonstruksion i shkolles 9-vje\u00e7are \u201cQemal Mehmeti\u201d dhe Palestra Cakran, Bashkia Fier\u201d.<\/p>\n\n<p>Dhe n\u00eb loj\u00eb jan\u00eb plot 70 725 149. 33 lek\u00eb pa TVSH. Megjithat\u00eb bashkia nuk e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se sa \u00ebsht\u00eb fiksuar shuma totale me TVSH e kontrat\u00ebs me koh\u00ebzgjatje 9 muaj.<\/p>\n<p>Administratori i \u201cERAL Construction\u201d shpk ka bashk\u00ebpunuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender me dy kompani lokale, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e pazarit me kryebashkiakun. Ato jan\u00eb \u201cSpektri\u201d shpk, q\u00eb me sa duket do t\u00eb kryej\u00eb punimet dhe \u201cGeneral Beton\u201d shpk me baz\u00eb n\u00eb Patos, si kompani mb\u00ebshtet\u00ebse.<\/p>\n<p>Vonesat q\u00eb e kan\u00eb zvarritur t\u00eb pakt\u00ebn 1 vit nd\u00ebrhyrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, kan\u00eb nisur n\u00eb zyrat e Financ\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb Fier. Financimi ka qen\u00eb i garantuar qysh n\u00eb janar t\u00eb vitit 2025, por bashkia \u00ebsht\u00eb kujtuar p\u00ebr shkoll\u00ebn n\u00eb gusht, para fillimi t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor.<\/p>\n\n<p>K\u00ebt\u00eb e m\u00ebsojm\u00eb n\u00eb shkres\u00ebn \u201cKonfirmim fondi\u201d e dat\u00ebs 26 gusht 2025 nga Drejtoria e Financ\u00ebs, Buxhetit dhe Kontabilitetit. Aty citohet vendimi i K\u00ebshillit Bashkiak, dat\u00eb 31janar 2025. Dokumenti p\u00ebrcakton p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt shtesa nga t\u00eb ardhurat e trash\u00ebguara n\u00eb Buxhetin e Bashkis\u00eb Fier p\u00ebr vitin 2025. Nd\u00ebrsa nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb e ka miratuar fondin edhe Prefektura e Fierit.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 mars 2025, Prefektura Fier dhe Ministria e Arsmit dhe Sportit kan\u00eb nisur korrespondenc\u00ebn \u201cTransferim fondi\u2026\u201d. Pas k\u00ebtyre burokracive m\u00eb 30 qershor 2025 \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe transferimi i parave p\u00ebr riparimin e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Me sa duket nga kjo burokraci, projekti n\u00eb favor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb fshatit Cakran \u00ebsht\u00eb zvarritur. N\u00eb fakt, kjo \u201caritmi\u201d, si\u00e7 do ta shohim m\u00eb tej, shkaktohet nga korrupsioni i vendimmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Tenderi \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cQemal Mehmeti\u201d\u2026\u201d\u00a0 ka qendruar m\u00eb tep\u00ebr me statusin anuluar gjat\u00eb 5 muajve n\u00eb sistemin elektronik. Dhe k\u00ebtu lind dyshimi i par\u00eb, se n\u00ebn tavolin\u00eb po thureshin abuzime. K\u00ebshtu njoftimi i tenderit n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 8 shtator 2025. Pa kaluar 20 dit\u00eb ka ardhur anulimi.<\/p>\n\n<p>Data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte vendosur 23 shtatori dhe brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb duhet t\u00eb hapeshin ofertat. Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb komisioni i vler\u00ebsimit i ngritur nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi mori vendim t\u00eb anuloj\u00eb tenderin.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 tetor 2025, u rishpall procedura dhe m\u00ebsuam se\u00a0 anulimi ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak \u201ct\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ofertave t\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e ligjit q\u00eb komisionet e p\u00ebrdorin r\u00ebndom\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb fituesit t\u00eb paracaktuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje me konkurrent\u00ebt q\u00eb prishin pun\u00eb. Anulimi rrall\u00eb her\u00eb lidhet me vler\u00ebn e ofertave.<\/p>\n<p>Data e dyt\u00eb p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve u vendos p\u00ebr n\u00eb 10 n\u00ebntor 2025. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raund, Armando Subashi ka autorizuar n\u00ebnkryetarin Eraldi Qirio p\u00ebr t\u00eb firmosur rishpalljen e tenderit. Edhe ky ka mbetur i pak\u00ebnaqur me ofertat dhe e ka anuluar tenderin.<\/p>\n\n<p>Pasi tenderi \u00ebsht\u00eb rihapur m\u00eb 5 dhjetor 2025, n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kan\u00eb aplikuar 14 pjes\u00ebmarr\u00ebs. Si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb, n\u00eb hapjen e ofertave m\u00eb 22 dhjetor 2025, komisioni ka skualifikuar menj\u00ebher\u00eb 9 prej tyre.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb tenderit, ka pasur disa oferta q\u00eb ishin m\u00eb ekonomike se sa ajo fituese.<\/p>\n<p>Konkretisht operatori ekonomik \u201cNIKA SHPK\u201d ka proporuar ta b\u00ebj\u00eb rikonstruksionin me 48 079 759.5 (dyzet e tet\u00eb milion e shtat\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb mij\u00eb e shtat\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb n\u00ebnt\u00eb pik\u00eb pes\u00eb) lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Thuajse n\u00eb t\u00eb n\u00ebjtin nivel \u00ebsht\u00eb edhe oferta e prezantuar nga Bashkimi i operator\u00ebve ekonomik \u201cNEWGEN\u201d SHPK &amp; \u201cINERTI\u201d SHPK, 48 277 936 (dyzet e tet\u00eb milion e dyqind e shtat\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb mij\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e tridhjet\u00eb e gjasht\u00eb) lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Gjithashtu, m\u00eb e ul\u00ebt se sa oferta fituese \u00ebsht\u00eb vlera e paraqitur nga \u201cDION-AL\u201d SHPK, 51 137 365.55 (pes\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb milion e nj\u00ebqind e tridhjet\u00eb e shtat\u00eb mij\u00eb e treqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb pik\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb) lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Dhe pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre, fituese shpallet oferta e bashkimit \u201cERAL CONSTRUCTION COMPANY\u201d SHPK &amp; \u201cS P E K T R I\u201d SHPK: 51 365 819 (pes\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb milion e treqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb mij\u00eb e tet\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit nga lart t\u00eb Afrim Qendros.<\/p>\n<p>Zyrtari \u00ebsht\u00eb gur i fort\u00eb shahu i kryeministrit. Ai shkon aty ku duhen mbrojtur interesat korruptive t\u00eb Ram\u00ebs. K\u00ebto dit\u00eb, Rama e liroi Qendron nga detyra e Prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe e transferoi n\u00eb krye t\u00eb IKMT. Dihet se si e p\u00ebrdor Rama k\u00ebt\u00eb inspektoriat. Ky vepron si pararoj\u00eb q\u00eb n\u00ebnshtron me fadroma kund\u00ebrshtimet ndaj investitor\u00ebve strategjik\u00eb n\u00eb bregdet apo n\u00eb male.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb shp\u00ebrblim i vog\u00ebl p\u00ebr detyr\u00ebn e re vjen menj\u00ebher\u00eb nga Fieri. Firma fituese e tenderit, t\u00eb pakt\u00ebn sipas lerave, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij, Gramoz Qendro dhe Ervin Qendro. Dy v\u00ebllez\u00ebrit nga Tepelena zot\u00ebrojn\u00eb nga 50% t\u00eb aksioneve secili.<\/p>\n<p>Pra, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro, rezulton t\u00eb ket\u00eb biznes nd\u00ebrtimi, shitje makinash, gomash e administrim pyjesh, me emrin \u201cEral Construction Company\u201d, por t\u00eb maskuar pas dy familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Qendro ka qen\u00eb gjithnj\u00eb i rrezikuar t\u00eb arrestohet, por nj\u00eb dor\u00eb e padukshme e ka shp\u00ebtuar. Pas \u00e7do skandali q\u00eb mban firm\u00ebn e tij, ka ndodhur transferimi n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur me em\u00ebr n\u00eb raportet e anti-korrupsionit, p\u00ebr shkak se n\u00eb vitin 2002, \u00ebsht\u00eb arrestuar p\u00ebr hapjen e Dig\u00ebs s\u00eb Liqenit t\u00eb Tiran\u00ebs, duke p\u00ebrmbytur gjith\u00eb zon\u00ebn \u201cTirana e Re\u201d.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Ishte skem\u00eb \u00a0skem\u00eb e Edi Ram\u00ebs dhe e Blendi Gonxhes, q\u00eb u pasua me nj\u00eb tender rehabilitimi e d\u00ebmshp\u00ebrblimi d\u00ebmesh n\u00eb vler\u00eb 4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, zyrtari i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim pasuror, p\u00ebr shkak se ishte n\u00ebn hetim penal, lidhur me falsifikimet e tenderit 20 milion\u00eb Euro tek Unaza e Re.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 janar 2019, ish-drejtori i ARRSH-s\u00eb, Afrim Qendro \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb prokurorin\u00eb e kryeqytetit n\u00eb lidhje me skandalin e firm\u00ebs \u2018DH Albania\u2019, e cila fitoi dy tendera me vler\u00eb 30 milion\u00eb euro, 18 milion\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e lotit t\u00eb par\u00eb te Unaza e Re dhe 12 mln euro t\u00eb linj\u00ebs s\u00eb tensionit 220 k\u00eb Burrel-Peshkopi. Afrim Qendro dha d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebrball\u00eb oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore Ludovik Ndokaj p\u00ebr rreth dy or\u00eb.<\/p>\n<p>Pas zbulimit t\u00eb skandalit, rezultoi se \u2018DH Albania\u2019 e kishte fituar tenderin e Unaz\u00ebs s\u00eb Re me dokumente t\u00eb falsifikuara: Gjoja ishte kompani amerikane. Administratori i kompanis\u00eb \u201cDH-Albania\u201d Avdjol Dobi kishte falsifikuar dhe p\u00ebrdorur m\u00eb pas nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb l\u00ebshuar nga Departamenti i Shtetit t\u00eb Delaware, ku tregohej se kompania \u201cDunwell Haberman\u201d, e cila pretendohet se \u00ebsht\u00eb m\u00ebma e firm\u00ebs shqiptare \u201cDH-Albania\u201d, nuk kishte detyrime financiare n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij skandali, kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra duke e ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri brenda zyrave t\u00eb ARRSH, me post \u201cN\/drejtor\u201d. \u00a0Do t\u00eb shp\u00ebrndaheshin me shpejt\u00ebsi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pamjet se si roja i ARRSH nuk e \u201clejonte\u201d drejtorin e shkarkuar t\u00eb hynte n\u00eb zyr\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Por Qendro riciklohet shum\u00eb shpejt. Nd\u00ebrkaq, zyrtari favorizohej n\u00eb tendera nga fondet publike, n\u00ebp\u00ebrmjet firm\u00ebs \u201cEral Construction Company\u201d.<\/p>\n<p>Ky subjekt ka nisur t\u00eb marr\u00eb tendera n\u00eb shtet, pas muajit janar 2014, kur Afrim Qendro u b\u00eb N\/drejtor i Rrug\u00ebve e m\u00eb pas drejtor. Qendro e ka b\u00ebr\u00eb firm\u00ebn e tij p\u00ebrfituese kryesore t\u00eb tender\u00ebve q\u00eb sajonte vet\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb fshatrash, por dhe n\u00ebp\u00ebr bashki, nga FSHZH dhe kudo ku kishte pushtet \u201cRilindja\u201d.<\/p>\n\n<p>Nga janari 2014, deri n\u00eb muajin n\u00ebntor 2019, kompania \u201cEral Construction Company\u201d, kishte marr\u00eb 215 tendera me vler\u00eb 19 milion\u00eb euro nd\u00ebrtime dhe 3 milion\u00eb Euro tendera shitje gomash, makinash e pajisjesh nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, tender\u00ebt i ka marr\u00eb me vler\u00ebn 30-40% m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se kostoja reale. Nd\u00ebrsa tender\u00ebt e qirave p\u00ebr pyje dhe objekte nga shteti, i ka marr\u00eb me vler\u00eb 5-10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se \u00e7mimi tregut.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb tenderin e dh\u00ebn\u00eb nga FSHZH n\u00eb dat\u00ebn 4 tetor 2019, me objekt: P\u00ebrmir\u00ebsim i infrastruktur\u00ebs n\u00eb fshatin Qerret-Kavaj\u00eb. Dritan Agolli e ndryshoi vler\u00ebn tenderit 125 milion\u00eb e 48 mij\u00eb lek\u00eb pa TVSH duke e rritur 2 her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb 560 mij\u00eb euro me TVSH. Kuptohet, se ky veprim mbushi ark\u00ebn e Qendrove.<\/p>\n<p>Qendro ka strukturuar disa firma q\u00eb i p\u00ebrdor sipas rastit n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb \u201cLigus\u201d shpk. Kompania \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb mars t\u00eb vitit 2015 nga nj\u00eb shtetase e quajtur Natali Dhima. N\u00eb janar 2017, ajo ia ka dhuruar t\u00eb gjitha aksionet Shupo Q\u00ebndros \u2013 nj\u00eb personi nga Progonati i Tepelen\u00ebs, i njohur si i af\u00ebrm i Afrim Qendros.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas gjasht\u00eb muajsh, n\u00eb korrik 2017, Shupo Q\u00ebndro ia kalon gjysm\u00ebn e aksioneve Erion Mu\u00e7ajt nga Gjirokastra, duke rritur kapitalin e kompanis\u00eb me shuma t\u00eb pazakonta p\u00ebr nj\u00eb subjekt t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2020, Qendro largohet p\u00ebrfundimisht nga kompania, duke i dhuruar pjes\u00ebn e mbetur Amarilda \u00c7elajt nga Vlora.<\/p>\n\n<p>Sot, \u201cLIGUS\u201d ka dy ortak\u00eb zyrtar\u00eb, por prapa tyre, gjith\u00e7ka t\u00eb \u00e7on drejt familjes Qendro, q\u00eb sipas burimeve n\u00eb administrat\u00eb, vazhdon t\u00eb kontrolloj\u00eb n\u00eb hije k\u00ebto kompani q\u00eb fitojn\u00eb tender\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb adres\u00eb shkoi tenderi i Ilir Prod\u00ebs \u201cBlerje automjetesh speciale p\u00ebr Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit\u201d. Fondi limit i vendosur nga Policia ishte 103.8 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrsa vlera p\u00ebrfundimtare e kontrat\u00ebs ka arritur n\u00eb 119.2 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH \u2013 pra rreth 1.2 milion\u00eb euro n\u00eb total.<\/p>\n\n<p>Kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 16 tetor 2025, dhe n\u00eb dokumentet zyrtare sh\u00ebnohet se mori pjes\u00eb vet\u00ebm \u201cLIGUS\u201dt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb publike.<\/p>\n\n<p>Nga viti 2019 e deri n\u00eb vitin 2022 kompania \u201cLigus\u201d ka p\u00ebrfituar mbi 1 miliard e 300 milion\u00eb lek\u00eb nga buxheti i shtetit, dhe k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes 62 transaksioneve t\u00eb kryera p\u00ebrmes deg\u00ebve t\u00eb Thesarit pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb pas, kompania ka vazhduar me t\u00eb nj\u00ebtin rit\u00ebm. Bien n\u00eb sy kontratat e marra nga kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj. M\u00eb 16 korrik 2024, Veliaj\u00a0 do t\u2019i jepte n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit k\u00ebsaj konpanie kontrat\u00ebn me objekt \u2018Blerje Automjete Zjarrfik\u00ebse\u2019. Jan\u00eb 66 666 667,00 lek\u00eb q\u00eb Lai Eri i ka ndar\u00eb me fisin Qendro. Fondi limit ka shtat\u00eb 6-a, q\u00eb konsiderohen si kodi i djallit. Ndoshta dikush nga komisioni ka dashur t\u2019i \u00e7oj\u00eb nj\u00eb sinjal SPAK-ut se ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon me k\u00ebt\u00eb tender. Vlera e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e madhe, sepse p\u00ebrfshihet TVSH (20%), pra arrin n\u00eb 80,000,000.4 lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e familjes Qendro \u00ebsht\u00eb \u201cSTART CO\u201d shpk. Pronar\u00eb jan\u00eb Shupo dhe Anila Q\u00ebndro, bashk\u00ebshortja e drejtorit Afrim Qendro.<\/p>\n<p>Ka pasur sinjale edhe nga organet shtet\u00ebrore p\u00ebr abuzimet me tenderat nga Qendrot me k\u00ebto kompani, por nuk ua kan\u00eb v\u00ebn\u00eb veshin prokuroria.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, \u2018Start &amp; Co\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e tenderit rreth 150 mij\u00eb euro t\u00eb Skerdi Drenoves kur drejtonte OST-n\u00eb. Objekti i prokurimit \u00ebsht\u00eb aplikacioni EMS.<\/p>\n\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, shoq\u00ebria e drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda, duke shpallur fitues kompanin\u00eb e familjes s\u00eb Afrim Qendros.<\/p>\n<p>Audituesit shtet\u00ebrore konstatojn\u00eb se \u201c\u2026 pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik \u201cStart &amp; Co\u201d nuk ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kriteret e DST, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa t\u00eb drejt\u00eb nga ana e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, \u201ckompania fituese, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kriterin e pun\u00ebve t\u00eb ngjashme, ka paraqitur tre fatura t\u00eb nj\u00ebjta, duke trefishuar artificialisht vler\u00ebn totale t\u00eb sh\u00ebrbimit. Pra n\u00eb k\u00ebto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte OE \u201cStart CO.\u201d<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre konstatimeve, KLSH deklaron se Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit duhet t\u00eb anulonte procedur\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, ndryshe nga sa ka shprehur Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, Skerdi Drenova ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb \u201cStart &amp; Co\u201d, duke fuqizuar portofolin e familjes s\u00eb prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs, Afrim Qendro.<\/p>\n<p>Vitin e fundit goditjet e Qendros ishin me shuma t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb janar 2025, Drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Dritan Agolli, i ka dh\u00ebn\u00eb firm\u00ebs \u201cStart CO\u201d shpk nj\u00eb tender me vler\u00eb 1,773,500 EUR euro p\u00ebr zhvillimin e disa siteve turistike. Num\u00ebrohen 98 kontrata publike t\u00eb marra n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj kompanie nga Afrim Qendro, pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb cilave jan\u00eb p\u00ebrfituar prej ndikimit politik dhe favorizimit nga zyrtar\u00ebt e korruptuar. Afrim Qendro ka qen\u00eb n\u00ebnkryetar i bashkis\u00eb Vlor\u00eb, drejtor i ARRSH, prefekt i Tiran\u00ebs dhe prej disa dit\u00ebsh drejton IKMT.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, parat\u00eb e tenderave kthehen n\u00eb vila hotele e resorte. Ish-Prefekti i Qarkut Tiran\u00eb, Afrim Q\u00ebndro, \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer vitin e kaluar me nj\u00eb projekt madhor. Leja e zhvillimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kompleksit \u201cLuzaj Tower\u201d, q\u00eb p\u00ebrfshin dy kulla prej 21 dhe 22 kat\u00ebsh. Autorizimi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cEral Construction\u201d sh.p.k. Dy kulla \u201cBrand New\u201d, jo m\u00eb pak se 21 dhe 22 kat\u00ebshe t\u00eb cilat do t\u00eb quhen \u201cLuzaj Tower\u201d do t\u00eb ngrihen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb strategjike pran\u00eb bregdetit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb n\u00ebntor 2024, familjes Qendro iu dha tenderi \u201cRikonstruksioni i Spitalit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Drejtori i Spitalit Gjirokast\u00ebr, Shp\u00ebtim Novi dhe Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ish-prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs tenderin 5.2 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e spitalit. Tenderi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb Kuq\u201d. Sinjali p\u00ebrdoret sepse jan\u00eb skualifikuar t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt konkurrues, p\u00ebrvec fituesit.<\/p>\n<p>Ky pasurim i padrejt\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Qendrot arrogant\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe mjedisin. Para pak koh\u00ebsh banor\u00ebt e fshatit B\u00ebn\u00e7\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb protestuan kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb impianti p\u00ebr prodhimin e asfaltit q\u00eb do t\u00eb shfryt\u00ebzohej p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs Tepelen\u00eb \u2013 Kurvelesh. Impianti ndot mjedisin.<\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr shqet\u00ebsimet, sa p\u00ebr sy e faqe, u organzua nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike mes banor\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonin guroren \u201cERAL CONSTRUCTION\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Qendrove. D\u00ebgjesa ishte e vonuar, pasi gurorja kishte nisur aktivitetin. E megjithat\u00eb, as ulja e pal\u00ebve n\u00eb diskutime nuk u realizua.<\/p>\n<p>Protestuesit dhe rojet e kompanis\u00eb ERAL CONSTRUCTION\u201d u p\u00ebrplas\u00ebn para hyrjes s\u00eb gurores. Z\u00ebri i banor\u00ebve gjeti edhe mb\u00ebshtetjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Mjedisit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje aktivisti Auron Tare u dhunua teksa u kishte dal\u00eb krah protestuesve t\u00eb B\u00ebn\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Drejtuesi i ri i Inspektoriatit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit, Afrim Qendro, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe afarist. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb poste t\u00eb larta t\u00eb pushtetit, Qendro ka nd\u00ebrtuar paralelisht nj\u00eb rrjet kompanish. Ai nuk kujdeset shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur konfliktin e interesit. Megjithat\u00eb i regjistron subjektet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve dhe t\u00eb af\u00ebrmve. Nj\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71257","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71257"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71257\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}